Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindoni, do të qëndrojë të dielën në Kroaci me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Millanoviq.
Çifti presidencial do të ndjekë garën e 309-të vjetore me kuaj që mbahet në qytetin kroat të Sinjit çdo të diel të parë të gushtit që nga viti 1715.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vjen në alkën e Sinjit me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili si vitet e kaluara është edhe sponsor i saj. Ardhja e saj në Sinj është dakorduar më parë me kryesinë e Shoqëria Kalorësit e Alkut, e cila vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorëse në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Zyrës së Presidentit kroat, raporton Klankosova.tv.
“Milanoviq, si sponsor i alkës së Sinjit, e mbështet këtë përpjekje të Shoqërisë Kalorësit e Alkut , kështu që vitin e kaluar ai ftoi presidentin e atëhershëm të Hungarisë, Katlin Novak, në alkën e Sinjit, ndërsa një vit më parë, mysafir ishte, presidenti i asaj kohe i Sllovenisë, Borut Pahor, burrështetasi i parë i huaj në alkën e Sinjit”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Gjatë qëndrimit në Sinj, Milanoviq dhe Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radaush dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve”. Me këtë rast ata do të vizitojnë edhe Muzeun e Alkës.
Qendra Ndërkombëtare e Arkeologjisë Nënujore në Zadar të Kroacisë (ICUA-Zadar) mbështetur nga UNESCO, organizoi kursin bazë të Arkeologjisë Nënujore 2024, në të cilin mori pjesë dhe përfaqësuesi i Institutit Kombëtar te Trashëgimisë Kulturore.
Kjo eksperiencë do të shërbejë për zhvillimin e Arkeologjisë Nënujore në Shqipëri.
Kursi kishte për qëllim trajnimin e arkeologëve në teknikat e gërmimit, dokumentimit, përdorimin e pajisjeve për mbarëvajtjen e gërmimit nënujë, vëzhgimin arkeologjik nënujor, përdorimin e pajisjeve të zhytjes. Po ashtu u mbajtën leksione mbi konservimin dhe restaurimin e gjetjeve të dala nga thellësia e detit, hapat që ndiqen në përgatitjen e një gërmimi arkeologjik nënujor, metodat e ndryshme të kërkimit si dhe mënyrave të mbrojtjes dhe promovimit të gjetjeve kaq unike.
Gjatë kursit u zhvillua dhe një gërmim i mirëfilltë nënujor në të cilin sipas të dhënave paraprake rezultoi të ishte struktura e një porti të periudhës romake.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit u certifikuan për njohuritë bazë të Arkeologjisë Nënujore./atsh/KultPlus.com
Një ekip arkeologësh në fshatin Zakotorac në gadishullin Pelješac të Kroacisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm.
Ata kanë zbuluar një përkrenare të lashtë ilire të ruajtur mirë, që daton më shumë se 2500 vjet, raportoi HRT.
Ky zbulim shënon kulmin e katër viteve të kërkimit në tumat e varreve, të cilat dhanë një sasi të madhe materiali të vlefshëm që potencialisht mund të riformësonte kuptimin tonë për kolonizimin grek në Mesdhe gjatë mijëvjeçarit të fundit para Krishtit.
Procesi i gërmimit për helmetën ishte i përpiktë, duke përfshirë fotografimin e kujdesshëm të ndjekur nga heqja e çdo pjese të vogël guri dhe dheu. Përfundimisht, helmeta sipas tyre, greko-ilire u zbulua me sukses.
Arkeologët nga Muzetë e Dubrovnikut po marrin pjesë në gërmimet në Zakotorac në Pelješac – të udhëhequr nga Dr. Domagoj Perkić, me ndihmës kuratorët Paula Knego dhe Vicenco Pijerov, së bashku me kolegët nga institucionet e tjera – Hrvoje Potrebica, Marko Dizdar, Borute Križ, Marta Miona Milisha, Miroslav Vuković dhe Mirna Šandrić, me ndihmën e Ivan Pamic.
Helmeta është të paktën 2500 vjet e vjetër
Datimi paraprak sugjeron se kjo përkrenare mund të ketë origjinën nga shekulli i gjashtë para Krishtit. Ajo që është veçanërisht intriguese është prania e dy llojeve të ndryshme të helmetave në të njëjtin vend, duke treguar një vazhdimësi të pushtetit brenda komunitetit. Këto helmeta kanë simbolizuar gjithmonë statusin dhe autoritetin, raportoi HRT.
Gërmimet në këtë vend filluan katër vjet më parë dhe arkeologët kanë qenë vazhdimisht me fat. Vetëm në vitin e parë, ata zbuluan një përkrenare greko-ilire, e cila ishte një surprizë e madhe në atë kohë. Zbulimi i një tjetre është vërtet i bujshëm.
Të gjitha kockat e zbuluara i nënshtrohen analizës bioarkeologjike për të përcaktuar numrin minimal të individëve, gjininë e tyre, moshën në momentin e vdekjes dhe detaje të tjera demografike.
Ekspertët që vijnë
Në total, ka 27 tuma varrimi në Zakotorac dhe puna në vazhdim ka zbuluar një pasuri të thesarit historik, duke përfshirë sende të ndryshme si kunja, kapëse, fibula, pjesë gjerdanesh të bëra nga qelibar ose rruaza qelqi, dhe këtë vit, për herë të parë kohë, një diademë—një brez bronzi i veshur me sa duket në kokë nga një femër.
Javën e ardhshme, një ekipi prej pesë anëtarësh do t’i bashkohen kolegë nga Italia, duke treguar një interes ndërkombëtar në rritje për projektin. Parashikohet që ky bashkëpunim mund të çojë në njohuri krejtësisht të reja mbi kolonizimin grek në Mesdhe. Zbulimet arkeologjike në Pelješac vazhdojnë të zbulojnë historinë e fshehur. / KultPlus.com
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se veteranët e Kosovës kanë fituar turneun në Zarë të Kroacisë.
Sipas një njoftimi për media ky turne është mbajtur nga 5 deri më 7 prill, derisa kanë marrë pjesë ish-basketbollistë të njohur nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore.
Veteranët e Kosovës që ishin ish-basketbollistë të shquar, në ndeshjen e parë në grupe, shënuan fitore ndaj O. Ugljan me rezultat 58:44, derisa në ndeshjen e dytë fituan ndaj Zmaj me rezultat 44:37.
Në finale shënuan fitore ndaj Vogoshtica Zadar me rezultat të ngushtë 58:57./KultPlus.com
Andrea Bocelli, tenori i dashur me famë botërore dhe artisti më i shitur i muzikës klasike, feston një karrierë 30-vjeçare në vitin 2024.
Për të shënuar këtë rast, Bocelli rikthehet në një nga skenat më të bukura në botë – Pula Arena në Kroaci, ku do të mbajë një koncert unik nën yjet më 30 gusht.
Për tre dekadat e fundit, kjo ikonë e muzikës klasike ka prekur zemrat e miliona njerëzve me zërin e tij dhe ka frymëzuar shumë artistë me jetën e tij. Tani, ne kemi mundësinë ta përjetojmë edhe një herë në Kroaci, të zgjedhur si një nga ndalesat në hartën e festimit të momentit të madh të artistit.
I lindur në Itali, ai e filloi rrugëtimin e tij duke performuar në piano bare dhe duke konkurruar në konkurset lokale të këngës. Ai fitoi famë në vitin 1994 duke fituar seksionin e të ardhurve në Festivalin e 44-të të Muzikës në Sanremo me performancën e tij “Il mare calmo della sera”.
