Ndonëse autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi, Ali Podrimja ka pikasur me disa prej tyre në mënyrë më të theksuar, shkruan KultPlus.
Madje vargjet e poezisë “Unë, biri yt, Kosovë” të poetit po vazhdojnë
të frymëzojnë brezat e rinj në Kosovë. Këto vargje të fuqishme janë bërë një
lloj himni që shpalos një krenari e shfaq dashuri deri në vdekje për vendin.
Padyshim që krenarë për këto vargje janë edhe familjarët e Podrimës.
Vajza e Ali Podrimës, Donika Podrimja ka treguar për
KultPlus së është krenari që vargjet e babait vazhdojnë të frymëzojnë brezat e
rinj të pasluftës për një Kosovë bashkëkohore që frymon shpresë.
“Është krenari kur vargjet e babait, që na kanë mbajtur të
palëkundur në kohërat më të rënda për shqiptarët, vazhdojnë të frymëzojnë
brezat e rinj të pasluftës për një Kosovë bashkëkohore që frymon shpresë.
Vargjet e Ali Podrimës për ne si familje janë muzikë e spektakleve madhështore
të djemve të Kosovës.
Më poshtë po ju sjellim poezinë “Unë, biri yt, Kosovë”
“Unë, biri yt, Kosovë’’
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta e të shpërthej do si vullkan: – më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë biri yt. / KultPlus.com
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nën praninë e përfaqësuesve të katër ambasadave të huaja në vendin tonë, është bërë hapja e edicionit të 19-të të Festivalit të Filmit të Frankofonisë i cili fillon sot dhe zgjatë deri më datën 19 dhjetor, shkruan KultPlus.com
Drejtori gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Albert Prenkaj, pasi ka hapur konferencën ka falënderuar të gjitha ambasadat e shteteve të huaja të përfshira në organizimin e Festivalit të Filmit Frankofon.
“Kam kënaqësinë që të ju mirëpres këtu në Ministrinë e Punëve të Jashtme për ta hapur “Javët e Frankofonisë” këtu në Kosovë, shfrytëzoj rastin të falënderoj Ambasadën e Francës në Kosovë që na ka besuar këtë nder dhe në veçanti Ambasadën e Zvicrës, të Belgjikës dhe të Luksemburgut për mbështetjen e tyre”.
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine-Butel, ka shpalosur informacionet bazike rreth këtij edicioni.
“Kam kënaqësinë ta shpalli të hapur edicionin e 19 të Festivalit të Filmit Frankofon. Sivjet kemi zgjedhur të prezantojmë komedinë dhe humorin marrë nga Belgjika, Zvicra, Luksemburgut, Kosovës dhe Francës, të cilët do të jenë të pranishëm në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Vushtrrisë”.
Christine Butel, tutje ka vlerësuar rolin e Kosovës në promovimin e frankofonisë.
“Kosova është një akter i vërtetë në botën e frankofonisë, me peshën e kulturës dhe historisë së saj ajo e forcon diversitetin.” Përfaqësuesja e Ambasadës së Zvicrës, Pauline Menthonnex-Gacaferri, ka falënderuar të gjithë akterët e organizimit.
“Dëshiroj të falënderoj ngrohtësisht Ambasadën e Francës dhe institucionet e Kosovës për mbështetjen aktive për promovimin e frankofonisë dhe gjuhës frënge këtu në Kosovë”.
Ajo më pas ka treguar për një numër të madh të kosovarëve frankofon që jetojnë në Zvicër.
“Zvicra është shumë krenare që numëron në popullsinë e saj shumë kosovar frankofon në kantone të ndryshme”.
Përfaqësuesja e Ambasadës së Luksemburgut, Natacha Gomes, ka folur për bashkëpunimin e ambasadës së tyre me atë franceze rreth organizimit të filmit frankofon si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera.
“Ambasada e Luksemburgut edhe në vendet e tjera kanë lidhje të thella me ambasadat franceze dhe me aleancat franceze dhe kontribuojnë shpesh në ngjarjet e frankofonisë dhe jemi shumë të kënaqur dhe falënderojmë edhe njëherë ambasadën franceze që na kanë ftuar të marrim pjesë në festivalin e filmit frankofon”.
Përfaqësuesi i Ambasadës së Belgjikës, Jean Louis Servais, gjatë fjalës së tij ka bërë një lidhje mes mësimit të gjuhës franceze dhe integrimit europian të Kosovës.
“Mendoj që për një vend që është në qendër të Europës siç është Kosova dhe perspektiva e të cilit është e qartë në integrimin europian, për të gjithë frëngjishtja mund të shërbejë për integrim pasi frëngjishtja është gjuhë e rëndësishme e Europës dhe Unionit Europian”.
Drejtoresha për Kulturë nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Jehona Shyti është shprehur e lumtur për këtë organizim.
“Jam shumë e lumtur që këtë vit java e filmit francez në Kosovë do ti kushtohet kryesisht komedisë duke pasur parasysh se komedia është një thesar i çmuar”.
Teksa ka mbyllur fjalën e saj me premtimin për ndihmë të mëtutjeshme për këtë festival dhe përgjithësisht për promovimin e kulturës franceze.
“Kosova ka shumë njerëz që e duan gjuhën franceze, filmin dhe kulturën franceze dhe kjo është një tendencë në rritje duke e parë programet që rrjedhin nga anëtarësimi i Kosovës në frankofoni kështu që ne si Ministri e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të vazhdojmë ta mbështesim anëtarësimin në këtë organizatë”.
Pas konferencës, ngjarja ka vazhduar me një koktej rasti për të pranishmit aty. / KultPlus.com
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, kishte nderin që në ambientet e punës së tij të pres në vizitë Denis Mukwege – Laureatin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018.
Në këtë takim Mukwege u shoqërua nga drejtoresha e Fondacionit
Mukwege, Esther Dingemans, si dhe ekipi i tij dhe përfaqësuese të rrjetit Sema
Vasfije Krasniqi dhe përfaqësuese nga Sudani Jugor dhe komuniteti Jazidi nga
Iraku. Përfaqësues të Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e Torturës Feride
Rushiti, ishin gjithashtu prezent, si organizatë që ftoi Mukwege në Kosovë.
Komisioni Qeveritar shprehu vlerësime të larta për vizitën e Mukwege
në Kosovë, si një mbështetje që vjen drejtpërdrejt për të mbijetuarit e dhunës
seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për angazhimin e shtetit të Kosovës në
adresimin e këtij mjeti të luftës. Komisioni Qeveritar gjithashtu vlerësoi
angazhimin e pakursyer të Mukwege në ngritjen e vetëdijes dhe në ofrimin e
mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme për të mbijetuarit në mbarë botën.
Komisioni e njoftoi Mukwegen për punën e Komisionit që nga
themelimi i tij në vitin 2018 e deri më sot, progresin e arritur deri më tani
në trajtimin e rasteve të aplikimeve për njohjen e statusit si dhe sfidat që po
e përcjellin këtë proces kaq të ndjeshëm.
Në takim, u shkëmbyen përvojat e Kosovës në trajtimin e rasteve të
dhunës seksuale gjatë luftës, si një nga modelet më të mira në botë që
ekzistojnë për rastet e reparacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë
luftës.
Komisioni iu përgjigj pyetjeve që ishin me interes të Mukwege si
dhe i prezantoi procedurat e punës deri në marrjen e vendimit, e gjithashtu
ofroi edhe rekomandimet e tij se si kjo përvojë të përcillet edhe vë vendet e
tjera që kanë kaluar konflikte të armatosura.
Në fund, Mukwege e përgëzoi Komisionin për punën e jashtëzakonshme që po bën me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe se është krenar që Kosova ka arritur të ndërtojë një model kaq të suksesshëm i cili do të shërbejë si model edhe për vendet e tjera që kanë kaluar konfliktin e armatosur. / KultPlus.com
Në shënimin e 20 Vjetorit të themelimit të saj, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) do ta vizitojë Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukwege.
Me ftesën e QKRMT-së, Mukwege do të marrë pjesë në
aktivitetet të cilat do realizohen më 10 dhe 11 nëntor 2019.
Aktivitetet kryesore në të cilat do të marrë pjesë Mukwege, mw
datw 10 nwntor janw: Denis Mukwege viziton QKRMT, ku do të pritet nga stafi i
QKRMT-së dhe përfaqësuesit e OJQ-ve partnere. Takim me të mbijetuarit e dhunës
seksuale gjatë luftës në Kosovë. Takim me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar
për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
Ndwrsa mw datw 11 nëntor, Denis Mukwege do të jetë folësi
kryesor në Konferencën e 20 Vjetorit të themelimit të QKRMT-së, nw ora 9.30 –
14.00, nw Hotel Sirius.
