Kristen Stewart e frikësuar para se ta luante rolin e Dianës

Kristen Stewart pranon se ishte “shumë e frikësuar” në prag të rolit të princeshës së ndjerë Diana, në dramën “Spencer”.

“Filmi ka të bëjë me një grua që ne mendojmë se e njohim shumë mirë dhe që në fakt e njohim shumë mirë në mënyrën tonë, në prag të marrjes së një vendimi shumë novator dhe vendim që ndryshon historikisht”, shpjegon ajo për AP, përcjellë KultPlus.

“Unë mendoj se është një film i Krishtlindjeve që është padyshim si një film për ndarjen”.

“Është plot tension, sikur të jetë si Krishtlindjet më të këqija ndonjëherë”, shpjegon Jack Farthing, i cili luan në rolin e princit Charles.

Me regji të Pablo Larrain, drama imagjinon se si u zhvilluan festimet e Krishtlindjeve të familjes mbretërore ndërsa Diana (e luajtur nga Stewart) merr vendimin e saj për të lënë martesën me princin Charles. / KultPlus.com

Kristen Stewart flet për rolin e saj si Princesha Diana në filmin ‘Spencer’

Kristen ka thënë se ka pasur momente gjatë xhirimeve kur është ndjerë sikur Diana.

Kristen Stewart ka folur për marrjen e rolit si Diana, Princesha e Uellsit, dhe përformancën e saj në filmin biografik Spencer, i cili së fundmi me premierën e tij ka pasur një vlerësim të konsiderueshëm në festivalet e filmit në Venecia dhe Telluride.

Në një intervistë për LA Times pas premierës së filmit në Amerikën e Veriut në Telluride, Stewart tha se kishte disa ndjenja drithëruese e shpirtërore duke bërë këtë film, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë Sandringham. “Edhe nëse thjesht fantazoja, ndjeva se kishte momente kur mora një lloj shenje nga princesha “, tha ajo.

Duke shtuar se “ Diana u ndje aq e gjallë për mua kur po bëja këtë film, edhe nëse po më bënin veshët apo ishte thjesht një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime do të harronin që ajo kishte vdekur. Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë, dhe të kujtosh se ajo kishte vdekur ishte thjesht diçka e pabesueshme. Më shkatërroi vazhdimisht. Ishte një ndjenjë shpirtërore … kishte raste kur unë isha, Oh, Zot, pothuajse si ajo isha, e dini, po përpiqësha të depërtoja. Ishte e çuditshme dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time “, ka potencuar aktorja.

Pas shfaqjes në Venecia, Stewart tha në një konferencë shtypi për admirimin dhe ndjeshmërinë e saj me Dianën, duke thënë: “Ne nuk kemi pasur shumë prej atyre njerëzve gjatë historisë. Diana bie në sy si një shtëpi me shkëlqim që digjet“./KultPlus.com

“Spencer”, filmi biografik për Lady D

Filmi i shumëpritur “Spencer”, një realizim i regjisorit kilian Pablo Larrain për figurën e Lady Diana-s, do të jetë premierë botërore në Festivalin e 78-të të Filmit në Venecia.

Për ta interpretuar, Kristen Stewart, një aktore që arriti famë globale falë sagës “Twilight”.

“Filmi është një zhytje në projeksionin emocional të Dianës, në një pikë kthese në jetën e saj”, tha ylli amerikan për mediet britanike.

Filmi “biopik” fokusohet në një fundjavë “fatale” në fillim të viteve 1990, kur Diana kaloi Krishtlindjen me familjen mbretërore në Sandringham dhe vendosi që martesa e saj me Princin e Uellsit kishte përfunduar, një episod i raportuar, gjithashtu, në serialin “The Crown”.

“Është një përpjekje zemërthyese për të, në mënyrë që të kthehet tek vetja, sepse Diana përpiqet të ruajë atë që mbiemri i saj, Spencer, do të thotë për të”, shtoi Stewart.

Filmi është shkruar nga Steven Knight, krijuesi i “Peaky Blinders” dhe po xhirohet në BM dhe Gjermani.

Dalja në kinema është planifikuar për vjeshtën e ardhshme, në 2022, 25 vjet pas vdekjes së Dianës.