Që atëherë, Bocelli ka regjistruar 15 albume solo në studio që përfshijnë zhanret e muzikës pop dhe klasike, ka shitur mbi 75 milionë disqe në mbarë botën dhe ka arritur sukses si një interpretues crossover, duke përzier muzikën klasike me listat ndërkombëtare pop. Albumet e tij si “Romanza” dhe “Sacred Arias” kanë thyer rekorde dhe kënga e tij “Con te partirò” mbetet një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave.
Çmimet e Bocelli-t përfshijnë emërimin si një nga 50 njerëzit më të bukur të revistës People, fitimin e çmimeve për duetet e tij dhe marrjen e nderimeve si oficer i madh i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane.
Biletat për këtë mbrëmje unike muzikore me Andrea Bocellin dalin në shitje më 14 shkurt në orën 11:00 nëpërmjet sistemit online Eventim.hr dhe në pikat fizike të Eventim. / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor, raportojnë mediat kroate.
Siç raporton Istarski.hr, datat janë konfirmuar nga burimet por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Raportohet se Pula Arena këtë vit do të presë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës. Gjegjësisht, zyrtarisht është konfirmuar Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz, ndërsa nga burime ende jozyrtare bëhet e ditur se edhe Maneskin do të mbajë koncertin e tij në po këtë skenë.
“Nuk ka nevojë të flitet shumë për madhështinë e ardhjes së këngëtares në Kroaci”, shkruajnë mediat kroate për Duan.
Dua Lipa është autore e hiteve “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night” e publikuar së fundmi, e cili është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”. / KultPlus.com
Në Arkivin e Ipeshkvisë së Hvarit, në Hvar, ruhet vula origjinale e ipeshkvit të Sapës Pjetër Zaharisë. Vula është zbuluar rastësisht, gjatë gërmimit para Katedralës së Hvarit, me rastin e shtruarjes së oborrit me pllaka, më 12 mars të vitit 1988.
Vula është e përbërë nga metali i bakrit. Ka formë ovale dhe dy polet i ka paksa të shtypura. Fomrati i vulës është: 62 x 37 x 2 x 11 mm. Në rrethin anësor, në formë të një shiriti, është i gdhendur, në gjuhën latine, me grafema gotike, teksti:
ºSºPERºDIºZºAPLICE SED ISºGRAºEPIºSAPIENSIS
që do të mund të lexohej kështu:
S[IGILLIUM] PE[T]R[I] D[E]I Z[ACCARIAE] [ET] AP[OSTO]LIC[A]E SEDIS GRA[TIAE] EPI[SCOPUS] SAPAIENSIS
Përkthimi shqip: Vula e ipeshkvit Pjetër Zaharisë, me Vullnetin e Selisë së Shejtë ipeshkëv i Sapës. Sfragjistka – sigjilografia është shkenca që studion origjinën, prodhimin, zhvillimin dhe përdorimin e vulave nga ekzemplarët e parë të regjistruar nga kohët e lashta deri në kohët moderne, vlerën e tyre historike dhe juridike, kuptimin artistik, performancën, etj.
Vulat e para të njohura deri me sot u shfaqën në kohët e lashta, rreth vitit 3500 para Krishtit, në zonat e qytetërimeve më të vjetra të Mesopotamisë, Luginës së Indit dhe Egjiptit. Nga ato rajone ato arritën te grekët, dhe më pas te etruskët dhe romakët. Gjermanët morën vulat nga grekët dhe romakët në shekullin e V-të duke ndikuar që ato të përhapeshin në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Në fillim të shekullit të VI-të filluan të vulosen dokumente e shkruara në pergamenë, gjë që përshpejtoi zhvillimin e mëtejshëm të vulave. Nga shekulli i VIII-të, vula u bë një shenjë e përgjithshme e vërtetimit – sigurisë dhe konfirmimit të dokumenteve të të gjithë sundimtarëve të Evropës Perëndimore dhe Qendrore si dhe të perandorëve bizantinë dhe papëve romakë.
Termi vulë ka origjinë nga fjala latine: Sigillum dhe ajo greke: σφραγις /sfragis. Në italisht përdoret termi: sigillografia, etj. Dallojmë disa lloje vulash: vulën e madhe; vulën e vogël; vulën e dyfishtë; vulën e përbashkët, etj. Format e vulave janë gjithashtu të ndryshme. Më së shpeshti janë të rrumbullakëta, por mund të jenë edhe: në formë vezore, në formë dardhe, në formë zemre, në formë kryqi, në formë mburoje, formë katrore, trekëndëshi, etj. Sipas llojit të vulave, ato ndahen në: vula mbishkrimesh; vula arti; vula portretesh; vulat e stemash, etj. Sipas materialit nga i cili janë bërë, ato ndahen në: vula prej metali (ari, argjendi, plumbi) dhe dylli dhe dylli vulosës, etj. Përdromimi dhe pronësia e vulës në mesjetë ishte privilegj i perandorëve, mbretërve, fisnikërisë së lartë (kryesisht vulat e arit) fisnikërisë së mesme dhe asaj të ulët, pastaj e klerikëve, (papës, kardinalve, kryeipeshkëve, ipeshkëve, etj), institucioneve shtetërore mesjetare, esnafeve, univeristetve, gjimnazeve dhe shoqatave me profile të ndryshme, etj.
Në anën e sipërme të vulës është e paraqitur Shën Mëria me një fëmijë në duar, ndërsa në anën e poshtë, është figura e një ipeshkvi të gjunjëzuar [ne mednojmë se mund të jetë figura e ipeshkvit të Sapës, Pjetër Zaharisë, gjë që praktikohej në atë kohë, që në vulë ose stemë, të ishte figura e vetë titullmbajtësit], me mitër në kokë dhe shkop në dorë. Në të dy anët e figurës së ipeshkvit të gjunjëzuar, ndodhen dy stema, në formë mburoje, me unaza në mes, ndërsa lartë, vërehet një yll gjashtë cepësh, në mes të dy zambakëve. Edhe për këtë stemë /emblemë/ mendojmë se duhet të ishte, stema e ipeshkvit të Sapës! Pjesën qëndrore të vulës, e zën figura e Shën Mhillit me krahë të hapur, i cili është i veshur si kalorës. Në dorën e djathtë, mban një heshtë, me të cilën e godet dragoin – djallin; ndërsa në dorën e majtë, mban një peshore [vagë] e cila simbolizon peshimin e mëkatëve, për shpirtërat të cilët duhet të kalojnë, nëpër Gjykatën e tmeshme, për në botën tjetër të amshuar. Në ilustrimin grafik që kemi bërë, këto detale, vërehen tepër qartë. Ndërsa në fotografit e bëra, kjo gjë nuk është edhe aq e qartë!
Pjetër Zaharia ishte emruar ipeshk i Sapës më: 4 maj 1395. Kishte vdekur më 3 korrik të vitit 1422. Ne e kemi datuar vulën në vitin 1422, duke e mos pasur të dhëna të sakta se kur është bërë kjo vule. Për datim na ka shërbyer një dokument origjinal që ruhet pranë arkivit të katedrales së Hvarit ku është shënuar data 13 prill 1422. Duke qenë se është përdorur fizikisht në këtë datë, kjo vulë nuk mund të jetë e mëvonshme. Për jetë e Pjetër Zaharisë nuk kemi shumë të dhëna, pos që dimë se ka qenë shumë aktiv në jetën kishtare dhe atë diplomatike. Janë shumë të rëndësishme dokumentet që ruhen në Archivio Segreto Vaticano, në Vatikan, ku hap pas hapi ndjekim veprimtarinë kishtare të Pjetrit si ipeshkëv i Sapës. Ndërsa në shumë dokumenta që ruhen në Arkivat e Venedikut, e hasim si diplomat, në raste të ndryshme, në mardhënjet shqiptaro – venedikase. Janë të njohura disa relata dhe dokumenta me vlerë të jashtëzakonshme, për gjendjen në Shqipërinë Veriore, paraturke, ku në to bëhet fjalë për gjendjen e besimtarëve të krishterë, jo vetëm të ritit perëndimor, por edhe të atij greko-katolik /lindor/, pastaj për gjendjen e rëndë ekonomike si dhe për zhvillimet politke të atyre viteve.
