Autor i dhjetëra romaneve, librave të udhëtimit, eseve, skenareve, të njohura për publikun e gjerë për “Historia e një pulëbardhë dhe macja që e mësoi atë të fluturonte”, Sepulveda lindi në Ovalle, Kili, në 1949.
Ai u largua nga vendi i tij pasi u burgos nga regjimi i Augusto Pinochet. Ai fitoi Jmimin Juan Tigre në vitin 1989 me romanin e tij “Plaku që lexoi romane dashurie” dhe Prmimin Primavera de Novela në 2009 me “Hijen e asaj që ishim”. / KultPlus.com
Koronavirusi ka mbërthyer gjithë rruzullin tokësor. Si pasojë, pothuajse të gjithë popullsisë i është kërkuar të izolohet në shtëpi për një periudhë që ende nuk dihet sa do të zgjasë me qëllim shmangien e përhapjes së pandemisë.
Mirëpo, në këtë periudhë të vitit, shumë qytete, vende të shenjta do të mbi populloheshin nga turistë e besimtarë.
Por sot, si pasojë e situatës, qytetet po “ndjejnë” mungesën e njerëzve. /KultPlus.com
Ka shumë mundësi që Amerikës do t’i duhet të durojë masat strikte të distancimit social deri në 2022-in. Rregulla të tipit; qëndro në shtëpi, mbyllja e shkollave dhe qëndrimi larg me njëri-tjetrin do të zgjasin për vite me radhë, derisa vaksina të jetë gati.
Ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë nga Harvard-i, i publikuar në gazetën Science pak ditë më parë. Ky studim bie ndesh me atë që thotë Shtëpia e Bardhë, se virusi mund të ndalojë gjatë verës.
Ekipi i studiuesëve të Harvard-it, përdorën çfarë dihet deri më tani për Covid-19 dhe koronaviruset e tjera, për të krijuar skenare të mundshme rreth kësaj pandemie.
“Distancimi social do të jetë diçka që do të vazhdojë deri në 2022 nëse nuk gjendet një vaksinë apo një ilaç i mirë që ky virus të trajtohet. Edhe në rast se virusi zhduket, duhet të jemi vigjilentë për ta vëzhguar sepse ka shumë mundësi të ringjallet dhe një situatë e tillë mund të vazhdojë deri në 2024-ën.
Ata thonë se nëse është distancimi masa e zgjedhur për ta mbajtur larg virusin, kjo do të duhet të ndiqet për vite me radhë. Diçka e tillë përveç të tjerave ka pasoja të thella negative në ekonomi, shoqëri dhe edukim.
Shpresa e studiuesëve është të gjejnë sa më parë trajektoren e kësaj pandemie dhe më pas të identifikojnë mënyra për ta luftuar ose për ta mbajtur nën kontrroll.
Tani për tani, si masën më të fuqishme kundër kësaj lufte ata konsiderojnë izolimin dhe distancimin social. /KultPlus.com
Cila është qëllimi i jetës nëse ajo është kaq e brishtë sa që papritmas mund të merret nga një virus i thjeshtë? Çfarë mbetet dhe çfarë mund të bëjmë me jetën tonë në epokën e koronavirusit?
Dua të them, përveçse të veshim maska, të lajm duart me xhel alkooli dhe të shmangim vendet publike, çfarë mund të bëjmë tjetër?
A është jeta vetëm për të mbijetuar? Nëse po, ne kemi marrë fund, sepse herët a vonë duhet të vdesim. Pra, për çfarë ia vlen të luftosh dhe cila është pika e ekzistencës në këtë dimension të brishtë dhe të shkurtër?
Le t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve. Por le ta bëjmë këtë nga një pik e thellë dhe e vërtetë. Kemi pasur mjaft broçkulla nga religjioni dhe motivuesit. Nëse duam të gjejmë përgjigje, duhet të gërmojmë thellë.
Kërkimi ynë duhet të fillojë duke parë realitetin më të padëshirueshëm, të frikshëm por sigurisht të pranishëm në zinxhirin e jetës: vdekjen.
A keni parë ndonjëherë dikë duke vdekur? Jo statistikat e Coronavirusit apo filmat e Hollywood-it, por në jetën reale, përpara jush. A ju ka ndodhur ndonjëherë të ballafaqoheni me një sëmundje kronike e cila dalë ngadalë e ka marrë një të dashur tëndin? A e keni vuajtur ndonjëherë humbjen e mikut apo ndonjë të afërmi nga ndonjë aksident ose krim i papritur?
Vdekja, sëmundja dhe poshtërimi duken banale kur shfaqen në media ose filma, por nëse e keni parë nga afër, me siguri jeni tronditur deri në themel.
Ne jemi trajnuar të besojmë në bukurinë e jetës. Të programuar për të menduar se jemi të veçantë dhe mund të ndryshojmë botën. Ne sillemi sikur gjithçka që bëjmë ka rëndësi. Nga teoritë fetare të pas vdekjes dhe teoritë e reja të epokës deri në ndjekjen e një lavdie të jashtëzakonshme për të pavdekësuar emrin tonë, secili prej nesh ka krijuar një mënyrë personale për të anestezuar ndjenjën e papërshtatshme e cila lind nga konfrontimi me brishtësinë dhe shkurtësinë e jetës. Por ne nuk mund të shpëtojmë nga ato momente kur i gjithë pozitiviteti ynë është marrë dhe ne kemi mbetur vetem me pyetjen e pakëndshme: “Cila është qëllimi i jetës?”
Kemi frikë nga vdekja jo vetëm sepse kërcënon mbijetesën tonë. Ne i frikësohemi, sepse jo kontrollon kuptimin e të gjitha ëndrrave dhe qëllimeve tona. Paraja, asetet, lavditë, njohuritë, madje edhe kujtimet tona bëhen të kota pasi të kuptojmë se ne jemi thjesht grimca të vockla të jetës, gati të zhduken në pafundësinë e kohës. Vdekja futet brenda për të kontrolluar arsyet tona më themelore për të jetuar.
Nga piramidat gjigante dhe sarkofagu i artë i Egjiptit e deri te Libri Tibetan i të Vdekurve dhe miti i krishterë i parajsës, purgatorit dhe ferrit, paraardhësit tanë kanë zhvilluar qasje të ndryshme ndaj vdekjes. Reale apo jo, pozitive apo negative, të paktën ekzistuan qasje të tilla. Paraardhësit tanë të paktën i dhanë një vend vdekjes në të kuptuarit e jetës.
Po në lidhje me botën tonë të tanishme? Si i’a bëjmë ne me vdekjen?
Ne kemi mësuar ta banalizojmë atë.
Industria jonë e filmit ka krijuar Rambo, Terminator dhe vrasës të tjerë masivë dhe tërheqës, duke e kthyer vdekjen në argëtim. Media jonë sjell lajme të përditshme për aksidente, fatkeqësi natyrore, plagë dhe vrasje, të përziera me raporte të motit dhe receta të tortës. Ne jemi marrë kaq të zënë me punë ose argëtim saqë në të vërtetë nuk ndalemi të mendojmë për ndjenjat tona më të thella rreth vdekjes. Ne kemi krijuar një lëvore për të na mbrojtur nga këto emocione. Ne nuk e shohim atë produktive apo argëtuese, kështu që thjesht anestezojmë ndjenjat dhe kthehemi mbrapa, duke e future këtë çështje nën qilim.
Ne po i zëvendësojmë filozofët tanë me trajnerë motivues dhe me mësues kapitalistë, të cilët shesin rregulla të jetës ose teknika për të zgjuar luanin tonë të brendshëm, në mënyrë që të mund ta mbajmë në dollap krizën tonë ekzistenciale. Por çështja është: krizat ekzistenciale janë të domosdoshme! Mund të jetë një gjë shumë e mirë nëse jemi mjaft të guximshëm për të shkuar vërtet thellë. Fatkeqësisht, dhe për ironi, shoqëria jonë e dënon dhe etiketon këtë si mashtrim, dobësi ose frikë. Por përballja me çështjen e vdekjes dhe të gjitha emocionet e fshehura nën sipërfaqen e saj është një nga gjërat më të guximshme dhe më produktive që një qenie njerëzore mund të bëjë. Është rruga më e efektshme për të gjetur kuptimin e vërtetë në jetë.
