Trison Trio me tur nëpër Kosovë

Trison Trio, është grupi i formuar nga tre të rinj kosovar, të cilët kanë një të përbashkët e ajo është muzika, shkruan KultPlus.

Kësisoj, ky grup i formuar në vitin 2017-të, nga instrumentistët: Penarta Kryeziu (Flaute) Ylli Zhaveli (Klarinet) Uran Osmanaj (Cello), pas disa masterklaseve që kanë mbajtur në Zvicër, Gjermani, Beligjikë, Francë, Itali, kanë vendosur të mbajnë një tur koncertesh nëpër Kosovë. Në këtë tur të Trison Trio, mysafir është Melos Buza në piano.

Koncertet nisin nga nesër me Pejën më 3 maj, për të vazhduar tutje me Gjakovën – 4 maj, Prishtinë – 7 maj dhe Prizren më 9 maj./ KultPlus.com

Kosova shënon “Javën e Personave të Pagjetur”

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka dërguar agjendën për shënimin e “Javës së Personave të Pagjetur”, që nis me 23 prill dhe do të vazhdojë deri më 27 prill të këtij viti.

“Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, organizojnë shënimin e ‘Javës për Personat e Pagjetur’ në vigjilje të shënimit të 27 prillit – ditës së të pagjeturve të Kosovës”, njofton Qeveria.

Më poshtë gjeni agjendën e Qeverisë për këtë ditë:

Sot nga ora 09:00 janë vendosja e luleve të përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës);

Më 24 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Obiliqit;

Më 25 prill 2018, do të vizitohen dhe realizohen takime me familjarët e personave të zhdukur, nga Komuna e Vushtrrisë ;

Më 26 prill 2018, do të realizohen aktivitete lokale në nderim dhe përkujtim te të gjithë personave të zhdukur dhe të rënëve për lirinë e vendit;

Më 27 prill 2018, duke filluar nga ora 12:00, mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës.

As 19 vite pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.

Në Muzeun e Kosovës nisë projekti “Qytetet e Paqës”

Dje, më 16 prill, në Muzeun e Kosovës, ka filluar projekti “Qytetet e Paqës”, i cili është një bashkëpunim që njihet si një projekt Global.

Projekti drejtohet nga Ellen Frank, e cila ka formuar një konsorcium pune me katër entitete në Kosovë, pra në partneritet me:
Muzeun e Kosovës
Trashëgiminë Kulturore pa Kufijë
Universitetin e Prishtinës
Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Frank është shprehur së është e ngazëllyer me ardhjen në Kosovë, duke e vlerësuar lartë takimin me stafin dhe drejtorin e Muzeut të Kosovës.

“Jam e lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi. Asistentja ime sa ka arritur nga Armenia, që është një demonstrim I demokracisë kulturore. Fuqia e artit është për të kaluar kufijtë Ndërkombëtar. Ky është vetëm fillimi në mes Muzeut të Kosovës dhe Qyteteve të Paqës, gjithashtu me festën e diversitetit kulturor”.

Në anën tjetër, Muzeu i Kosovës, është i kënaqur që të presë një projekt të madh dhe të mahnitshëm si Qytetet e Paqës. Ky është një projekt i madh që do të ndihmojë të promovohet trashëgimia kulturore e Kosovës, me qytetet e tjera botërore (Jeruzalem, Sarajevë, Jerevan, Hiroshima etj).

Gjatë këtij projekti 2 mujor do të ketë simpoziume dhe debate të cilat do të përfundojnë me krijimin e një pikture të madhe me një teknik të veçantë që do të prezantojë trashëgiminë dhe kulturën e Kosovës.

Kjo pikturë e mahnitshme me fletë ari do të bashkojë etni të ndryshme në Kosovë që të shprehin trashëgiminë e Kosovës. Ky projekt do të na ndihmojë që të kemi institucione gjithëpërfshirëse dhe interaktive të hapura për shoqërinë.

Piktura e Kosovës do të udhëtojë me 10 piktura të tjera në shtete të ndryshme botërore. Por për pikturën e Kosovës, kemi arritur edhe një marrëveshje, që piktura të udhëtojë deri në fund të vitit në Kombet e Bashkuara në SHBA së bashku me dokumentarin (që do të bëhet gjatë 2 muajve), kështu që do të kemi një prezantim më të gjerë të shtetit kosovar./ KultPlus.com

Fotografia që tregon emocionet e fëmijëve refugjat nga Kosova në Kukës (FOTO)

Fotografja amerikane, Carol Guzy ka shkrepur disa fotografi gjatë vitit 1999 në Kukës të Shqipërisë, atje ku ishin nisur një pjesë e madhe e banorëve të Kosovës, shkruan KultPlus.

Një fotografi e saj paraqet fëmijët kosovarë në një kamp në Kukës të Shqipërisë, pas udhëtimit të tyre nga toka e trazuar.

Në përshkrimin e gazetares së Washington Post, shkruhet se programi i UNICEF kishte ndihmuar fëmijët kosovar që t’i kalojnë traumat psikologjike të përjetuara gjatë luftës. Në këtë foto shihet Lindita Morina, 9 vjeçare (me një kurorë të bërë nga nëna e saj) derisa përqafon një tjetër fëmijë refugjat gjatë seancës.

Përmes poezisë, vizatimeve dhe lojërave, ata kanë mësuar të shprehin emocionet e tyre. Vizatimet janë më shpesh nga tmerret që ata kanë parë, nga vrasjet dhe shkatërrimi. Poezitë e tyre flasin për lirinë. Vullnetarët e UNICEF-it kishin vizituar çdo kamp në Kukës në baza ditore. Fëmijët e kishin pritur me padurim këtë pjesë të ditës dhe u shfaqnin atyre shumë dashuri dhe mirënjohje./ KultPlus.com

19 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit

Sot bëhen 19 vjet që nga vrasje e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, si dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Kelmendi, së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO-ja kishte nisur bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.
Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.
Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut./ KultPlus.com

Kori “Siparantum”, përfaqësues i Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve Botërore “NANCY voix du monde”

Për herë të parë në një konkurrencë të madhe prej shumë shteteve të botës, kori “Siparantum” nga Peja, përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve Botërore “NANCY voix du monde”, që mbahet në Francë, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga kompozitori Memli Kelmendi, i cili ka thënë se e konsideron si një sukses shumë të madh për këtë kor i cili është formuar vitin e kaluar dhe sipas tij për një kohë shumë të shkurtër kanë arritur që të realizojnë vepra shumë të vështira dhe repertor profesional, gjë që sipas tij, ka ndikuar në pranimin e tyre në këtë festival.

“Është një gëzim i papërshkrueshëm për ne duke e marrë parasysh që tanimë ne do të jemi në konkurrencë me shtetet si: Gjermania, Republika e Kongos, Zvicra, Kili, Argjentina, Filipina, Algjeria, Ukraina, Kosova, Ekuadori, Bullgaria, Çekia…, prandaj kjo është një kënaqësi e madhe që të përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Qëllimi jonë tashmë është i qartë, të prezantohemi në mënyrën sa më të mirë të mundshme dhe të prezantojmë vlerat tona të mirëfillta. Repertori jonë do të jetë i larmishëm, do të paraqitemi me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe kompozitorëve shqiptarë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Memli Kelmendi.

