Sot dorëzohen 102 kallëzime ndaj serbëve që kryen krime në Kosovë

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99“ sot do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet në Policinë e Kosovës- Departamenti i Krimeve të Luftës në Prishtinë.

Në orën 11:00 pritet të bëhet dorëzimi i tyre. / KultPlus.com