Kosova aplikon zyrtarisht për anëtarësim në BE, Osmani: Moment historik

Sot Kosova ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, përcjell KultPlus.

Nënshkrimi i aplikimit është bërë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Pas nënshkrimit, presidentja Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë moment si një moment historik për Kosovën

“Moment historik. Drejt jetësimit të ëndrrës së atyre që u flijuan për liri, pavarësi e demokraci, e përmbushjes së ambicies sonë të përbashkët e të patjetërsueshme për integrim në Bashkimin Evropian.Na priftë e mbara!”, ka shkruar presidentja Osmani./ KultPlus.com