Festival International de Chant Choral “NANCY voix du monde” mbahet nga 9-13 maj ndërsa kori “Siparantum” do të paraqitet në 5 mbrëmje, në sallat koncertale më të njohura të vendit. Festivali Ndërkombëtar i këngës korale të Nancy, është formuar në vitin 1979, e cila synon të organizojë çdo 2 vjet një ngjarje muzikore që mbledhë koret nga e gjithë bota. Që nga themelimi i saj, deri më sot kanë marrë pjesë 260 kore nga 63 vende të botës.

“Theksoj që shteti ynë, Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival. Së shpejti ju njoftojmë me programin me të cilin ne do të paraqitemi në Francë”, përfundon kompozitori Kelmendi./ KultPlus.com

Me temën “Thriller” nisë rrugëtimi i filmave francezë nëpër Kosovë

Alberina Haxhijaj

Në Kinemanë ABC është shfaqur, mbrëmë, filmi L’affaire SK1, nga FrançoisTellier. Shfaqja e këtij filmi është bërë në kuadër të Festivalit të filmit Frankofon që po zhvillohet në tërë Kosovën, ku tema e sivjetme është ” Thriller”, shkruan KultPlus.

Filmi “L’affaire SK1” sjellë përpjekjet e policisë dhe vendosmërinë e inspektori Franc Magne, për të kapur një vrasës serik. Në vitin 1991, Franck Magne, një inspektor i Quaides Orfèvres, është përgjegjës hetimi për vrasjen e një vajze. Shumë shpejt, ndodhin raste tjera të ngjashme. Magne shpejt e kupton se vrasjet janë vepër e një personi të njëjtë i cili nuk kishte të ndalur, deri në pikën e rrezikimit të jetës së tij familjare.

Shfaqja e filmave të tjerë do të vazhdojë edhe gjatë netëve në vazhdim në Prishtinë por edhe në Prizren, Pejë dhe Mitrovicë, në kudër të edicionit të 18-të të “Javëve të Frankofonisë 2018” që do të zgjasë deri më 31 mars.

Valon Ibraj, Atashe për Kulturë në Ambasadën Franceze tregoi për KultPlus se realizimi i aktiviteteve edhe në qytete e tjera do të mundësoj që kultura frankofone të jetë sa më afër qytetarëve.

“Java e Filmit Frankofon ka filluar sonte dhe do të zgjasë deri më datën 23. Këtë vit e kemi temën të filmit thriller dhe policor. Ky ka qenë një vendim i stafit i cili e ka organizuar programin, që gjatë kësaj javë të servohen filma të këtij zhanri. Kjo është hera e parë që ka film të zhanrit thriller në ‘Javët e Frankofonisë’ dhe mendojmë që është një përzgjedhje e mirë dhe mendojmë që Franca ka mjaftë filma të tillë për t’ua ofruar qytetarëve”, u shpreh ai.
Liridona Ademaj, studente në Universitetin e Prishtinës tha për KultPlus se iniciativa të tilla për promovimin e gjuhëve të caktuara janë të rëndësisë së veçantë, e sidomos për studentët të cilët kanë nevojë edhe të njihen me kultura tjera siç është edhe ajo franceze. Më tej ajo tregoi që aktivitet e Frankofonisë i përcjell çdo vit sepse sipas saj temat që trajtohen dhe kultura franceze në përgjithësi, sjellin risi në vend.

“Zakonisht i përcjelli aktivitetet e përvjetshme të Frankofonisë sepse më pëlqen kultura franceze dhe temat që trajtohen gjatë javëve të saj. Por natyrisht edhe fryma e re artistike që sjellë Ambasada Franceze gjatë këtij muaji”, shtoi ajo.

Filmi “L’affaire SK1” i pëlqeu edhe studentes tjetër nga Universiteti i Prishtinës. Jetmira Lushi tregoi për KultPlus se i pëlqeu aspekti hulumtues brenda filmit.

“Ishte një film shumë i mirë. Në përgjithësi më pëlqejnë filmat që kanë si protagonist dikë që mëton të hulumtojë përtej asaj që shihet. Më e bukura pjesë ishte se pas një kohe të gjatë pata rastin të dëgjojë gjuhën frënge të cilën e vlerësoj si një nga gjuhët më të pasura në botë”, u shpreh ajo.

Listën e plotë të filmave që do të shfaqen në kuadër të “Festivalit të Filmit Frankofon” si dhe vendin e orën se kur do të shfaqen mund ta gjeni këtu:

http://www.kultplus.com/filmi/vijne-filmat-e-javes-se-filmit-frankofon-ne-disa-qytete-te-kosoves/ / KultPlus.com

Gratë e vrara të Kosovës në billbordet e HAVEIT

Duke ju referuar filmit “Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri”, i cili ka fituar dy çmime Oscar këtë vit, vajzat e grupit Haveit, kanë krijuar tri billborde të ngjashme me filmin në Prishtinë, duke bërë një pyetje të vetme e cila në qendër të saj ka dhunën ndaj grave, shkruan KultPlus.

“Edhe sa thirrje të humbura?”, “Diana Kastrati” dhe “Zejnepe Bytyqi”, është shkruar në billbordet të cilat janë vendosur në rrugën Luan Haradinaj, ku gjendet edhe stacioni i Policisë së Kosovës . Billbordet e krijuara nga Haveit i referohen dhunës ndaj grave dhe vrasjen e Diana Kastratit dhe Zejnepe Bytyqi, të cilat ishin vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Raste këto të cilat kanë ardhur si rezultat i dështimi të sistemit të drejtësisë në Kosovës, i cili nuk ka reaguar më kohë për të shpëtuar viktimat, Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi, të cilat edhe kishin raportuar burrat e tyre në polici për dhunë fizike.

“Një shenjë në prag të derës për me u zgju me kujtimin e tyre e mos me mujt me flejt derisa të zdrit drejtësia”, është shënimi i grupit në faqen e tyre në Facebook.

HAVEIT (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një grup prej katër grave të cilat tentojnë të shkojnë përtej kënaqësive të përditshme, rregullave morale dhe refuzojnë të bien dakord me çështjet që po servohen.

Ato nuk bëjnë asgjë përpos se tregojnë historinë e tyre dhe të juajën! Grupi është themeluar në 2011, në Prishtinë./ KultPlus.com

Nisin sonte “Javët e Frankofonisë”

Alberina Haxhijaj

Një traditë disa vjeçare mbledhë së bashku njerëzit të cilët e duan kulturën dhe gjuhën franceze. Kjo traditë e cila njihet si “Javët e Frankofonisë” këtë vit do i bëjë së bashku frankofonët gjatë muajit mars. Tri javët e mbetura të këtij muaji do të frymojnë frëngjisht, duke filluar nga sonte, shkruan KultPlus.

“Javët e Frankofonisë” organizohen nga ambasadat dhe përfaqësuesit diplomatikë të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut, Republikës Çeke dhe Zvicrës, anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Aleancën Franceze të Prishtinës së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

Aktivitet këtë vit do të zhvillohen në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri. Në konferencën e cila u mbajt sot për të shënuar edhe hapjen e këtij organizmi, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, u shpreh se interesi kyç i Frankofonisë është që të tregohet gjallëria e Gjuhës Frënge.

