Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e djeshme në zonën Perithia në veri të Korfuzit, një ishull grek në detin Jon.
Autoritetet kanë evakuuar 17 fshatra, ndërsa rojet bregdetare kanë shpëtuar 59 persona që ndodheshin në plazhin e Nisakut.
Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të parandaluar që flakët të arrinin në shtëpi.
”Rreth 2 500 njerëz u evakuuan nga ishulli grek i Korfuzit gjatë natës për shkak të zjarreve, theksuan zjarrfikësit.
Për arsye sigurie, banorët dhe turistët janë larguar nga zonat pranë frontit të zjarrit dhe janë transferuar në stadiumin “Agios Markos” dhe Teatrin e Korfuzit. /atsh / KultPlus.com