Pi me mu

Poezi nga Kreshnik Berisha

Nuk kam me të ndjekë

injoro po deshe

provo sa e pikëllueshme është pritja

kur kthen kryet

pas gjithë asaj udhe

unë do jem atje ku më le

duke çuar gëllënjkën e fundit mbase

të birrës së ftohtë

do jem bërë më i ftohtë se birra

do kem kalue shumë kodra

do kem ndalue në qiellin pa re

në perëndim të diellit

në ndonjë tokë të thatë

ku era fryn nga çdo anë

dhe ku ti sigurisht nuk vjen

Unë nuk kam me të ndjek

mos ia thuaj mendjes

të më injorosh me klasë

që të vijë nga pas

unë as të shikoj

as dua të di çfarë tulash kanë bythët tua

në janë në formë zemre apo

as këmbët e gjatë as flokët

në t`i valëvitë era

Zemër

mos u lodh

pafundësisht nuk kam me të dashtë

ulu po deshe

pi me mu

pranë meje dhe Aare-s

ta lëmë lumin të rrjedhë

si zakonisht

unë do të çpërthakoj

të premtoj

të shoh shpirtin

me sy /KutlPlus.com

Poezi dëshprimi

Kreshnik Berisha

Asgjë s’është si në fillim, në fakt

As ky arabi nazist, i frikshëm, s’duket si ditën e parë

Teksa gërhatë në qoshen tjetër të qelisë

Midis Bernit.

Unë prap kam me ia lëshu mërrolat me indiferencë

Se ai prap nesër ka m’u endë si budallë

Në këto metra katrorë, gardianët

Kanë me qeshë me të prap

Ai ka m’i marrë barnat, ka m’i shty teposhtë me ujin në tas

Dhe ata kanë me ma mbyllë derën e hekurt f’tyrës pa të keq

Që t’ha bukë me të prap

Në një tavolinë…

Unë në lajme të pashë, Arian

Të pash prap në lajme paaak sekonda

Eh, ç ’të duhen tani ato fjalë…

Të pash më vonë prap, të nesërmen

Teksa babai të vendoste lulet mbi varrë

Ti borën e doje

Por kush borës dorë i dha?

Ata, nga të cilët kërkove të mbroheshe

Apo ata që mbrojtjen s’ta dhanë?

Epo, s’ke pse me u mërzitë tash për

Dukjen para kamerave

As për komunikimin me gazetarë

As të kërkosh ndihmë nga rreziku

Rreziku tashmë të ka vrarë…

Ej, edhe mu, nga qelia e midis Bernit

Asgjë s’më duket si ditën e parë…

As ky arabi nazist

I frikshëm

Budallë

Njëzetvjeçarë…/Kultplus.com

                                                                                                                                         

“Martesa” e Blerta Zeqirit me premierë në Kosovë

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit tashmë ka shijuar suksesin e premierës botërore, film i cili në festivalin “Tallin Black Nighs Film Festival” ka marë çmimin e kritikës dhe atë të ansamblit të aktorëve, shkruan KultPlus.

Dhe pas këtij suksesi, ky film është duke shqyrtuar rrugëtimin e mëtejmë të prezantimit të këtij filmi edhe nëpër festivale të tjera, por edhe të prezantimit të filmit nëpër kinema.
Blerta Zeqiri, regjisorja e filmit ka thënë për KultPlus se filmi “Martesa” do të prezantohet edhe në Kosovë, dhe mbrëmja e parë kur do të prezantohet ky film është një shkurti. Ajo ka treguar se filmi do të prezantohet në Cineplexx.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, trekëndësh ky problematik dhe një diskutim më i thellë i tabuve të pranishme në plot shoqëri, ku rolet kryesore interpretohen nga: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu./KultPlus.com