Pra, le të përballemi me faktet. Le ta shohim hijen e hedhur nga vdekja mbi llojin tonë. Le të përballemi me disa përfundime të qarta që zakonisht preferojmë t’i injorojmë:
1) Jeta e njeriut është një luftë e vazhdueshme kundër natyrës
Po, nëse doni të qëndroni gjallë, nuk mund të ndaloni së luftuari natyrën. Nuk ka rëndësi se sa i rraskapitur apo depresiv jeni, thjesht nuk mund të ndaleni.
Ndonjë dyshim?
Pushoni së preri flokët dhe thonjtë tuaj. Ndaloni të bëni dush, lëreni trupin tuaj të nxjerrë erërat e tij natyrale. Hani gjithçka që dëshironi. Nuk ka më fitnes. Asnjëherë mos e preni barin e kopshtit tuaj. Nuk ka mirëmbajtje për makinën tuaj. As pastrim për shtëpinë tuaj. Flini sa herë që dëshironi. Zgjohuni sa herë që dëshironi. Thuaj çfarë të duash, kur të duash. Mos shtypni emocionet tuaja. Qani në zyrë. Vrapo sa herë që ndjehesh i frikësuar. Mos e ndrydhni dhunën tuaj. Godite kë të doni. Lironi instinktet tuaja më të thella seksuale. Ji i lirë!
Po, bëjini të gjitha këto dhe jini të lirë për aq kohë sa të keni mundësi, përpara se të kapeni, burgoseni, pushkatoheni, internoheni, vriteni. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç luftimit të natyrës brenda dhe rreth nesh në mënyrë që të mbijetojmë. Nëse ndalemi, ne kemi mbaruar. Ne harxhojmë kaq shumë kohë, energji dhe para – edhe më shumë jetën tonë – vetëm për të shtyrë vdekjen. Kaq shumë gjëra duhet të bëjmë, vetëm për të qenë gjallë! Megjithatë jeta do të mposhtet në fund. Ne jemi duke luftuar një luftë humbëse. A Ia vlen vallë?
2) Do të fshiheni nga kujtesa planetare
Të gjithë jetojmë nën hijen e pakuptimësisë. Sa kohë do të zgjasë derisa të harrohesh plotësisht? Nuk ka rëndësi se sa famëkeq jeni, do të përfundoni dhe të zhdukeni nga kujtesa e brezave të ardhshëm. Nuk ka rëndësi se sa ju bëni, koha do të sigurohet që të ju shkatërrojë jo vetëm juve, por të gjithë ata që i doni dhe gjithçka që keni bërë. Dhe nëse shikoni lart në qiell, mund të kuptoni se jeni një prej gati 8 miliardë njerëzve, të gjallë vetëm për një moment të shkurtër, brenda këtij planeti të vogël, që rrotullohet rreth njërit prej 250 miliardë diejve në Rrugën e Qumështit.
Ndoshta kjo do t’ju bëjë të vini në dyshim rëndësinë e vërtetë të veprimeve, qëllimeve dhe madje edhe të qëllimit tuaj më të madh. A jeni vërtet i rëndësishëm? A ka rëndësi ajo që ju bëni?
3) Natyra e jetës është mizore
Nuk ka rëndësi se sa shumë e adhurojmë bukurinë e jetës dhe shenjtërinë e Zotit. Jeta është e dhimbshme, e dhunshme, e ashpër dhe brutale. Vetë natyra është e mirë dhe e keqe në të njëjtën proporcion. Nuk ka rëndësi sa mundohemi të jemi të mirë. Ne, bijt e Natyrës, përfundojmë duke sjellë shkatërrim në mjedisin tonë, speciet e tjera dhe llojin tonë. Dhe ne nuk jemi vetëm. I gjithë zinxhiri i jetës është i strukturuar në këtë mënyrë. Nuk ka shumë mundësi, përveçse të hajm ose të na hajn. Edhe bimët luftojnë dhe e vrasin njëra-tjetrën.
Për ta bërë edhe më keq, natyra është e butë. Nuk mund të rezistojë në krijimin e stuhive, uraganeve, vullkaneve, dhe tërmeteve. Fatkeqësitë natyrore vijnë periodikisht pa ndjenjën e drejtësisë, duke u ngatërruar me gjithçka dhe me çdo gjë që ju del përpara.
Si e ruajmë besimin dhe qëndrojmë pozitivë përballë gjithë këtij brutaliteti dhe shkatërrimi? Nuk ka rëndësi se sa të mirë jemi, sa të sukseshëm dhe sa pozitive është mendja jonë. Nuk do të ketë fund të lumtur. Thjesht është vdekja që na pret në fund të shtegut.
Cila është pra qëllimi i jetës?
Pra, nëse jeta është një luftë e vazhdueshme kundër natyrës, nëse ne do të fshihemi nga kujtesa planetare dhe natyra e jetës është mizore, a ka kuptim të jetosh? Cili është qëllimi i jetës? A është e mundur ta gjesh një përgjigje të arsyeshme, pa u mbështetur në teoritë fetare të pas vdekjes apo epokës së re?
Ndoshta jo.
Natyra e jetës nuk mund të interpretohet nga intelekti ynë. Asnjëherë nuk do të ketë kuptim në mendjen tonë. Por nëse vërejmë reagimin tonë natyror dhe instinktiv përpara dilemave tona ekzistenciale, do të gjejmë atë që na përcakton me të vërtetë si qenie njerëzore.
Ne mund të mësojmë shumë nga vëzhgimi i qëndrimit tonë përballë jetës dhe vdekjes. Dhe ne mund të mësojmë mësim të çmuar nga këto vrojtime:
1) Ne jemi luftëtarë – ju jeni të bërë me fuqi personale
Ne jemi luftëtarë në thelb. Ne kemi lindur nga dhuna! Njëqind milion spermatozoide që garojnë për të pushtuar një vezë të mbushur me pengesa kimike të cilat synonin t’i vrisnin të gjithë. Kështu fillojmë. Dhe ne luftojmë gjatë gjithë jetës sonë. Mendoni sa kërcënime keni përballuar. Secilën nga aftësitë tuaja, ju i keni zhvilluar me përpjekje. Asgjë nuk erdhi falas! Ndërsa ishit ende fëmijë, ju keni luftuar një betejë të tillë kundër gravitetit, deri sa të fillonit të ecnit. Zhvillimi i gjuhës ishte i vështirë. Sa përpjekje keni bërë për të mësuar ndërsa ishit ende fëmijë, në mënyrë që të zhvilloni aftësitë tuaja intelektuale në shkollë? Dhe lista vazhdon, deri në betejën që duhet të luftosh sot, për të mbijetuar edhe një ditë në këtë botë të egër që jetojmë.
Fryma jonë luftarake e kombinuar me krijimtarinë dhe zgjuarsinë tonë na bën qenie të jashtëzakonshme! Ne, krijesat e vogla, pa forcë dhe gatishmëri, kemi arritur të kapërcejmë kaq shumë specie që mund të na shuanin. Ne kemi luftuar në rrugën tonë dhe e kemi bërë të pamundurën, duke lulëzuar në një botë kaq konkurruese, të egër dhe të rrezikshme. Dhe përkundër të gjitha sfidave përreth dhe brenda vetes, ne nuk e ndalojmë luftën tonë. Ne kemi shpikur gjëra të mrekullueshme për ti luftuar sfidat tona! Bujqësia për urinë, ilaçi për sëmundjet, madje diplomacia dhe ekologjia për dëmtimin kolateral të dhunës tonë të natyrshme mbi veten dhe mjedisin tonë. Ne vazhdimisht po përballemi me vdekjen, dhe nuk ka rëndësi se sa herë fiton, ne vazhdojmë ta shtyjmë atë larg e më larg, duke e zgjatur hap pas hapi jetën e çdo brezi.