Denis Mukwege do të merr pjesë edhe në pritjen (koktej) e
organizuar me rastin e shënimit të 20 Vjetorit të themelimit të QKRMT-së nw ora
18.30 – 20.30 nw Sheshi 21.
Në kuadër të kësaj vizite, Denis Mukwege do të takohet edhe
me personalitete dhe përfaqësues të institucioneve.
Kush është Dr. Denis Mukwege?
Denis Mukwege i lindur më 1 Mars 1955, është gjinekolog
Kongolez. Ai themeloi dhe punon në spitalin Panzi në Bukavu (1999), ku u
specializua në trajtimin e grave të dhunuar nga rebelët e armatosur. Dr Mukwege
ishte i vetmi obstetër-gjinekolog në atë rajon, ndërsa Spitali Panzi u bë
strehë për mijëra viktima, ku u ndërtua një model që integron mbështetje
psikologjike, ndihmën juridike si dhe mbështetje socio-ekonomike. Me kalimin e
viteve, Dr Mukwege u bë ekspert – udhëheqës botëror në trajtimin e të
mbijetuarve të dhunës seksuale. Ndërsa numri i viktimave të dhunës seksuale në
konflikte po rritej, Denis Mukwege kuptoi se shërbimet mjekësore të vetme nuk
do ta zgjidhin problemin. Kështu, ai zgjeroi aktivitetin në mbështetje të të
mbijetuarve, dhe përtej ndihmës mjekësore, avokimi dhe nismat vetëdijësuese në
nivel global komplementojnë angazhimin e tij human. Kësisoj, së bashku me
aktivisten Jezide, Nadia Murad, Dr Mukwege mori çmimin Nobel për Paqen 2018 për
përpjekjet e tij për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte
në konflikte të armatosura. Përpjekjet e tij për të sjellë në vëmendjen e
Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare , çështjen e
mbrojtjes së grave në zonat e luftës dhe konflikteve të armatosura, dhe për t’i
sjellur para drejtësisë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale, e shndërruan
atë në aktivistin kryesor të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Dr
Mukwege mori çmime të shumta për punën e tij, përfshirë Çmimin e Kombeve të
Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (2008), Çmimin Sakharov të Parlamentit
Evropian (2014).
Revista TIME e renditi atë në mesin e 100 personave më me
ndikim në botë dhe Fondacioni Carter e quajti atë “qytetar të botës”.
Çmime ndërkombëtare:
·
Nobel Peace Prize, with Nadia Murad (October 2018) · Time magazine’s 100 Most
Influential People (2016) ·
Seoul Peace Prize (Seoul, Korea, October 2016) ·
Scandinavian Human Dignity Award Laureate, by the Scandinavian Human Rights
Lawyers & Committee (Stockholm, October 2016) · Four Freedoms Award Laureate for
the Freedom From Want, by the Roosevelt Institute in New York and Franklin D.
Roosevelt Stichting (Middelburg, Netherlands, April 2016) · Fortune Magazine 35th
World Greatest Leader of 2016 (March 2016) ·
University of Pennsylvania School of Nursing Renfield Foundation Award for
Global Women’s Health (Philadelphia, March 2016) ·
Prix Héros pour l’Afrique (Hero for Africa) (Brussels, January 2016) · Women for Women
International “Champion for Peace Award” (New York, November 2015) · Gulbenkian Prize (Lisbon,
July 2015) · The
Sakharov Prize for the Freedom of Thought, received from the European
Parliament (Strasbourg, November 2014) ·
Solidarity Prize received from Médecins du Monde and the Saint-Pierre
University Hospital (Brussels, October 2014) 2 ·
The Inamori Ethics Prize from the Case Western Reserve University Inamori
Center for Ethics and Excellence (October 2014) ·
The Hillary Clinton Award (Washington, DC, February 2014) at Georgetown
University for Advancing Women in Peace and Security[36] along with the British
Secretary of State for Foreign Affairs William Hague · Right Livelihood Award
(September 2013) ·
“Prize for Conflict Prevention” by the Fondation Chirac (Paris,
October 2013) honored by the presence of 2 French presidents Jacques Chirac and
François Hollande ·
Human Rights First Award (August 2013) ·
Civil Courage Prize (October 2013) ·
Officier de la Légion d’Honneur Française (Panzi, July 2013) brought to Bukavu
by the First Lady of France Valérie Trierweiler and the Minister of
Francophonie Yamina Benguigui. ·
The 2011 Deutscher Medienpreis (German Media Award) (Baden Baden, Germany,
February 2012) ·
Clinton Global Citizen Award for Leadership in Civil Society (New York,
September 2011) by President Bill Clinton. ·
The King Baudouin International Development Prize (Brussels, 24 May 2011)[29]
by the King of Belgium Albert II. ·
The Wallenberg Medal (University of Michigan, October 2010) · Van Heuven Goedhart-Award
(June 2010) from the Netherlands Refugee Foundation (Stichting Vluchteling) · Chevalier de la Légion
d’Honneur by the French government (Kinshasa, November 2009) by French
Ambassador Pierre Jacquemot ·
African of the Year (Nigeria, January 2009), awarded by Daily Trust · Olof Palme Prize (Sweden,
2008) · UN Human Rights prize
(New York, December 2008)
Tituj nderi:
· Honorary degree from Université de Montréal (Montréal, Canada, June 2019) · Honorary degree from New University of Lisbon (Lisbon, Portugal, May 2019) · Honorary degree from Pennsylvania State University (Philadelphia, United States, May 2019) · Honorary degree from University of Liège Honorary Degree Doctor Honoris Causa (Liège, Belgium, September 2018) · University of Angers (French: Université d’Angers) Honorary Degree of Doctor of Medicine (Angers, France, January 2018) · University of Edinburgh Honorary Degree of Doctor of Medicine (Scotland, December 2017) · Harvard University Honorary degree as Doctor of Science (Boston, May 2015) · Honorary degree from the University of Louvain (UCLouvain, Belgium, February 2014)[49] along with Lawrence Lessig and Jigme Thinley · Honorary Doctorate by the faculty of medicine at Umeå University (Sweden, June 2010). / KultPlus.com
Brezi i katërt dhe i pestë i familjes Mercan në rajonin Pazaryeri të qytetit Bilecik vazhdon profesionin e përgatitjes së bozës, të cilën e ka filluar në vitin 1917 në Kosovë dhe më pas e kanë transferuar në Turqi.
Prodhimi i bozës që Abdullah Efendi e filloi në Prizren të Kosovës u transferua në Turqi nga djali i tij Osman Ağa, të cilën në brezin e katërt e vazhdoi më pas djali i tij Abdullah Mercan. Ndërkohë që fëmijët e Mercanit, si brezi i pestë, vazhdojnë prodhimin e bozës, emri i së cilës identifikohet me familjen e tyre.
Prodhuesi i bozës Abdullah Mercan në një prononcim për AA tha se profesioni i bozaxhiut është një punë e vështirë dhe se në Turqi bëhet nga shumë pak profesionistë.
“Boza është shija e patjetërsueshme e muajve të dimrit. Ajo forcon kockat dhe lehtëson tretjen”, thotë Mercan.
Ai tha se bozën e prodhojnë me mel dhe miell misri. “Disa prodhues të bozës përdorin miell gruri për shkak se meli është i shtrenjtë, por ne nuk përdorim miellin e grurit”, tha Mercan.
Mercan tha se boza rrit qumështin tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, është i dobishëm dhe një produkt i ushqyeshëm për fëmijët dhe zhvillimin e kockave. “Fëmijët dhe nipërit tanë janë rritur me bozën. Dihet që nga kohët e shkuara se boza e thartë bën mirë për gripin dhe të ftohurit. Ajo bën mirë nëse pihet pasi të mbahet për një kohë dhe të thartohet. Boza e thartë ndërpret tempertaturën e nxehtë të trupit. Është një qetësues i mirë i temperaturës, mund ta provojë kushdo”, shtoi Mercan.
Mercan thotë profesioni i bozaxhiut njihet mirë nga personat që kanë emigruar në Turqi nga Ballkani. Sipas tij, më parë ka pasur më shumë prodhues të bozës.
“Në Turqi kanë mbetur 3-5 kompani që vazhdojnë këtë profesion. Me kohën ka patur një pakësim në këtë profesion për shkak se është punë e lodhshme. Në disa vende boza nuk njihet, por më shumë si burim shërimi ajo konsumohet në Stamboll, Kocaeli, Eskişehir dhe Bursa. Ne furnizojmë edhe qytetet si Ankaraja dhe Izmiri kur kemi porosi. Kur një person e provon bozën nuk heq më dorë prej saj, krijon varësi. Boza që ne prodhojmë jashtë rajonit tonë njihet me emrin e vjetër ‘Boza Pazarcık‘. Ajo në zonën tonë konsumohet kryesisht me ‘hallvën Pazarcık‘”, tha ai.
Në vazhdim Mercan shpjegoi gjithashtu se prodhimi i bozës fillon me ftohjen e motit dhe vazhdon deri në muajin prill.