Mendojmë, se në njërin nga udhtimet e fundit që bënte për në Venedik, ai vdiq dhe u varros në Hvar. Së bashku me kufomën e tij, si duket janë varrosur edhe gjërat personale, e ndër to edhe vula, e cila na është ruajtur, në gjendje të shkëlqyer.
Duhet cekur, se disa vite më vonë, ipeshk i Sapës ishte edhe një Pjetër tjetër, i cili emrohet ipeshkëv në Sapë, më: 13 korrik 1425. [Vdes më 6. Mars 1433]. Ky Pjetër, para se të emrohej ipeshkëv i Sapës, ishte abat në abacinë e Shën Sergjit dhe Bahut në grykë-derdhje të Bunës. Nuk ka mundësi që vula e gjetur në Hvar, ti përkiste Pjetrit të dytë, ngase në vetë vulën kemi të gdhendur grafemën “Z” që ne e lexojmë si Zaharia, gjë që është shumë logjike, si dhe siq cekëm më lartë datën në dokumentin origjinal nga katedralja e Hvarit.
Pos vulës së cekur më lartë, në arkivin e Ipeshkvisë së Hvarit, ruehn edhe dokumenta të rëndësishme, për disa nga personalitetet kishtare të kohës nga Kryeipeshkvia e Shkupit. Dokumentat janë të ruajtura mjaft mirë, mirpo nuk janë të sitemuara, të katalogizuara e as të inventarizuara.
Zbulimi dhe botimi i kësaj vule është edhe një shkak më shumë, për hulumtuesit dhe shkencëtarët shqipëtar, që më me përkushtim, të hulumtojnë arkiva dhe biblioteka, në gjithë teritorin e bregdetit të Adrikatikut, ngase ruhen ende dokumenta, dorëshkrime, vula dhe libra të rrallë, të cilët kanë një vlerë të paçmuar për historinë shqiptare në për gjithësi.
Diçiturat për ilustrimet:
Vula-1.jpg – Këllëfi [kallëpi] origjinal i metaltë i vulës së ipeshkvit të Sapës, Pjetër Zaharisë nga viti 1422. Origjinali ruhet në Ipeshkvinë e Hvarit, në Hvar. Dimensionet: 62 x 37 x 2 x 11mm. Vula-2.jpg –Skica e këllëfit të metaltë të vulës së ipeshkvit të Sapës, Pjetër Zaharisë, 1422. Vula-3.jpg – Vula origjinale e dyllit të kuq. Origjinali ruhet në Ipeshkvinë e Hvarit, në Hvar.
Në rrethin anësor, në gjuhën latine është i shënuar teksti:
ºSºPERºDIºZºAPLICE SED ISºGRAºEPIºSAPIENSIS
[Sigillium Petri Dei Zaccariae et Apostolic(a)e Sedis gratia episcopi Sapaiensis], në gjuhën shqipe do të ishte: Vula e ipeshkvit Pjetër Zaharisë, me Vullnetin e Selisë së Shejtë ipeshkëv i Sapës.
Vula-4.jpg – Vula origjinale e dyllit të kuq. Origjinali ruhet në Ipeshkvinë e Hvarit, në Hvar e nxjerrë nga dokumenti që mban datën 13 prill 1422.
Nga Prof. Dr. Musa Ahmeti Center for Albanian Studies – Budapest /Dielli/ KultPlus.com
Franca ka evakuuar më shumë se 16 mijë njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.
Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet – turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.
Në Spanjën jugore, më shumë se 3 mijë e 200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.
Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin.
Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit. /Express / KultPlus.com
Në vitin 2010, e folura e Arbanasve të Zarës u shpall pasuri kulturore jomateriale. Arbanaški vazhdon të flitet ende në qytetin e Arbanasit, kryesisht falë kontributit të familjes së Ana Mazisë, anëtarët e së cilës ende komunikojnë me njëri-tjetrin vetëm në këtë gjuhë.
Arbanasi është një provincë me statusin e një rrethi në pjesën juglindore të Zarës. Vendbanimi origjinal i Arbanasit u themelua në vitin 1726. Shumica e banorëve të Arbanasit janë pasardhës të shqiptarëve katolikë nga zona e Shkodrës dhe Tivarit, të emigruar në vitet 1726, 1727 dhe 1733, me emrin e të cilëve vendbanimi mori emrin. Kryepeshkopi i Zarës Vicko Zmajević i pranoi dhe organizoi jetën e tyre në zonën e re.
Ata morën pjesën më të madhe të tokës në zonën e Zemunikut, ku u vendosën përgjithmonë, por edhe në zona si Murvicë, Raštevic, Polaça etj. Që nga themelimi i tij, vendbanimi drejtohej nga një kryeplak i fshatit (škôpi ose katundit), në varësi të drejtpërdrejtë të kryetarit të rrethit, dhe nga viti 1749 të serdarit të rrethit të mesëm të Zarës.
Në fillim u morën me punë të rënda si dhe me blegtori (barinj) por banorët e Arbanasit shpejt u bënë pronarë ose kolonizatorë të pjesës më të madhe të tokës në zonën e Zarës. Ata ishin të parët në rajon që mbollën misër dhe arritën që të bënin prodhuese toka të pakultivuara më parë. Ishin kasap të shquar, prodhues salçiçesh dhe tregtarë bagëtish. Në vend në vitin 1866 u hap edhe një shkollë fillore mësuesish, e cila do të shfuqizohej dhe mbyllej në vitin 1921. Deri në vitin 1944 Arbaniasi ishte një vendbanim i pavarur (italisht Albanesi ose Borgo Erizzo), dhe më vonë pjesë e Zarës.
Pas vitit 1945, për shkak të mundësisë për të marrë nënshtetësi italiane, shumë banorë të Arbanasit u shpërngulën.
E ftuar në një emsion televiziv Mirta Tomas, studiuese e gjuhës arbanesi dhe folëse e mirë e saj, theksoi se gjuha arbane është një formë arkaike e dialektit gege të gjuhës shqipe.
Ajo u soll në Kroaci nga kolonët shqiptarë në fillim të shekullit të 18-të dhe fillimisht u përdor në zonën përreth Tivarit dhe në pjesën juglindore përreth të Malit të Zi.
Është padyshim një e folur në prag të shuarjes, siç e kanë theksuar vazhdimisht shumë studiues arbanas të njohur: Giuseppe Pino Giergia, Maksimilijana Barançiq e të tjerë.
Në Zemunik, për shembull, ka kohë që nuk dëgjohet, megjithëse në atë vend Ravnokotar u vendosën disa familje arbanase (Marushiqi, Shestani, Ćurkoviqi, Prenxha, Paleka etj.) në të njëjtën kohë si në Arbanase të Shkodrës.
Zona e liqenit, sepse adoptimi i gjuhës kroate ishte dukshëm më i shpejtë se në Arbanasi. Arbanaški në fakt ende po digjet në qytetin e Arbanasit falë kryesisht familjes së Ana Mazisë, anëtarët e së cilës ende komunikojnë me njëri-tjetrin vetëm në atë gjuhë. Gjuha arbane herë pas here e flasin maksimumi treqind veta, ndërsa pesëqind e kuptojnë. Në vetë Shqipërinë tashmë është bërë arkaike, e vështirë e kuptueshme për shqiptarët e sotëm.
