Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të vizitoni Maldivet, por nuk mund të përballoni fluturimet e gjata apo shpenzimet e mëdha, keni fatin të vizitoni këtë vit Ksamilin, sipas një artikulli të botuar në revistën irlandeze “Her”.
Destinacioni mesdhetar – i konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës” – është vetëm katër orë larg nga Irlanda.
Një vendpushim plazhi i njohur shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të huaj, dhe i rekomanduar nga ekspertët e udhëtimeve si destinacioni ideal për t’u vizituar në vitin 2025.
I njohur si “Maldivet e Evropës”, Ksamili krenohet me plazhet e tij të bukura me rërë, ujërat bruz.
Ju mund të porosisni një krikëll birrë vendase për 1 euro dhe të akomodoheni në një hotel për vetëm 16,70 euro.
Destinacioni pak i njohur i quajtur “Maldivet e Evropës”
Ju gjithashtu mund të gjeni akomodime në hotel për vetëm 16,70 euro nata – dhe të shijoni Rivierën Shqiptare me kosto të përballueshme – përpara se vija bregdetare të bëhet shumë e njohur.
Vendpushimi i Gadishullit Ballkanik ka qenë në qendër të vëmendjes së turistëve – që kërkojnë diçka më ndryshe nga destinacionet e njohura evropiane – të mbiçmuara dhe të mbipopulluara me vizitorë.
Turistët e kanë përshkruar Ksamilin si “parajsa në tokë”, ndërsa disa të tjerë i kanë krahasuar ujërat e tij blu të kristalta me ato në Maldive.
Sipas numbeo.com, një birrë kushton deri në 1 euro, që do të thotë se pijet nuk do të ndikojnë në buxhetin tuaj, ndërsa një vakt me tre pjata kushton deri në 20 euro.
Vizitorët gjithashtu mund të shijojnë udhëtimet në ishujt që ndodhen aty pranë, më i famshmi prej të cilëve quhet “Ishujt e Ksamilit”.
Ashtu si në Maldive, këtu vizitorët mund të notojnë, të zhyten në ujë dhe të eksplorojnë vijën bregdetare – pa u lodhur nga udhëtimi i tyre ajror.
“The Travel Mum”, një eksperte udhëtimesh në TikTok pati kënaqësinë të vizitonte fshatin e Ksamilit – të cilin e përshkroi si “Maldivet e Evropës”.
Udhëtimi i saj në fshatin e bukur bregdetar nisi me një fluturim në Korfuz. Prej aty, ajo dhe familja e saj udhëtuan me traget për në Sarandë, ku morën me qira një makinë dhe u nisën drejt Ksamilit.
“Ne rezervuam një apartament me dy dhoma gjumi për vetëm 222 euro për gjashtë netë”, tha ajo duke iu referuar akomodimit.
“Është një pikënisje e shkëlqyer për të shijuar plazhet e shumta mahnitëse, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme nga afër”, tha ajo.
“Gjithashtu, shpenzuam afro 6 euro për disa ushqime në supermarket për pesë persona”, shtoi “The Travel Mum”./atsh/KultPlus.com
Falë klimës së butë gjatë gjithë vitit dhe diellit të vazhdueshëm, Karaibet mbeten një vend i bukur dhe ideal për pushime. Megjithatë, Karaibet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për shkak të kërkesës dhe rritjes së turizmit, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”.
Pasi vizitova disa ishuj të ndryshëm të Karaibeve – për mua asgjë nuk krahasohet me Ballkanin. Ballkani ofron pushime të përballueshme, plazhe më të qeta dhe më shumë diversitet për sa i përket natyrës dhe vijës bregdetare.
Ndërsa vendet tropikale mbeten ideale për pushime, Ballkani ofron pika bregdetare më të përballueshme, si dhe një histori tërheqëse.
Unë kam shijuar shumë nga plazhet e Shqipërisë. Shumë pika turistike ballkanike ofrojnë gjithashtu mot të mirë në fund të pranverës dhe në fillim të vjeshtës, duke i bërë ato destinacionet ideale të sezonit.
Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut janë ndër vendet e mia të preferuara për të udhëtuar në Ballkan – të cilat ju japin ndjesinë sikur ndodheni në Karaibe.
Plazhi i Ksamilit, Shqipëri
Plazhi i Ksamilit është ideal për këdo që kërkon një atmosferë tropikale në Ballkan.
Ky është plazhi im i preferuar në jug të Shqipërisë.
Në vizitën time të fundit në vendin e bukur ballkanik, qëndrova në Sarandë për disa ditë dhe Ksamili më tërhoqi më shumë mes të gjitha pikave turistike – pasi ishte më i qetë dhe më piktoresk se të tjerët.
Me skajet e saj të lakuara dhe ujërat mahnitëse, të jepte ndjesinë sikur ishe në Gjirin Rendevous në Antigua.
Unë madje rekomandoj të vizitoni jugun e Shqipërisë në vend të Greqisë – nëse dëshironi të përjetoni atmosferën e Ballkanit njësoj si në ishujt Karaibe – në një mjedis më të qetë.
Shumë restorante rrethojnë plazhin, kështu që nuk keni nevojë të shkoni larg për të ngrënë. Gjithashtu ju mund të beni aktivitete të ndryshme si zhytje, vozitje apo ecje.
Shqipëria është aq e bukur sa do të mendoni sikur ndodheni në Karaibe.
Plazhi i Dhërmiut, Shqipëri
Plazhi i Dhërmiut është surpriza më e papritur pas një vizite në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Dhërmiun e zbulova pasi vizitova Parkun Kombëtar të Llogorasë, që ndodhet në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis deteve Adriatik dhe Jon.
Kalova disa orë në parkun kombëtar dhe disa vendas më rekomanduan disa plazhe dhe restorante të zonës.
Rekomandimi i tyre i parë ishte plazhi i Dhërmiut – një vend ekzotik me rërë të butë dhe ujëra të pastra kristal – të cilin ata e pershkruan si më të mirin në vend.
Pas një udhëtimi mahnitës 20-minutësh në jug, zbulova plazhin më të bukur larg plazheve jugore.
Plazhi i Dhërmiut është pak më i populluar, pasi është më i miri në zonë.
Është një vend i shkëlqyer për not dhe zhytje, prandaj sigurohuni që të përgatiteni për disa orë duke eksploruar ujërat e kristalta – për të parë lloje të ndryshme peshqish, koralesh dhe iriqësh deti.
Atmosfera dhe peizazhi janë te ngjashme si disa nga ishujt e Karaibeve; Saint Lucia dhe Barbados./atsh/KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga plazhet e Ksamilit dhe Sarandës, të cilat janë të mbushura plot me turistë.
Në këtë video disa nga turistët e huaj kanë folur për eksperiencën e tyre në këto plazhe të kristalta, ku shprehen tepër të kënaqur dhe të lumtur.
“Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë”, shprehet një turiste e huaj, e cila po pikturon në bregun e detit.
“Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe çmimet janë shumë të ulta. Më bukur s’ka në botë”, shprehet një turist shqiptar nga Kosova.
Një tjetër turiste e huaj shprehet se, “ky është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm”.
“Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmime janë shumë të arsyeshme”, tha një tjetër turist shqiptar.
Një turiste franceze vlerëson Ksamilin si një nga ishujt më të bukur që ka vizituar.
“Ksamili është një vend shumë i bukur, mori është shumë i mirë, njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike”, tha një tjetër turist i huaj.
Një turist nga Norvegjia vlerëson çmimet e ulëta. “Të qëndrosh këtu është thuajse falas”, shprehet ai.
Një pushuese nga Kosova shprehet se, ” Sarandën nuk e ndërrojmë me asgjë tjetër. Deti i pastër, uji i kthjellët, njerëzit të presin mirë. Pse duhet të shkosh diku tjetër? S’kemi nevojë të shkojmë nē Itali apo Francë, kur kemi vendin tonë, Rruga ishte super nga Kosova, 5 orë e gjysëm nga Ferizaj. Pastërtia nuk ka dallim prej Kroacisë”.
