Tragjedia në Bullgari, Osmani: Do t’u qëndrojmë afër miqve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me lajmin tragjik për aksidentin e ndodhur në mëngjesin e së martës në Bullgari, shkruan KultPlus.

Osmani përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” ka shkruar se ndjejnë pikëllim të thellë për familjet e viktimave.

“Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit. U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia”, shkroi Presidentja.

Tutje Osmani tha se Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla.

“I dimë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, shtoi ajo.

Bullgaria vitet e fundit njihet si një vend që ka pasur shumë aksidente, më së shumti për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë. /KultPlus.com

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ku do të trashëgojë punën e bërë nga Philip Kosnett, shkruan KultPlus.

Mandati i Kosnett përfundon në fund të vitit dhe qysh nga viti 2022, Kosova do të jetë me një ambasador të ri nga SHBA-ja.

Shteti më i fuqishëm në botë, është konfirmuar nga Senati amerikan, i cili ka një karrierë të shërbimit të jashtëm amerikan.

Presidenti Joe Biden dhe miqësia e tij me Kosovën daton qysh moti, e ky i fundit edhe ka propozuar emrin e Hovenier si ambasador të shtetit më të ri në Evropë. /KultPlus.com

Poezia e Vlora Konushevcit botohet në Amerikë: Po e vendosim historinë tonë në harta ndërkombëtare

Poetja Vlora Konushevci ka bërë të ditur se ka dalur në shtyp antologjia me titull “Alternative War” nga shtëpia botuese “B Cubed Press” në Shtetet e Bshkuara të Amerikës, ku prezantohet ajo dhe poezia e saj për luftën në Kosovë, shkruan KultPlus.

Konushevci ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë zyrtare “Facebook”, ku edhe ka treguar emocionet që i ndjeu në publikimin e poezisë së saj.

“Ndoshta s`mund të bëjmë shumë, por mund të bëjmë çdo ditë ngapak që shtetin dhe historinë tonë ta vendosim në harta ndërkombëtare për të mirë”, shkroi ajo.

Kosova përmendet edhe në njoftimin e botuesit ku ndër tjera thuhet: “Alternative War” është një përzierje e fantashkencës dhe ngjarjeve aktuale. Lufta dhe pasojat e saj i lidhin fort këto histori në një vëllim të përpiluar me shumë kujdes. Autorët që janë luftëtarë, diplomatë, politikanë, mësues e shumë çka tjetër, këtu rrëfejnë copëza të historisë së tyre.

Linkun në Amazon për blerje të librit është në vijim si dhe poezia e autores në anglisht mund ta shihni duke klikuar KËTU. /KultPlus.com

May be an image of text that says 'Cubed Press Presents Alternative War Debora Godfrey Bob Brown'
Libri në të cilin përmendet lufta në Kosovë

‘Linja e Jetës’ shënon dy vjetorin e themelimit, vend i një vullneti të mirë

Kohët e fundit dukuria e vetëvrasjes në Kosovë ka qenë një temë në përhapje e sipër, e gjithashtu ka shumë të atillë që nuk janë të gatshëm për të biseduar e diskutuar për këtë temë, shkruan KultPlus.

“Linja e Jetës” është krijuar pikërisht për t’i ndihmuar atyre personave të cilët kanë në mendje të lëndojnë vetën apo edhe të shkojnë deri në mendimin e vetëvrasjes.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Linja e Jetës ka bërë të ditur se në përvjetorin e dytë të themelimit deri tani kanë trajnuar mbi 81 vullnetarë dhe numëron mbi 5500 orë funksionimi.

“Përderisa reflektojmë në këto dy vite që po lëmë pas, ne jemi mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që e kanë ndihmuar Linjën e Jetës ta ofrojë shërbimin e saj pavarësisht sfidave të shumta të paraqitura gjatë kësaj periudhe.”, shkruhet mes tjerash.

‘Linja e Jetës’ është pikërisht vendi në të cilin të gjithë dëshirojnë të kontribuojnë në të mirën e përbashkët duke u mbledhur vullnetarisht. / KultPlus.com

Për herë të parë, Kosova pranohet në organizatën më të madhe të floklorit ‘CIOFF’

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ Kemajl Azizi” nga Vitia, është pranuar zyrtarisht partner i Organizatës CIOFF,  që përndryshe është partner zyrtar i UNESCO-së  (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara), përcjellë KultPlus.