Ne jemi krijesa të mrekullueshme! Ne ëndërrojmë të pamundurën dhe luftojmë fort për ta bërë atë të arritshme. Ne besojmë në përsosmërinë, paqen, mirësinë dhe lumturinë e përjetshme. Ne e kemi këtë zjarr që insiston të jemi të gjallë, pavarësisht se sa mund të vuajmë.
Tani, në vend që të intelektualizoni, thjesht ndjejeni atë. Ju mund të lidheni me këtë fuqi të natyrshme që ju bën kaq njerëzorë dhe kaq të pabesueshëm. Ju mund të meditoni atje, duke soditur fuqinë tuaj personale. Nuk ka rëndësi sa të lodhur jeni, ajo është akoma atje, duke ju mbajtur gjallë. Është e juaja. Mund ta rrëmbeni dhe ta shijoni!
2) Veprimet tona na përcaktojnë shumë më tepër sesa rezultatet tona
Është mjaft interesante të vërejmë sa jemi fiksuar pas suksesit. Edhe para fillimit të një projekti, ne tashmë jemi në ankth për rezultatet. Një sjellje e tillë shoqërore ka arritur një nivel patologjik! Ne jetojmë për të ardhmen. Ne jemi bërë të varur nga ajo. Edhe pse, kur ju sjellni kohën dhe vdekjen në ekuacionin e jetës, të gjitha arritjet dhe fitoret tuaja bëhen pothuajse të kota. Asgjë nuk do të mbetet. Të gjitha arritjet tuaja do të fshihen me kohë. Dhe lumturia dhe nxitja e vetë-rëndësisë që ndjen kur arrini një qëllim është edhe më e brishtë. Zhduket pas disa ditësh, nëse jo disa orësh. Por ju mund të përqendroheni në veprimet tuaja, në vend se në rezultatet dhe kjo mund ti sjell të gjitha ndryshimet në jetën tuaj.
E vetmja gjë që ju keni është momenti juaj aktual. Jeta është në ndryshim të vazhdueshëm dhe nuk do të jetoni kurrë në të njëjtin moment dy herë. Si mund ta xjerrni më të mirën tuaj tani? Si mund ta afroni zemrën tuaj në gjithçka që bëni? Mrekullitë e vërteta ndodhin kur ndaloni së provuari të shmangni të tashmen tuaj. Kur përballeni me dashurinë, trishtimin, zemërimin, frikën, gëzimin, ankthin dhe mërzitjen me të njëjtin pranim. Kjo tërësi kaotike dhe e egër e emocioneve kontradiktore që digjen dhe ziejnë brenda zorrëve tuaja është jeta juaj e brendshme.
Përqafoni! Ndjeni intensitetin e saj të çmendur. Kalon shumë shpejt. Personi plotësisht paqësor dhe i lumtur që dëshironi të jeni kurrë nuk do të ekzistojë. Por kur ndaloni së vrapuari dhe e hapni veten ndaj gjithçkaje që e ndjeni në këtë moment, fitoni më shumë përceptues për jetën përreth jush. Mpirja juaj do të zhduket. Do të afroheni më shumë me njerëzit. Do e gjeni veten shumë më simpatikë dhe të dhembshur. Dhe nga kjo pikë, ju mund të zbuloni veprime të vogla ditore të cilat do ta bëjnë ndryshimin.
Pra, mos u ngut. Mos harroni, fundi i udhëtimit është në varr. Pasuria juaj më e çmuar është momenti juaj aktual. Nuk ka rëndësi sa ju ëndërroni për një jetë më të mirë, mos e lini pas dore jetën që keni tashmë. Shijoni çdo hap të udhëtimit tuaj. Mos harroni të ardhmen, por mos lejoni që t’ju verbojnë ndaj veprimeve që mund të ndërmerrni sot. Vepro me zemrën tënde. Ndoshta nuk mund ta shpëtosh botën, por mund t’i sjellësh një buzëqeshje fytyrës së dikujt sot, dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme.
3) Respektoje dhe admiroje atë që je
Nëse mund të gjeni kaos, egërsi dhe brutalitet në jetën tënde, mund të prisni që këto elemente t’i gjeni edhe brenda vetes gjithashtu. Ju jeni natyra, ju jeni jeta. Ju jeni e mira dhe e keqja, konstruktivja dhe dekonstruktivja në të njejtën kohë.
A keni parë ndonjëherë një vullkan që qan si fajtorë pasi të shpërthen? Prandaj, pse duhet ta fajësoni veten për aspektet tuaja negative? Ne qeniet njerëzore jemi krijesa transcendente! Ne kujdesemi dhe luftojmë në errësirën tonë. Ne duam të jemi më të mirë.
Është e jashtëzakonshme!
Ndonjëherë kemi sukses, por ka raste kur humbasim betejën. Është në rregull, nuk keni nevojë ta fajësoni veten. Ju nuk keni nevojë për vetë-ndëshkim. Tashmë jeni shumë më mirë sesa duhet të jeni! Njihni dhe nderoni përpjekjet tuaja. Respektoni veten, që të mund të qëndroni në një vend fuqie në jetën tuaj. Pra, sa herë që të vijnë duart e pashmangshme të vdekjes për t’ju shqyer juve, ajo nuk do të gjejë një mëkatar të mposhtur dhe të thyer, por një person të nderuar, me paqe në zemër, të vetëdijshëm për kontributin e vetë në zinxhirin e jetës./filozofia.al / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Madonna gjatë kohës së karantinës ka postuar çdo ditë nga një video në “Instagram”, si punë ditari, ku rrëfën për ekesperiencat e saj gjatë periudhës së koronavirusit.
Ditën e djeshme përmes një video ajo është shprehur se ka humbur tre të afërm të saj nga koronavirusi.
“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Metri i dhimbjes ka kaluar mbi 10 dhe unë dua, duhet, kam nevojë të dal nga trupi im”, shprehet këngëtarja në video.
Gjatë videos ajo tregon se brenda 24 orësh ka humbur kushëririn e saj, drejtuesin e muzikës Orlando Puerta, i cili ka punuar në shumë prej këngëve të saj dhe vëllain e rojes së saj të sigurisë. /KultPlus.com
Shkrimtari Stefano Massini na tregon sesi ky virus, po ndryshon thellësisht perceptimin tonë për kohën dhe, në veçanti, për të ardhmen.
Të flasim për të ardhmen si të mirëqenë
Koronavirusi na e hoqi këtë abuzim në përdorimin e së ardhmes. Të ardhmen e kishim marrë absolutisht të mirëqenë. Përcaktuam kontrata që na lidhnin me këste për dy ose tre vjet, i rregulluam pushimet shtatë ose tetë muaj përpara, për të mos përmendur hipotekat tridhjetëvjeçare të shtëpive. E ardhmja ishte përgjithësisht një përfundim i parathënë. Tani mekanizmi ka ndaluar. Dhe ai na ka deklaruar që e ardhmja nuk është aspak e mirëqenë. Një gjë e tillë u vu në mëdyshje nga virusi. Është një revolucion kopernikian, gjendemi në mëshirën e diçkaje që vendos për ne, kështu që na bën të ndjehemi plotësisht të privuar nga ajo e drejtë e vetes, mbi të cilën njerëzimi u orvat të nënshtrojë krijuesin. Por si? Kemi shpyllëzuar pyje, kemi nëpërkëmbur ekosistemin, kemi zhdukur specie shtazore, shkrirjen e akullnajave, kemi ndikuar në oqeane, kemi ngritur në mënyrë arbitrare ngrohjen globale të planetut me disa gradë… dhe tani të gjithë të gjunjëzuar, për të lypur mëshirën e një spërke të vogël vrastare? Po. Na pëlqen apo jo, kështu është.