“Mirëmëngjesi dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./atsh/KultPlus.com
Me sa duket Ksamili “nuk i ka lënë shije të mirë” një turisteje që zgjodhi të kalojë pushimet në jug të Shqipërisë. Turistja ka postuar në rrjete sociale një video kur tregon realitetin e hidhur me plehrat që hidhen vend e pa vend, edhe në Ksamil.
“Edicioni ‘Instagram’ vs Realiteti në Shqipëri! Ndonëse më pëlqeu Ksamili për plazhet e bukura, më habiti pak edhe sasia e plehrave kudo anash rrugës. Sa turp”, shkruan Dian, e cila në video kritikon mënyrën sesi i menaxhon plehrat bashkia e Sarandës në Ksamil./ KultPlus.com
Evropa mesdhetare është destinacioni i preferuar për miliona amerikanë. I famshëm për ujërat e tij kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet tepër të lashta, rajoni po përgatitet për një rritje rekord të turizmit këtë sezon, shkruan “The Travel of Path”.
Sado e çuditshme që të tingëllojë, një nga pikat turistike më të bukura të notit në Mesdhe, e cila kohët e fundit është quajtur “Maldivet e Evropës”, po tërheq një numer të madh vizitorësh.
Nuk po flasim për Bregun Dalmat të Kroacisë, për Malin e Zi, as për ndonjë nga ishujt grekë, por për Ksamilin, në Shqipërinë jashtëzakonisht të nënvlerësuar, i cili duhet të jetë me patjetër në listën tuaj të udhëtimeve.
“Maldivet e Evropës” një vend i nënvlerësuar ballkanik
“Maldivet e Evropës”, Ksamili është një qytet i vogël me plazh në Shqipërinë e Jugut, në një brez bregdetar të quajtur zakonisht Riviera Shqiptare, që shtrihet në detin Jon me ngjyrë bruz dhe larg ishullit grek të Korfuzit. Pas pandemisë, Shqipëria është bërë e njohur si një nga vendet e ngrohta me diell, më të modës në Evropë për shkak të natyrës mahnitëse dhe pasurisë kulturore.
Por, turistët që mbërrijnë në aeroportin e Tiranës, më i madhi në vend, shpesh zhgënjehen kur nuk marrin menjëherë Vibe-n e “Maldives” që kishin pritur: Ata duhet të bëjnë një udhëtim të shkurtër në Durrës, porti më i afërt me Tiranën, dhe një vizitë në plazhin e pazhvilluar, ku deti është gri dhe plazhet me guralecë.
Për të përjetuar hijeshinë bregdetare të Shqipërisë, duhet të shkoni në Jug.
Udhëtimi i gjatë në Jug drejt parajsës
Kryeqyteti shqiptar dhe porti i tij shoqërues janë të mbushur me monumente të epokës komuniste dhe megjithëse ato krijojnë një pushim emocionues në qytet, Tirana ose Durrësi ekzistojnë në një mbretëri krejtësisht të ndryshme nga ajo e bregdetit jugor shqiptar.
Mënyra më e lehtë për të udhëtuar në Shqipëri është marrja me qira e një makine, pasi autobusët ndër-bashkiakë rregullisht nuk qarkullojnë në kohë dhe shërbimi i trenave midis qyteteve është inekzistent, gjë që e bën misionin e arritjes në “Maldivet Evropiane” pak më të komplikuar.
Duke ecur përgjatë bregdetit të thyer shqiptar në një shteg rrugor që përshkon rezervat subtropikale, luginat e thella dhe fshatrat buzë plazhit, do të përballeni me pamje mahnitëse të deteve të kaltra Adriatik dhe Jon, ndoshta detet më të bukura të vogla që përbëjnë një pjesë të Mesdheut më të gjerë.
Distanca më e shkurtër mes Tiranës, ku aeroporti kryesor ndërkombëtar, është Saranda, qyteti më i madh në Shqipërinë Jugore, është vetëm 4 orë e 55 minuta.