Komuna e Vitisë ka njoftuar për lajmin përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”, ku edhe kanë bërë të ditur se me të gjitha votat e shteteve anëtare me të drejtë vote, është votuar në kongresin 50-të në Budabest të Hungarisë që A.K.V “Kemajl Azizi” nga Kosova të jetë partner zyrtar i kësaj organizate që cilësohet si ndër më të mëdha në botë.

Arsim Abazi, Drejtor Ekzekutiv i AKV “Kemaj Azizi”,  ka potencuar rëndësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare duke thënë se Integrimi ne arenën ndërkombëtare për promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar është shumë e rëndësishëm për vendin tonë. Ai shtoj se përmes tyre, Kosova po promovon vlerat e mirëfillta kulturore të etnosit shqiptar në çdo cep të botës. 

Drejtori Abazi falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur A.K.V “Kemaj Azizi” në këtë arritje në veçanti kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti më pas edhe Ministrinë e Punëve të  Jashtme dhe Diasporës, Ambasadën e Kosovës ne Hungari por edhe të gjithë artistet e këtij ansambli për punën e tyre të madhe duke u zotuar se ata do të vazhdojnë të promovojnë vlerat e mëdha që ka kultura shqiptare në Kosovë.

Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në Partneritet Zyrtar me UNESCO-n dhe është i akredituar për të ofruar shërbime këshillimore për Komitetin e Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. /KultPlus.com

Tre motrat sjellin ekspozitën “Qielli në ToKë”, do të prezantohet të shtunën në Galerinë ODA

Galeria ODA do ta mirëpres ekspozitën “Qielli në ToKë” të shtunën, kur edhe do të bëhet prezantimin i saj nga tre motra të lindura dhe rritura në Belsh të Elbasanit, shkruan KultPlus.

Puna e tyre i drejtohet disa mediumeve të artit pamor si pikturë, fotografi dhe dizajn.

Duke mos e toleruar realitetin e padrejtë, shpeshherë janë bërë pjesë e kauzave politike dhe sociale në vend. Ato kanë marrë pjesë në disa ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit.

Kjo ekspozitë vjen si një përmbledhje nga disa punime në pikturë dhe skica të realizuara përgjatë udhëtimeve.

Piktura e tyre fakton si një ditar autobiografik të imazhit gjatë udhës, brenda tokës së tyre të brendshme, apo pranë intimitetit familjar, i cili qartëson nevojën humane të njeriut.

Ekspozita e pikturës do të jetë e hapur nga ora 17:00, më 20 nëntor në Galerinë Oda. /KultPlus.com

Ngacmoi Ambasadoren e Luksemburgut, arrestohet kosovari

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një person me inicialet E.H, meqenëse i njëjti kishte ngacmuar Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, raporton Express.

Sipas Prokurorisë, dje gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedural”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon pa vaksinë kundër HPV

Në Kosovë, vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, nuk është në kalendarin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Papilloma virus është infeksioni më i zakonshëm, i cili transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky infeksion mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës.

Sa 47 godina sa licem mlade devojke. Evo sta ona radi pre spavanj!

Vaksina HPV, në bazë të studimeve të bëra së fundmi nga Organizata e Britanisë së Madhe “Cancer Research”, tregon se kjo vaksinë ka zvogëluar rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.

Kanceri i qafës së mitrës vret qindra mijëra gra çdo vit në botë dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë thonë profesionistët shëndetësorë.

Nëse zbulohet me kohë, profesionistët shëndetësorë thonë se është 100 për qind i shërueshëm.

Shpresa është se përmes vaksinimit, sëmundja mund të eliminohet.

Sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë në Kosovë, në vit trajtohen deri në 120 gra me sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës.

Numri i rasteve që përfundojnë me vdekje nuk dihet.

Arnisa Osmani thotë se kur u diagnostikua me kancer në gji i premtoi vetes se do të luftonte deri në fund.

Profesionistët shëndetësorë të fushës së onkologjisë, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, u bëjnë thirrje institucioneve të shëndetësisë që të fusin vaksinën kundër papilloma virusit (HPV) në kalendarin e vaksinimit.

Drejtori i kësaj Klinike, Ilir Kurtishi thotë për Radion Evropa e Lirë se në të kaluarën kanë diskutuar me autoritetet për rëndësinë e kësaj vaksine, por deri më tani nuk ka diçka që ka filluar në këtë aspekt.

“Mendimi ynë është se kjo vaksinë duhet të fillojë të jepet edhe në Kosovë, siç bëhet në të gjitha vendet e Evropës pasi që kjo e zvogëlon numrin e rasteve të qafës së mitrës. Por, kjo është një çështje që merret nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik dhe ekspertët që merren me trajtimin të sëmundjes”, thotë Kurtishi.

Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë se a do të shqyrtojë përdorimin e kësaj vaksine.

Por, bisedat lidhur më këtë vaksinë në Kosovë datojnë nga viti 2018. Në atë vit zyrtarë të MSH-së patën deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kjo vaksinë bart kosto të lartë financiare.

Vaksina HPV shpëton jetë

Nisur nga të gjitha studimet e bëra që vaksinën HPV e shohin si mundësi të mirë për zvogëlimin e kësaj sëmundjeje, kryetari i Shoqatës së onkologëve, Arben Bislimi thotë se në një situatë të tillë nuk ka shumë alternativa.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet vendimmarrëse duhet ta fusin këtë vaksinë në kalendarin e imunizimit.

“Jo vetëm ky studim, por edhe studimet e mëhershme tregojnë se kanceri i qafës së mitrës, diku 95 për qind të shfaqjes është si pasojë e infeksionit me human papiloma virus. Derisa e dimë shakatarin që vjen deri te sëmundja, atëherë në këtë situatë parandalimi është vaksinimi”, thotë Bisilmi.

Kosova, shton Bislimi duhet të fillojë me kalendar të rregullt të vaksinimit për HPV për moshat 9-12 vjeç dhe prej 13- 25 për ato gra që nuk janë vaksinuar më herët.

Studimi i Organizatës së Britanisë së Madhe “Cancer Research”, ka vë në pah se reduktimi i rrezikut ishte më i dukshëm tek ata që ishin vaksinuar në moshat më të hershme të mundshme 12-13 vjeç, me një rënie prej 87 për qind.

Ata të imunizuar nga mosha 16-18 vjeç kishin një rënie të rrezikut prej 34 për qind.

Në disa shtete të rajonit vaksina HPV është​ e obligueshme

Vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi në kalendarin e vaksinimit kanë vaksinën kundër papilloma virusit.

Në Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është në kalendar. Ndërkohë që nga viti 2013 dhe është obligative për gratë e moshës 12 deri në 26 vjeç dhe jepet në tri doza.

Në kalenderin e vaksinimit të këtij shteti ceket se kjo vaksinë duhet të jepet për vajzat në klasën e gjashtë.

Edhe Serbia, vaksinën HPV e ka në kalendar të vaksinimit. Vaksina nuk është e obligueshme, por e rekomanduar.

Sipas të dhënave, në Serbi deri në 1,500 gra çdo vit sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës dhe kacereve të tjera, kurse vdesin 600 prej tyre.

Derisa vaksina është e rekomanduar dhe jo e detyrueshme sigurimi shëndetësor në Serbi nuk mbulon kostot e vaksinimit. Çmimi i vaksinës është rreth 300 euro.

Mali i Zi në vitin e kaluar kishte ndarë buxhet për vaksinën HPV, por ato mjete u përdorën për nevojat e trajtimit të pandemisë COVID-19.

Sipas autoriteteve në Mal të Zi vaksinimi me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës do të vazhdojë kur të ketë një situatë më të favorshme epidemiologjike me COVID-19.

Në këtë, shtet sipas të dhënave, rreth 110 gra në vit trajtohen me sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës.

Vaksina HPV është në përdorim edhe në Bosnje. Vaksina nuk është e obligueshme dhe ajo mund të blihet në barnatore me një çmim prej 180 euro.

Në këtë shtet brenda një viti 550 gra trajtohen nga kanceri i qafës së mitrës, kurse 140 vdesin./KultPlus.com

Çel dyert sot panairi i librit në Frankfurt, Kosova merr pjesë bashkë me Shqipërinë

Hap dyert sot panairi më i madh i librit në botë, pas një viti pauzë si pasojë e pandemisë, në Frankfurt të Gjermanisë me mesazhin “RI:LIDHEMI”.

E ftuar nderi është Kanadaja. Janë mbi 70 vende nga e gjithë bota që marrin pjesë fizikisht në panair, ndër të cilët, tradicionalisht, i pranishëm është edhe shteti i Kosovës, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vit është i veçantë për faktin që kemi një prezantim të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me bashkëpunimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Leximit duke e vendosur një standard shumë të nevojshëm të prezantimit të përbashkët të letërsisë dhe traditës së përbashkët mbarëkombëtare.

Gjatë ditëve të panairit prezentohen botimet e dhjetëra botuesve e qindra autorëve, me praninë fizike të autorëve nga Kosova e nga Shqipëria.