Grupi i aktorëve përfshin Timothy Spall (“Mr. Turner”), Sally Hawkins (“The Shape of Water”) dhe Sean Harris (“Mission: Impossible”). / atsh / KultPlus.com

Një film i ri për Princeshë Dianën

Të gjithë të apasionuarit pas filmave me princesha dhe mbretëri, vëmendjen këtu! Një film i ri me princeshë Diana-n është rrugës!

Thuhet se filmi do të quhet “Spencer” – mbiemri i Lady Diana-s para se të martohej me princin Charles-, por surpriza e vërtetë është emri i aktores kryesore. Kristen Stewart do të luajë rolin e princeshës dhe interneti është ndarë ne dy pjesë!

Gjithsesi para kësaj, flasim pak për subjektin e filmit.

Spencer do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe ajo donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë. Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhë në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.

Një film i ri rreth Lady Diana-s: Internetit s'i pëlqen aktorja

Tani, çfarë kanë njerëzit me Kristen Stewart?

Reagimet janë të ndryshme, por një pjesë e mirë nuk mendon se aktorja ka lartësinë e duhur për të luajtur rolin e princeshë Diana-s. Ndoshta dyshimet vijnë nga adhurimi që njerëzit kanë për figurën e saj, por regjisori i filmit është i sigurtë që Kristen do të shkëlqejë edhe në këtë sfidë!

“Kristen është një nga aktoret më të mira që kemi sot. Që ta bësh mirë këtë film, të duhet diçka shumë e rëndësishme, siç është misteri. Kristen mund të jetë shumë gjëra, por mbi të gjitha di të jetë e mistershme, shumë e brishtë dhe shumë e fortë në të njëjtën kohë. Ne kjo na duhet, kombinimi i këtyre elementeve më bëri të më shkoj mendja tek ajo. “- u shpreh Pablo Larraín.

Pavarësisht ç’mendojnë njerëzit, duhet të presim deri vitin tjetër të shohim  Stewart si Lady Diana! /konica/ KultPlus.com

Kristen Stewart do ta marrë çmimin prestigjioz në Festivalin e Filmit në Cyrih

Aktorja gjithnjë e më e zënë, Kristen Stewart, do ta marrë edhe një çmim për aktrimin e saj.

Organizatorët e Festivalit të ardhshëm të Filmit në Cyrih ditë më parë njoftuan se këtë vit çmimin “Golden Eye” do ta marrë Stewart, e cila në festival mbërrin me regjisorin Benedict Andrews për premierën zvicerane të filmit biografik “Seberg” në të cilin ajo e pati mundësinë ta luante aktoren legjendare Jean Seberg. Filmi e pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecie.

“Edhe pse ka mundur të vazhdonte të luante në filma blockbuster pas sagës Twilight, Stewart ka zgjedhur filma artistikë indie nga autorë si Walter Salles, Olivier Assayas dhe Ang Lee. Ajo ka arritur ta gjejë një ekuilibër midis mainstreamit dhe artit në një mënyrë të përshtatshme, ndërsa mishërimi i saj i patrembur i Jean Seberg edhe një herë ka konfirmuar se ajo është një nga aktoret më të gjithanshme të kësaj gjenerate”, thanë drejtorët e festivalit Nadja Schildknecht dhe Karl Spoerri. Fituesit e mëparshëm të çmimit “Golden Eye” përfshijnë Jake Gyllenhaal dhe Andrew Garfield.

Image

Stewartin audienca botërore e njohu në vitin 2002 së bashku me Jodie Foster në trilerin “Panic Room”, ndërsa me sagën “Twilight” ajo fitoi famë mbarëbotërore në vitin 2008, shkruan KOHA Ditore. Në vitin 2015, ajo u bë aktorja e parë amerikane që e fitoi çmimin “Cesar” si aktorja më e mirë mbështetëse në dramën Clouds of Sils Maria, në të cilën ajo luajti së bashku me Juliette Binoche. Këtë vit, përveç filmit të lartpërmendur Seberg, Stewartin do ta shohim edhe në filmin e Sony, Charlie’s Angels, me regji të Elizabeth Banks, ku luan pranë Naomi Scott dhe Ella Balinska.

Festivali i 15-të i Filmit në Cyrih do të mbahet nga 26 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa kryetar i jurisë është Oliver Stone./koha.net/ KultPlus.com