Padyshim që kjo është një e folur e cila rrezikon të zhduket, ashtu sis humë arbanasi kanë kohë që e kanë vënë në dukje pasi folësit e saj më të rinj janë brezi i gjyshërve dhe kjo e folur përdoret rrallë dhe vetëm pjesërisht, ndërsa një gjuhë seriozisht e rrezikuar konsiderohet ajo që, përveç brezit të gjyshërve, njihet edhe nga brezi i prindërve, por e përdor rrallë dhe nuk bën përpjekje për t’ia kaluar brezit të ardhshëm. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com
Arbanasit e Kroacisë janë pasardhës të emigrantëve shqiptarë që flasin gegërisht, të cilët migruan nga rajoni i Liqenit të Shkodrës dhe u vendosën në periferi të Zarës (Kroaci) në gjysmën e parë të shekullit të 18-të.
Sot ata janë një nga pakicat më të vogla gjuhësore në Kroaci dhe Evropë. Edhe pse në ditët e sotme ata kryesisht identifikohen si kroatë, komuniteti është karakterizuar nga karaktere pluralë, kompleksë dhe të rrjedhshëm gjuhësor dhe identitare të së kaluarës si përgjigje ndaj rrethanave dinamike socio-politike në atdheun e tyre të ri.
Ky shkrim ka për qëllim studimin dhe të kuptuarit e kompleksiteteve që lidhen me ndërtimin e komuniteteve (gjuhësore, etnike, diasporike) duke analizuar një sërë zërash dhe ligjërimesh të përkatësisë mes arbanasit.
Hulumtimi ynë bazohet në një studim kritik etnografik, i cili përfshinte vëzhgim të pjesëmarrësve dhe intervista të thelluara me anëtarë të komunitetit që identifikohen si Arbanasi në mënyra të ndryshme dhe për arsye të ndryshme. Disa nga elementët kryesorë të ndërtimit të identitetit arbanasi bazohen në: a) ligjërimin e përvojës së përbashkët historike të mbërritjes dhe mbiemrat specifikë që mund të gjurmohen në familjet më të hershme që mbërritën në Zarë në shekullin e 18-të, dhe b) rrëfimi i lidhur te Arbanasi si një pjesë specifike e hapësirës urbane të Zarës e karakterizuar nga lidhje të forta afektive për të gjithë ata që identifikohen si Arbanasi.
Përkundër një lidhjeje të qartë ikonike ndërmjet gjuhës arbanase dhe identitetit, roli i kompetencës gjuhësore te arbanasi ka ardhur duke u zvogëluar dhe aktualisht nuk ka ndonjë rol në legjitimimin e identitetit arbanas.
Origjina e Arbanasit
Diskurset e origjinës të bazuara në disa shenja të përbashkëta kulturore luajnë një rol të rëndësishëm në perceptimin e identitetit kolektiv (Cohen 1997). Megjithëse identiteti arbanasi nuk është një element krejtësisht i veçantë i identitetit të tyre etnik sot, ai megjithatë është indirekt i pranishëm në praktika specifike kulturore që janë një tregues i rëndësishëm i përkatësisë në një grup të caktuar. Në literaturë, praktika të tilla janë më të dukshme (1) si krenari për rrënjët e veta, (2) përmes identifikimit me emrin e komunitetit dhe pjesërisht (3) në qëndrimet politike (Raymond dhe Modood 2007), por te Arbanasi të tilla kategorikisht vihen në pikëpyetje përcaktuesit e qartë të identitetit.
Rrëfimi i ardhjes së familjeve shqipfolëse në shekullin e 18-të është një vend i zakonshëm në kujtesën kolektive dhe ligjërimet e vetë arbanasëve, dhe ka disa pasqyra të shkruara për ardhjen e arbanasëve në rrethinën e Zarës (p.sh. në Erbër 2015, Ćurković 1998 [1922], Krstič 1988, Stipčević 2011, Barančić 2013, etj.). Krstić thekson, megjithatë, se një problem i zakonshëm i shumicës së tregimeve historike në lidhje me ardhjen e Arbanasit të Zarës është se ato bazohen në një rrëfimi i persekutimit dhe ardhjes së Zadar Arbanasit përfshin tre lokacione kryesore: (1) statusin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Turke, (2) lidhjen e tyre me Kishën dhe, në veçanti, Kryepeshkopin e Tivarit Vicko Zmajevic, dhe (3) vendbanimi i tyre pranë mureve të Zarës.
Gjendja e të krishterëve përmendet shpesh si shkaku kryesor i migrimit të katolikëve shqipfolës nga zona rreth liqenit të Shkodrës nën sundimin turk në Dalmaci në shekullin e 18-të. Punimi rishikues i Krstiqit i vitit 1988, i bazuar në një studim të burimeve të ndryshme historike, arkivave dhe librave të famullisë, ofron një pasqyrë sistematike të një sërë faktorësh që mund të kenë ndikuar në largimin e familjeve katolike shqiptare dhe vë në pikëpyetje diskursin historik mbi vendbanimin e Arbanasit (Krstiq 1988).
Duke vënë në dukje se zona nga emigruan katolikët shqipfolës dhe disa malazezë ishte një zonë kufitare, ai beson se tensionet e vazhdueshme dhe pasiguria e përgjithshme kanë ndikuar edhe në emigrimin e tyre drejt zonave më të sigurta. Statusi i pafavorshëm socio-ekonomik i popullsisë katolike në Shqipërinë turke dhe murtaja, e cila po përhapej nëpër Perandorinë Turke dhe Austro-Hungarinë në atë kohë, përmenden gjithashtu si shkaqe të rëndësishme të migrimit (Krstić 1988). Përhapja e murtajës ishte e njëjtë dhe ishte i një shpopullimi të konsiderueshëm të Dalmacisë, kështu që vendosja e katolikëve shqipfolës të zonës u mirëprit gjithashtu si një nga masat e politikës demografike të kohës. Së fundi, krahas rreziqeve imediate, Krstiq përmend se rekrutimi i popullsisë katolike në Perandorinë Osmane për luftërat turko-persiane (1722-1736) mund të ketë qenë një nga faktorët e migrimeve. Krstić (1988) thekson se në shpërnguljen e parë në vitin 1733 emigruan njëzet e një familje në zonën e Zarës, dmth., nëntëmbëdhjetë familje dhe dy beqarë, ndërsa periudha e ardhshme e migrimit, e nxitur nga bashkëpunimi veneciano-turk, ndodhi midis viteve 1726 dhe 1733. Shpërnguljen e madhe të vitit 1733 Krstiqi e lidh me trazirat në oborr dhe rrëzimin e Sulltan Ahmedit III (1730) me të cilin popullsia katolike kishte kryesisht marrëdhënie të mira. Ajo që pasoi më vonë ishin përndjekjet masive të pjesës shqiptare të popullsisë në përgjithësi dhe asaj katolike në veçanti. Kjo ngjarje, së bashku me luftërat Persiano-Turke, trazirat në zonën kufitare dhe afërsia e popullsisë katolike me Kryepeshkopin Zmajeviq, përmenden si arsye vendimtare për proceset e migrimit (Krstić 1988). Rrëfimet e mbërritjes ende luajnë një rol të rëndësishëm tek arbanasit. Funksioni i rrëfimeve të tilla është shpesh një konfirmim i origjinës së vet arbanase.
Rrëfimet e mbërritjes ende luajnë një rol të rëndësishëm tek arbanasit. Funksioni i rrëfimeve të tilla është shpesh një konfirmim i origjinës së vet arbanase dhe një lloj elitizmi që buron nga historia e largët familjare dhe përcaktimi socio-hapësinor. Disi kur them se jam nga Arbanasi, e di prejardhjen time. E di që të mitë ishin kolonët e parë këtu. Kur dikush thotë se është nga Diklo (lagje në Zadar), çfarë do të thotë kjo?! Ata nuk kanë historinë e tyre si ne. Nga Liqeni i Shkodrës erdhëm në Zemunik dhe më pas në Zadar në tokën tonë. (F, rreth 30 vjet.)