“Ne jemi të lumtur që do të prezantojmë një program mjaft të larmishëm. Sepse Frankofonia është një llojllojshmëri e popujve të ndryshëm, kulturave dhe vendeve. Gjithashtu do të ketë më shumë aktivitet sepse Kosova si anëtare vëzhguese e organizatës së frankofonisë ka mundësinë që të kyçet në Rrjetin Ndërkombëtar të Frankofonisë.”, u shpreh ai duke përfunduar fjalimin e tij me fjalët “Rroftë Frankofonia, rroftë Kosova dhe rroftë Kosova në Frankofoni.

Tri “Javët e Frankofonisë” shquhen nga një shumëllojshmëri ngjarjesh: koncerte, shfaqje filmash, aktivitete gastronomike, konferenca, aktivitete për të rinj. Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi u shpreh se të arriturat e deritanishme në fushën e Frankofonisë, reflektojnë përkushtimin e institucioneve në favor të gjuhës frënge dhe programeve frankofone në Kosovë.

“Gjuha frënge nuk është vetëm e bukur, është gjuhë e mundësive të reja të zhvillimit dhe duhet shfrytëzuar monumentumin e krijuar që nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë për të përfituar nga mundësit e shumta që janë krijuar për mësim të gjuhës frënge dhe promovimin e kulturës frankofone në shoqërinë kosovare”, u shpreh ajo.

Në kuadër të organizmave një rëndësi të veçantë do të ketë edhe Festivali i Filmit i cili këtë vit ka temë “Policore”. Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet e vlerësoi lartë temën e këtij festivali.

“Nuk do e promovoj më shumë grupin zviceran i cili do të jetë në Hamam Bar, por dua që të ju lavdërojë për temën e festivalit të filmit, atë policore. Ky program më duhet të them është shumë i pasur. Unë kam pasur rastin që të shoh edh programe të vendeve të tjera por ky është një nga programet më të mira që i kam parë”, u shpreh ai.

Aktiviteti do të përfshijë edhe “Javën e shijes” e cila ka të bëj me gastronominë. Gjatë kësaj kohë do të jetë në Prishtinë kryekuzhinieri francezë Christophe Dovergne. Shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, e vlerësoi kontributin e atyre që e kanë përkrahur dhe ndihmuar këtë organizim.

“Frankofina ka një dimension të qartë linguistik dhe kulturorë por gjithashtu edhe një dimension politik të fuqishëm që u përmend këtu, e që shprehet në nivel bilateral duke përmendur këtu edhe një vizitë që kanë bërë një delegacion me deputet frankofonë të Belgjikës në Kosovë.”, u shpreh ai duke theksuar se brenda këtyre dimensioneve janë disa vlera shumë të rëndësishme si toleranca dhe diversiteti. Këtë e vlerësoi edhe shefja e kabinetit të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Jehona Shyti.

“Për shumë vite shoqëria kosovare ka qenë adhurues e Frankofonisë kurse sot jemi në një status tjetër, jemi vet frankofonët, për faktin se jemi pjesë e organizatës Frankofone. Jemi të nderuar që gjatë gjithë muajit mars përveç që do të dëgjojmë gjuhën e bukur francezë do të shijojmë performaca të shumta artistike që vijnë nga një prej komuniteteve më elitare, artistike, të kulturës edhe nëpër botë e që është komuniteti artistik frankofon”, u shpreh Jehona Shyti.

“Javët e Frankofonisë” do të fillojë sonte në ora 19:00 me koncertin e këngëtarit francezë Charles-Baptiste në Teatrin Oda. Kurse dita e nesërme, 8 marsi do i kushtohet gruas. Do të jetë një konferencë me temën: Të drejtat pronësore të grave në Kosovë: Trashëgimia dhe barazia para ligjit dhe shfaqje teatrore me temën e grave pioniere. Edicioni i 18-të i “Javëve të Frankofonisë 2018” do të fillojë sonte me 7 mars dhe do të zgjasë deri më 31 mars./ KultPlus.com

Mjuzikli për Millosheviqin që nuk përmbushi pritjet e serbëve

Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij derisa po gjykohej për krime lufte, Sllobodan Millosheviq, udhëheqësi i fuqishëm i dikurshëm serb, ndau sërish audiencën e tij, ndërsa kësaj radhe si karakter në një mjuzikël që debutoi të martën.

“Ngritja – Tregimi i Sllobodanit”, e shkruar nga shkrimtarja nga Beogradi Jellena Bogavac, përqendrohet më shumë në marrëdhënien personale të Millosheviqit me bashkëshorten e tij të fuqishme, Mirjana, të bijën e tij Marija dhe të birin Marko sesa në politikat që e bënë atë të ulët, raporton Reuters.

Millosheviqi nisi një valë nacionalizimi për t’u ngritur në pushtet fuqishëm në Beograd më 1989 derisa komunizmi po rrënohej gjithandej Evropës lindore. Ai më pas e çoi Serbinë në një dekadë luftërash në Bosnje, Kroaci e Kosovë. I cilësuar nga nacionalistët serbë si kampion i tyre kundër kroatëve katolikë dhe myslimanëve boshnjakë e shqiptarë të Kosovës, Millosheviqi u pa si diktator brutal nga Perëndimi.

Rreth 200 serbë të Kosovës morën pjesë në shfaqjen në një teatër në Graçanicë. Ata ndanë emocione të përziera për të.

“Nuk ka gjë në të, është thjeshtë një manipulim i madh… një teatër politik që vërtetë na mashtroi”, thotë Zhivojin Rakoçeviq, ish-gazetar nga Graçanica, transmeton Koha.net.

Në një skenë, Millosheviqi ngushëllon të bijën e tij për shkak të gjendjes së rëndë financiare në radio-stacionin e saj. Në një tjetër ai i thotë Markos të mos e tej-ngroh ujin në pishinën e tyre familjare.

Millosheviqi humbi pushtetin pas fushatës bombarduese të NATO-s më 1999 dhe pas trazirave të mëdha tetorin e vitit 2000.

Shfaqja përfundon me gjykimin e tij në Hagë për krime lufte, ku edhe pësoi sulm në zemër më 2006.

“Jam e kënaqur… qëllimi i tërë shfaqjes është në një fjali, kur një i ri thotë ‘Slloba (Millosheviqi) nuk më ka bërë për vete’”, thotë Viktorija Zhivkoviq, që punon në një shkollë lokale.

“Deshëm të tregojmë përmes personaliteteve të tyre çfarë ka ndodhur në Kosovë… dhe në Serbi në të ’90-at”, thotë aktorja nga Beogradi, Tamara Tomanoviq.

Paralajmërimet për shfaqjen kishin nxitur edhe thirrje që ajo të mos lejohet në Kosovë, meqë, siç thuhej, “ringjallja e Millosheviqit” provokon familjet e viktimave të luftës.

Nenad Todoroviq, regjisori i shfaqjes, tha për Zërin e Amerikës se me gjithë paralajmërimet për rrezikun, shfaqja shkoi shumë mirë.

“Unë jam i mahnitur nga pritja e audiencës, pasi tensioni para shfaqjes ishte i madh dhe unë kam pritur ose do të na mbrojë KFOR-i ose do të mbrojnë ekipi i të dashuruarve në Sllobodan Millosheviqin. Falë Zotit gjithçka ka mbaruar siç duhet, dhe për herë të parë pas premierës dhe pas 20 vjetësh pune i them faleminderit Zotit, ishte e mrekullueshme dhe nuk jemi gjuajtur me vezë apo domate”, tha regjisori Todoroviq.

Në shfaqje nuk mori pjesë asnjë udhëheqës i komunitetit serb dhe duke shprehur zhgënjimin me këtë, regjisori Todoroviq tha se Ballkani ende përballet me politika nacionaliste.