Hatice Aydoğan Özsökmen e cila ka ardhur nga Stambolli në rajonin Pazaryeri, duke tërhequr vëmendjen se boza që prodhohet në këtë zonë nuk mund të zëvendësohet me një tjetër, tha se “Boza e prodhuar me mel dhe miell misri është më cilësore. Konsumova bozën Pazarcık dhe jam bërë e varur. Ua rekomandoj të gjithëve këtë bozë e cila është burim shërimi”. / KultPlus.com
Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita kolektive/kuratoriale e titulluar “Post-Avangarda Lindore”, përcjellë KultPlus.
Nën
organizimin kuratorial të kritikes së mirënjohur të artit, Suzana Varvarica
Kuka, autorët e kësaj ekspozite të përbashkët janë Adrian Çene, Albana Shoshi
dhe Brikena Bërdo.
Përmes një
emërtimi të tillë të ekspozitës, kuratorja Varvarica-Kuka, synon të
“provokoj” botën artistike shqiptare dhe jo vetëm, nëse arti i
vendeve të ish-Bllokut të Lindjes (ku dikur bënin pjesë Kosova e Shqipëria)
arrinë që t’i bëjë ballë estetikisht artit të vendeve perëndimore. Duke i bërë
bashkë tre artistë të shquar nga Shqipëria, kuratorja Varvarica-Kuka synon
gjithashtu të ndërthurë dhe ballafaqoj në njohje dhe komunikim, artin pamor të
krijuesve shqiptar nga të dy anët e kufirit administrativ Kosovë-Shqipëri. Tre
artistë, tri forma, tre preokupime vetjake dhe piktura janë bërë bashkë në
ekspozitën “Post-Avangarda Lindore”, e cila ka si mision t`i
vlerësojë artistët shqiptarë, që tentojnë të mbajnë në ritëm zhvillimin e
shoqërisë e kulturës shqiptare në shek. XXI.
Qëllimi i
saj është të ndërthurë në njohje dhe komunikim kulturën pamore të artistëve nga
Shqipëria me kulturën pamore të artistëve të Kosovës. Krijimtaria e kësaj
ekspozite e pasuron gjuhën e botës krijuese të artistëve shqiptarë të sistemit
dhe historisë ndërkombëtare të artit.
Post-avangarda…,
ky term ndjellës, i bënë bashkë tre artistët e rinj shqiptarë, të cilët
aplikojnë gjestin e pikturimit mbi telajo, sjellin natyrshmërinë e krijimit
vetjak, mbi të cilin aspirojnë profesionalizëm dhe dëshirë, si dhe i
kushtëzohen trajtesave të njohura dhe praktikave të sprovuara të artistëve
ndërkombëtarë, që u shfaqën nga mesi i shek. XIX e vijojnë deri në kohën tonë.
Ekspozita hapët më 17 tetor në ora 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor 2019. / KultPlus.com
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e fëmijës vajzë dhe në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë është mbajtur paneli “Çikat që s’u lindën kurrë”, i organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet — Art Polis, shkruan KultPlus.
Panelistë të
kësaj ngjarjeje ishin: Donjeta Morina, hulumtuese, Adelina Berisha nga Rrjeti i
Grave, Blerim Syla, Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së
Kosovës, Besa Ismaili, profesoreshë në FSI, si dhe Leonida Molliqaj,
hulumtuese.
Para
audiencës u shpalos raporti i Ilirjana Banjskës i cili analizon abortet e
nxitura në Kosovë nga viti 1999 deri më tani, të cilin e paraqiti Donjeta
Morina nga KIPRED.
Për këtë
raport, Morina foli gjatë para se të hapej mundësia e diskutimit. Ajo ndër të
tjera theksoi se në Kosovë mungon një institucion i besueshëm mbi abortet.
Morina e prezantoi raportin në fjalë, duke shprehë shqetësimin për rritjen e
aborteve në vendin tonë.
“Vlerësimi
brenda këtij hulumtimi ka qenë se ka pasur më shumë aborte në zonat rurale, kjo
ka bërë që gratë në zonat rurale janë më të stigmatizuara sesa gratë në zonat
urbane, por kjo s’do të thotë që nuk janë të stigmatizuara edhe gratë nga zonat
urbane”, potencoi ajo.
“Çdo femër
mund të vendos lirshëm mbi ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të
përcaktuara me ligj. Mjeket kanë të drejtë të refuzojnë abortin që kryhet
në të institucion por duhet ta gjej një zgjidhje brenda atij institucioni”, tha
Morina.”
Morina
prezantoi hulumtimin tutje, duke shpalosur statistika nga vitet e kaluara me
numrin e aborteve të kryera.
Morina
theksoi se nuk ka numra të saktë të aborteve të kryera, pasi gjysma e tyre
kryhen në klinika private, kurse sipas statistikave të QKUK-së thonë se janë
kryer 1007 aborte, mosha e tyre ka qenë prej 20-35.
Kurse hulumtuesja
Leonida Molliqaj nga ana tjetër shprehi shqetësimet e saj për këtë dukuri. “Në
përgjithësi shëndeti riprodhues i grave në Kosovë, nuk e ka marrë fokusin e
duhur as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga shteti”, konstatoi ajo.
Kurse Adelina
Berisha, aktiviste për çështje të të drejtave të grave (RrGK), kërkoi të bëhet
inspektimi i klinikave private, aty ku kryhet pjesa më e madhe e aborteve.
“Aborti
është i lejueshëm deri në javën e 10 të shtatzënisë. Fatkeqësia më e madhe është
se ka numër të vogël të aborteve pasi abortet kryhen në mënyrë ilegale. Me të
vërtetë diçka është duke u rrezikuar. Të ketë inspektim më të madh të klinikave
private”, tha ajo.
Ndërsa, Blerim
Syla – Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë dhe Gjinekolog, u shpreh
se edukata seksuale duhet të jetë pjesë në të gjitha shkollat e vendit, dhe se nxënësit
duhet të vetëdijesohen për abortet apo edhe për sëmundjet e transmetueshme.
Ky panel është bërë me qëllim të vetëdijesimit të masës, veçanërisht për gratë e moshës madhore, pasiqë ato duhet të jenë të lira të marrin vendime mbi veprimet e tyre, sidomos kur ky veprim ka të bëjë me abortin.
Po ashtu kërkohet që të ketë më shumë biseda rreth kësaj çështjeje edhe në diskursin publik sepse ajo vazhdon ende të jetë temë tabu në vendin tonë. Organizimi është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim. / KultPlus.com
Në Prishtinë është mbajtur një marsh të cilit i janë bashkuar edhe shumë familjarët, e më pas janë bërë edhe homazhe tek obelisku i të zhdukurve.
Familjarët e personave të zhdukur janë shprehur të zhgënjyer me punën që deri tani e kanë bërë institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të ndriçuar fatin e të pagjeturve në Kosovë.
Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ka fajësuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare që ende nuk është ndriçuar fati i personave të pagjetur në Kosovës.
Sipas tij, adresa ku ndodhen familjarët tash e sa kohë dihet se është Serbia.
“Kanë një plagë të cilën nuk po mund ta shërojnë jo vetëm vendorët por nuk po na ndihmojnë as ndërkombëtarët , gjithmonë po thonë se është adresa në Serbi, atë po e dinë edhe nxënësit e shkollave fillore por si duhet me e shty pa krah, si duhet me shty procesin pa ndihmë, si duhet me e shty Serbinë me na tregua ku i ka lënë gjithmonë për neve familjarët janë fajtor ata që marrin rroga edhe nuk i kanë kryer punët. A e dini me kënd me ata që na kanë çliruar me ata që po rrinë sot këtu …institucionet vendore dhe ndërkombëtare ata ndërkombëtare po vijnë po jetojnë këtu…Këtu po vijnë po bëjnë sefa edhe po shëtisin prej hoteli në hotel edhe nuk po i kryejnë punët. Kush duhet me qajt aty duhet Qeveria e Kosovës”, tha Çerkini.
Kryetari i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur, Ahmet Grajçevci ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë presion nga palës serbe me qëllim të ndriçimit të personave të zhdukur.
“Adresa për zbardhjen e fatit të të zhdukurve të Kosovës është Beogradi dhe ndërkombëtarët duhet ta bëjnë një trusni më të madhe mbi qeverinë e Beogradit sepse të gjithë i ka marr çoftë të gjallë dhe çoftë të vdekur për t’i fshehur gjurmët e krimit. Kështu që besoj që një trusni më e madhe ndërkombëtare do ta zgjidhte këtë problem nëse nuk bëhet problem politik,sigurisht është problem politik”, tha Grajçevci.
Nusrete Kumnova kryetare e shoqatës ”Thirrje të nënave”, tha se është mëkat për institucionet vendore që lejuan Serbinë të ndikojë tek ndërkombëtarët për të mos zbardhur fatin e personave të pagjetur në Kosovë.