Historikisht, popullsia urbane në Kroaci është një gjë e rrallë, kështu që vetëdija për vazhdimësinë e popullsisë arbanase në zonën më të ngushtë të qytetit të Zarës është e pranishme në rrëfimet e të rinjve Arbanasi dhe është shpesh, për këtë arsye, një burim krenarie.
Çfarë është në mbiemër?
Të dhënat e hollësishme të familjeve arbanasi nga periudha e ardhjes së tyre janë ende një nga burimet më të rëndësishme në diskursin mbi identitetin arbanas. Diskursi mbi një Arbanasi të ‘vërtetë’, dominues në disa intervista, bazohet në regjistrimin e parë të Arbanasit të Zarës, i cili ende ruhet në Arkivin Shtetëror në Zadar (DAZd, Zbirka katastarskih knjiga br. 23½, Krstić 1988, Barančić 20) .
Ai përfshin emrat dhe mbiemrat e kryefamiljarëve të ardhur në migrimin e parë, përkatësisht: Gezghenovich, Marghiechievich, Gesgenovich, Margiechievich, Difcialo, Vucha Gionova, Matessich, Prench Smira, Gelencovich, Lucich, së bashku me Giovo, Andrea , Vuchia, Nice, Prensi dhe Giovi. Në gjysmën e dytë të vitit 1731, Šencije përmendet edhe në versionin italian si Senzia, dmth Senza, emri i familjes i cili më vonë u ndryshua në Kotlar. Në shpërngulje më të vogla përmenden edhe mbiemrat Angelovich, Gugh dhe mbiemrat e kanunit të Zarës Kampsi, të emigruar në atë kohë nga liqeni i Shkodrës.
Në grantin e vitit 1734, lidhur me valën e dytë të migrimit, përmenden mbiemrat: Vlagdan, Duka, Knexevich, Nichin, Luco, Prendi, Martinovich, Muzia, Andrecov, Popovich, Marussich, Paulov, Vacin, Nica Dobrez, Giuchin, Gionov. , Gioca, Marco, Pere, Vuco, Marcov, Toma, Covaz, Zancovich, Zioba, Gurin, Pertu, Boze. Familje të tjera të përmendura në këto shënime përfshijnë Lekperici-Curkovići, Škopelje, Šestani, Vladovići, Stipčevići, Mužanovići, Tokšija dhe Kalmeta (Krstič 1988).
Në analizën e saj, Barančič (2008: 561) thekson se shumica e mbiemrave kanë mbetur në formën e tyre origjinale që nga vendbanimi i Arbanasit, duke përmendur mbiemrat që janë të pranishëm edhe sot: “Čurković, Dadić (Daddi), Dešpalj, Duka (Duca), Derda Gjergia, Kalmeta (Calmeta), Karuc (Karuz), Kotlar (Cotlar), Krstič (Cherstich), Jelenković, Jović, Matešić, Maršan, Marušić, Mazija (Mazia), Mužanović, Nikpalj, Petani, Perović, , Stipçeviq, Tomas, Vlladoviq (Vlladoviç), Vlladoviq-Relja, Vukiq”.
Krahas këtyre mbiemrave, Barançiq përmend edhe mbiemrat Bajlo, Banić, Matijaš dhe Zubçiq, bartës të të cilëve nuk konsiderohen si pasardhës të familjeve të emigrantëve, por popullsi nga ishujt përreth. Me kalimin e kohës, këto familje u asimiluan me popullsinë arbanase dhe sot konsiderohen edhe arbanasi (Barančič 2008).
Përveç analizave historike, mbiemrat janë gjithashtu një mjet i fuqishëm simbolik në analizën kulturore bashkëkohore në strategjitë e vërtetimit dhe delegjitimimit të identiteteve të tjera. Domethënë, ata i bëjnë disa anëtarë të komunitetit si Arbanasi ‘të vërtetë’ dhe vënë në dyshim identitetin arbanasi të atyre që nuk kanë mbiemra historikë, siç është regjistruar shpesh në intervistat tona, p.sh. dhe nëna ime është Krstiq, dhe gjyshja ime ishte Vukiq. Pra, kjo është për Vukën, një arbanasi i vërtetë, ndaj them gjithmonë: “Unë jam një arbanasi i vërtetë. Asgjë për të shtuar”. (F, rreth 70 vjeç.) Nëna ime është një arbanase e vërtetë, thonë ata, dhe babai im është Bajlo.
Edhe ata Bajlos janë në Arbanasi, mendoj se janë shpërngulur aty në të njëjtën kohë kur kanë emigruar arbanasit. (F, rreth 60 vjet.) Deklarata të tilla, për nga natyra e tyre indeksuese, flasin jo vetëm për identitetin e një arbanasi ‘të vërtetë’, por edhe për mundësinë e të mos qenit një arbanasi ‘i vërtetë’. Shfaqin edhe njëfarë prestigji të identitetit arbanasi, që nuk është e drejtë ekskluzive e të gjithëve, por ata që e kanë më së shumti krenohen me atë pjesë të identitetit të tyre. Çështja e legjitimimit, gjegjësisht vërtetimit të identitetit, gjendet edhe në intervista të tjera.
Roli i besimit katolik të kishës dhe lagjes arbanasi dhe roli i kishës theksohen shpesh në diskurset mbi identitetin arbanasit pasi që të dy luajtën një rol vendimtar në shpërnguljen nga vendlindja dhe ardhjen e tyre në Zarë. Kjo është e dukshme në festat e shumta që festohen ende në komunitet, si Zonja Jon (Zoja e Loretos), Shën Lucy, Krishtlindjet, Krishtlindjet, e të tjera. Zonja Jon mbetet festa qendrore e komunitetit dhe kremtimi i saj është ngjarja në të cilën mblidhet popullsia e Arbanasit; vizitohet rregullisht edhe nga shumë arbanasi nga diaspora dhe pasardhësit e tyre. Kështu, Kisha shihet nga shumë njerëz si qendrore në ndërtimin e komunitetit. Një pjesëmarrës më i vjetër i studimit tonë, për shembull, e sheh marrëdhënien e Arbanasit me Kishën Katolike si vendimtare për përcaktimin e identitetit arbanasit, më shumë sesa përkatësinë kombëtare dhe gjuhën e tyre. Kjo është edhe arsyeja pse roli historik i Kishës përmendet shpesh në (mundësinë e) gjallërimit të gjuhës në diskurset e disa anëtarëve të komunitetit. Kështu, disa nga bashkëbiseduesit besojnë se për shkak të rolit të saj të rëndësishëm historik, Kisha duhet të jetë prima e aktiviteteve të rigjallëzimit të gjuhës.
Megjithatë, jo të gjithë arbanasit e mbështesin këtë pikëpamje. Disa mbajnë një qëndrim kritik ndaj asaj që ata e konsiderojnë një ekzagjerim diskursiv të lidhjes midis Kishës dhe Arbanasit; anëtarë të tillë e konsiderojnë atë si një nga aspektet e identifikimit të përdorur për të përcaktuar historikisht kufijtë midis fushave të ndryshme të ndikimit në të kaluarën. Ndonëse pikëpamjet që vënë në pikëpyetje një diskurs më të përgjithshëm, i cili e konsideron identitetin arbanasit si të rrënjosur dhe të përcaktuar kryesisht nga roli i Kishës Katolike në të kaluarën dhe në ditët e sotme, janë më pak të zakonshme dhe vërehen vetëm në disa pjesëtarë të brezave të rinj dhe të mesëm. Disa nga pjesëmarrësit më të rinj, megjithatë, shprehin prirje edhe më të fortë ndaj traditës katolike në krahasim me shumë arbanasi të moshuar.