“Dëshmia se kolegët tuaj në media dhe politikanët kryesorë që udhëheqin edhe njëherë treguan se sa frikacakë janë dhe se si janë arratisur nga arti. Arti fitoi politikën e mjerueshme nacionaliste që sonte priste që të na qëllonin sepse po luajmë një pjesë të historisë dhe një të personi gjatë viteve të nëntë dhjeta në Ballkan”, tha regjisori Todoroviq.

Salla nuk ishte e mbushur e tëra.

Hapet ekspozita e pullave postare të Kosovës

Sot Posta e Kosovës prezantoi ekspozitën e pullave postare në kuadër të ekspozitës së përhershme në Muzeun e Kosovës për nder të vitit jubilar të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Eksponatet e pullave postare, paraqesin një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e Kosovës që nga viti 2000, si dhe afirmimin dhjetëvjeçar të Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë e deri më tani.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për qytetarët ku mund të njihen nga afër me pullat postare të Kosovës.

“Përgjatë periudhës 18-vjeçare, kemi emetuar pulla postare me pamje të trashëgimisë kulturore, me imazhe të heronjve, dëshmorëve, të personaliteteve me famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kemi promovuar florën vaskulare të Kosovës, pastaj të arriturat në kulturë, në art dhe në sport”, thuhet në një komunikatë nga Posta e Kosovës.

Filatelia e Postës së Kosovës gjatë vitit të kaluar është shpërblyer me dy çmime prestigjioze ndërkombëtare. Për pullën postare më të bukur në Botë “Shenjtërimi i Nënës Terezë” nga organizata International Philatelic Prize “Saint Gabriel”, në Verona të Italisë, si dhe çmimin tjetër për vendin e 5-të me pullën më të bukur postare “Evropa 2016 – Mendo gjelbër”, në ekspozitën ndërkombëtare “Grand Prix De L’Exposition Ëipa” të mbajtur në Austri./ KultPlus.com

Rita Ora: Gjithmonë e kam përmendur faktin se jam shqiptare (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, përgjatë konferencës së saj të mbajtur në Prishtinë me rastin e koncertit të saj, që do ta mbaj sonte për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka treguar për emocionet e saj për këtë koncert, e cila e ka vlerësuar si një koncert më të veçantë, karshi koncerteve të tjera që i mban në katër anët e botës, shkruan KultPlus.

Ajo, për të treguar për rrënjët e saj, përgjatë konferencës ka bërë edhe simbolin e shqiponjës.

Gjithashtu ajo ka përmendë se në të gjitha koncertet e specifikon faktin se është shqiptare.

Kurse ajo ka kujtuar se në fillim ishte këngëtarja e vetme shqiptare në tregun ndërkombëtarë, kurse tashti ka përmendur edhe Dua Lipën dhe Bebe Rexhën./ KultPlus.com

Rita erdhi në Prishtinë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tashmë ka shkelur në tokën e Kosovës, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka ardhur në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ajo nuk deshi të dalë para medieve që të marrin ndonjë pamje ose të prononcohet, por që ajo erdhi dhe pas më pak se dy orësh, Rita do të paraqitet në një konferencë për medie.

Rita ka ardhur në Kosovë për të festuar së bashku me vendasit e saj dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në orën 15:00, Rita pritet të dal në një konferencë për media kurse nga ora 20:00 pritet të filloj koncerti, në të cilin ajo do të interpretoj./ KultPlus.com

BKK, hapë ekspozitën me koleksionin e pazbuluar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut (FOTO)

Gili Hoxhaj

Ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu” kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, sot mblodhi shumë vizitorë të cilët më shumë vëmendje shikonin materialet e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë prezantoi një kronologji të materialeve për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, duke shfaqur një korpus të përzgjedhur të librave, artikujve, citateve dhe fotografive, që po ekspozoheshin për herë të parë dhe që shumë prej tyre pasqyrojnë ndikimin e figurës emblematike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kulturën dhe dijen në Kosovë.

Ekspozita nxjerrë në pah rëndësinë e kësaj figure emblematike e cila kishte zgjuar interesin e krijuesve nga vende të ndryshme të botës. Gravurat angleze, franceze, gjermane, e italiane kishin zënë vend në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ndërsa artikuj gazetash që qëndronin në anën tjetër të hollit, nxirrnin në pah fakte tejet të rëndësishme lidhur me figurën heroike të Skënderbeut. Ndërsa në hollin sipër ndodheshin një serë botimesh të huaja dhe shqiptare, ku përfshiheshin botimet që nga koha Marin Barletit. Ilustrimet sipër po ashtu tregonin rrugëtimin heroik të jetës së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Hapjes së kësaj ekspozite i paraprinë fjalët e drejtorit të BKK-së, Fazli Gajrakut i cili tha se Skënderbeu ishte prirës me të cilin ka filluar dhe ka marrë formë ideja identitetit shqiptar, shtetit shqiptar dhe ideja e bashkimit shqiptar ndërsa shtoi se Gjergj Kastrioti është figura më e madhëruar e shqiptarëve.

“Figura e Gjergj Kastriotit është figura më monumentale që është thirrur në ndihmë gjatë periudhave të vështira. Ne po i zbulojmë këto materiale që të ngjallim kujtesën për lavdinë e një të kaluare të cilën sa më shumë e kujtojmë, aq më mirë i kemi punët. Edhe pas pesë shekujve dalin fakte interesante dhe të pazbuluara ndonjëherë duke u bazuar në monedha, letra zyrtare, pamflete, kronika, regjistra të gjetura në arkiva turke dhe ato evropiane” ka thënë Gajraku sot gjatë hapjes së kësaj ekspozite.

Gajraku tha se ky koleksion tregon se Figura e Gjergj Kastriotit nga koha e Barletit e deri më sot ka tërhequr vëmendjen e politikanëve, historianëve studiuesve të letërsisë së shkruar dhe popullore, të historisë së qytetërimeve, të piktorëve, skulptorëve, regjisorëve e të rapsodëve.

Pas tij fjalën e mori Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi i cili tha se ndihet i nderuar të jetë pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ndërsa tha se figura e Skënderbeut gjatë shekujve të tërë ka qenë frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet dashur e ruajtur atdheu, ndërsa theksoi se ai po ashtu ka qenë frymëzim për shumë krijues.

“Skënderbeu me veprimtarinë e tij ka nderuar popullin shqiptar duke u bërë ambasadori më i mirë i mbrojtjes se vlerave civilizuese dhe evropiane. Sa më shumë kohë që do të kaloi figura e Skënderbeut do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme” tha ministri Gashi ndërsa shtoi se kjo ekspozitë është një kontribut i çmuar i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe duhet të mbete si një shembull i mirë që secili nga ne të jap kontribut në ndriçimin e historisë tonë të pasur. / KultPlus.com

Marie Shllaku, shkodrania që u flijua për Kosovën

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Maria ishte e lidhur kryesisht me shqiptarë të besimit mysliman, natyrisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht se ishte një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore.