Para, gjatë dhe pas
Gjithsesi, ka edhe një gjë tjetër në marrëdhënien tonë me kohën, që virusi ka futur në krizë. Ka nga ata që thonë se do të ketë një kohë para virusit dhe një kohë pas virusit. Por nuk është saktësisht kështu. Do të ketë një para, një gjatë dhe një pas. Ne nuk e pranojmë “gjatë”. Faza kalimtare, faza e paqartë, në të cilën gjithçka është pezulluar, nuk është në mentalitetin tonë të përparuar teknologjikisht. Ne mendojmë se mund të sigurojmë kohë në favorin tonë. Për shembull, kur porosisim diçka në internet, edhe nëse nuk kemi ndonjë urgjencë, ne zgjedhim transportin e menjëhershëm. Sepse ne nuk mund ta konceptojmë një kohë pezull, pritjen, përpara se ajo që dëshirojmë të arrijë në duart tona. Këtë herë jo. Ne jemi të detyruar t’i nënshtrohemi një “gjatë”. Ne jemi duke pritur për këtë të mallkuar pik, që nuk vjen kurrë.
Çfarë do të na lërë virusi?
Kjo fazë është përtej kapacitetit tonë të kontrollit, pasi ka një mospërputhje të tmerrshme me mënyrën se si e menaxhojmë ne kohën, që është në thelb, e menjëhershme. Midis shumë gjërave që do të na lërë ky virus, ekziston edhe diçka jo aq negative: do të na japë një mësim mbi abuzimin e së ardhmes. Tani e tutje, para se të bashkojmë një folje për të ardhmen, ne do të ndalemi të mendojmë nëse po e hedhim hapin më shumë se ç’duhet. I vetmi mësim që do të mbetet, besoj, është ndërgjegjësimi drastik i ekuilibrit të vërtetë të forcës: njerëz, ne nuk kemi asgjë në dorë, ne jemi vogëlsira, mysafirë në një planet që në çdo moment mund t’i soset durimi duke na toleruar. /Konica.al/KultPlus.com
Popujt autoktonë në rajonin e Amazonës dhe Brazil janë në rrezik të zhduken nga koronavirusi, sipas ekspertëve të shëndetit.
Sëmundjet e frymëmarrjes – siç janë ato që zhvillohen nga viruset e gripit – janë bërë një shkak kryesor i vdekjes për popujt indigjenë.
Brazili ka raportuar mbi 6.000 raste me Covid-19 dhe 240 vdekje.
Infeksionet fillimisht u përqendruan në zonën industriale Sao Paulo. Sidoqoftë, virusi tani është përhapur në të gjithë vendin, përfshirë në territoret indigjenë në luginën e Amazonës. Rasti i parë midis popujve indigjen u regjistrua në shtetin e Amazona.
“Ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që virusi të përhapet në masë dhe të zhdukë popujt indigjenë,” tha Sofia Mendona, një studiuese në Universitetin Federale të Sao Paulo.
Duke iu përgjigjur pandemisë Covid-19, disa indigjenë planifikuan të ndaheshin në grupe të vogla dhe të kërkonin mbrojtje në pyll. Kjo është mënyra se si ata shmangën zhdukjen gjatë epidemisë së fundit.
“Ata do të mbledhin materiale të nevojshme për gjueti dhe peshkim dhe do të vendosen në kampe”, tha Mendona.
Shumë popuj indigjenë nuk kanë mjete për të zvogëluar rrezikun e transmetimit, siç është larja e duarve me sapun dhe ujë, ose përdorimi i sanitizuesve.
Ata gjithashtu shpesh jetojnë në afërsi të njëri-tjetrit dhe ndajnë enët dhe gota, që të dyja ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve infektive më shpejt.
Tani ata këshillohen që të ndalojnë ndarjen e pajisjeve dhe të praktikojnë praktikat tradicionale të izolimit.
Sipas agjencisë federale Funai, ekzistojnë 107 grupe indigjene të njohura në Amazonën braziliane, të cilat nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme.
Sidoqoftë, prerësit e paligjshëm, gjahtarët dhe misionarët misionarë veprojnë në territoret e t yre dhe organizatat indigjene dhe OJQ-të thonë se ka pasur një rritje të mprehtë të sulmeve vitet e fundit.
Qeveria vazhdon të shkurtojë buxhetin, duke e bërë të vështirë për Funai të mbrojë popujt autoktonë.
Tani, ekzistojnë frika se beteja kundër koronavirusit do të zvogëlojë më tej burimet e saj për të mbrojtur pyllin dhe popujt indigjenë.
Megjithëse disa popuj indigjen janë dakord se duhet të shmangin udhëtimin në qytet për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, shumë udhëheqës indigjenë thonë se anëtarët e fisit të tyre kërcënohen nga uria nëse nuk kanë qasje në tregje.
Ndryshe, popujt autoktonë përbëjnë 0.5% të popullsisë braziliane. Në vitet 1960, një shpërthim i fruthit midis anëtarëve të fisit Yanomami në afërsi të kufirit me Venezuelën shkaktoi vdekjen e shumë prej tyre. / KultPlus.com
Miliarderi i Microsoft Bill Gates thotë se ai është i gatshëm të harxhojë miliarda dollarë në vaksinat për COVID-19 që nuk funksionojnë, vetëm për të siguruar që bota të marrë atë që do të funksionojë.
COVID-19 ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz gjatë dy muajve të fundit, me një shpejtësi të përshpejtuar, dhe akoma nuk ka asnjë kurë të njohur ose vaksinë për të, transmeton Indeksonline.
Shkencëtarët në mbarë botën po garojnë për t’i gjetur ato dhe kanë dalë me disa kandidatë të mundshëm – por nën procese normale, mund të kalojnë muaj apo edhe vite para se të jenë gati.
Gates nuk dëshiron të humbas kohë. Në një intervistë të re me komedianin e The Daily Shoë , ish-njeriu më i pasur në botë tha se fondacioni i tij bamirës ka filluar të ndërtojë fabrika vaksinash tani për shtatë kandidatë premtues, edhe pse ende nuk ka asnjë provë të pamohueshme për ndonjë prej tyre.
“Edhe pse ne do të përfundojmë të marrim më së shumti dy prej tyre, ne do të financojmë shtatë fabrika pasi kështu ne mos të humbim kohën duke thënë ‘Në rregull, cila vaksinë funksionon?” dhe më pas të ndërtojmë fabrikën “i tha ai Trevor Noah, në një klip të publikuar.
“Do të jenë disa miliardë dollarë që do të harxhojmë në prodhim për konstruksionet. Por disa miliardë në këtë situatë ku jemi, ku ka triliona dollarë – një mijë herë më shumë – triliona dollarë duke u humbur ekonomikisht, ia vlen “.
Gates, me gruan e tij Melinda, drejton fondacionin Bill & Melinda Gates. Që nga formimi i saj në vitet 1990, fondacioni ka shpenzuar miliarda në luftimin e sëmundjeve si malarja, tuberkulozi dhe HIV, me ndihmën e miliarderëve të tjerë si Warren Buffett.
Dy kandidatë të mundshëm për shtatë vaksinat e Gates u njoftuan vetëm këtë javë. Të premten në mëngjes , shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pittsburgh thanë që ata do të krijonin një copë stili Band-Aid i cili shkaktoi një përgjigje të antitrupave në minj që mund të parandaloj sëmundjen për ndoshta një vit.
Në anën tjetër studiuesit në Australi thanë se ata do të arrijnë një trajtim, bazuar në përpjekjet e mëparshme për të bërë një vaksinë kundër SARS, e cila mund të funksionojë. /KultPlus.com
Një grua 101-vjeçare, Encarnacion Buisan, ka arritur të mposhtë koronavirusin në spitalin e Huesca-s, në Spanjë, pasi u regjistrua si pacientja e parë në qytet.