Muaji tetor shquhet si muaji më i rëndësishëm për ngjarjet kulturore të fushës së librit me dy kryengjarjet: Çmimi Nobel dhe Panairi i Librit në Frankfurt.

E ftuara e nderit këtë vit është Kanadaja ku të gjithë pjesëmarrësit në panair do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë kulturën dhe letërsinë e pasur të Kanadasë. Si mysafir nderi i Frankfurter Buchmesse 2021, Kanadaja do të transformojë panairin me pavijonin dhe programin tërheqës, të cilat do të jenë në dispozicion të pjesëmarrësve për t’u njohur me autorët bashkëkohorë kanadezë dhe veprat e tyre në të gjitha zhanret.https://zeri.info/inarticle.html

Mysafiri i nderit do të prezantojë për herë të parë letërsinë në gjuhën angleze dhe frënge,duke shfaqur autorë me famë botërore si Margaret Atwood, Douglas Coupland, Dany Laferrière, Yann Martel, Alice Munro dhe Michael Ondaatje. Iniciativa do të mbështetet nga institucionet e kulturës gjermane dhe kanadeze. Botuesit, agjentët, autorët dhe përkthyesit nga Kanadaja do të përfshihen gjithashtu, duke e bërë Frankfurter Buchmesse 2021 një edicion për t’u mbajtur mend.

Kosova bashkë me Shqipërinë janë të pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 4, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë. Janë botimet më të reja të botuesve kryesorë të Kosovës, si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Albas”, “Dija”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Noa”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

Në fundjavë, panairi hapet edhe për qytetarët dhe vizitorët e thjeshtë, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës, që është edhe pikëtakim i qindra kosovarëve që jetojnë në Gjermani. Një rast i jashtëzakonshëm ky për të gjithë diasporën që jeton në Gjermani, që të njoftohet me prurjet nga letërsia dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen e trashëgiminë kulturore./ KultPlus.com

Kosova i ofron Amerikës mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

Kosova i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.

Sipas një njoftimi për media, ministri Mehaj ka thënë se krijimi i një baze të tillë do t’i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.

Kampi Bondsteel në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA-ja ka në Kosovë.

Ndërkaq, nënsekretari Kahl, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, “duke theksuar se vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare”.

Po ashtu, Mehaj dhe Kahl kanë biseduar edhe për punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa nënsekretari Kahl ka premtuar se përkrahja e shtetit të tij për FSK-në do të jetë e vazhdueshme.

Të dy e kanë vlerësuar lart partneritetin në misionin e parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt dhe pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e forcave të NATO-s “Defender- Europe’21”.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force./ KultPlus.com

Kosova

Bilal Xhaferri njihet si shkrimtar, disident, botues dhe aktivist shqiptar. Sot, më 14 tetor shënohet 35 vjetori i vdekjes së tij, shkruan KultPlus.

U lind më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, duke marrë dy klasë në një vit, më 1948 u largua për të gjetur punë në Sarandë si korrier. Rreth viteve 1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”. Më 1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm. Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, por nuk u vu kurrë në qarkullim. Po atë vit konkurroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993.

Më 1968 shkroiskenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”. Prej 1974 deri më 1986 drejtoi, botoi dhe redaktoi revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën.

Në faqet e revistës Bilali përveç krijimeve të tij letrare botonte edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, shqip e anglisht.

Sot, në në përkujtim të këtij poetit të njohur të letërsisë shqipe, KultPlus sjell njërën nga poezitë më të fuqishme të tij, që mban titullin ”Kosova”.

Me ndarje dhe nënndarje gjeografike
Me ndarje dhe nënndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara të Ohrit
Deri në errësirën e minierave të Mitrovicës
Që nga brigjet e kaltra të Ulqinit
Deri në Qelekullen e në fushën e Nishit
Kosova
Fushë e begatshme me fruta e grunore
Që bie erë pranverës e tëra lule molle
Kosova me male kreshnike
Male të zhveshur me pisha e bredhishte
Që e rrahin qiellin me krahë shqipesh
Qe e dehin diellin me aromë rrëshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhëllime dëbore
Kosova
Krahinë shqiptare që në fillim të saj
Tokë e Manastirit
E Prizrenit
E Plavës dhe e Gucisë
Tokë e legjendave legjendare të Gjergj Elez Alisë
Kosova
Legjendë e mbetur në rrugëkryq të historisë
Kosova
Gjithnjë ashtu si gjithnjë
Me dhëmbë të shtërnguar e me shpirt ndër dhëmbë
Kosova
Ku shqiptarët flasin një gjuhë dhe dëgjojnë dy gjuhë
Kosova gjithnjë ashtu./ KultPlus.com

Kosova e dyta në botë më e varura nga thëngjilli për energji elektrike

Ndotja e ajrit është ndër problemet kryesore me të cilat Kosova përballet gjatë sezonit të dimrit, transmeton KultPlus.

