Ditë më parë bëri bujë martesa e tij me një grua 50 vjet më të re se ai.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi, është shkarkuar nga pozita e tij.
Këtë në një konferencë për shtyp e bëri të ditur kryetari i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu, raportojnë mediat vendore.
Ai tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit të BFI-së që është mbajtur gjatë ditës së sotme, njëzëri është shkarkuar Sulejman Rexhepi nga detyra e kryetarit të BFI-së.
Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar ushtrues detyre do të jetë vetë ai.
Ai deklaroi se shkarkimi i Rexhepit është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rijasetit.
Pak ditë më parë Rexhepi u martua me një vajzë 50 vjet më të re.
Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se më 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij. / KultPlus.com