Ajo u nxor nga spitali dy javë pasi u shtrua, dhe mjekët e përcollën me duartrokitje.
Vajza e saj tha në një intervistë për mediat se dëshironte që rasti i nënës së saj të ishte një shembull shprese për të gjithë.
Spanja është vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga koronavirusi, me 11.744 të vdekur.
Për sa i përket numrit të personave të infektuar, Spanja renditet e dyta, me 124.736 raste. /KultPlus.com
Duke qenë se vendet në mbarë botën kanë hyrë në bllokim për të parandaluar përhapjen e Covid-19, numri i fluturimeve dhe pasagjerëve kanë pasur një rënie të dukshme.
Një analizë e Guardian e të dhënave të Flightradar24 tregoi se numri i avionëve që transmetonin informacionin e vendndodhjes kishte rënë me më shumë se gjysmën e lëvizjeve gjatë javës së kaluar në krahasim me një javë tipike marsi të vitit të kaluar.
Flightradar24 nuk i regjistron të gjitha fluturimet komerciale dhe anasjelltas ajo gjurmon disa avionë jo-komercialë, por numrat janë në përputhje me burimet e tjera të të dhënave.
Ofruesi i të dhënave të udhëtimit OAG raportoi se numri i fluturimeve të planifikuara këtë javë është ulur me 48% në krahasim me të njëjtën javë të vitit të kaluar. Shifrat e tyre tregojnë se numri i fluturimeve të planifikuara ka rënë gradualisht që nga fillimi i marsit kur vetëm 8% e fluturimeve ishin anuluar.
Përkundër kufizimeve të largëta të udhëtimit në shumë vende, mijëra fluturime janë akoma duke u nisur nga aeroportet çdo ditë. Por arsyeja kryesore që mijëra aeroplanë mbeten në ajër është se qeveritë nuk kanë dëshirë të kufizojnë udhëtimin e brendshëm ajror.
Rënia e madhe e trafikut ajror pritet të çojë në një rënie të përkohshme të emetimeve të gazrave serë. Para shpërthimit të koronavirusit, emetimet e karbonit nga aviacioni ishin rritur vazhdimisht, afërsisht duke u dyfishuar midis 1990 dhe 2019. /KultPlus.com
Para pak javësh, Stuart dhe Adrian Baker ishin në gjendje të përsosur shëndetësore. Çifti i pandashëm ka qenë i martuar për më shumë se 51 vjet dhe jetonte në Florida. Asnjëri nga ta s’kishte probleme shëndetësore deri tash. Në mars, nisën të shfaqnin simptoma sëmundjeje. Të dielën, të dy vdiqën – me gjashtë minuta dallim – për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.
Stuart Baker ishte 74 vjeç, ndërsa Adrian ishte 72.
I biri i tyre, Buddy Baker, ka folur haptas për vdekjen e prindërve duke kërkuar vëmendje nga të gjithë në botë për shkak të seriozitetit të sëmundjes. Në një video në Twitter ai ka kërkuar nga njerëzit t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, transmeton Koha.
“Deri sa të ju prekë juve apo dikë që e doni apo të dëgjoni një rrëfim, ndiheni të lirë nga ky virus”, ka thënë Baker për “CNN”.
Ai ka treguar se prindërit ishin dërguar në spital tre javë më herët. Mjekët u kishin thënë të qëndronin në shtëpi. Pas disa ditësh, simptomat e tyre ishin theksuar, por prapë u ishte thënë të qëndronin të vetizoluar. Pas pak ditësh, më 19 mars, ata ishin ridërguar në spital. Babai i Bakerit, kishte ethe, ndërsa e ëma jo. Pas 48 orësh, babai ishte dërguar në intensivë, ndërsa e ëma në shtëpi. Më 24 mars, ishte zyrtarizuar se babai ka dalë pozitiv me koronavirus. Si pasojë, Buddy ka thënë se e kishin dërguar edhe të ëmën në spital për ta testuar. Kur mjekët e kishin kontrolluar atë, fjalët ishin se asnjëri nga prindërit s’do t’i mbijetonte për shkak të komplikimeve të shfaqura shpejt.
Të enjten, Baker, tre fëmijët e tij dhe familja e motrës së tij, ishin mbledhur në ceremoninë përkujtimore për prindërit e tyre. Ceremonia u transmetua direkt në rrjetet sociale dhe u shikua nga shumë njerëz në botë. Familja pati vetëm një mesazh për të tjerët: “Shpresojmë që njerëzit dëgjojnë rrëfimin tonë dhe motivohen për të vepruar siç duhet. Duke vepruar ashtu, ndoshta s’do të prekeni as ju e as familjet tuaja, por ndoshta ndihmoni edhe familje të tjera për të ikur nga dhimbjet të cilat po i përjetojmë ne tani”. /KultPlus.com
Një hulumtim i ri ka hedhur dritë mbi mekanizmin thelbësor i cili ka ndikuar te përhapja e koronavirusit në të gjithë botën, shkruan The Guardian.
Një analizë e hollësishme e strukturës së virusit tregon se mekanizmi që ai përdor për të infektuar qelizat njerëzore është katër herë më i fortë se mekanizmi i koronavirusit që shkaktoi Sars, sëmundje që vrau qindra njerëz në vitin 2002.
Studimi tregon që grimcat e koronavirusit që thithen përmes hundës dhe gojës kanë një shans më të lartë për t’u bashkuar me qelizat e traktit të sipërm respirator.
Shkencëtarët e Universitetit të Minnessota-s përdorën kristografografinë me rreze X për të krijuar një pamje 3D të anatomisë së virusit.
“Struktura 3D tregon se në krahasim me virusin që shkaktoi shpërthimin e Sars në vitit 2002-2003, koronavirusi i ri ka evoluar në strategji të reja për t’u lidhur me receptorët njerëzorë,” u shpreh Dr. Fang Li, i cili drejtoi ekipin e mjekëve amerikanë.
Ky studim po përdoret nga shkencëtarët për të krijuar medikamente të ndryshme, të cilat mund të neutralizojnë virusin para se të infektojë.
Ne e dimë se koronavirusi që shkakton Covid-19, Sars-CoV-2, vepron shumë ndryshe krahasuar me Sars,” tha Jonathan Ball, një profesor i virologjisë në Universitetin e Nottingham, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
“Në veçanti, Sars-Cov-2 infekton fytin dhe hundën, duke shkaktuar simptoma të buta të ngjashme me të ftohtin, ndërsa simptomat e Sars janë përsëritur gjithmonë në mushkëri.
“Studimi përdori vetëm sekuenca të virusit dhe proteinave ACE-2, dhe kjo është akoma vetëm një teori,” shtoi ai. ” Kjo do të ketë nevojë për vërtetim përmes eksperimentimit të mëtejshëm.” /KultPlus.com
Kriza COVID-19 i ka dhënë Bashkimit Evropian një mundësi për të zbatuar diskurset e veta madhështore mbi vlerat dhe të drejtat, dhe të afirmohet si udhëheqës global. Për ta rrokur këtë shans, BE dhe vendet anëtare duhet të demonstrojnë solidaritet shumë më të madh, sidomos ndaj Italisë, sesa kanë bërë deri më tani.
Titujt janë tmerrues. Mungesa e pajisjeve jetike që i detyrojnë mjekët të marrin vendime në fushën e betejës, se kush jeton dhe kush vdes. Radhët e gjata të njerëzve të sëmurë që presin më kot për një test, apo një shtrat spitali. Bizneset, dyqanet, baret dhe restorantet e zbrazëta që kanë shkaktuar ndaljen e ekonomiveë lokale në të gjithë botën. Dhe një numërim i zymtë se cilët shtete janë goditur më së shumti nga koronavirusi COVID-19, me Shtetet e Bashkuara që tani po rendin shpejt drejt kreut – duke regjistruar gati 61,000 raste të konfirmuara shumë sesa Kina, vatra e shpërthimit fillestar.