Me dhimbje të thellë ajo thotë se familjarët e të zhdukurve e kanë edhe më të vështirë kur kujtojnë që edhe pas shumë viteve pavarësi Serbia po i mban pengë fëmijët e tyre.
Kjo nënë ka apeluar tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare t’i vënë kushte Serbisë që t’u kthehen trupat e familjarët të tyre.
“Pesë që janë marr në shtëpinë tonë janë gjetur janë identifikuar, Albionin e mbajnë qëllimisht serbët peng sepse jam nëna më e zëshme e Kosovës për ndriçimin e fatit të pagjetur. Faktikisht jemi të gjithë familjarë të Kosovës që presim rrugëve të Kosovës që 20 vite, por është mëkat që të na sjellin këtë lodhje. Prej shtratin jam zgjuar kur vijnë ditët e shenja e kemi vështirë m me i përjetua dhe menduar që fëmijët në këtë kohë me mbetur peng i Serbisë është mëkat është gjynah ndaj nesh dhe ndaj trupave që janë në Serbi. I bëjë apel qeveritarëve tanë se më shumë po vrapojnë pas zgjedhjeve se cili të bëhet kryeministër e parlamentar sot kokën e kthejnë vetëm nga ne…Iu bëjë thirrje institucioneve vendore por më shumë atyre ndërkombëtare që janë në Kosovë që t’i vënë kusht Serbisë që së paku trupat e më të dashurve tanë të na i kthejnë“, tha Kumnova.
Për 20 vite pareshtur thotë se po kërkojnë trupi i vëllait të saj, Myrvete Hoti-Kasumi e cila është motra e veprimtarit të shquar Ukshin Hotit.
Teksa shprehet e zhgënjyer me punën e institucioneve vendore, ajo ka kërkuar që të kushtëzohet dialogu me Serbinë me ndriçimin e fatit të të zhdukurve në Kosovë.
“Deri më tani jam e zhgënjyer shumë kam hasur gjithmonë në vesh të shurdhër asnjëherë deri tani nuk është sensibilizua opinioni për çështjen e të zhdukurve , thjeshtë nuk e kemi për një mend. Kanë mundur që në fillim të procesit kur kanë filluar kanë mundur ta kushtëzojnë çështjen e të zhdukurve me bisedimet me palën serbe”, tha ajo.
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë është shënuar edhe me një protestë paqësore e organizuar nga shoqata “Ngritja e Zërit”, dhe po ashtu është promovuar një libër me rrëfime të familjarëve të të zhdukurve ”Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.
Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në Kosovë kërkon edhe 1653 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet. / Koha.net / KultPlus.com
Nxënëse nga Shqipëria kanë marrë pjesë në kampin veror ndërkombëtar të shkencës dhe teknologjisë në Prishtinë me pjesëmarrës nga NASA, Intel dhe Microsoft, ka njoftuar Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, shkruan KultPlus.
“12
nxënëse nga Tirana, Vlora, Shkodra dhe Kukësi morën pjesë në kampin veror
ndërkombëtar të shkencës dhe teknologjisë në Prishtinë, me folës edhe nga #NASA, Intel dhe Microsoft.👌
Jemi mirënjohës sa herë që vajzat tona kanë mundësi të mësojnë më shumë për shkencën dhe teknologjinë. Drejtuesit e Millennium Foundation Kosovo na premtuan se vitin tjetër do të ketë dyfish më shumë vende në kamp për nxënëset shqiptare”, thuhet në postimin e Ministres Shahini në Facebook. / KultPlus.com
Katër kompani ndërkombëtare të dizajnit dhe arkitekturës kanë shprehur interesim në konkursin e hapur për zhvillimin e projektit konceptues dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit të atij që në konkurs është quajtur “Opera dhe Teatri Kombëtar”, shkruan sot Koha Ditore.
Një komision brenda Ministrisë pritet që gjatë kësaj jave të bëjë kualifikimin e tyre për fazën e radhës, ndërkohë që Komuna e Prishtinës nuk është ftuar në konsultime për këtë projekt.
Me konkursin e hapur prej 11 deri më 27 korrik, MKRS-ja i ishte rikthyer pas një dekade projektit të teatrit të operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova” vendosja e gurit themeltar, të të cilit ishte bërë me pompozitet në dhjetorin e 2009-s.
U shpenzuan kot mbi një milion euro. Tash konkursi ndërkombëtar për “zhvillimin e projektit konceptues dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit për Operën dhe Teatrin Kombëtar në Prishtinë” parasheh vlerën e projektimit 2 milionë euro, ndërkohë që Ministria e Kulturës i ka hyrë këtij projekti me 100 mijë euro buxhet për këtë projekt kapital e duke llogaritur edhe në 500 mijë të tjera nga të hyrat nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
“Qëllimi i kësaj kontrate është ofrimi i shërbimeve të specializuara arkitekturore dhe inxhinierike për zhvillimin e projektit-koncept dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit për Operën dhe Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Një listë e detajuar e kërkesave për shërbime do të jetë subjekt i dorëzimit vetëm tek Respondentët e Kualifikuar në Fazën I”, shkruhet në konkursin ku nuk përmendet “Dr. Ibrahim Rugova”, siç ishte emëruar Teatri i Operës dhe Baletit. / KultPlus.com
Ajo njihet për shfaqjet e saj energjike. Dhe Miley Cyrus , nuk zhgënjeu publikun kur ajo u ngjit në skenë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, në Kosovë të premten, shkruan DailyMail.
E veshur në një ansambël krejt të zi, këngëtarja vazhdoi të publikojë në Instagramin e saj fotografi nga nata e mbrëmshme.
Miley nuk mund të rezistonte duke treguar stomakun e saj të tonifikueshëm, gjersa kishte kombinuar veshjen e saj me një varg gjerdanësh me zinxhirë.
Ish-ylli “Hannah Montana” e kompletoi pamjen e saj me një palë pantallona të zeza lëkure.
Protagonistja serialit për fëmijë dukej tejet tërheqëse me flokët e saj në stilin kaçurrela të butë.
Miley dukej në elementin e saj ndërsa performoi për fansat e saj në skenë duke bërë lëvizje të shumta, përfundon shkrimin mediumi anglez duke iu referuar performancës së saj në skenë. /KultPlus.com
Ish zv-presidenti Joe Biden, cili po vazhdon fushatën për president të SHBA-ve ka vizitiuar restorantin e shqiptarit Anton Dedvukaj, në Detroit, Michigan.
Joe Biden njihet si një mik i madh i shqiptarëve i cili ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës.
Në Detorit ndodhet një komunitet i madh i shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare
Në foto shihet kandidati për President Joe Biden, ndërsa mbrapa tij shihet flamuri shqiptar.
Biden u zotua se do të mund Presidentin Donald Trump në Michigan në zgjedhjet e përgjithshme nëse ai do të fitojë primaren Demokratike. /KultPlus.com
Përfaqësuesit e organizatave dhe këshillave koordinues të familjarëve të personave të pagjetur, kërkojnë nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë që të punohet më shumë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga konflikti i viteve 1998-99.
Anëtarët e Grupit dialogues të Kosovës për personat të
zhdukur me Serbinë, kanë thënë se ekipe të caktuara nga Kosova janë duke punuar
dhe duke bërë kërkim në disa lokacione në Rashkë të Serbisë, te vendi i quajtur
Kizhevak, për varreza masive.
Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Instituti të Mjekësisë Ligjore
dhe anëtar i Grupit dialogues të Kosovës për persona të zhdukur me Serbinë, ka
thënë për Radion Evropa e Lirë, se nga fillimi i javës një ekip nga Kosova
është duke bërë kërkime në vendin e quajtur Kizhevak në Serbi.
Ai tha se në këtë vend ka katër vjet që herë pas here bëhen
gërmime.
“Thuajse qe katër vjet jemi duke punuar në minierën e
Kizhevakut, por e dimë se aty për 20 vjet janë hedhur mbeturinat e minierës dhe
gurë dhe ka ndërruar reliefi. Në vazhdimësi kemi problemin e dëshmitarit për
shkak edhe të ndërrimin të reliefit, por në ato vende ku po i tregon
(dëshmitari) jemi duke gërmuar. Në Kizhevak do të qëndrojmë të paktën tri javë
duke bërë dhe ndërrimin e ekipeve dhe varësisht nga nevoja, do të qëndrojmë edhe
më tutje”, ka thënë Gërxhaliu.
Bashkëpunimi me autoritetet në Serbi për çështjen e të pagjeturve, është shprehur Gërxhaliu, vazhdon sipas ritmit të njëjtë.
“Ne që nga viti 2003 bashkëpunojmë me grupet punuese me
Serbinë dhe ky bashkëpunim nuk është ndalur kurrë, pavarësisht ndërrimeve
politike në të dyja vendet, sepse e gjithë puna bazohet në çështjen
humanitare”.
