‘Sulmuesja më e mirë e vitit’, Kosovare Asllani është shpërblyer në Suedi.
Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani, është duke i shijuar momentet më të mira në karrierën e saj si futbolliste.
Futbollistja nga Mitrovica, që shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Botëror të femrave, sonte, në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, është shpërblyer me çmimin ‘Sulmuesja më e mirë e vitit’.
Asllani deri më tani ka bërë 126 paraqitje për Kombëtaren e Suedisë, ka shënuar 32 gola. KultPlus.com
Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare e Real Madritit, zyrtarisht kandidate për Topin e Artë për femra, për vitin 2019, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘’France
Football’’, duke publikuar listën prej 20 kandidatëvve potencial, për të marrë
këtë cmim.
Me një juri prej 120 finalistëve në gjithë botën, do të
votohet sipas këtyre kritereve: paraqitja individuale dhe ekpore, talentit dhe
ndershëmria në lojë si dhe aftësia për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve
gjatë gjithë kohës.
Bashkangjitur gjeni linkun e lajmit nga ‘’France Football’’. /KultPlus.com
Kupa e Botës që u zhvillua në Francë e bëri SHBA-në kampionë të Botës për herë të katërt në histori, duke fituar gjysmën e kampionateve të organizuara.
Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” ka bërë një
përmbledhje rreth kampionatit të këtij viti.
Kosovare Asllanin, sulmuesen e Suedisë me prejardhje nga
Kosova ata e kanë konsideruar si futbollisten më të mirë të turneut.
Asllani e cila pësoi një lëndim në gjysmëfinale nuk arriti
të kaloj Holandën për tu kualifikuar në finale, por mposhti Anglinë në garën
për vendin e tretë duke shënuar edhe një gol të bukur.
“Lojtarja e turneut? Kosovare Asllani. Suedezja unike me
numrin nëntë në fanellë është goditur gjithkund nëpër fushat rreth e përqark
Francës, duke vrapuar me zemërim dhe doku e drejtuar sulmit e Suedisë në këtë
garë”, shkruhet në artikullin e The Guardian.
“Pasi u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mes kohës kur u
largua dhe u kthye në ekipin kombëtar të Suedisë, këtë verë Asllani ia ka
rikujtuar botës se çfarë është e aftë të bëjë”.
Kosovare Asllani është një sulmuese tipike, por në mungesë
të mesfushorëve trajneri i Suedisë e vendosi atë mbrapa sulmit duke mos i dhënë
shumë mundësi të shënoj.
Suedia e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës në kategorinë e femrave, pasi e ka mposhtur 2-1 Anglinë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Kosovare Asllani në
minutën e 11-të, për t’i dhënë kështu epërsinë suedezeve.
Sofia Jakobsson (22’) shënoi për 2-0 për Suedinë, mirëpo
përfaqësueset e ‘Tre Luanëve’ u këndellën shpejtë.
Francesca Kirby shënoi në minutën e 31’-të, për ta ngushtuar
kështu rezultatin në 2-1, e që kaq kishte nga pjesa e parë.
Pjesa e dytë kishte disa shanse të mira për shënim, mirëpo
futbollistet e të dyja anëve nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Kosovare Asllani kishte paraqitje të jashtëzakonshme, e që me golin e shënuar sot (6 korrik), ishte i treti në këtë Kampionat Botëror që u zhvillua në Francë. /Telegrafi/
Kosovare Asllanit i është ndërtuar në statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.
Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn
ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet
një nderim i tillë një femre që merret me sport.
“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.
Për këtë nderim që i është bërë vajzës shqiptare ka reaguar
edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.
“Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi! Vajzat
na e zdritën fytyrën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer./KultPlus.com
Kosovare Asllanit i është ndërtuar në
statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.
Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbrojn
ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet
një nderim i tillë një femre që merret me sport.
“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e
para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht
shqiptarja.
Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe
nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e
dukshmërisë në rritje për lojtare femra”.
“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez.
Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë
personale në Facebook.
Pos asaj, edhe tri futbollisteve të tjera i janë ngritur statujat – Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer./KultPlus.com