Në Evropë, pandemia ka goditur veçanërisht Italinë, e cila ka qenë në bllokim total mbarëkombëtar që nga 9 marsi, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Që nga 30 Marsi, Italia ka raportuar rreth 98,000 raste të konfirmuara të COVID-19. Më shumë se 10,700 italianë, kryesisht në rajonin verior të Lombardisë, kanë vdekur nga sëmundja deri më tani. Milano, kryeqyteti rajonal, është më shumë se një kolonë mbështetëse për ekonominë e Italisë. Qyteti që dikur ziente nga gjallëria, është i lidhur pazgjidhshmërisht me projektin evropian dhe është një shtysë kryesore e ekonomisë evropiane në tërësi.
Megjithatë, ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe rajoni sheh nivelet e transmetimit më të larta se kudo tjetër në kontinent, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij kanë qenë të avashtë, për të dhënë një dorë në çfarëdolloj mënyre domethënëse dhe të tregojnë solidaritet me fqinjin e sëmurë. Në vend të kësaj, vendet anëtare të BE-së kanë mbyllur kufijtë dhe janë kthyer brenda vetes. Vuajtja e Italisë u përkeqësua nga mbyllja e kufijve, të cilat ndërprenë furnizimet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme.
Qeveritë janë përfshirë në grindje të vogla, duke u shfaqur më shumë të merakosura për avantazhin e tyre ekonomik. Përfaqësuesit e disa shteteve të Evropës veriore kanë sfiduar vendimet e fundit ekonomike të Italisë dhe e kanë patur më shumë mendjen, të mësojnë se si Italia do të arrinte të paguante borxhet, sesa për numrin e vdekjeve dhe rënien ekonomike.
Si rezultat, në një kohë kur kontinenti, dhe në të vërtetë gjithë bota, po përballet me krizat publike-shëndetësore dhe ekonomike me përmasa historike, Evropa është një shtëpi e ndarë, në rrezik të shpërbërjes së mundshme territoriale. Nëse Brexit bashkoi 27 shtetet anëtare të mbetura dhe largoi spektrin e daljes nga arena evropiane, koronavirusi e ka rikthyer përsëri në rendin e ditës.
BE ka një përgjegjësi ndaj shteteve anëtare dhe popujve të saj, që të përdorë cilindo dhe të gjitha instrumentet financiarë në dispozicion, ose të krijojë të reja, për të siguruar që Italia dhe Bashkimi në tërësi të mund të përballojnë – dhe përfundimisht të ringrihen nga – kjo krizë. Kjo kërkon heqjen dorë nga zakoni i mbështetjes mbi një model të vjetëruar të qeverisjes, i justifikuar prej mungesës së burimeve të përbashkëta financiare, në një bashkim monetar. Nëse Italia dështon, çmimi për ekonominë evropiane – në të vërtetë, për vetë projektin evropian – do të jetë shumë më i lartë, se sa çmimi i shkeljes së një rregulli fiskal gjatë një kohe rreziku të madh.
Para samitit virtual të Këshillit Evropian të javës së kaluar, një grup prej nëntë vendesh evropiane, duke përfshirë shtetet jugore si Portugalia dhe Sllovenia, kërkuan një Eurobond dhe përbashkëzimin e borxhit. Institucionet financiare të Evropës kishin për detyrë në samit të bënin propozime, ndoshta të lehtësonin presionin ndaj krerëve të qeverive (shumica e të cilëve janë të shqetësuar me opozitën e brendshme). Në të njëjtën kohë, disa nga figurat më autoritare dhe ekstreme politike të Italisë e shfrytëzuan momentin, për të bërë thirrje kundër BE-së dhe hodhën në tryezë idenë e daljes së Italisë nga euro dhe vetë Unioni.
Me Shtetet e Bashkuara nën administratën e sotme, duke u tërhequr nga aleanca transatlantike e pas luftës, BE-së iu dha mundësia të ngrihej në lartësinë e angazhimeve të veta kundrejt vlerave, të drejtave dhe bashkëpunimit shumëpalësh, dhe të afirmohej si një udhëheqës global. Nuk është ngritur në lartësinë e sfidës. Ndërsa e ardhmja e Evropës sot duket e zymtë, nuk është vonë që institucionet dhe qeveritë evropiane të ndryshojnë kurs. BE nuk mund të lejojë të humbasë Italinë ose të kalojë krizën pa një përgjigje kuptimplote. Të gjitha vendet dhe ekonomitë në bllok do të vuanin si pasojë e kësaj.
Babai im, George Soros, ka jetuar në kohën e disa prej krimeve më të egra të shekullit të kaluar dhe doli nga ajo përvojë me një besim të thellë dhe të qëndrueshëm në domosdoshmërinë e projektit Evropian. Unë jam krenar për historinë e tij të gjatë, dhe përdorimin e institucioneve të tij filantrope për të promovuar një të nesërme më të mirë, për Evropën dhe botën.
Kjo është arsyeja pse nuk duhet të jetë befasi që organizata që ai themeloi, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, po bën një hap përpara në ndihmë të Italisë në këtë moment vendimtar duke i premtuar 1 milion euro qytetit të Milanos, për të mbështetur punën e palodhur në ndihmë të të prekurve dhe rindërtimit të ekonomisë, shëndetit dhe shpirtit të Milanos, në muajt në vazhdim.
Për të qenë të qartë, disa vende të BE-së – edhe pse me vonesë – kanë dërguar edhe pajisje mjekësore, dhe shumë italianë kanë bërë dhurime në përpjekjet kombëtare për të luftuar krizën. Dhe vetëm disa ditë pasi mori miratimin për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, Shqipëria shfaqi solidaritetin e vërtetë evropian duke dërguar një kontingjent prej 30 mjekësh në veri të Italisë. Shpresoj se shumë të tjerë do ta ndjekin atë shembull dhe do të ofrojnë një ndihmë në zonat më të goditura nga COVID-19. Duke bërë një dhurim të ngjashëm për qytetin e Budapestit, një dorë e tillë për të ndihmuar është njëri prej një serie veprimesh, që Fondacionet e Shoqërisë së Hapur do të fillojnë në ditët në vijim si përgjigje ndaj kësaj krize. /KultPlus.com
Shumë prej nesh, besojnë dhe shpresojnë se temperaturat e larta dhe i nxehti do ta shpëtojnë botën nga pushtimi i koronavirusit. Ndërkohë, janë hedhur hipoteza mbi erën që përhap COVID-19, mbi lagështirën dhe reshjet që e favorizojnë këtë virus.
Por, cilat janë të vërtetat? A do ta ndalojë stina e nxehtë pandeminë globale?
Le të analizojmë një nga një rolin e erës, temperaturës dhe lagështirës në sjelljen e koronavirusit, por duke marrë në kosideratë faktin që ende nuk ka një raport shkencor i cili përligj lidhjen mot–koronavirus, sikundër nuk ka studime që hedhin poshtë këtë lidhje.
Pandemia e COVID-19 është një ekuacion me shumë të panjohura, ku ndryshorja përcaktuese është sjellja e virusit dhe jo moti apo klima. Por, ne mund të analizojmë sjelljen e këtij virusi në mjedis nga ku mund të gjejmë disa të panjohura:
– Së pari, ky virus nuk është aerogen, fakt i cili hedh poshtë ndikimin e erës në shpërhapjen e virusit nga një zonë, në një rajon më të gjerë.
– Nga ana tjetër, virusi COVID-19 ka masë molekulare të madhe, fakt i cili tregon se ky virus nuk qëndron pezull për një kohë të gjatë, por precipiton në tokë apo sipërfaqe të ndryshme.
– Po ashtu, masa e tij molekulare, në lagështirë të lartë dhe prani të reshjeve, shkurton akoma më tepër pezullinë e COVID-19 në ajër.