“Kurse, sa u takon çështjeve të tjera [dialogut politik
Kosovë – Serbi] janë organe tjera, të cila vendosin edhe pse çështja e të
zhdukurve nuk duhet të lihet anash, por normal që duhet t’i jepet një prioritet
i veçantë për arsye se faktikisht 20 vjet kaluan dhe e dimë fare mirë se
familjarët e të zhdukurve kanë filluar ta lënë këtë botë dhe thjesht kërkohet
një azhurim më i madh i punës”, ka theksuar Gërxhaliu.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Serbia ende nuk ka
pasur asnjë rast të identifikimit dhe riatdhesimit të mbetjeve mortore të
personave të pagjetur të Kosovës.
Zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur kanë
thënë se puna dhe komunikimit ndërmjet delegacioneve shtetërore për çështjen e
personave të pagjetur të të dyja vendeve, është duke vazhduar.
Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të
familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e
Lirë, ka theksuar se në Serbi dyshohet se ka varreza masive, për të cilat duhet
të bëhen kërkime.
Grajçevci ka thënë se pa një presion ndërkombëtar, Serbia
nuk do të tregojë asnjëherë për fatin e personave të zhdukur.
“Pa një trysni të madhe të faktorit ndërkombëtar, do të
thotë të Këshillit të Evropës, dhe të Këshillit të Sigurimit, Serbia nuk do t’i
tregojë rastet sepse 1200 persona nga Kosova i ka dërguar të gjallë deri në
Prokuple dhe atje janë evidentuar se kush janë dhe i kanë shpërndarë. Do të thotë
të gjithë kanë shkuar të gjallë deri në Serbi”.
“Thashë janë edhe 1200, për fatin e të cilëve ende nuk dihet
dhe këtë e dinë vetëm strukturat ushtarake dhe policore. E dinë në çfarë
drejtimi i kanë dërguar dhe ku janë ata njerëz”, tha Grajçevci.
Edhe Grajçevci tha se kjo çështje që nga përfundimi i luftës
është kërkuar që të diskutohet në instancat më të larta ndërkombëtare.
Ndryshe, për varreza ku supozohet se ka të varrosur persona
të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe, gërmimet kanë vazhduar edhe në Kosovë.
Javën e kaluar në periferi të Komunës së Podujevës është hapur një varreze ku
janë gjetur mbetjet mortore të një personi.
Autoritetet thanë se në vendin e njëjtë kanë përfunduar
gërmimet pasi nuk ka indikacione për mbetje mortore të personave të tjerë.
Më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i
personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë.
Këto shifra i kishte publikuar Fondi për të Drejtën Humanitare, të cilat
zakonisht janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e instancat tjera relevante.
Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë.
Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197
serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.
Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600
persona të pagjetur.
Janë bërë sot 29 vjet nga mbyllja e
dhunshme e Radiotelevizionit të Prishtinës nga forcat policore serbe, që erdhi
vetëm 3 ditë pas shpalljes së Deklaratës së 2 Korrikut nga delegatët e Kuvendit
të Kosovës.
Pas kësaj ndërhyrjeje, punëtorët shqiptarë u larguan nga
vendet e tyre të punës dhe u ndërpre transmetimi i programit në gjuhën shqipe.
Ishte
data 5 korrik 1990. Ora shënonte 14:45 minuta dhe në ekranin e televizionit po
transmetohej ditari i lajmeve.
Nazmije Veseli po moderonte lajmet, që
ishin të fundit që transmetoheshin në Radiotelevizionin e Prishtinës. Masat e
dhunshme të Serbisë u futën në studiot e RTP-së së atëhershme dhe e ndërprenë
programin në gjuhën shqipe.
Mbylljes së RTP-së i kishte paraprirë
suspendimi në të njëjtën ditë i Kuvendit të Kosovës nga ana e Kuvendit të
Serbisë. Atë ditë ishte marrë vendim edhe për futjen e masave të dhunshme në
RTP. Këto veprime vinin vetëm tri ditë pas shpalljes së Deklaratës së 2
Korrikut nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Praktikisht, nga ajo ditë,
pushteti serb e okupoi Kosovën. Kjo erdhi pasi ‘de jure’ autonomia e Kosovës u
suprimua më 28 mars 1989 kur në Beograd Kuvendi Federativ i Jugosllavisë
ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Kushtetutës së vitit
1974. I menjëhershëm ishte veprimi edhe për mbylljen e RTP-së.
Një ditë pas futjes së masave të dhunshme në RTP, erdhi vendimi për largimin nga puna të 13 gazetarëve dhe redaktorëve. Më pas u larguan edhe 1300 punëtorë të tjerë të këtij mediumi, dhe e vetmja dritare televizive e informacionit u mbyll për shqiptarët për dhjetë vjet, deri pas përfundimit të luftës, kur nisi punë Radiotelevizioni i Kosovës. Në atë kohë masat e dhunshme u vendosen në të gjitha ndërmarrjet shoqërore dhe nga vendet e tyre të punës u larguan -mijëra shqiptarë. / KultPlus.com
Më shumë se 1050 persona kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999). Aplikimet kanë filluar të paraqiten që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, kur edhe ka filluar zbatimi i ligjit përkatës për këtë kategori.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale, deri më tani janë trajtuar 598 raste, kurse 406 viktima, nga to 394 femra dhe 12 meshkuj, tashmë kanë pranuar benificionet e njohura me ligj.
Përdhunimet, konsiderohen ndër krimet më të tmerrshme që njeh njerëzimi dhe të cilat, si në shumë vende të botës ku kishte apo ka luftëra e konflikte, ndodhën edhe në Kosovë gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 .
Një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ishte Vjollca (emri i njohur për redaksinë). Ajo më herët ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se në vitin 1998 ishte dhunuar nga pjesëtarë të forcave serbe.
Rrëfimi i saj ishte rrëqethës. Ajo tregon se në atë kohë, gjashtë policë, për tre ditë e kishin dhunuar atë. Më pas e kanë futur në një kamion me shumë kufoma, ku thotë se kishte përjetuar tmerr të vërtetë.
“Ngjarja ka ndodhur kur unë e kam dërguar fëmijën në spital, pasi e kam me paralizë. Pasi kam dalë, i gjithë vendi ka qenë i rrethuar me policë. Atë ditë ma kanë marrë burrin dhe e kanë vra. Unë mbeta me fëmijët. I kisha tre fëmijë me vete. Hyra në shtëpinë e dajës së burrit për të shpëtuar. Por, edhe aty hynë policia, dhe të gjithë i qitën jashtë shtëpisë. Vetëm mua më ndalën në shtëpi. Më kanë dhunuar 6 policë, për tri ditë rresht”, rrëfen Vjollca.
Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual.
Për të lehtësuar sado pak gjendjen e kësaj kategorie, në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.
Minire Begaj-Balaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë thotë se deri në fund të muajit qershor, nga numri i përgjithshëm i aplikimeve që arrin shifrën prej 1057 sish, statusi u është pranuar 406 vetave, në pritje për trajtim janë edhe 459 raste, janë refuzuar 152 aplikacione dhe në proces janë 55 raste.
Ajo tregon se afati përfundimtar për të parashtruar kërkesën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale, është pesë (5) vjet nga fillimi dhe zyrtarizmi i punës së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Ky komision ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Qendra për rehabilitimin e viktimave të torturës, vazhdimisht ka ndihmuar në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale. Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e kësaj qendre, konsideron se krahasuar me numrin e përgjithshëm të viktimave, numri i aplikimeve është jashtëzakonisht i vogël.
Rushiti kërkon edhe nga familjarët që t’i inkurajojnë dhe ndihmojnë viktimat që të realizojnë të drejtën e tyre që iu takon me Ligj.
“Natyrisht që numri është i vogël. Por, pasi procesi ka filluar vetëm një vit më parë, ky numër ka qenë i pritshëm për faktin se shumica e rasteve që tani janë në Komision, janë raste që kanë qenë duke u trajtuar paraprakisht më herët në organizatat joqeveritare. Tashmë është në pritje një numër tjetër, pasi rreth 1500 raste trajtohen në katër nga organizatat që merren më këtë çështje”, thekson Rushiti.
Organizatat që merren me të drejtat e njeriut kanë tërhequr vërejtjen për dukurinë e paragjykimeve ndaj këtyre viktimave.
Përtej këtyre paragjykimeve, Vasfije Krasniqi-Goodman është një prej viktimave të rralla të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila ka rrëfyer publikisht historinë e saj që i ka ndodhur 19 vjet më parë.
Ajo ka rrëfyer historinë e saj edhe në një seancë të mbajtur në muajin prill në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, me temën: ”Viktimat e luftës në Kosovë”.