Në intervistat me të rinjtë arbanasi që nuk i kushtojnë më shumë rëndësi identitetit fetar apo kombëtar dhe nuk flasin arbanasisht, dimensioni i arbanasit si hapësirë fizike (gjeografike) (një pjesë e qytetit) bëhet dominues dhe i lë në hije shenjat e tjera të identitetit (Shimiçiq dhe Vuletiç. 2016).
Vendbanimi shekullor i zonës luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në ndërtimin e identitetit arbanasit. Arbanasi si lagje qyteti u nda nga pjesa tjetër e qytetit deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe formoi një mikrobotë të mbyllur urbane, por edhe etnike të zhytur në marrëdhëniet brenda grupit dhe historinë e tij.
Pas luftës, në kohën e globalizimit, hapësira u bashkua me pjesën tjetër të qytetit. Me hapjen e kësaj hapësire, ata që nuk identifikoheshin domosdoshmërisht si arbanasi hynë në të, prindërit pushuan së foluri arbanasisht me fëmijët e tyre, kështu që në procesin e rindërtimit të identitetit të përbashkët arbanasi, krahas origjinës, hapësira është bërë qendrore për brezat e rinj arbanasi.
Identitetet kombëtare, lokale dhe ndërvepruese
Kur diskutohet për identitetin e tyre, shumica e bashkëbiseduesve tanë theksojnë se si identitet primar e konsiderojnë të qenit kroat dhe evropian. Unë kam jetuar dhe jam rritur në Kroaci. Gjithçka lidhet me Kroacinë. Mendoj se kroatishtja është gjuha ime amtare. Arbanasin e njoh edhe kroatishten. (M, rreth 40 vjeç)
Patriotizmi me orientim kroat është dominues në intervista po aq sa është pjesë e diskursit akademik për Arbanasin. Megjithatë, në rrëfimet e disa anëtarëve të tjerë të komunitetit, deklarata të tilla të përgjithësuara vihen në pikëpyetje; pjesëmarrësit që i pyesin ata priren t’i konsiderojnë identitetet kroate dhe arbanase si njëlloj të rëndësishme në sistemin e tyre të vlerave. Një qëndrim i tillë tregon për pamundësinë e ndarjes dhe hierarkizimit të plotë të modeleve identitare dhe papërshtatshmërisë së modeleve monoetnike.
Vlera e identifikimit hibrid bëhet edhe më e dukshme në diskursin që portretizon identitetin arbanasi si një vlerë të shtuar për identitetin kroat. …kthehet në marrëdhënien mes të qenit kroat dhe përkatësisë sate ndaj identitetit arbanasi, është sikur ky identitet të jetë gjithmonë i shtrirë dhe i fragmentuar le të themi. (M, rreth 50 vjeç.) Në këtë fragment identiteti konceptohet në mënyrë diskursive në dy mënyra. Nga njëra anë, pjesëmarrësi i konsideron këto dy identitete si të ndara dhe të numërueshme, por në të njëjtën intervistë ai përdor metaforën e identitetit si të shtrirë dhe të fragmentuar. Duke përdorur strategji të ndryshme diskursive, disa nga pjesëmarrësit e studimit tonë identifikohen si kroatë dhe arbanasi, dhe në të njëjtën kohë distancohen nga të dyja. Në tregime të tilla, analizat e identitetit të tyre krijohen si pasqyrim i identitetit të të tjerëve. Të tjerë theksojnë identitetin e tyre urban (Zadar) duke lënë kështu një zonë të pashënuar të identitetit etnik kroat dhe duke hyrë në marrëdhënie identitare më komplekse të krijuara nga ndryshimet e shumta të regjimeve shtetërore në historinë e Zarës: I ndjej Zadarin dhe Arbanasin (identitetin) si më të afërt. Gjyshi im i ndjerë ishte Zaratino që deklarohej i tillë, gjyshja ime nga ana tjetër ishte Arbanasi… Nuk e di… (F, rreth 30 vjeç)
Llogari të tilla tregojnë shkallën në të cilën vetëidentifikimi është ndërtuar në mënyrë diskursive. Pikëpamjet e identitetit të vetë folësve ndërtohen në lidhje me reflektimet e identitetit të paraardhësve të tyre. Së fundi, “nuk e di” në fund të fragmentit dëshmon se sa problematik mund të jetë këmbëngulja për kategorizimin e identitetit njëdimensional. Kjo, së bashku me shumë rrëfime të tjera tregojnë për ndjenjat komplekse të përkatësisë ndaj komuniteteve reale dhe të imagjinuara. Në rrëfime të tilla del në pah dimensioni ndërtekstual i ndërtimit të identitetit; Diskurset e ndryshme, reflektimet dhe përvoja e jetuar nga pjesëmarrësit tanë lidhur me origjinën e Arbanasit plotësojnë dialogisht njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, zërat individualë vënë në dyshim lokacionet e pranuara gjerësisht në lidhje me diskurset arbanasi të përkatësisë. Shumë nga rrëfimet e mbledhura që dëshmojnë tensione identitare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me raportin midis identitetit italian dhe kroat, janë të fokusuara kryesisht në të kaluarën. Sot hapësira simbolike e karakterizuar nga dikotomia midis identitetit kroat dhe atij italian mund të analizohet pothuajse ekskluzivisht si një marrëdhënie e ndërtuar historikisht, por jo si një përvojë e vërtetë e jetuar e banorëve të qytetit aktual. Identiteti etnik arbanas sot, pra, del nga tensionet e përcaktuara nga raporti i identitetit kroat dhe italian, nga njëra anë, distancimi nga identiteti shqiptar, nga ana tjetër, dhe së fundi nga një kuadër më i gjerë në të cilin janë disa aspekte të identitetit. aspak domethënëse. Megjithatë, statusi i arbanasit përcaktohet më pak nga prirjet personale drejt identifikimit të caktuar kombëtar në nivel mikro, por më tepër nga tendencat më të gjera globale pas Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht sistemit komunist dhe njëpartiak të asaj kohe, filloi hapja e kanaleve të komunikimit të komunitetit arbanasi, i cili pushoi së qeni i izoluar dhe i vetëqëndrueshëm ekonomikisht, gjuha dhe identiteti arbanasi filloi të hapej.
Nga Klara Bilic dhe Lucija Šimičič. / KultPlus.com
Si çdo vit në kuadër të Festave të Nëntorit, Diaspora shqiptare në Kroaci organizon aktivitete të ndryshme kulturore në disa qytete të Kroacisë.
Nga dita e djeshme, “Ditët e kulturës shqiptare” rifillon aktivitet për deri më datë 27 nëntor. Këto aktivitete zhvillohen në Qendrën Kulturore Shqiptare të organizuar nga Këshilli i komunitetit shqiptar në qytetin e Karllovacit dhe Bashkësia shqiptare në prefekturën e Karllovacit, në mbështetje të Unionit Shqiptar në Republikën e Kroacisë.
Aktivitetet janë të ndryshme ku përfshihen prezantime të librave të rinj, filma dhe shfaqje teatër, muzikë shqiptare etj. / KultPlus.com
Arbanasit janë një popullsi që flasin gjuhën shqipe dhe i përkasin kryesisht fesë së krishterë katolike, të cilët janë vendosur që prej vitit 1700 në rrethinat e Borgo Erizzo në qytetin e Zarës në Kroaci. Arbanasi i Kroacisë (Arbneshi) është vendbanimi në juglindje të gadishullit të Zarës, sot pjesë e qytetit të Zarës.