Këtu detet janë tashmë të pastra dhe të lulëzuara, si dhe ofrojnë tragete të përditshme që nisen për në Korfuz, Greqi. 14 km larg Sarandës, përgjatë rrugës SH81, ndodhet një qytet shumë më tërheqës të pazakontë, që do të bëhet gjëja tjetër e madhe e Mesdheut.
Ksamili
Ksamili është një fshat punëtorësh bregdetar i ndërtuar në vitet e komunizmit, kur Shqipëria ishte në diktaturë, jashtë kufijve bashkiakë të Sarandës dhe drejt rrugës për në Butrint, me qëllimin e vetëm për të nxitur prodhimin e vajit të ullirit dhe mandarinës.
Me një popullsi prej më pak se 10.000 banorë, ai ka bërë një rrugë të gjatë që atëherë, duke e kthyer fokusin te turizmi, i cili ka vazhduar të rritet me një ritëm të shpejtë që nga rivendosja e demokracisë në Shqipëri dhe tani është një arratisje shumë e përballueshme, idilike me diell, për të cilën shumica e amerikanëve nuk janë plotësisht të vetëdijshëm.
Me plazhet e bardha, atmosferën e qetë dhe detet e kristalta, është e lehtë të kuptosh pse do të kishte lindur një krahasim me Maldivet. Ksamili është në thelb një vend relaksi, me vetëm një pjesë të vogël të akomodimeve turistike, AirBnB-ve dhe hoteleve për të plotësuar kërkesat.
Nuk do të gjeni resorte ultraluksoze, hotele gjithëpërfshirëse ose ato komunitete të frikshme të emigrantëve, të njohur për rritjen e çmimeve.
Në fakt, nuk ka prona me pesë yje të listuara në Booking.com, duke e bërë këtë një nga vendet e fundit të plazhit të mbijetuar të Evropës që nuk është shfrytëzuar ende nga markat luksoze.
Tepër e përballueshme
Disa nga hotelet më të shtrenjta në zonë, si Hotel Livia ose Hotel Piramida, mirëpresin mysafirë me tarifa respektivisht prej vetëm 84 dollarësh dhe 135 dollarë amerikanë në natë, një çmim i përballueshëm për sezonin e lartë turistik, ndërkohë që ka shumë vila të izoluara dhe apartamente buzë detit në qendër të qytetit për 66 dollarë amerikanë në natë.
Për të bërë një krahasim, tarifat e natës për prona të ngjashme në Oia, një nga vendbanimet më të mëdha në ishullin grek të Santorinit, fillojnë nga 221 dollarë amerikanë për datat e gushtit në të njëjtën platformë rezervimi, megjithëse mund të shkojnë deri në në 7,903 dollarë amerikanë (për një vilë private me pishinë).
Ishulli Balearik i Mallorca-s në Spanjë ofron një dhomë dyshe në një hotel “të mire” me mëngjes deri në 215 dollarë amerikanë në natë.
Duke qëndruar në Ksamil, ju mund të shijoni lehtësira të ngjashme me një çmim shumë më të lirë.
Nëse jeni një entuziast i kulturës, jeni gjithashtu me fat, pasi shumica e atraksioneve historike në afërsi janë ose të lira për t’u vizituar ose kanë një “tarifë hyrjeje” simbolike.
Duke vizituar rrënojat e lashta greko-romake të Butrintit, do të shihni një teatër romak të ruajtur mirë dhe ndërtesa të shumta nga periudha helene që janë ende në këmbë, dhe do të paguani vetëm 10,55 dollarë amerikanë.
Në të njëjtën kohë, Kalaja e Lëkurësit, një kështjellë mesjetare e ngritur në maje të një kodre, me një restorant me pamje nga Saranda, Ksamili dhe Riviera më gjerë, është falas për vizitorët.
Nuk do të gjeni një marrëveshje më të mirë pushimesh se Riviera Shqiptare askund në Mesdhe.
Por, pse Ksamili është kaq i lirë dhe i pa vizituar nëse është kaq i mrekullueshëm, mund të pyesni veten?