Aty, në emër të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, ajo ka kërkuar nga Kongresi amerikan që të adresojë pandëshkueshmërinë e krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë.
Gjatë një debati të mbajtur këtë javë në Prishtinë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka kërkuar që të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës të mos paragjykohen, duke shtuar se ato janë të pafajshme. Tërnava tha se kjo kategori e shoqërisë duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi, duke filluar nga familja e deri tek institucionet më të larta shtetërore.
“Sipas fesë islame nëse një veprim bëhet me imponim nuk konsiderohet mëkat. Të dhunuarit sipas fesë islame kanë tretmanin e të ndershmëve”.
“Jemi të obliguar nga Zoti dhe kemi detyrim shtetëror dhe nacional që këtë kategori ta rehabilitojmë shpirtërisht e moralisht, ta rehabilitojmë në familje dhe rrethe. T’i integrojmë në institucione dhe shoqëri, sepse ato mbi veten e tyre nuk mbajnë asnjë fije faji sepse ato nuk e kanë zgjedhur këtë dhe as që e kanë dëshiruar. Ato thjesht janë viktima të pamundësisë sonë për t’i mbrojtur dhe ruajtur nga personat dhe pushtuesi dhunues”, tha Tërnava.
Përderisa në Kosovë janë krijuar mekanizma ligjorë për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e dhunës seksuale, kjo kategori po kërkon edhe drejtësi ndërkombëtare.
Në muajin prill Bordi Drejtues i Grave të Kosovës, ka dorëzuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara peticionin e qytetarëve të Kosovës përmes së cilit kërkohet drejtësi ndërkombëtare.
Ky peticion ishte nënshkruar në vitin 2014, nga më shumë se 110 mijë qytetarë në gjithë territorin e Kosovës, përjashtuar komunat e banuara me shumicë serbe. Synim i këtij peticioni ka qenë dhe mbetet që, siç thuhet, “kryesit e krimeve gjenocidale në Kosovë”, të dalin para organeve të drejtësisë./REL / KultPlus.com
Me ardhjen e kriminelit Sllobodan Millosheviq në krye të Serbisë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, mori goditje të mëdha që çuan deri në rrezikimin serioz me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip.
Pushteti nacionalist serb u angazhua për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë. Gjendja në universitet erdhi duke u përkeqësuar, krahas gjendjes në gjithë Kosovën. Qendra Universitare nuk ishte më streha e studentëve dhe as e profesorëve shqiptarë. Sapo u mbyll semestri veror i vitit akademik 1990/91 të Universitetit të Prishtinës, më 28 qershor 1991, në ditën e Vidovdanit, (festë fetare serbe) Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë vitit të ri akademik udhëheqësja e dhunshme, e dominuar nga kuadrot serbo-malaziase, e rritën numrin e studentëve për 923 studentë, kryesisht studentë serbë të sjellë nga viset e ndryshme të Serbisë dhe të Malit të Zi. Më 21 gusht 1991 grupi i Helsinkit në Vjenë lëshoi një deklaratë, ku konstatohej se arsimi shqiptar në Kosovë më nuk ekziston dhe se është shkatërruar nga Serbia. Porse, me fillimin e vitit 1992, synohet të gjenden mundësitë dhe format që shkolla shqipe të fillojë të jetë aktive. Më 14 shkurt 1992 Universiteti i Prishtinës njofton se më datë 17 shkurt të po këtij viti do të fillonte mësimi në nivelin universitar në shkollat shtëpi. /Insajderi / KultPlus.com
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen në Kosovë.
Ai do të takohet me krerët e Kosovës dhe do të dekorohet për kontributin për lirinë e Kosovës.
Clinton vjen në Kosovë për shënimin e 20-vjetorit të lirisë.
Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve. / KultPlus.com
Himni shtetëror i Republikës së Kosovës sot mbush 11 vjet nga miratimi në Kuvendin e Kosovës, që kishte shpallur pavarësinë disa muaj më parë, në 17 shkurtin historik të vitit 2008.
Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.
Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin. Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”, transmeton KP.
seancë plenare, deputetët u ngritën më këmbë për të nderuar himnin e Republikës së Kosovës, të transmetuar në sallën e Kuvendit.
Në prag të 15 qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratuar edhe flamurin e stemën që në 17 shkurt, në ditën e shpalljes së Pavarësisë.
Himni shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe, nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë, nga 1 prej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë.
Kompozitori Mengjiqi menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të arbëreshëve të Italisë.
Në takimin e mbajtur me ta, ai ka përgëzuar për ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare.
“Ndjehem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që t’u drejtohem motrave dhe vëllezërve të gjakut dhe gjuhës sonë. Atyre që u bënë pishtar i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kulturore mbarëshqiptare për më se 6 shekuj. Shqiptarët e çdo kohe dhe të çdo brezi, kudo që janë, ndihen krenarë me ju dhe kanë çfarë të mësojnë nga jeta, puna dhe vepra juaj, sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë”, u shpreh ai.
Kreu i shtetit ka thënë se arbëreshët janë shëmbëlltyra dhe modeli i shqiptarëve pa ndikimin e pushtimit 500 vjeçar otoman.
“Ju jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e qytetërimit shqiptar. Keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, kulturën autoktone, mbi të gjitha perlat folklorike: rapsoditë dhe vallet. Rapsoditë dhe vallet arbëreshe kanë qenë dhe mbeten perla unike të kulturës shqiptare. Ato i kanë kapërcyer kufijtë e Italisë së Jugut dhe këndohen kudo ndër shqiptarët, në dasmat dhe gëzimet e tyre”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi i ka thënë delegacionit arbëresh se si në të kaluarën, ashtu edhe sot, në kishat tuaja ruhen shenjat shqipe.
“Nga ju dolën figura të mëdha që u bënë frymëzimi i kombit dhe më gjerë. Arbëreshët kanë qenë gjithmonë një faktor pozitiv në Itali. Keni kontribuar në jetën politike dhe kulturore të Italisë. Ta përmendim këtu Françesko Krispin, i cili ka luajtur një rol të madh në lëvizjen për bashkimin e Italisë. Ai u bë kryeministër i vendit dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Xhuzepe Garibaldit. Po kështu një shembull i pjesëmarrjes së arbëreshëve në sferën politike italiane është edhe Antonio Gramshi e shumë figura të tjera”, shtoi ai.
Sipas Thaçit, Arbëreshët i kanë dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada, i cili është themelues i letërsisë moderne shqipe.
“Ne sot jemi krenarë për kontributin që ju vazhdoni të jepni në atdheun tuaj të dytë, në Itali. Vlerat e padiskutueshme intelektuale dhe kulturore të arbëreshëve kanë qenë një faktor i rëndësishëm në pozicionimin e Italisë krah vendeve që përkrahin vlerat demokratike dhe lirinë e popujve, duke bërë që Italia të rreshtohet ndër të parat vende që njohën Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Thaço theksoi se populli shqiptar do t’i jetë përjetësisht mirënjohës punës dhe veprës së arbëreshëve të Italisë. / koha.net / KultPlus.com
Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i mbajtur në Beograd çdo qershor, prezanton publikun e Beogradit me skenën kulturore të Kosovës, si një kontribut kulturor i aspiratave të përgjithshme të krijimit të përhershëm të paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ideja kryesore e këtij festivali është krijimi i platformave të sigurta të takimeve dhe shkëmbimeve kulturore e sociale midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që këto takime të bëhen një traditë dhe vazhdimisht të kontribuojnë në bashkëpunimin e dy shoqërive për të përmirësuar lidhjet shoqërore, politike dhe kulturore.
Këtë vit festivali ‘Mirëdita, dobar dan!’ filloj ndryshe dhe më herët nëpërmes pjesëmarrjes së tij në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd (International Civil Society Week – ICSW ), si një nga aktivitetet e shumta në kuadër të këtij mbledhimi global të shoqërisë civile, ku luftohet dhe avokohet për të drejtat e njeriut në mënyra të ndryshme dhe diskutohet për fuqinë dhe ndikimin që shoqëritë civile mund të kenë.
Ekipi i Festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’ me 10 Prill 2019, ka
organizuar një ndejë në kuadër të këtij eventi me rëndësi të madhe, duke sjellë
një ndër DJ-ët e njohur për muzikën komerciale Pop-RnB të Prishtinës, Kosovës,
DJ Caboo. Ky aktivitet u prit mjaft mirë nga publiku i cili ishte i përbërë nga
pjesëtarë të shoqërisë civile që vinin nga e gjithë bota. Edhe lokacioni i
këtij eventi ishte mbresëlënës marrë parasysh se u mbajt në një anije lundruese
mbi Danub.