Ndër shkaqet primare për këtë është fakti se Kosova burim të parë të energjisë e ka thëngjillin.

Sipas disa statistikave të shpërndara nga ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi,  Kosova është vendi i dytë në botë më i varur nga thëngjilli.

Me këtë rast, ai ka thënë se planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh dhe se Kosova ka nevojë për një plan tranzicioni me gazjellës.

Kosova është vendi i dytë më i varur nga thëngjilli në planetin tokë. Planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh – çështje interesi kombëtar. Ne kemi nevojë urgjentisht për një plan tranzicioni me gazsjellës në afat të mesëm dhe me energji të rinovueshme në afat të gjatë”, ka thënë ai.

Vlen të përmendet se çështja e gazsjellësit është temë aktuale në Kosovë pasi qeveria Kurti refuzoi projektin amerikan.

Po ashtu, kriza globale energjetike që përcillet me rritje çmimesh është paralajmëruar edhe në Kosovë nga vet akterë të qeverisë Kurti. / KultPlus.com

‘Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë, detyrën tin’ e ke me dal sot n’ballë’

Sot KultPlus ju sjell poezinë e Asdrenit për Kosovën.

Poezi nga Asdreni

Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
…Si vashë e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t’and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t’çohesh përseri
N’luftë t’mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q’i len, t’gjatë si selvija,
Sakola mali, shoq në bot’ që s’ kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue
Atdheun për m’e shpëtue!

Ke bij që s’kanë drojë asnjë pikë
As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s’vet;
E falin shpirt e jet!

Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin’ e ke me dal sot n’ballë
Se mbrrini koha, tokën për m’e mprue
Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue
Dhe n’ zjarm e kanë prue!

A mund m’e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t’venë ledhe
Për me t’rrzue nër kamb’ e për me t’shkel
Për me t’ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn’
Prej faqes s’dheut të t’shojn!

Disa “Serbi e vjetër” duen me i thanë
“Maqedhoni” do t’ jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë
Se s’ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur
Q’ anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes’ e fe
Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju
Të huejt me i u çnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me rrnue një Shqypni
Si zonjë në lumni.

Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini
Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë
Si ç’trimit mirë i prek
Me nder n’luftë me dek! / KultPlus.com

Osmani: Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar Referendumin për Pavarësi të Kosovës më 26 shtator të vitit 1991, shkruan KultPlus.

“Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova”, ka shkruar Osmani.

KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

Tridhjetë vjetë më parë, përcaktimi politik i shprehur me Referendumin për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor pas Deklaratës së 2 Korrikut, Kushtetutës së Kaçanikut dhe së fundi paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008.
Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.
Në këtë përvjetor, i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan Referendumin, një nga ngjarjet, e cila i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës!
E tashmja nuk ka kuptim pa e kujtuar të kaluarën, pa e hedhur vështrimin prapa në rrugën në të cilën kemi ecur, duke njohur njëkohësisht kontributin e shumë burrave e grave të këtij vendi për shtetin që e kemi sot! / KultPlus.com

Largohen nga Kosova edhe 51 afganë tjerë

Këtë të diel janë larguar edhe 51 qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.

Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një shënimi në Facebook.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA”, është shprehur Sveçla.

Ministri i Brendshëm thotë se do të vazhdojë bashkëpunimi me NATO-n për transferimin e afganëve nga Kosova.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera”.

Sveçla shton më tej se Kosova do të ndihmojë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon.

“Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Xhelal Sveçla.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten ishin larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar edhe 117 shtetas afganë, të cilët  ishin strehuar në Kosovë. / KultPlus.com

Kosovarët blenë më shumë ari sivjet

Gona Zeka nga qyteti i Prishtinës, gjatë këtij viti ka blerë ari në vlerë prej rreth 700 eurosh. Ajo tregon se herë pas here, kursen para për të blerë këtë produkt, pasi përveç që e shfrytëzon, konsideron se është një lloj pasurie e kursyer për fëmijët e saj në të ardhmen.