Marie Shllaku, vajzë e re shqiptare, pati fatin të gjendej midis burrash të mëdhenj të kombit shqiptar dhe veçanërisht midis burrash dhe luftëtarësh të mirënjohur shkodranë, ndër të cilët ishin edhe i madhi At Gjergj Fishta, Bernard Llupi, etj.
Marie Shllaku, ndonëse shumë e re në moshë, vetëm 20-vjeçare, ishte studente dhe përbënte rast të rrallë për femrat shqiptare të asaj kohe.
Ajo u angazhua me tërë qenien e saj, me të gjitha forcat dhe me tërë potencialin që kishte u përpoq ta vinte në jetë idealin e lartë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në ç’kushte, apo në ç’rrethana do të arrihej ajo; sepse kryesorja qe dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë, e këtij qëllimi të shenjtë kombëtar, për çka u derdh kaq shumë gjak, deri edhe vetë gjaku i Marie Shllakut.
Marie Shllaku e vazhdoi rrugën madhështore të luftës për atdhe dhe për çlirim kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodranë, siç ishte Hamzë Kazazi, i cili luftoi kundër pashallarëve të Turqisë dhe Oso Kuka, që luftoi në trojet e Vraninës kundër cubave të Cetinës.
Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavo-komunist Marie Shllaku u gjend edhe në Drenicën legjendare, ku dy dekada më parë luftoi dhe qëndroi për dymbëdhjetë vjet me radhë heroina e popullit, Shote Galica (1895-1937). Po kështu, edhe pse ishin kohë të turbullta, ato kohë kur doli kundër tradhtisë serbosllave heroi Shaban Palluzha, Maria, pa kurrfarë hamendjeje, që në ditët e para doli në anën e tij dhe e përkrahu deri në fund me gjithë ç’pati, duke u bërë krah përpjekjeve vigane të fundit të luftës antifashiste, që të hiqej qafesh njëherë e përgjithmonë zgjedha sllave.
Marie Shllaku është e lindur në Shkodër më 22 tetor 1922, nga babai Marku dhe e ëma Dila. Prindërit i kishin kushtuar kujdes të madh shkollimit të Marisë.
Në saje të përkujdesjes së drejtpërdrejtë të atdhetarit At Gjergj Fishta, i njohur si shkrimtar me orientime patriotike, Maria kishte mësuar mirë historinë shqiptare, fliste pa gabim gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht si dhe gjuhën e vjetër greke. Me vështirësi Maria e fliste edhe gjuhën serbo-kroate.

Heronjtë e Lufës së Kosovë

Marie Shllaku, edhe në momentet më vendimtare, në kohën më tragjike të luftës kundër ripushtimit serbosllav, iu bashkëngjit krahut më atdhetar të asaj kohe, rreth 100 intelektualëve që u angazhuan rezistencën shqiptare të fundit të luftës antifashiste. Ndër këto figura më të ndritura ishin:
Shaban Palluzha, prof. Ymer Berisha, At Bernard Llupi, Mehmet Gradica, Gjon Serreqi, Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Metë Dini, Bajram Sokoli (vëllai i bajraktarit të Uçës), Qazim Bajraktari i Astrazupit, Sadik Lutani, Ajet Gërguri, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, Ismail Thaçi, Nuhi Gashi, Hasan Bilalli, Kemal Skënderi, Mulla Idriz Gjilani, Hysen Tërpeza, Kolë Parubi, Luan Gashi, etj., të cilët qëndruan deri në fund të pamposhtur.
Në vend të posaçëm në jetën ilegale dhe në luftën që bëri Maria nëpër trevat e Kosovës zë atdhetari Pjetër Toma. Maria ishte e lidhur kryesisht me shqiptarë të besimit mysliman, natyrisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht se ishte një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore. Ajo, natyrisht, i kishte të qarta edhe qëllimet përçarëse të serbosllavëve dhe e dinte se po këta ishin edhe burim i të gjitha shpifjeve kundër saj. Prandaj ajo nuk i përfillte ato.
Në luftën për pavarësinë kombëtare dhe për bashkimin e trojeve të pushtuara Maria u angazhua në mënyrë të gjithanshme.
Duke e parë ngulmimin e saj si studente, me tipare të shquara të atdhedashurisë, nacionalist të kohës, Abaz Kupi (Bazi Canit) e angazhoi Marie Shllakun në përpjekje legale për bashkimin kombëtar. Me këtë mision Maria punësohet sekretare e Ilaz Agushit, ministër shqiptar në regjimin italian në Tiranë.
Sipas materialeve arkivore, në prill të vitit 1941, Maria njihet me Bernard Llupin, i cili atëkohë ishte drejtor i Shoqërisë “Bijave të Zonjës” me seli në Shkodër, që ishte e lidhur me Vatikanin.
Në maj të vitit 1942, Marie Shllaku, me sugjerimin e Idriz Matit, ishte punësuar në ministri në Tiranë, seksioni për rrugë, me detyrën e zëvendësekretarit. Me të pranuar të një detyre të tillë të rëndësishme edhe nga Gjergj Gjoni, Maria kishte pranuar detyrën të kontrollonte të gjitha dokumentet, leje sekrete të qeverisë, pastaj ato t’ia lejonte si dokumente dispozitave grupit të Bazit Canit. Këtë detyrë do ta kryente deri më 20 nëntor 1942.

Pas atentatit ndaj Ilaz Agushit, Maria përjashtohet nga puna deri më 25 shkurt 1943, kur do të rrijë e paangazhuar në Shkodër. Ajo, në këtë kohë, lidhet me aleancën angleze, duke shërbyer si korriere në vijën: Tiranë-Shkodër-Romë dhe anasjelltas. Këto punë do t’i realizojë përmes Gjergj Gjonit dhe korrierit të Bazit Canit, Hasan Miftarit.

Më 25 shkurt të vitit 1943 Maria punësohet në Prizren. Punësimi i saj këtu ishte sugjerim i Pjetër Tomës, sekretar kryesor në Ministrinë e Financave me seli në Prizren. Me qëllim që të mbulonte si vëzhguese tërë territorin e Kosovës, Marie Shllaku emërohet nëpunëse në Prizren.
Në këtë kohë edhe Xhafer Deva i ofron bashkëpunim dhe postin e sekretares së tij personale. Xhafer Deva atëbotë ishte ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës (1943-1944). Ofertën e pranoi përkohësisht, pas konsultimit me drejtuesit e grupit të Bazit Canit. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse Maria u tërhoq nga Prizreni në Tiranë dhe sërish u kthye më 9 shtator 1944.
Maria do të deklaronte para gjyqit të OZN-së se ishte antifashiste, por edhe antikomuniste.

Më 21 tetor 1944, në fshatin Novoselë, Maria mbajti një fjalim atdhetar. Më 9 nëntor 1944 partizanët hynë në Gjakovë, ndërsa Maria, bashkë me Mehmet Agë Berishën, kaloi në rajonin e Ferizajt, ku qëndroi disa ditë. Në këtë kohë ajo do të udhëtojë nga Ferizaj në Gjilan, pastaj në Prishtinë, ku do të takohet për herë të fundit me Xhafer Devën, me Rexhep Mitrovicën dhe me liderë të tjerë, prej të cilëve do të marrë udhëzime për veprime të mëtutjeshme, që të lidhet me Bernard Llupin në Pejë dhe prej andej të mbante lidhje edhe me Shkodrën dhe me rezistencën që do të drejtohej prej andej.

Nga Prishtina transferohet në Pejë, në hotelin “Skënderbeg”.