Por, le t’i kthehemi pyetjes “A e ndalon stina e nxehtë pandeminë?” Gjasat janë të mos e ndalojë, por do ta dobësojë ndjeshëm pandeminë dhe kjo për shumë arsye, ndër to edhe kushtet e motit.
Analizat laboratorike tregojnë se COVID-19:
– është virus i paketuar në lëng yndyror i cili e bën rezistent në temperatura të ulëta, por nga ana tjetër ky lëng yndyror nuk i reziston nxehtësisë.
– aq më tepër që, COVID-19 preferon mot të ftohtë dhe ajër të thatë, ndërsa në zonat me lagështirë dhe temperaturë të lartë vërtet ky virus shfaqet dhe përhapet, por paraqet një nivel më të ulët të vdekshmërisë.
Prandaj, ardhja e motit të nxehtë do ta dobësojë këtë virus, por “shërimi prej tij vjen nga izolimi, distancimi fizik i ndihmuar edhe nga moti i nxehtë që pritet të vijë në hemisferën veriore të globit. /KultPlus.com
Ndërsa COVID-19 po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, analistët janë përqendruar me të drejtë mbi pasojat e mundshme shëndetësore dhe ekonomike. Por kjo pandemi, është duke diktuar zhvillimin më të rëndësishëm gjeopolitik të shekullit XXI:rivalitetin mes SHBA-së dhe Kinës, mbi atë se kush do e drejtojë botën në të ardhmen.
Mënyra se si do i menaxhojnë Uashingtoni dhe Pekini pasojat e pandemisë së koronavirusit në javët në vazhdim, mund të përcaktojë se kush do ta udhëheqë rendin ndërkombëtar dekadat e ardhshme. Tek e fundit, siç e shpjegoj në një libër të ri, pandemitë globale kanë kontribuar shpesh në ngritjen dhe rënien e fuqive të mëdha në të kaluarën.
Në shekullin V Para Krishtit, Athina ishte fuqia më e madhe e Greqisë së lashtë. Ajo ishte një shtet i pasur tregtar, qendra e artit dhe kulturës greke, dhe një fuqi detare që e kishte udhëhequr me sukses Aleancën Deliane në luftë kundër Perandorisë së fuqishme Persiane.
Por gjatë Luftën Peloponeziane kundër rivales së saj Spartës, Athina u godit nga një epidemi e rëndë në vitin 430 Para Krishtit. Studiuesit modernë, besojnë se ka qenë një epidemi e tifos e ardhur nga Afrika e Veriut. Sëmundja e shfarosi popullsinë e Athinës, e dërrmoi ushtrinë e saj, dhe madje i mori jetën udhëheqësit të saj më të mirë, Perikliut.
Para epidemisë, Athina ishte shumë pranë fitores, por e dobësuar nga sëmundja, ajo u detyrua të nënshkruajë një paqe të përkohshme në vitin 421 Para Krishtit. Kur rifilluan luftimet, Athina u mund nga Sparta, dhe forma e saj demokratike e qeverisjes u rrëzua nga spartanët fitimtarë.
Një fat të ngjashëm pati Republika e Venedikut. Sot, ne e shohim Venecian si një destinacion të mrekullueshëm turistik. Por në fund të Mesjetës dhe fillim të periudhës së hershme moderne, ajo ishte një superfuqi.
Venecia ka të ngjarë të ketë në atë kohë qyteti më i pasur në botë, fuqia më e madhe tregtare dhe detare. Ajo kontrollonte territorin, portet tregtare dhe kolonitë nga Italia kontinentale, në të gjitha rajonet e Mesdheut dhe Detin e Zi. Gjithsesi, ashtu si Athina, edhe Venecia u përball me raste të përsëritura të epiodemisë.
Murtaja Italiane e viteve 1629-1631, besohej se e kishte origjinën në Kinë, dhe prej andej u përhap në Perëndim, duke ndjekur trajktoren e të famshmes Rruga e Mëndafshit. Si një qendër e madhe tregtare, Venecia ishte ndër më të goditurat.
Ndërsa autoritetet bënë çmos për ta luftuar epideminë (fjala karantinë vjen nga fjala në dialektin venecian që do të thotë ‘40 ditë’), por nuk ishte e mjaftueshme. Murtaja Italiane, ndikoi në një ndryshim të madh në ekuilibrin evropiane të pushtetit, teksa Venediku ra, ndërsa shtetet e Evropës Veriore, si Anglia dhe Republika Holandeze, u ngritën për t’u bërë fuqi të mëdha gjeopolitike.
Siç thoshte dukur Ciceroni, paratë janë vektorët e pushtetit. Kina po raporton aktualisht ecurinë e saj ekonomike më të keqe ndër dekada. Tregu i aksioneve në SHBA është në rënie të lirë, teksa ekonomistët parashikojnë një recesion të afërt.
Që të dy fuqitë do të dobësohen ekonomikisht, por jo në mënyrë të barabartë. Aftësia e tyre relative për të “lundruar” në mesin e kësaj stuhie, do të përcaktojë kur dhe ndoshta edhe nëse, Kina mund ta kapërcejë SHBA-në, si fuqia më e madhe ekonomike në botë.
Në rafshin diplomatik, në garën SHBA-Kinë ekziston një element ideologjik, pasi shumë analistë e shohin modelin e drejtuar nga shteti autoritaro-kapitalist i Kinës, si një alternativë të zbatueshme ndaj sistemit demokratik të tregut të hapur që përfaqëson Amerika.
Për t’u përballur me COVID-19, Partia Komuniste Kineze u përpoq që ta fshehë epieminë, gjë që vetëm sa i përkeqësoi gjërat. Por pas një reagimi të ngadaltë, Kina vendosi masa drastike, dhe duket se e vendosi sëmundjen nën kontroll.
Analistët janë tani sy e veshë, për të parë nëse Shtetet e Bashkuara demokratike, do të jenë më të afta që ta përballojnë këtë krizë. Siç ndodh shpesh në shoqëritë e lira, qeveritë vendore dhe aktorët privatë, si universitetet ashtu dhe ligat sportive profesioniste, kanë ndërmarrë veprime më të vendosura sesa qeveritë kombëtare.
Por ekspertët paralajmërojnë, se do të nevojitet një veprim më i fortë në nivel federal. Suksesi i përgjigjes së SHBA-së, do të formësojë perceptimet globale mbi efikasitetin relativ të demokracisë përkundrejt autokracisë.
Dhe kjo nga ana tjetër, do të ndikojë në gjendjen globale të SHBA-së, fuqisë së saj të butë dhe aftësisë së saj për të tërhequr aleatët e lëkundur në orbitën e vet, dhe jashtë sferës së ndikimit të Kinës.
Ndërkohë në fushën ushtarake, Komisioni i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes për vitin 2018, paralajmëroi se Lufta e Trete Botërore me Kinën, është një skenar i mundur, dhe se Shtetet e Bashkuara, kanë gjasa edhe ta humbasin atë. COVID-19 do të ndikojë mbi personelin ushtarak, dhe gatishmërinë e të dyja palëve, por edhe mbi strategjitë e qeverive kombëtare.
Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare, besojnë se pasiguria mbi ekuilibrin e fuqisë ushtarake dhe zgjidhjen e kësaj çështje, është shkaku kryesor i konfliktit. Nëse qeveria amerikane është e fokusuar në reagimin ndaj katastrofave në shtëpi, dhe nëse ka për shembull një shpërthim epidemik tek personelit ushtarak amerikan, a do ta mendonte Pekini që tani është koha e duhur për të vepruar kundër Tajvanit?
Sigurisht, rreziqet e një lufte SHBA-Kinë mbeten të ulëta, por gjasat janë më të mëdha se sa disa javë më parë, dhe pasojat do ishin potencialisht katastrofike. Për fatin e mirë të SHBA-së, studimi im tregon se demokracitë në përgjithësi, ua kalojnë rivalëve të tyre autokratikë në garat e mëdha për pushtet dhe ndikim.
