Pas vitesh kërkimi, piktura e Vincent Van Gogh “Kopshti i shtëpisë së famullisë në Neunen në pranverë” (1884), e cila u vodh nga Muzeu Singer Laren në Amsterdam në mars 2020, është gjetur më në fund.
Piktura u zhduk nga muzeu vetëm disa javë pasi institucioni u mbyll për shkak të pandemisë Covid-19. Edhe pse i dyshuari u arrestua një vit më vonë, vepra, e cila ishte huazuar nga Muzeu Groninger aty pranë, nuk ishte gjetur.
Megjithatë, Arthur Brand, një detektiv i famshëm holandez i specializuar në veprat e artit të munguara, arriti të gjurmojë pikturën e Van Gogh dhe ta marrë atë nga një person i paidentifikuar.
Kur i erdhi në duar piktura ishte e mbështjellë me një këllëf jastëku dhe u fut në një kuti, shkruan ArtNet.
Detektivi privat, i cili deri më tani ka ndihmuar në gjetjen e më shumë se 200 veprave të artit të vjedhura, thotë se personi që ktheu pikturën nuk ishte i përfshirë në vjedhje. / KultPlus.com