“Unë gjatë këtij viti kam blerë një lirë (aksesorë prej ari që vendoset në qafë) pasi blerja e arit është investim i pasurisë së luajtshme dhe në rast nevoje ka mundësi edhe të shitet, vlera financiare nuk i bie”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë, transmeton KultPlus.

Se gjatë këtij viti ka pasur rritje të importit të këtij metali të çmuar në Kosovë, tregojnë edhe të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës. Nga janari i këtij viti e deri në gusht, janë importuar mbi 72 kilogramë metale të çmuara, apo rreth 30 kilogramë më shumë sesa vitin e kaluar.

Në vitin 2020 ishin importuar rreth 33 kilogramë, më 2019, 45 kilogramë, në vitin 2018 rreth 56 kilogramë dhe në vitin 2017 ishin importuar 44 kilogramë ari.

Për këto pesë vjet, Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës shprehet se janë importuar “rreth 270 kilogramë me vlerë mbi 7 milionë euro. Importi bëhet kryesisht nga Turqia dhe Italia”.

Një kilogram ari, sipas Shoqatës së Artarëve të Kosovës, sillet rreth 49,000 euro.

Kryetari i kësaj shoqate, Enver Pakashtica, thotë për Radion Evropa e Lirë se sivjet ka pasur rritje të shitjes së metalit të çmuar më shumë sesa vitin paraprak.

Vitin e kaluar, Kosova është përballur me masa kufizuese për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nuk është lejuar organizimi i ahengjeve dhe gjatë pushimeve ka ardhur një numër i vogël i qytetarëve të Kosovës, që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Ndërkaq, sivjet dasmat dhe ahengjet e ndryshme janë lejuar, çka ka bërë që të ketë përmirësim edhe në shitjen e arit. Në këto tubime, zakonisht gratë vendosin më shumë ari, si vathë, unaza, byzylykë dhe aksesorë tjerë.

“Në dallim prej vitit të kaluar, shitje ka pasur mirë. Një fluks më i madh nëpër dyqane ka qenë nga qytetarët e diasporës. Ata 15 muaj nuk kanë qenë në Kosovë dhe sivjet kanë shpenzuar më shumë. Diasporës duhet t’i falënderohemi. Por, ka raste që qytetarët blejnë ari si rezervë sepse investimi më i qëllueshëm është metali i çmuar”, thekson ai.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë numrin e dyqaneve që merren me këtë veprimtari në Kosovë, por deri në momentin e publikimit të tekstit nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.

Gona Zeka jeton dhe punon në Kosovë. Në muajin korrik është martuar vëllai i saj që jeton në Gjermani kurse ceremonia e dasmës është mbajtur në Prishtinë. Dhe si dhuratë për çiftin ajo ka blerë stoli ari në vlerë prej 400 eurosh.

“Me kushtet ekonomike çmimi i arit është i lartë, por ia vlen sepse është produkt që nuk prishet dhe mbetet. Edhe pse martesa ndodhi në kohë pandemie, jemi popull që ndjekim tradita dhe traditat tona janë se në martesë çdo shpenzim që bëhet duket i arsyeshëm”, thotë ajo.

Se interesimi i shteteve të ndryshme, por edhe qytetarëve është rritur në blerjen e arit si rezervë, e thotë edhe profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi. Ari si pasuri ka një likuiditet dhe stabilitet më të madh të çmimit, thotë ai, duke shtuar se qytetarët dhe shtetet që nuk dëshirojnë të pranojnë ndonjë rrisk të lartë, orientohen që si aset të tyre financiar ta ruajnë në rezervat e tyre arin.

“Në dekadën e fundit, çmimi i arit ka qenë shumë stabil. Njerëzit kanë besim, kanë pritshmëri më të mëdha se në rast të krizave apo të ndonjë katastrofe të mundshme, qytetarët më lehtë pasurinë e tyre të krijuar, mund ta ruajnë përmes arit sesa përmes valutave të tjera, si euro, dollarë, kriptovaluta apo letrave tjera me vlerë. Kjo është arsyeja pse kërkesa për ari gjithnjë e më shumë po rritet”, thekson Bektashi.

Përveç qytetarëve që, në mënyrë individuale sigurojnë rezerva të arit, një veprim të tillë e bëjnë dhe shtetet. Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit. Serbia ka 19.8 tonë rezerva ari, Maqedonia e Veriut 6.9 tonë, Bosnje dhe Hercegovina 3 tonë dhe Shqipëria 1.6 ton. /radioevropaelire/ KultPlus.com

FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritjen më të madhe në histori

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ranglistën e ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje të madhe.