Ky vendbanim është krijuar në shek. e XVIII me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1721, 1726-27 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën e të parëve. Rreth mesit të shek. XVIII, pikërisht në vitin 1721 nga fshatrat rreth liqenit të Shkodrës, sidomos Ljarje dhe Shestan u shpërngulën disa familje shqiptare dhe u vendosën në fshatin Zarë të Dalmacisë. Lëvizja e tyre e padëshiruar, ishte e lidhur me shkaqe historike ku më të mundshmet ishin luftrat e shpeshta, sëmundjet e ndryshme, kërkesat e qeverisë osmane për nizamë, kushtet e papërballueshme ekonomike, kërkesat e qeverisë osmane për tu asimiluar në fenë myslimane, por edhe pazarllëqet që bënin qeveritarët turq me ata venedikas ose sllavë për interesa të ngushta dhe meskine. Familjet shqiptare u vendosën në Zarë, qytet kroat me një histori të lashtë 3 mijë vjeçare, që në literaturën historike njihet si qendër e fisit ilir të Liburnëve. Kolonitë shqiptare në brigjet Dalmate përbëjnë një rast të veçantë të ruajtjes së identitetit arbëror.
Tek këta koloni pasqyrohen elemente të veçanta dhe tepër të rralla të identitetit shqiptar. Kolonia e parë që daton në vitin 1721, ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e familjeve shqiptare që vërshuan në vitet e mëpasme drejt Kroacisë duke i strehuar dhe duke i ndihmuar bashkëkombasit e tyre për të mbijetuar nga përndjekjet e pushtuesve turq ose nga shantazhet e fqinjëve shovinistë sllavë, duke mos harruar asnjëherë origjinën e tyre shqiptare dhe duke mos shkëputur lidhjet me tokën e tyre mëmë. Kjo për faktin se pas shpërnguljes së parë, kemi edhe shpërngulje të tjera masive në vitet 1726, 1727, 1733, ku të gjitha familjet e shpërngulura ishin shqiptarë. Duhet theksuar se kolonitë shqiptare të Zarës në Dalmaci i kanë rezistuar rebeshëve të kohës, nuk janë asimiluar nga fiset sllave, por kanë ruajtur gjuhën, doket, zakonet, emrat, mënyrën e jetesës. Ata e pohojnë kurdoherë prejardhjen e tyre arbërore dhe në përgjithësi flasin shqip, sidomos brenda familjes duke synuar të ruajnë dhe transmetojnë brez pas brezi gjuhën e tokës amë.
Veç gjuhës, arbneshi i Zarës ka ruajtur edhe emrat e mbiemrat shqiptarë. Kështu, në Zarë takojmë emra të tillë si Gjon, Gjergj, Mark, Pjetër, Teutë, ndërsa për mbiemrat ata kanë ruajtur tradicionalisht mbiemrat e vendilindjes së tyre si Kamsi, Gjergji, Deshpali, Petani, Çoba, Nikpali, Luka, Gjini, Gjoni, Vuka, Nika etj, por kanë ruajtur edhe shumë toponime me origjinë shqipe. Kështu, në Zarë takon emra vendesh si: Fusha e varreve, Fusha e Arbneshit, Gropa Shkamip, Kisha, Kullat etj, duke ruajtur kështu emërtime të pastra shqipe. Arbneshët e Zarës janë njerëz me kulturë, traditë dhe shije.
Shkolla shqipe në Arbneshët e Zarës u hap në vitin 1901 dhe qëndroi e hapur për 17 vjet deri më 1918. Interesant është fakti se mësuesit e parë të saj kanë qenë prelatët e nderuar të fesë katolike si atë Shtjefën Gjeçovi, atë Pashk Bardhi, prof. Anton Paluca, prof. Pal Gjergji. Në fund të shek. XIX edhe arbëreshët e Zarës dhanë një kontribut të shquar në lëvizjen për çlirimin kombëtar. Idetë e tyre patriotike intelektualët arbneshë i publikuan përmes gazetës së tyre “Zani i Shqyptarit” që u botua në disa numra në Zarë. Katundi Arbnesh i Zarës në Dalmaci ishte një vend i bukur, plot jetë dhe dritë, ndërtuar nga duar mjeshtrash me origjinë shqiptare. Duke qenë një fis me tradita kulturore dhe atdhetare, nga arbneshët e Zarës dolën edhe figura të shquara që përfaqësuan denjësisht kulturën, artin dhe letërsinë arbneshe.
Të tillë mund të përmendim Shime Deshpalin, Aleksandër Stipçeviç, Josip Rela, Zef Duka, Pal Gjergji etj. Kanë qenë të paktë ata studiues apo biografë që janë marrë me këta figura të shquara, prandaj mbetën gati të panjohura nga sfera të ndryshme të kulturës në vendin tonë. Sot në Kroaci jetojnë rreth 19 mijë shqiptarë që pushteti kroat ka synuar ti asimilojë, por ata kanë mbajtur gjithmonë traditën dhe karakterin e tyre shqiptar.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, nëpërmjet së cilës ia ka shprehur falënderimin e tij dhe të popullit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndihmën që shteti dhe institucionet shëndetësore kroate ua ofruan bashkatdhetarëve tanë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë të publikuar në uebfaqen zyrtare.
Kryeministri Kurti ka thënë se reagimi i shpejtë i autoriteteve kroate për t’u ofruar trajtim mjekësor të lënduarve dhe strehim udhëtarëve të tjerë, shpërfaqi vlerat më të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.
Angazhimi juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona, ka shkruar në letër kryeministri Kurti.
Ai e ka siguruar kryeministrin e Kroacisë se populli dhe Qeveria e Kosovës nuk do ta harrojë kurrë aktin e tij të humanizmit e solidaritetit dhe se Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Plenković.
Falënderimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Shumë i nderuari Kryeministër Plenković, Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, pranoni falënderimet më të përzemërta për ndihmën që na e ofruat në një situatë të rëndë për vendin tonë.
Reagimi Juaj i shpejtë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë, trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe strehimi i udhëtarëve të tjerë, shpërfaqi vlerat Tuaja të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.
Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona.
Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë.
Me konsideratën më të lartë, ju sigurojmë që Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Ju.
S poštovanjem i zahvalnošću,
Albin Kurti Kryeministër i Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Me ndërtimin e segmentit të 165 të kontruksionit të çeliktë, ura e Peleshkit në Kroaci, sot do të lidhet zyrtarisht Komarna me Brijesten, që nënkupton lidhjen e shumëpritur të territorit të Republikës së Kroacisë rrugës tokësore.
“Ura e Peleshkut është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm që aktualisht po e realizojmë në Kroaci, e ajo çfarë më së shumti na gëzon se e kemi realizuar në kohë dhe me sukses. Me këtë vendi ynë po lidhet dhe mund të themi që qeveria ka realizuar ëndrrën e kamotshme”, ka deklaruar ministri i Turizmit, Oleg Butkoviq.
Bëhet fjalë për projektin më të rëndësishëm gjeostrategjik në Kroaci, projekt i interesit nacional me të cilin i është dhënë fund “ndarjes” dhe tani përmes rrugëve tokësore do të kalohet në të gjitha anët.
E për të realizuar këtë ëndërr të kamotshme janë nevojitur të kalojnë 300 vite, që kur ky vend ka shfrytëzuar vetëm trafikun ujor për të kaluar në pjesët tjera të Kroacisë.
Kostoja e ndërtimi të projektit vlerësohet se kap shumën e 420 milionë eurove, dhe përfshin ndërtimin e urës dhe autostradës afër saj. / Gazeta Express / KultPlus.com
Një aksident i tmerrshëm me autobus në të cilin dhjetë pasagjerë u vranë dhe pothuajse 50 u plagosën të dielën në mëngjes afër Slavonski Brod, tronditi Kroacinë dhe Kosovën. Siç dihet tashmë, qytetarët e Kosovës ishin në autobus, duke u kthyer nga Gjermania në vendlindjen e tyre për pushime.
