Piktura e realizuar nga Leonardo da Vinci (14 maj 1495).
Leonardo da Vinci fillon Darkën e Fundit, pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano.
Një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit.
Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi. Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot.
Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë./Liberale.al/ KultPlus.com