Mirëpo senzacioni dhe fokusi i asaj nate në festën e organizuar nga ekipi i festivalit ‘Mirëdita, Dobar Dan!’ ishte performanca surprizë e grupit të famshëm Punk Rock ‘Pussy Riot’ nga Rusia, të cilët janë të njohur për aktivizmin politik, luftën dhe avokimin për të drejtat e njeriut. Performanca e tyre sa atraktive aq edhe drithëruese u fokusua në përvojën e protestuesve të burgosur në Rusi. Meqenëse objektivi dhe tema e ICSW -së ishte ‘Fuqia e Bashkimit’, ftesa që i’u është bërë grupit Pussy Riot për të performuar ishte mëse e qëlluar.
Java Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSW ) është një tubim global për shoqërinë civile për t’u lidhur, debatuar dhe për të krijuar zgjidhje të përbashkëta. Kjo ngjarje mbahet në vende me rëndësi politike dhe shoqërore, në hapësira publike duke dalluar kështu nga vendet tradicionale të konferencave. Nëpërmjet qasjes së “partnerizuar”, organizatat i bashkojnë burimet e tyre për të mbledhur një grup të larmishëm ndërkombëtar të udhëheqësve të shoqërisë civile për të shkëmbyer ide, për të nxitur ndryshime pozitive sociale, për të shkëmbyer mjete që nxisin veprimtarinë e qytetarëve dhe për të festuar pushtetin e njerëzve.
Më shumë se 200 liderë të shoqërive civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile (ICSË ) e cila u organizua në qytetin e Beogradit prej 8 deri me 12 Prill 2019, e ndër ta ishte edhe ekipi i festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’. Kjo iniciativë kishte për synim të krijojë biseda të thella midis liderëve të shoqërisë civile, aktivistëve të drejtësisë sociale, anëtarëve të komunitetit filantropik, diplomatëve dhe të tjerëve rreth sfidave globale në zhvillim dhe si duhet të jetë shoqëria civile duke iu përgjigjur këtyre sfidave që të shqyrtojnë alternativa dhe mbështetje për të rinjtë drejt një pune efikase dhe efektive, duke i krijuar hapësirë bisedave sfiduese, inovative dhe aktiviteteve drejtë një qëllimi të përgjithshëm që mundohet të forcojë veprimin e shoqërive civile dhe qytetarëve për të ndërtuar një mision më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Tema e këtij viti ishte “Fuqia e Bashkimit” duke u fokusuar kështu në identifikimin e mundësive që organizatat dhe njerëzit në mbarë botën kanë që të punojnë së bashku për të mbrojtur hapësirat për veprim qytetar, në një botë ku transformimet globale po rindërtojnë se si funksionon shoqëria civile. Eksperiencat e krijuara gjatë kësaj jave janë ndarë me aktivistë nga e gjithë bota në delegim të aktiviteteve nga liderët e organizatave të vendeve si Indonezia, Zimbabve, Ukraina, Serbia, etj. duke siguruar që të mësojnë teknikat e punës dhe përvoja tjera, duke marrur perspektiva të ndryshme dhe shembuj konkret se çka mund të funksionoj dhe çka mund të dështoj.
Pjesëmarrës në një nga debatet e shumta të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd ishte edhe Besa Luci si paneliste, kryeredaktore e revistës Kosovo 2.0 nga Prishtina, ku diskutuan për mënyrat efektive të të komunikuarit dhe ndikimin që mediat kanë në formim të opinionit dhe nxitje të aktivizmit. Gjithashtu u diskutuan edhe pikat e forta të lëvizjeve bashkëkohore qytetare anembanë botës. Nga Kosova në këtë ngjarje masive për shoqërinë civile, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile, ishte Dren Puka nga KCSF i cili foli për reagimin e shoqërisë civile dhe angazhimin e përbashkët me shumë partnerë vendorë e të huaj për rikthim të dispozitave të drejta, duke u fokusuar në Ligjin problematik për OJQ i miratuar nga Kuvendi më 7 nëntor, i cili po merret si shembull i keq në nivel global i shkeljes nga shteti të parimeve bazë të sektorit joqeveritar.
Kjo festë (ndejë) e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan!’ në Beograd
si pjesë e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile ishte si një
paralajmërim i edicionit të gjashtë të këtij festivali i cili do të mbahet po
në Beograd nga 29 maj deri më 01 qershor 2019, ku do të prezantoj edhe një herë
një program të cilësisë së lartë të fushave të ndryshme nga teatri, filmi,
muzika, instalacione artistike, promovime librash e debate të shumta për
çështje të rëndësishme që prekin edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Ky event është mbështetur nga ICSW dhe BCSDN.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” 2019 fuqizohet nga Integra, KFOS, YIHR, (Serbi), GI (Serbi), RBF. / KultPlus.com
Asnjë objekt kulturor në Kosovë nuk ka sistem të mbrojtjes kundër zjarrit dhe kjo paraqet rrezik për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, ka thënë Kaltrina Thaçi, arkitekte në organizatën “Cultura Heritage Without Borders” (Trashëgimia Kulturore pa Kufij), zyra në Kosovë.
Shumë vende në Evropë kanë filluar t’i shikojnë masat mbrojtëse kundër zjarrit në ndërtesa me rëndësi të veçante kulturore, pas zjarrit në Katedralen mesjetare, Notre Dame, në Paris.
Katedralja mesjetare, Notre Dame, në zemër të Parisit, është përfshirë nga zjarri ditën e hënën, mirëpo zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, pavarësisht se maja dhe çatia u shembën.
“Asnjë aset i trashëgimisë kulturore nuk ka sistem të mbrojtjes kundër zjarrit të instaluar brenda”, ka thënë Kaltrina Thaçi nga CHWB, zyra në Kosovë për Radion Evropa e Lirë.
“Në Kosovë kemi mungesë të rregullores, e cila do të thotë përcakton kushtet e mbrojtjes kundër zjarrit në ndërtesat e trashëgimisë kulturore. Kjo duhet të jetë një rregullore specifike, e cila të tregon se çfarë parametra duhet të ketë ndërtesa dhe si të bëhet instalimi i mbrojtjes kundër zjarrit në ndërtesa historike, për shkak që kjo dallon prej ndërtesave të tjera publike, të cilat nuk kanë status të mbrojtjes”, ka shpjeguar ajo.
Gjithashtu, sipas Thaçit, gjendja e trashëgimisë kulturore në shtetin e Kosovës është shumë e degraduar.
Në vitin 2018, CHWB-ja ka bërë një raport për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Në raport thuhet se mbrojtja e trashëgimisë kulturore ka qenë fare pak në agjendë të qeverive qendrore dhe atyre komunale.
“Rezultatet e intervistave të realizuara dëshmojnë që një përqindje e madhe e institucioneve lokale dhe qendrore në Kosovë, nuk posedojnë plane konkrete për mbrojtjen dhe trajtimin e aseteve të trashëgimisë kulturore, rezultat ky që dëshmon që trashëgimia kulturore vazhdon të mos jetë një aspekt i rëndësishëm i agjendave vjetore të institucioneve të Kosovës, duke e lënë atë si një temë, e cila shtjellohet vetëm në raste kur këto asete janë në rrezik të shkatërrimit”, thuhet në raport.
Ndërsa, Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rreziqet kryesore që i kanosen trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë zhvillimet e pakontrolluara.
“Aseteve të trashëgimisë kulturore u kanosen rreziqe nga më të ndryshme siç janë transformimet strukturore nga shkaqet klimatike, nga gjelbërimi i pakontrolluar, nga faktori njeri dhe sa i përket zhvillimit hapësinor trashëgimisë i kanoset rreziku posaçërisht nga zhvillimi i pakontrolluar. Zhvillimi i pakontrolluar më vete bie një mori problemesh, jo vetëm siç është prishja e kuadrit vizual, por edhe prishja e qasjes hapësinore në objekt që shpesh rezulton me probleme në implementimin e strategjive për parandalimit të rrezikut”, ka thënë Aliu.
Prizreni është qyteti që ka një numër të madh të objekteve më rëndësi kulturore.
Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren.
Shumë objekte kulturore në këtë qytet kanë pësuar dëmtime si pasojë e protestave të dhunshme, moskujdesi nga komuna, ndërtimet ilegale etj.
Valon Xhabai drejtor në organizatën “Ec Ma Ndryshe” në Prizren që merret me aktivizmin qytetar, e sidomos me atë kulturor, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rreziku më i madh, i cili i kanoset trashëgimisë kulturore, është faktori njeri.
“Faktori njeri nuk është kujdesur aq sa duhet, faktori njeri i ka rrënuar shtëpitë e vjetra, faktori njeri edhe kur është dashur të intervenohet në diçka, nuk e ka bërë intervenimin ashtu siç duhet sipas standardeve që duhet”, ka vlerësuar Xhabai.