Mediumi kroat, Direktno.hr, ka treguar foto të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij kroat, Andrej Plenkovic, nga brenda spitalit.
Së bashku me kryeministrin kroat Andrej Plenković, ata fillimisht vizituan të lënduarit dhe të plagosurit rëndë në spitalin kryesor dhe më pas u drejtuan për në Antonio Pension, i cili strehon pasagjerë që nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Kurti njoftoi se do të ketë një ditë zie në Kosovë të hënën dhe Plenković vuri në dukje në disa raste se Kroacia do të bëjë gjithçka për të ndihmuar viktimat në këtë tragjedi të tmerrshme.
Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.
Policia kroate ka lëshuar një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod. Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.
Bashkë me Kurtin janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë. / KultPlus.com
U lodha pram kogja shumë tu i palu teshat, nejse t’miat s’pata shumë, po i kam mledh do bakshishe me ja qu atyne të shpisë.
Që dy vjet s’e kam pa nanën, për ta m’ka djeg malli, m’ka prit shumë k’si hovi. Ja kom ble ni kmishë me lula se e di që qashtu i ka qef. Babës nuk i blejta kurgja, ati ja kom mledh do pare me ja qu, me ja kry do derte gjatë vitit.
Motrave do fustana, i kena do darsma te kusherit, e m’i vesh m’i ndrru.
S’po m’pritet mu ba bashkë me nejt deri vonë tu fol e tu kesh.
M’than që dalin te stacioni edhe nipi e mesa me’m prit. U rriten une pa i pa. Ktyne ju kom ble ma shumë sene se fmija gëzohen, ishalla ju bin taman.
10 dite sa t’rri n’Kosove s’kam me lan birë e skutë pa e kërku se shumë m’ka marr malli, edhe për rrasat e plemëv t’vjetra që ju kanë met atyne kojshive, edhe për qato jam përmallu.
I mora koferat e me veti edhe ni çantë t’vogel me i rujt do pare se m’i kan dhan shoqnia me ja qu neper shpija familjarëve t’vet, e mos po më hupin naj kah.
Ma kishin lan karrikën e dytë ka dritarja, u gëzova se kam qef me kqyr udhën, m’shkon koha ma shpejt dyqysh.
Rruga e mar e t’fala krejtve- u nike zani i atyne qe kishin ardh me i percjell t’vet.
Ja qova ni’ mesazh ktyne te shpisë që u nisa, thash veq nanës mos i kallxoni se natë e ma ban gajlën nuk flen.
Ngjit me mu ke ni djal i ri, student. Ja pata lakmine qe po shkollohet, edhe pse mu dok qe ishke i hekun keq. Po ni ditë sa qare pa dal në selamet se po msojke.
Ishke gzushem edhe ai, mas dy dite kish me martu vllaun.
E kqyrsha xhamin edhe i njehsha ortë sa kanë kalu, e edhe sa m’kanë met për me m’rri.
Si t’shkoj ka mi than nanës me ma qit ni pite. Kuku cka kokna untu dicka, edhe bash kur të shkoj në Kosovë më hin terpia’, nashta përmallshëm për bukën tonë.
Kish nis pak me’m kot gjumi, krytë te xhami i autobusit, e anrrat mkishin qu te dera e shpisë.
Nuk mrrina me qel derën e me hi mrena, nji kersimë e madhe u ni e ma prishi gjumin.
Nuk mujta m’i qel syte mire, veq e nijsha që mu kish mush trupi me copa te xhamit dhe që isha mlu me gjak.
M’erdh ma leht me i mshel sytë apet, gjeta qetësi e dritë.
Ata te shpisë kokan qu herët po me presin. Une po i shoh prej naltit po ata nuk po m’shohin mu.
Nanë veq me ni marak shkova, që shumë m’ki prit ksi hovi, e që s’un ta nita erën edhe ni herë.
Nashta qaj kofer i jemi ju mrrin, veshni teshat qe ja kam ble diten kur kini me’m përcjell për herë të fundit, se ja u kam ble me paret e njerses e mallit. Kom pas qef me ju pa mire e t’bukur.
Babes nashta i dalin paret për vorrim temin, mos bani shumë shpenzime, runi do se ju vyn.
Nanë une po vonona pak, po kur t’vi k’si hovi, ma nuk iki prej Kosovës, trupin tem qaty kini me ma vorros, n’qat tokë që e kom pas mall që sa e sa vjet. / KultPlus.com
Presidentja Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, përcjellë KultPlus.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.
Nga aksidenti i shkaktuar në orët e hershme të ditës së sotme kanë vdekur 10 persona, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Autobusi me targa nga Kosova ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë mirëpo është aksidentuar në Kroaci. / KultPlus.com
Një bust për të vlerësuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës do të vendoset në Osijek, Kroaci.
Deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar të Osijek, qarkut Baranja, kanë vizituar shëtitoren e këtij qyteti ku do të ndërtohet monumenti i Nënë Terezës.
Lajmin e bëri të ditur deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj nëpërmjet një postimi në Facebook: “Në Osijek me anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare të Osijek – qarkut Baranja, ne vizituam zonën e shëtitjes në Osijek, ku do të ndërtohet monumenti i Shenjtores Terezë”./ KultPlus.com
Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter preku ditën e sotme Kroacinë, duke shkatëruar godinat dhe lënduar qindra persona.
Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar momentin kur ekipet e kërkim shpëtimit nxorrën nga rrënojat e ndërtesave të shembura babanë dhe djalin e tij të vogël.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme babai nuk e lëshon nga duart për asnjë moment djalin derisa futen në ambulancë dhe marrin trajtim mjekësor. Petrinja, është qyteti kroat që është goditur më rëndë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, i cili u pasua nga disa pasgoditje./ KultPlus.com
Komuniteti shqiptar në Kroaci, pjesë aktive e të cilit janë Arbneshët e Zarës, kanë një jetë të pasur artistike e kulturore, dhe së fundmi kanë organizuar edhe Shoqërinë Dramatike Shqiptare “Mërgimtari”.
Në kuadër të festave të nëntorit, kjo shoqëri do të vë në skenë më 28 Nëntor veprën e autorit shqiptar Armand Bora, “Ata hyjnë pa trokitur”, me regji të Leonard Hamitajt. Tragjikomedia do të interpretohet nga vetë Hamitaj dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić.
Kjo vepër e konceptuar në formën e teatrit bashkëkohor, shfaqet për herë të parë për publikun në Kroaci, duke sjellë para tyre ndërthurjen e elementeve të absurdit, ekzistencializmit, komedisë me tragjedi, sarkazëm dhe ironi.
Subjekti përshkruan situata të jetës së një çifti të martuar intelektualësh shqiptarë të izoluar brenda katër mureve të shtëpisë së tyre dhe brenda kufijve të Shqipërisë së periudhës së komunizmit. Të dy janë në kërkim të fajit. Ata kthehen vazhdimisht në historinë e jetës së tyre, duke e analizuar atë për të gjetur secili prej tyre e bëri gabimin fatal.
Vazhdimisht paketojnë rrobat, duke përgatitur t’i marrin me vete në rast internimin e detyruar. Burri është një artist, muzikant me profesion, një person emocional, i lidhur me gruan e tij nga dashuria sublime dhe mbizotërimi irritues i situatave të vogla të jetës së përditshme që përbëjnë jetën e tyre. Gruaja, megjithëse nuk ka një profesion specifik, simbolizon bukurinë fizike dhe shpirtërore. Autori Bora konfirmon se drama është frymëzuar nga historia e çiftit të njohur aktorë Pirro dhe Pavlina Mani, që nuk tregon jetën e tyre, por është një dedikim dhe kujtim të tyre. /dp/ KultPlus.com