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku top 10 nuk është se ndryshon.

Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.

Në këtë renditje, Dardanët kanë marrë ngritjen më të madhe në histori pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s.

Kosova është ngritur për gjashtë vende, pasi nga vendi i 115-të sa ishte, tani renditet në pozitën e 109.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kishte 1159 pikë, ndërsa tani ka 1176 pikë në renditje.

Renditja e Kosovës

Ky sukses i Kosovës vjen pas rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e fituar 1-0 dhe barazimit 1-1 me Greqinë. / KultPlus.com

‘Askush nuk e do Kosovën, as politikanët e saj, e as Europa’

Poezi nga Shpëtim Selmani

Kosova është laborator moral,
politik dhe religjioz,
sundimtarët duan vica të urtë,
mutsihanet e tyre gdhenden
në qaforet e votuesve,
askush nuk e do Kosovën,
as politikanët e saj,
e as Europa,
bota është koncept,
një popull i mjerë
që për dy dekada mëson
formulen e durimit të pafund,
i persekutuar nga vlerat, nga imitimi,
shpresa dhe e ardhmja që e mashtron,
ashpër dhe egër, egër dhe ashpër,
kombet e mëdha na kontrollojnë
lëvizjet, ejakulimet dhe me gishtin e tyre
të frikshëm në kokën tonë të butë,
na tregojnë definicionin e solidaritetit ,
dikur kishim kërkuar ndihmë,
tani lëpijmë çizmet e çdo urdhëri.
ky është fati,
historia është gjakpirëse në tregun
e popujve të vegjël,
ajo nuk ngopet me heronjë,
përmes të vegjëlve ajo e mban veten
në fron,
kombet e mëdha adhurojnë deklaratat
dhe vendimet primitive,
kështu ata grabisin lumturi dhe të drejta,
egocentrizmi përkufizon flamujtë,
magjistarët dështojnë në Kosovë,
profetët hidhen nga urat,
humanistet qëllojnë me kokë murin,
nënat qajnë kur shohin fytyrat e
pikëlluara të bijve të tyre që adhurojnë humorin,
në horizont duken ca dinosaur
që na tregojnë se çdo gjë është
e thjeshtë, e lehtë,
nuk ka nevojë për kaq shumë dhunë,
gjak dhe kaq shumë marrëveshje,
dhe pastaj çdo gjë shkëputet,
ndalet dhe shuhet. / KultPlus.com

Albright falënderon Kosovën që u tregua e gatshme t’i pranojë afganët

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright ka falënderuar shtetet që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e mijëra afganëve.

Albright përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka përmendur edhe Kosovën në mesin e shteteve që trëguan gatishmëri për të ndihmuar në strehimin e afganëve.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin këtë shembull”, ka shkruar Albright.

Albright falenderon Kosovën që u tregua e gatshme t’i pranojë afganët

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright ka falënderuar shtetet që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e mijëra afganëve.

Albright përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka përmendur edhe Kosovën në mesin e shteteve që trëguan gatishmëri për të ndihmuar në strehimin e afganëve.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin këtë shembull”, ka shkruar Albright.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka folur për kërkesën e ShBA-së për strehimin e përkohshëm të afganëve, duke theksuar se për këtë çështje ishte kontaktuar në korrik nga ambasadori Kossnet. Ajo tha se menjëherë, pa asnjë hezitim ia ka dhënë pëlqimin, për siç e quan – operacion humanitar.

Osmani thotë se ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani.

Tutje, Osmani thotë se Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, “ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë”.

Ajo shprehet se askush më mirë sesa Kosova nuk e di çka do të thotë të dëbohesh e të largohesh me dhunë nga vendi ku je rritur. / KultPlus.com

Mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Mësohet se në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës ka radhë të gjatë kilometrik.

Thuhet se se mijëra qytetarë nga Kosova, me automjetet e tyre, po i drejtohej bregdetit shqiptar, duke krijuar kështu edhe radhë në kufi.

Pala shqiptare po punon me procedurë të thjesht e shpejtë, duke punuar 8 sportele në të njëjtën kohë, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.

Radhë e gjatë është krijuar edhe të Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh. / KultPlus.com

‘Qebapa direkt nga Kosova’, Dua Lipa publikon fotografi teksa shijon ushqimin

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar së bashku me familje.

Dua është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Mbrëmë këngëtarja ka treguar se edhe në Shqipëri po kënaqet edhe me ushqime kosovare, teksa ka shkrepur foto duke treguar se po i shijojnë qebapat kosovar.