Në vitin 2016 për herë të parë në Kosovë është krijuar databaza online e trashëgimisë kulturore nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku vendosen të gjitha të dhënat për çdo monument që gjendet në Republikën e Kosovës. / KultPlus.com
4 Marsi i vitit 1999 na kujton gëzimin dhe ankthin e madh, për atë çfarë do të ndodhte në Kosovë. Forcat e mëdha politike dhe ushtarake ndërkombëtare tashmë kishin marrë vendimin për fillimin e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe, me qëllimin e vetëm, ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve që po e bënte Millosheviqi me ushtrinë dhe paramilitarët e vet. Pas shumë përpjekjeve diplomatike, e vetmja zgjidhje për të ndalur ofensivat e Serbisë mbi popullin e Kosovës, ishte intervenimi ushtarak nga NATO-ja.
Në mërgimtarët e kemi përjetuar dyfishë qoftë gëzimin për fillimin e
bombardimeve, por poashtu edhe ankthin e vërtetë se çfarë do të ndodhte nga
hakmarrja serbe mbi civilët e pafajshëm shqiptarë. Shumë prej nesh kemi pasur
familjet dhe farefisin në atë gjendje lufte e tmerri dhe jeta për ne në mërgim
ishte rënduar shumë.
Megjithatë, roli i mërgimtarëve kanë qenë shumë i rëndësishëm, sepse shumë
grupe të shqiptarëve, të organizuar në forma të ndryshme, kishin njoftuar dhe
kishin sensibilizuar vazhdimisht opinionin ndërkombëtar për krimet që po
ndodheshin në Kosovë. Në Suedi për shembull, shqiptarët kanë organizuar dhjetëra
protesta, shumë tubime e manifestime, të cilat kanë pasur synim të vetëm, që të
bëhej më shumë jehonë për çështjen e Kosovës.
Në librin “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare” në Suedi, është shkruar
për ato zhvillime në hapësira të veçanta ku janë publikuar shumë dëshmi për
gjithë ato përpjekje që janë bërë. 91 shkrime e publikime të mediave suedeze
për Kosovën janë identifikuar dhe faktuar deri në librin e 9-të të librit
Thesar Kombëtar…Ndërkaq, në numrin e 8 janë botuar mbi 500 faqe me lista të kontributdhënësve
për fonde të ndryshme për Kosovën.
Ne mërgimtarët shqiptarë në Suedi i jemi mirënjohës në veçanti shtetit
suedez, që na siguroi strehë, ushqim, punë dhe jetë. Kështu ishim në gjendje të
ndihmonim, aq sa ishte e mundur, edhe njerëzit tanë në Kosovë, në kohërat më të
rënda që po kalonin.
Sot shqiptarët i janë mirënjohës NATO-s dhe aleatëve të saj përjetësisht.
Por, ajo histori nuk guxon të harrohet. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, do të vazhdojë të shkruaj e të
ndriçojë edhe më tutje historinë nëpër të cilën ka kaluar
populli shqiptar bashkë me shumë miq tanë. Por, Shoqata jonë, inkurajon
edhe të tjerët, krijues e studiues të ndryshëm, të shkruajnë dhe të lënë gjurmë
për historinë e dhembshme që ka kaluar Kosova jonë.
Zoti e bekoftë NATO-n dhe aleatët e saj, Zoti i bekoftë SHBA dhe miq tjerë perendimorë, Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Hysen IBRAHMI,
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, 24 mars 2019. /KultPlus.com
Kosova ofron shumë mundësi dhe ka shumë vende atraktive për turistët të cilët vijën në Kosovë.
Zekë Çeku, kryetar i Asociacionit të Turizmit të Kosovës, tha se është shtuar numri i turistëve që vizitojnë Kosovën.
“Kosova ka shumë pika turistike. Ka ndryshuar shumë turizmi, Peja dhe Prizreni kanë bërë më shumë për turizmin, sa i përket komunave. Duhet të punohet më shumë të kemi edhe promovim të turizmit të Kosovës. Turistët që vijnë për të vizituar janë vendin, janë nga Evropa, nga Turqia, dhe lindja e largët. Turistët vijnë për kohë të shkurtër”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij edhe turizmi dimëror në Kosovë ofron shumë mundësi. Çeku vlerësoi se të ardhurat nga turizmi do të ishin shumë të mëdha nëse do të kishte zhvillim të mirëfilltë.
“Kosova i ka mundësitë më të mira për turizmin në Evropën Juglindore, kemi shumë male të mira që i përshtaten aktiviteteve të ndryshme”, tha ai.
“Java e Filmit Izraelit” ka nisur sonte rrugëtimin për të shpalosur para publikut kosovar filma të njohur nga Izraeli. Kjo ngjarje tradicionale e cila po organizohet për herë të 11-të me radhë është si një përmbushje e nevojës për mirëkuptim në mes të shoqërive në mënyrë që të ketë më shumë njohje midis njerëzve dhe kulturave.E filmi është njëri nga dimensionet që ndihmon që të arrihet ky qëllim. Në këtë rast këmbimin kulturor me Izraelin po e mundëson Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd, shkruan KultPlus.
Në ambientet e Kinemasë ABC njerëzit kishin filluar të vinin e të zinin vendet e tyre ku me një pritje të ngrohtë nga organizatorët gjithçka dukej si fillim i mbarë.
Pasi sallën e kinemasë e zunë njerëzit, aty erdhi edhe kryeministri i Kosovës – Ramush Haradinaj, dhe zëvendësministri Behxhet Pacollli, por edhe këtë vit me ardhjen e saj kishte nderuar këtë manifestim kulturor mysafirja speciale Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm.
Në hapjen zyrtare të festivalit, fillimisht fjalën e mori Kryetari i Bashkësisë Hebreje- Bet Israel, Ruzhdi Shkodra i cili e tregoi edhe qëllimin kryesor të këtij organizimi.
“Për të 11-tën herë me radhë po e organizojmë “Javën e Filmit të Izraelit në Kosovë”. Ky organizim bëhet për të vetmin qëllim, për të rritur bashkëpunimin kulturor në mes të dyja vendeve. Edhe ne kemi arritur një herë të organizojmë javën e filmit të Kosovës në Izrael në saje të ndihmës së ish ministrit të jashtëm, Enver Hoxha. Kjo ka ndodhur pikërisht në Jerusalem, ku atje është prezantuar me filmin “Njeriu prej dheu” regjisori ynë Enver Petrovci para një publiku të madh”, ka thënë në fjalën e tij Shkodra, i cili tutje falënderoi të pranishmit që e nderuan këtë ngjarje me ardhjen e tyre.
Tutje fjala iu dha kryeministri të vendit – Ramush Hardinajt i cili vlerësoi marrëdhëniet e Kosovës me Izraelit dhe tha se historikisht kosovarët kanë ndihmuar shumë popullin e Izraelit, në Luftën e Dytë Botërore dhe në të tjera skenare të errëta në historinë jo shumë të largët.
Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, e cila këtë organizim e hapë për të tretën herë, u shpreh e lumtur që tashmë është bërë traditë të takohen këtu
“Është hera e tretë për mua që e hap këtë organizim, dhe po shoh fytyra që i njoh, e kjo do të thotë se kemi krijuar traditë me këtë organizim. Me anë të këtij festivali po paraqesim aspekte të ndryshme të jetës dhe kulturës së Izraelit, në Kosovë, para audiencës kosovare. Shpresoj që me kalimin e kohës do të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-Izrael dhe se mund të bëjmë më shumë në ekonomi, kulturë e në fushat tjera”, është shprehur ambasadorja e cila tutje tregoi se kishte dëgjuar edhe për Besën – ndjenjën e mikpritjes shqiptare, andaj sipas saj ka ardhur koha që të reflektohet mbi solidaritetin në përgjithësi.
Fisher Kamm tutje foli më shumë rreth tre filmave që do të shfaqen gjatë “Javës së Filmit Izraelit” në Kosovë e kështu për ta lënë publikun që vetë ta shijojë e vlerësojë filmin “Saving Neta”, me regji të Nir Bergman i cili ishte përzgjedhur të shfaqej sonte në hapje të “Javës së Filmit Izraelit”.
Ky film i cili përcjellte humor, dramë, dashuri dhe shpresë, tregon historinë e katër grave jeta e të cilave ndryshon
sapo takojnë një burrë me emrin Neta ku fillon një marrëdhënie familjare në jetën moderne.
Filmi është një prodhim i vitit 2016, fitues i shumë çmimeve, dhe me aktorë kryesorë: Rotem Abuhab, Emma Alfi Aharon dhe Naama Arlaky.
“Java e Filmit Izraelit” vazhdon deri me datë 1 dhjetor. Më 30 nëntor me fillim nga ora 15:00 vjen dokumentari i regjisorit Ido Haar “Presenting Princess Shaw”. E më 1 dhjetor me fillim nga ora 15:00 shfaqet filmi i regjisorit Maha Haj “Personal Affairs” ndërsa në terminin e orës 22:00 shfaqet premiera e filmit “Hunter Killer”. / KultPlus.com