Këtu, sipas instruksioneve që ia kishte dhënë Komiteti i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që po vepronte me porositë e Xhafer Devës, merr përsipër organizimin e grupeve të rezistencës në tërë vendin. Këto grupe udhëhiqeshin nga Metë Dina, Adem Shala, Mehmet Gradica dhe Marie Shllaku. Atëkohë rezistenca shqiptare kishte llogaritur në 3000 veta që do të rekrutoheshin në luftë.
Prifti atdhetar Bernard Llupi e lidh Marien me Ndue Përlleshin, kryetar komune në Budisalc të Lugut të Drinit. Aty mbahet një takim me popullatën e kësaj komune, me ç’rast flet Marie Shllaku. Një javë më vonë, më 27 dhjetor 1944, në odë të Ukë Bekës, në fshatin Krushevë e Madhe, Maria sërish mban një fjalim pranë flamurit kombëtar dhe e thërret popullin shqiptar në kryengritje kundër ripushtimit sllavo-komunist. Gjatë një konfrontimi të luftëtarëve që e përcillnin Marien me ata të OZN-së serbosllave, në Gllogjan (të Lugut të Baranit), Maria plagoset, ndërsa Qendra e Komitetit Demokratik Shqiptar, në këto rrethana, do ta vendosë atë në shtëpinë e Pjetër Tomës (më 9 dhjetor 1944), në Dobërdol të Llapushës, ku do të mjekohet për tri javë.

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Ishte në mbledhjen e mbajtur në Livadhet e Hajdinit (Pllaçicë), në fillim të korrikut të vitit 1945, në Kuvendin e Dobërdolit më 4 e 5 gusht 1945, në Grykë të Graçevës në fillim të shtatorit dhe me Çetën e Ukë Sadikut, në Luftën e Çelisë së Siçevës, më 12 shtator 1945, ku mori plagë të rënda. Bashkë me Musli Hotin u drejtua nga Resniku. Musliu nga gjakrrjedhja vdiq, kurse Maria u drejtua nga Açareva, ku, me ndihmën e Xhafer Imerit, shkoi në shtëpinë e Hatës (gruaja e Xhemajl Selimit), të cilën e njihte edhe më parë. Kjo grua e mjekoi me barna popullore. Spiunët e hetuan, e lajmëruan OZN-në e Skenderajt dhe e zunë. Pas shumë burgjesh dhe torturash shtazarake të OZN-së serbosllave, në vitin 1946, së bashku me tre shkodranë të tjerë, Gjyqi Ushtarak (prokuror Ali Shukria) e dënoi me vdekje.
Në sallën e Gjyqit të Prizrenit Maria brohoriti: “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë!”
-Në odën e Imer Seferit të Turjakës prof. Ymer Berisha ma kishte dhënë një letër që t’ia dërgoja Marie Shllakut në Prizren. Marinë e gjeta duke punuar në një zyrë të Komunës së Prizrenit. Asaj i tregova se kush më kishte dërguar e ajo e mori letrën dhe më falenderoi. Unë u ktheva dhe në Rahovec, e takova prof. Ymer Berishën dhe i tregova se ia kisha dhënë letrën Marie Shllakut. Edhe Ymeri më falënderoi për punën e bërë.
Unë mora pjesë edhe në gjykimin e Marisë në Prizren, më 11 korrik 1946. Shkuam së bashku me Osman Isuf Kastratin e Turjakës.
Në sallë ishte atmosferë e zymtë, plot policë, prokuror Ali Shukria. Maria ishte kryelartë, s’i jepte pesë para se çfarë dënimi do t’i jepnin.
Në gjykim ishte edhe Bedri Pejani. Maria sypatrembur u përgjigjej pyetjeve të prokurorit Ali Shukria. I pranonte të gjitha veprat që i kishte bërë. Në një rast ajo tha:
-I pranoj të gjitha veprat që i kam bërë, por këtu ka shumë edhe shpifje dhe akuza ndaj meje. Veprat e mira në të mirë të kombit tim i pranoj, edhe nëse ato nuk janë të miat! Kjo e habiti trupin gjykues
Maria kishte pasur ndikim të drejtpërdrejtë, së bashku me prof. Ymer Berishën, Miftar Bajraktarin, Azem Aruqin dhe personalitete të tjera të shquara të kohës, kur më 13 shkurt të vitit 1945, ia kishin shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare Shaban Palluzha dhe togeri Mehmet Gradica. Maria, gjatë këtij solemniteti, mbajti një fjalim të zjarrtë, duke elaboruar lidhur me gjendjen politiko-ushtarake, e cila mbretëronte në të gjitha trojet shqiptare, me theks të posaçëm për tradhtinë e forcave komuniste shqiptare që ua kishin bërë interesave kombëtare, duke lidhur aleanca me popujt sllavo-ortodoksë.

Dënimi

Procesi më i madh gjyqësor, dhe që zgjoi interesimin e masave të gjëra shqiptare, pa dyshim është procesi gjyqësor i At Bernard Llupit, Kolë Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumë të tjerëve, që ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të prof. Ymer Berishës.
Procesi filloi me 29 qershor 1946, dhe përfundoi me 11 korrik po të njëjtit vit, që do të thotë se zgjati gjithsej 13 ditë pa llogaritur ditët e hetuesisë e të tjera. Prokuror publik i këtij procesi, siç ishte bërë rregull si në çdo proces tjetër ishte Ali Shukriu. Procesi u mbajt në Prizren.
Me 29 qershor, Prizreni ishte në zi. Para trupit gjykues të okupuesit, në bankën e zezë u ulën 27 të akuzuar shqiptarë. Ata akuzoheshin vetëm pse kishin dashur vendin e tyre, lirinë dhe një Shqipëri Etnike. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut, se qe sa kohë ke filluar të merresh me politikë, ajo iu kishte përgjigjur “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë” dhe ja pse u dënua me vdekje Marie Shllaku. Arena Dardane/ KultPlus.com

Gjeneralët që kryen krime në Kosovë, japin mësim në Akademinë e Beogradit

Akademia ushtarake e Serbisë ka vendosur që krimet e eprorëve ushtarakë të saj në Kosovë t’i shndërrojë në një doktrinë të re e të posaçme lufte.

Për këtë dëshmon vendimi më i ri i saj që në Akademi të ligjërojnë gjeneralët dhe oficerët më të dalluar për krimet e luftës e në Kosovë.

Publicisti Veton Surroi, në një postim në Facebook, ka publikuar një pjesë nga libri i tij i fundit “Gorillat që s’i pamë” në të cilin ka përshkruar një krim special të këtyre kriminelëve ushtarakë nga të cilët Serbia nuk heq dorë dhe nuk distancohet.

Përkundrazi, edhe zyrtarisht i bënë edukatorë të akteve kundër njerëzimit siç është krimi i luftës duke ligjëruar këtë lëndë, po duket e posaçme kundër shqiptarëve në Kosovë.

Ata edhe kanë çfarë të ligjërojnë pasi e kanë të pasur përvojën nga krimet në Kosovë.

Surroi ka rikujtuar njërin nga krimet:

Më 1 maj të vitit 1999 , afër “Ferronikelit” u ekzekutuan Shyqri Deliu së bashku me 24 të tjerë. Shyqri Deliu ishte 13 vjeçar, të tjerët së bashku me të ishin që të gjithë të mitur.
Komandant i zonës së përgjegjësisë , në ushtrinë serbe ishte Lubisha Dikoviq, sot shef i shtatmadhorisë të Ushtrisë së Serbisë. Epror i tij ishte gjenerali Vlladimir Lazareviq, i dënuar me dhjetë vjet burgim nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Me vendim të Ministrit të mbrojtjes të Serbisë, gjeneralët Dikoviq dhe Lazareviq do të japin mësim në Akademinë ushtarake të Serbisë.