“Qebapa direkt nga Kosova”, ka shkruar Dua sipër imazhit. / KultPlus.com

‘Kosova’ në anglisht në bibliotekat universitare të Austrisë

Nga Shqipe Millaku

Diaspora kosovare që jeton dhe vepron në Republikën e Austrisë këto ditë ka organizuar një veprimtari për shpërndarjen e librit “Kosova I,II,III” në anglisht të autorit Jusuf Buxhovi, në të gjitha bibliotekat universitare të Republikës së Austrisë, më qëllim të afirmimit të vlerave historike, gjuhësore dhe kulturore të popullit të Kosovës.

Historia dhe trashëgimia e popullit tonë përmes librit “Kosova” në gjuhën angleze vjen tek lexuesit e Evropian një kohe të gjatë që nga vepra e autorit Noel Malcolm “ Kosovo: A Short History”. Ishin të rrallë librat që sillnin informacione për popullin, trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën e vendit tonë nga antika e lashtë e deri të themelimi i shtetit të Kosovës.

Prandaj shkrimtari, historiani dhe publicisti Buxhovi ka merita të jashtëzakonshme në promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe historinë e saj që nga lashtësia deri tek pavarësia, duke iu ofruar lexuesve të vendeve Evropiane informacione dhe fakte të pa mohueshme të cilat i kanë munguar audiencës, hulumtueseve dhe lexuesit Austriak. Për të dhënë kontribut ketë drejtim, ketë muaj u bë dhurimi i disa kompleteve të librit “Kosova” në anglisht në bibliotekat universitare të qyteteve më të mëdha si: Vjenë, Innsbruck, Graz dhe Salzburg dhe do të vazhdojë edhe në qytetet të tjera duke shënuar një sukses tjetër të diasporës kosovare në afirmimin e vendit tonë.

Aktiviteti për shpërndarjen e librit u iniciua nga Dr. Agron Millaku, bashkëpunëtor shkencor në Austri dhe u përkrah nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri më seli në Vjenë, e cila drejtohet nga zonja Kaltrina Durmishi. Duhet kujtuar se një organizim të tillë dr.Millaku e kishte bërë më herët në Republikën e Sllovenisë, duke promovuar dhe shpërndarë librin “Kosova” në biblioteka universitare dhe bibliotekat e qyteteve në Slloveni se bashku më shoqatën “Dardania” me seli në Lubjanë.

Sipas tij, ofrimi i librit “Kosova” tek lexuesi austriak, dhe dhurimi e tij në bibliotekat universitare do të ndikojë tek lexuesit për tu informuar më shumë mbi historinë, kulturën dhe gjuhën e popullit tonë, rrugën e tij drejt lirisë dhe sakrificën ndër shekuj. Duhet theksuar se në Austri ka shumë pak libra të përkthyer nga letërsia shqipe dhe informacionet jo rrallë herë mund te gjinden të shtrembëruara, të pasakta ose edhe të cunguara. Shpesh herë ndodh që në librat shkollorë dhe tekste tjera të mos gjendet shteti më i ri i Evropës – Kosova në hartën Evropiane. Kjo qasje duhet ndryshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës përmes adresimit të problemeve tek institucionet Austriake. Dhurimi i librit u prit me shumë kënaqësi dhe interesim nga institucionet dhe bibliotekat, të cilët u ndien të nderuar e të gëzuar për pasurimin e fondit të tyre edhe me disa vëllime të librit “Kosova” duke na falënderuar edhe në gjuhën shqipe më ato pak fjalë që dinin.

Në shenjë falënderimi për përkrahjen shumëvjeçare në çështjen shqiptare dhe afirmimin e shtetit të Kosovës, libri “Kosova” në anglisht në tri vëllime i autorit J. Buxhovi do t’u dhurohet edhe disa personaliteteve të shquaraaustriake nga fusha e albanologjisë, historisë, kulturës dhe artit.

Planifikohet që këtë vit të ftohet në Austri edhe vetë autori Buxhovi në mënyre që të thellohen marrëdhëniet shqiptaro-austriake. / KultPlus.com

Flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtizë në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flamuri i Kosovës është ulur në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie.

Vetëaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës. / KultPlus.com

E hëna shpallet ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Presidentja Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, përcjellë KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Nga aksidenti i shkaktuar në orët e hershme të ditës së sotme kanë vdekur 10 persona, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Autobusi me targa nga Kosova ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë mirëpo është aksidentuar në Kroaci. / KultPlus.com