Nuk ka kohë për të humbur. Ndërsa udhëheqësit amerikanë, po përgatisin reagimin e tyre ndaj koronavirusit, ata duhet të mendojnë jo vetëm mbi krizën emergjence të shëndetit publik, por edhe për të ardhmen e udhëheqjes globale amerikane.
Shënim: Matthew Kroenig, është drejtor i Nismës së Strategjisë Globale në Qendrën Skaukroft për Strategji dhe Siguri në Këshillin Atlantik. Ai është edhe autori i librit “Rrithimi i rivalitetit mes fuqive të mëdha:Demokracia përkundrejt autokracisë, nga bota e lashtë, deri tek SHBA-ja dhe Kina”.
Nëse shkalla e rritjes së rasteve të koronavirusit vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një epidemi më të keqe se ajo e Wuhan në Kinë ose në rajonin e Lombardisë në Itali, deklaroi prestigjozja ”New York Times”.
Sipas NYT qyteti i Nju Jorkut ishte më pak i suksesshëm në rrafshimin e lakores së rasteve sesa në Wuhan ose rajonin Lombardi.
“Nuk ka garanci që trendi do të vazhdojë. Eshtë e mundur që distancimi social të ngadalësojë ose ndalojë rritjen e rasteve,” thekson New York Times. /KultPlus.com
Mbyllja e kinemave kudo nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë kanë shtrënguar studiot filmike që ta rimendojnë mënyrën se si t’i transmetojnë filmat.
Gjatë pikut të përhapjes së virusit në Kinë, një film i shumëpërfolur u transmetua drejtpërsëdrejti në një platformë online dhe është shikuar nga më tepër se gjysmë miliardi shikues.
Studiot amerikane të filmit do ta pasojnë këtë hap dhe tanimë janë duke i lancuar filmat online, paralelisht me transmetimin e tyre nëpër kinema.
Industria megjithatë është duke u ballafaquar me humbje prej më tepër se 15 miliardë dollarësh këtë vit, shkaku i koronavirusit, ka bërë të ditur një ekspert.
SHBA-ja dhe Kina janë tregjet më të mëdha botërore për adhuruesit e filmave, bazuar në shitjet e tyre nëpër arkat filmike. Por këto dy shtete janë ballafaquar me vështirësi të shumta shkaku i koronavirusit, përhapja e të cilit ka shtrënguar kudo mbylljen e kinemave.
Kina ka rreth 60 mijë kinema përgjatë vendit, të cilët janë mbyllur që në fillim të janarit.
Ky afat kohor ka goditur rëndë industrinë e filmit, pasi që ndodhi pak para pushimeve për Vitin e Ri kinez, i cili normalisht shënon rritje prej 2 miliardë dollarësh në arkat filmike.
Duke qenë një film me pritshmëri të mëdha, “Lost in Rusia” u transmetua drejtpërdrejt në një uebfaqe dhe u shikua nga më shumë se 600 milionë shikues, kanë bërë të ditur mediat kineze. Ai ishte i qasshëm pa pagesë falë gjigantit kinez të teknologjisë “ByteDance”, që u transmetua përmes dy platformave të saja të “streamingut”. /KultPlus.com
Pandemia e koronavirusit ka bërë që të zvogëlohet në masë të madhe aktiviteti industrial dhe të ulet niveli i ndotjes së ajrit në botë. Kjo gjë tashmë është dëshmuar edhe përmes pamjeve satelitore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Një ekspert tha se ndryshimi i papritur e paraqet eksperimentin më të madh ndonjëherë sa i përket uljes së gazrave nga industria.
Në bazë të të dhënave satelitore, niveli i dioksidit të azotit gjatë gjashtë javëve të kaluara në qendrat industriale në Azi dhe Evropë ishte shumë më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dioksidi i azotit prodhohet nga motorët e veturave, termocentralet dhe proceset industriale. Besohet që ky gaz ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, siç është astma, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan dioksidin e azotit si gaz helmues që shkakton inflamacion të konsiderueshëm në rrugët e frymëmarrjes, kur është në prani më të madhe se 200 mikrogramë për metër kub.
Ulja më e madhe e ndotjes së ajrit përmes pamjeve satelitore mund të vërehet në hapësirën ajrore të qytetit Wuhan në pjesën qendrore të Kinës, i cili është vendosur në izolim që nga janari. Aty ndodhen qindra fabrika dhe banojnë 11 milionë banorë. / KultPlus.com
Legjenda e klubit Italian A.C Milan Paolo Maldini është konfirmuar se bart virusin Covid-19, shkruan KultPlus.
Ish-mbrojtësi i Milanit ka dalë pozitiv bashkë me të birin Daniel, dhe tani ata do të qëndrojnë në karantinë. Kështu ka njoftuar sot klubi i Milanit.
Megjithëse ishin të izoluar babë dhe bir u infektuan, ndërsa tani ata do ta vazhdojnë izolimin derisa të pastrohen nga virusi i rrezikshëm. /KultPlus.com
Aktori Kevin Bacon i ka prirë një ekipe aktorësh nëpër rrjetet sociale që kanë kërkuar nga njerëzit të izolohen në shtëpi për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Ylli i filmave “Footloose” dhe “Taking” Chance”, përmes Twitterit kërkoi nga njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Mesazhe të ngjashme kishin edhe Elton John e Demi Lovato të përcjell nga David Backham dhe aktorja Millie Brown, transmeton KOHA.
Këtij grupi yjesh i janë bashkuar edhe Miley Cyrus, Ariana Grande, Taron Egerton, Mariah Carey dhe Sharon Stone.
Nga përhapja e koronavirusit janë infektuar 250 mijë persona dhe janë vrarë më shumë se 12 mijë. /KultPlus.com
Edhe të famshmit kanë kërkesat e tyre në këto ditë karantinimi të të gjithë botës, disa janë mbyllur në shtëpi e disa të tjerë nuk mësohen dot me këtë pjesë e vendosin të mos izolohen.
Një nga këto persona është edhe aktorja Evangeline Lilly e cila refuzon të karantinohet.
Aktorja e famshme e “Lost” dhe “Ant Man” nuk do që të qëndrojë në shtëpi duke zbatuar rregullat.
Ajo tha në Instagram se po vë në rrezik familjen dhe gjithë personat në kontakt.
Gjithashtu ajo është shumë e rrezikuar sepse ka imunitet të dobët dhe jeton me babain e saj, që vuan nga leuçemia e gradës së katërt.
Ajo postoi në Instagram foton e një filxhani çaji me përshkrimin: “Sapo çova fëmijët në kampin e gjimnastikës. Lanë duart para se të hynin. Po luajnë dhe po qeshin.”
Ndjekësit vunë në dukje se sjellja e saj është e papërgjegjshme, por ajo u dha përgjigje fansave.
“Situata e tanishme më duket si shtetrrethim, e gjitha prej një gripi respirator.
Është e lodhshme. Le të tregohemi vigjilentë. Dhe të sjellshëm. Të vëmendshëm dhe të hijshëm… të kthejmë sytë nga liderat tanë që të mos e përdorin këtë moment për të na vjedhur liritë dhe për të mos abuzuar me pushtetin.
Kam dy fëmijë. Disa njerëz vlersojnë jetën më shumë se lirinë, disa njerëz vlerësojnë lirinë më shumë se jetën. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona. Po sikur t’i vlerësojmë të dyja që të kemi jetë për të jetuar dhe liri?”, është shprehur ajo. /KultPlus.com
Banderolë madhështore në Tiranë, në shenjë mirënjohje për mijëra mjek dhe infermierë që po sakrifkojnë këto ditë për Shqipërinë.
Gazetari Bledi Mane, i cili ka publikuar fotot shkruan se banderola është vendosur në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” dhe është finacuar nga familja Milo. /KultPlus.com