Njëra prej orëve mund të jetë ekzekutimi i fëmijëve si mjet për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë, shkruan Insajderi./ KultPlus.com

Angjelin Preljocaj: Rikthehem në tokën e të parëve me të njëjtin emocion (VIDEO)

Koreografi francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj rikthehet në Tiranë me premierën botërore “Natyrë e qetë” Spektakli përmban dy pjesë “Viza lidhëse” një krijim i vitit ’89, një duo mashkullore ku për herë të parë do të interpretojë edhe një balerin shqiptar, Redi Shtylla si dhe premiera absolute “Krijimi” që do të interpretohet nga 6 balerinë francezë.

Kryeveprat botërore “Trait d`union” dhe “Creation” rikthejnë në Tiranë koreografin francez me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj. Një balet për jetën, pasionin e vdekjen interpretohet për publikun shqiptar më 4 tetor në Pallatin e Kongreseve. Lidhjet e ngushta me vendin e origjinës nuk nguron t`i shpreh teksa thotë se rikthehet në tokën e të parëve me të njëjtin emocion.

“Është sikur kthehem gjithmonë në shtëpi. Edhe kur kthehem në lagje sepse edhe Franca është shtëpia ime, më ka dhënë shumë. Por kur kthehem këtu ka diçka të rrënjosur thellë që është shumë shumë e vërtetë. Është sikur kam dy burime brenda shpirtit tim dhe mendjes time”, tha Angjelin Preljocaj.

Spektakli do të përmbajë dy pjesë “Traktati i Bashkimit” një krijim i vitit ’89, një duo mashkullore ku për herë të parë do të interpretojë edhe një balerin shqiptar, Redi Shtylla si dhe premiera absolute “Krijimi” që do të interpretohet nga 6 balerinë francezë.

“Mund të japim jetën që duam një baleti, varet nga dëshira dhe vullneti jonë për tia dhënë këtë jetë, është një balet që na ka pëlqyer dhe prekur shumë. Kam dashur që ky balet të vazhdojë të jetoj dhe tju përcjell gjeneratave të reja, të ketë emocionin që ndjej unë nëpërmjet këtij baleti. Prandaj e kam marrë dhe rishfaqur disa herë. Pra është një balet që e kam vënë në kundra peshë me baletin Dasma. Çfarë kam dashur të përcjell përmes lëvizjes dhe jetës në skenë, është sesa të vegjël jemi ne në këtë univers. Sa e vogël është jeta jonë brenda jetës të së madhe. Është një balet që flet për kohën që kalon. Për jetën për vdekjen, për pasionin”, pohoi tutje Preljocaj.

Preljocaj çel edhe Festivalin e 12 të Dancit Kontemporan në Shqipëri, një zhanër që e cilëson të vështirë dhe impenjativ për tu realizuar.

“Ideja mbi teknikën dhe virtuozitetin e kërcimit konteporan është një ide më shumë në kokat e njerëzve sepse duhet një punë e madhe dhe e vështirë që të arrish virtuozitetin në kërcimin konteporan”, përfundoi Preljocaj.

Pas Shqipërisë, me 5 tetor koreografi Preljocaj do ta shfaqë krijimin e tij në Kosovë, Serbi e më pas në Evropë. Preljocaj ka një krijimtari të njohur për publikun shqiptar, në vitin 2014 dhe 2015 ai bashkëpunoi me teatrin Kombëtar të Operas dhe Baleti t me veprat “Ekstravaganca” dhe “Dasma”, shkruan oraneës./ KultPlus.com

Fotografia që na dha trishtim

Fotografia e vitit 1967, të cilën historiani shqiptar, Kastriot Dervishi e publikoi për herë të pare me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së At Zef Pllumit na dha tronditje e trishtim.

Është fiksuar çasti kur At Zef Pllumi u arrestua nga komunistët, derisa provoi të kapërcente ilegalisht kufirin.

Pikërisht në vitin 1967, regjimi komunist ndaloi besimin në Zot dhe Shqipëria zyrtarisht u shpall i vetmi shtet ateist në botë!

At Zef Pllumi vuajti plot 25 vjet burg në Diktaturën shqiptare. Nëse shqiptarët mendojnë se janë liruar nga hija e këtij regjimi, gabojnë rëndë.

Pasi komunistët në Kosovë e Shqipëri, nuk u ndëshkuan për krimet e bëra për gjysmë shekulli, pasardhësit e tyre neokomunistët e rinj, sërish kanë nxjerrë kokën dhe dy shtetet shqiptare vazhdojnë të kërcënohen me mungesë perspektive në varfëri e izolim.
Neokomunistët ende luftojnë kundër sloganit të shenjtë: Për Fe e Atdhe. (Shkruan Bajram Mjeku)/ KultPlus.com

Vokalisti i ‘Deep Purple’ performon sonte në Kosovë

Në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, sot bëhet pritja zyrtare e legjendës së rockut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Joe Lynn Turner, do të performojë sot në koncertin e festës së vjeljes së rrushit “HardhFest 2017”.

Ndryshe, Hardh Fest këtë vit mbahet në datat 7, 8, 9 dhe 10 shtator, nën sloganin “Mbas verës, vjen vera”. / KultPlus.com

Shtëpitë e vjetra të Prizrenit, nën llupën e shndërrimit artistik në Autostrada Biennale (FOTO)

Në një kohë rrënimesh të objekteve të vjetra, dëmtimit të kujtesës kolektive e vlerave kulturore historike nëpër qytete të Kosovës, shtëpitë e vjetra të Prizrenit janë bërë destinacon i artdashësve.

Autostrada Biennale i ka shndërruar ato në vendtakime për artin bashkëkohor.

Nën kulmet e shtëpive të vjetra të qytetit, bashkë me trashëgiminë, kanë marre jetë shumë vepra të artit bashkëkohor, të lidhura me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor të Prizrenit.

Një nga to është shtëpia e Nafis Llokvicës, që është shtëpia më e vjetër në kompleksin e Marashit. Burimet e shkruara flasin shumë pak për këtë shtëpi, por pronari i kësaj shtëpie dëshmon që kjo shtëpi është ndërtuar nga paraardhësit e tij 250 vite më parë. Shtëpia ka qenë e banueshme deri në vitin 2013 dhe në të kanë jetuar 4 gjenerata të familjes Llokvica. Nga 2013 – 2016, pronari ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet përgjegjëse dhe NGO-të mbështetje financiare për restaurimin e saj, por fatkeqësisht nuk ka marr përgjigje pozitive. Prej asaj kohe shtëpia lihet pas dore me çka fillon procesi i degradimit të saj.

“Ne prizrenasit me gjithë qejf, duke e rrahur gjoksin themi se Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, por Prizreni është kryeqyteti kulturor i Kosovës. E gjithë kultura fillon nga Prizreni. Prizrenit nuk i thonë kot muzeu i hapur” , thotë pronari i shtëpisë, Nafis Llokvica, duke shtuar se kjo përvojë e ka inspiruar për gjëra më të mira:
“Në Prizren askund nuk ka galeri. Ndoshta, pas Autostrada Biennale, këtë vend do ta bëj galeri duke i ftuar piktorët, sepse mund të hapen ekspozita të bukura. I gjıthë ky Prizren me mbi 200 mijë banorë, nuk ka asnjë galeri. Vetëm hamamin e kemi, e cila herë pas here shfrytëzohet dhe asnjë galeri tjetër nuk e kemi.”

Pronari Nafis Llokvica për 40 vite me aparatin e tij ka qenë dëshmitar i shumë ndodhive të cilat janë dokument i kohëve të shkuara, të ruajtura në foto-arkivën e tij të pasur, shkruan KultPlus.

“Kur flas rreth këtij profesioni, më duhet të kthehem më prapa, sepse kam jetuar në këtë shtëpi. Mund të them që krijimi i arkivës, filloi si një hobi, dhe më vonë u shndërrua në fobi, sepse nuk doja ta humbas asnjë moment. Çdo gjë të incizoj, të filmoj, të fotografoj, e kam ndjerë nevojën t’i ruaj të gjitha, sepse e di që të gjitha këto një ditë do të bëhen histori. Ndoshta pas meje, ndoshta unë nuk do t’i shohë ato ditë, por borxhi im është që ta ruaj të gjithë këtë arkivë, ta digjitalizoj dhe ta mbroj nga zhdukja, ” tregon Llokvica.

” Ngjarjet kulturore në Prizren, plotësisht, të gjitha i kam xhiruar, sepse afro 20 vjet kam marrë pjesë në teatër. Ka edhe ngjarje politike, protesta. Unë gjatë luftës kam qëndruar këtu. Ka pamje nga lufta, pasluftës ka pasur shumë ngjarje, pas viti 1999 kemi pamje të shumta. Dokumentari më së shumti që ka pasur interesim është ‘’Çlirimi i Prizrenit’’. Ajo kasetë ka arritur në pesë kontinente.”

“Bukuria e fundosur”
Shtëpia e Nafis Llokvicës, dikur e përmbysur nga vërshimet e Lumbardhit, është kthyer në galeri ekspozuese për fotografitë e artistit Tajvanez YANG SHUN-FA, titulluar “Bukuria e fundosur e Formosës”
Me këtë seri fotografish, Yang kërkon të zgjojë vëmendjen e njerëzve për ndryshimet klimatike dhe ndryshimeve që ndodhin rreth nesh. Sipas Yang : “Gjithçka po ndryshon, përveç të menduarit tonë. Ne nuk i marrim paralajmërimet e Nënës Natyrë seriozisht dhe ende besojmë se njerëzimi do të triumfojë mbi natyrën.”

Në njërën nga dhomat e vjetra të shtëpisë, vazhdon të shfaqet video dokumetimi i performancës së Li Binyuan nga Kina, shkruan KultPlus.

Li Binyuan punon me mjedisin e tij të afërt dhe ngjarjet që ndodhin rreth tij. Puna e tij nënvizon përsosjen e individit, trupin në sjelljet e tij të shumëfishta. Li Binyuan e vendos vetë jetën në qendër të punës së tij, por nganjëherë na sjell edhe përtej kësaj.

“BUJQËSI E LIRISË” është vepër mbi tokat që artisti trashëgoi pas vdekje së të atit, që ai i përdori për fermë.
“Kjo më bëri të humbas, duke mos ditur se çfarë të bëj me të. Unë u përpoqa ta shmangja atë. Duke u turpëruar nga përballja me realitetin, unë rrallë shkoja në shtëpi. Megjithatë, problemi nuk zgjidhet për shkak të tjetërsimit tim. Ndjesia ime e përkatësisë dhe e identitetit është zhdukur gradualisht.,” shpjegon Li Binyuan, duke vijuar:

“Nuk është se deri në vitin 2014 unë kam vendosur të bëjë një performancë në një nga pronat e tokës, që të përdor trupin tim për të rishikuar dhe riprekur vendin tim të lindjes, i cili është bërë i çuditshëm dhe i afërt me zemrën në të njëjtën kohë. Unë hidhesha lartë dhe bija përsëri në tokë vazhdueshëm derisa pushoi rraskapitja, më në fund u afrova me të. Titulli “Bujqësia e Lirisë” vjen nga certifikata e pronësisë së tokës dhënë nga Komiteti i Fshatarëve. E shoh këtë proces si një masë të vetë-shpëtimit. “Bujqësia e Lirisë” është një vepër e dialogut me vet – veten, me gjeneratën e prindërve të mi dhe realitetin tim, përmes të cilës përpiqem të gjej një ekuilibër në mes të trejave. Ndoshta për të ringjallur disa gjëra, në të njëjtën kohë për të rikonfirmuar përkatësinë time. Çdo kërcim është një largim dhe rënia është kthimi në shtëpi. Midis largimeve dhe kthimeve, diçka definitivisht mungon.”

“Bukuria e fundosur e Formosës” dhe “Bujqësi e lirisë” qëndrojnë të ekspozuara në shtëpinë Nafis deri më 23 shtator, kur edhe përmbyllet edicioni i parë i Autostrada Biennale. / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi priti një delegacion të Finlandës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot një delegacion të Finlandës, të kryesuar nga Pekka Metso, ambasador për proceset e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës (MFA), të shoqëruar nga Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Anne Huhtamaki, përcjellë KultPlus.

Ndërmjet ministres Dumoshi dhe delegacionit finlandez u bisedua për bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e kulturës.

Ne këtë takim, ambasadorja finlandeze e uroi ministren për detyrën e re dhe premtoi ndihmë në përmbushjen e agjendës së promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Republikës së Kosovës.
Ndërsa ambasadori Pekka Metso e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën e mirë në shtetformim, sidomos tani në vigjilje të festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, përfshirë integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare./ KultPlus.com

Alketa Xhafa Mripa, artistja që pështynë e nuk njeh kufij (FOTO)

Tabela e bilardos është moment eksitimi. Njëjtë, edhe moment i duelit, gjithmonë për fitore. Tabela e bilardos është tabela e topave me ngjyra. Tabela vështirë se mendohet si vend ku pështyhet, a prej të cilit pështyhet në drejtim tjetër.

Por tabela është edhe vendi i veprës artistike të radhës nga Alketa Xhafa Mripa.

Përderisa loja zhvillohet normalisht, në një tavolinë bilardoje rregullat dhe kufijtë e arenës dakordohen nga lojtarët. Kur fillon performanca e artistes, ajo del nga diku, rreth publikut, ecën drejt tavolinës, ngjitet, shtrihet në bark, e nxjerr kokën dhe pështyn.

Pështyma e saj natyrore shkon përtej kufijve. Performancën e tillë “Ujëvara/Waterfalls” Alketa Xhafa Mripa e realizoi para disa ditësh në kuadër të Autostrada Biennale – Bienalja e Artit e cila në Prizren po sjellë artistë të ndryshëm që sfidojnë kufijtë me mediume të ndryshme e duke ndërtuar art mbi inspirime të ndryshme.

Performanca ka ardhur në Stacionin e Autobusëve, vend ku politikat e mëdha dhe të vogla bashkohen përmes pasagjerëve dhe automjeteve, një vend që përfaqëson të dyja, rrugët e ndryshme të kontrollit politik dhe njëkohësisht prodhon linjat e fluturimit që vijnë e shkojnë përmes kufijve.

Projeksioni i performancës është i shfaqur në tavolinën e bilardos deri në fund të Bienales, deri me 13 shtator. / KultPlus.com

Foto: Tuğhan Anıt