Ndryshe nga Greqia apo Spanja, apo ndonjë fuqi e madhe mesdhetare, Shqipëria nuk është as në Bashkimin Evropian dhe as në Eurozonë, gjë që e bën atë dukshëm më pak të zhvilluar se homologët e saj.
Turizmi në Shqipëri gjithashtu nuk kishte nisur mirë në fillim të viteve 2000, pas një recesioni të thellë ekonomik, në fund të viteve ’90 dhe trashëgimisë së viteve komuniste, që kishte rezultuar në një mungesë të madhe të vendit të infrastrukturës së rëndësishme, apo asaj turistike, deri vonë.
Për shembull, Shqipëria e Jugut nuk ka as një aeroport ndërkombëtar dhe qendra e vetme kryesore e vendit në përdorim është në Tiranë, kryeqyteti i brendshëm, katër deri në pesë orë me makinë në veri.
Derisa planet për ndërtimin e një aeroporti dytësor në bregdet janë duke u zhvilluar, do të kalojnë disa vite derisa të funksionojë e gjitha.
Kjo do të thotë se perlat e bukura dhe të paprishura të bregdetit si Ksamili do të qëndrojnë të mbrojtura nga turizmi për një kohë të gjatë, megjithëse padyshim që po bëhet më në trend.
Këtë vit, Ksamili u rendit si vendi i dytë më i kërkuar për pushime në AirBnB në mbarë botën, kështu që sekreti duket se është zbuluar; megjithatë, është më e vështirë për të arritur dhe shumica e pushuesve, veçanërisht amerikanët që fluturojnë përtej pellgut, priren të favorizojnë më shumë destinacione “tradicionale” ku mund të fluturojnë drejtpërdrejt, ose që nuk do të përfshinin udhëtime të gjata dhe të komplikuara.
Ksamili mund të jetë gati të bëhet pika e ardhshme e nxehtë e Mesdheut, por ekonomia e pafavorshme e Shqipërisë dhe përpjekjet më pak se mbresëlënëse për të zhvilluar turizmin në nivel lokal, mund të pengojnë turizmin masiv për më shumë vite./abcnews.al/ KultPlus.com
Shqipëria vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e blogerëve të huaj, të cilët ftojnë ndjekësit e tyre të vizitojnë vendin tonë këtë sezon veror.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjete sociale një video nga udhëtimi i blogeres Coral Gorstein, e cila ka vizituar Shqipërinë nga Thethi në Ksamil.
“Me një kolazh kartolinash nga Thethi në Ksamil destinacionet e preferuara të blogerëve të huaj që dita-ditës po e zgjerojnë hartën turistike duke promovuar perla të reja për t’u zbuluar dhe ku vështirësia e vetme është ajo e zgjedhjes”, tha Kumbaro.
Blogerja Gorstein në videon e publikuar në rrjetet sociale tregon se ka qëndruar në Theth, në Lumin e Shalës, në Vlorë dhe Ksamil.
“Nëse ju pëlqen eksplorimi dhe natyra, unë do t’ju rekomandoja të vizitoni Thethin dhe Lumin e Shalës. Nëse jeni duke kërkuar për plazhe zona e Vlorës dhe Ksamilit janë vendet ku mund të shkoni”, shkruan Gorstein ndjekësve të saj të cilët e pyesin për vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri.
Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq turistë dhe vizitorë të huaj, jo vetëm në sezonin turistik veror, por përgjatë gjithë vitit. Gjatë periudhës janar-maj kanë hyrë në territorin shqiptar 2 389 899 turistë të huaj, nga 1 667671 turistë të huaj që vizituan vendin vitin e shkuar në të njëjtën periudhë. Vetëm gjatë muajit maj kanë hyrë në territorin shqiptar 705 069 turistë të huaj, kur në të njëjtën periudhë të 2022-shit, hynë 604 430 turistë të huaj, ose 17 % më shumë./atsh/KultPlus.com
Një zonjë britanike ka përshkruar vizitën e saj në “Maldivet e Evropës” dhe arsyen pse ajo ra në dashuri me këtë vend, sipas gazeta e njohur britanike ”The Sun”.
”Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat blu të pastër i bëjnë Maldivet një destinacion të rëndësishëm. Por, udhëtimi atje nuk është gjithmonë i lehtë.
Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, që do të thotë se njerëzit përfundojnë duke kërkuar alternativa më afër shtëpisë.
Megjithatë, një zonjë britanike dhe Tiktok-eri “The Travel Mum” zbulon se sa e lehtë është të udhëtosh diku me pamje të ngjashme, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa.
Në një video, ajo ka shpjeguar se si mund të shkohet në Ksamil, të cilit i referohet si “Maldivet e Evropës” dhe saktësisht se çfarë mund të presin vizitorët.
Pamjet e saj janë parë mbi një milion herë në Tiktok, ku ajo dhe familja e saj shihen duke shijuar plazhet me rërë me ujëra bruz si dhe perëndimin e diellit në ngjyrë portokalli të ndezur, nga ballkoni i hotelit.
Për më tepër, plazhi është shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese.
Njerëzit u mahnitën nga ajo që panë në video dhe thanë se do ta mendonin ta vizitonin vetë.
“Një vend që nuk e kisha menduar kurrë se do ta vizitoja. Do të shkoj të kërkoj më shumë në këtë vend”, shkroi një komentues.
“Duket një vend i mahnitshëm”, tha një tjetër.
Megjithatë, një komentues i tretë ishte i shqetësuar se sa i vështirë do të ishte udhëtimi atje.
“Si udhëtohet atje? A është e vështirë?”, tha ai.
Në një video tjetër, zonja shpjegoi se atje mbërriti shumë lehtë.
Ajo tha se “ne vazhdojmë të dëgjojmë për Maldivet e Evropës, kështu që le t’i shohim. Ka disa gjëra që duhet të bëjmë për të mbërritur deri atje dhe e para është të marrim një avion për në Korfuz”.
“Tani që jemi në Korfuz po i drejtohemi portit dhe marrim një traget për në Sarandë. Ne kemi rregulluar paraprakisht të marrim me qira një makinë, çmimi i së cilës na u ul 25%, deri në destinacionin tonë përfundimtar në Ksamil”, shton ajo.
Përveç vendpushimit dhe sa e thjeshtë ishte për të mbërritur deri atje, TikTok-erja ishte gjithashtu e kënaqur me atë se sa e përballueshme ishte gjetja e akomodimit, me vendndodhje të përshtatshme.
“Ne kemi rezervuar një apartament në qendër, me dy dhoma gjumi, për vetëm 190 paund për gjashtë netë. Është një vend i shkëlqyer për të shijuar plazhet e shumta të bukura, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme aty pranë. Sapo shpenzuam pesë paund në supermarket për të ushqyer pesë persona”, shton ajo.
“Ne jemi absolutisht të dashuruar me Shqipërinë”, përfundon zonja britanike.
Për ata që nuk janë të interesuar të marrin një traget nga Korfuzi, ka një mënyrë edhe më të lehtë për të arritur në Ksamil nga Britania e Madhe.
Fluturimet janë më të shpejta se sa deri në ishujt Kanarie, pasi të duhen vetëm tre orë për të mbërritur atje.
Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchesterin, Birminghamin, Bristolin dhe Newcastle.
Dhe ky vend i panjohur pushimesh është vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe./ atsh / KultPlus.com
Në “Syrin e Kaltër”, rreth 30 minuta larg nga qyteti i Sarandës, është zbatuar projekti i rikualifikimit infrastrukturor, që e ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt një prej perlave të natyrës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga Syri i Kaltër, ku krahas pamjes magjepse të parkut, shihen mjaft vizitorë që frekuentojnë infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë.
“Syri i Kaltër në Sarandë, monument i natyrës që tani edhe me infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë, ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt një prej perlave të natyrës shqiptare”, shkruan Rama.
Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.
Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.
“Syri i Kaltër” tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota në çdo sezon veror./ atsh / KultPlus.com
Në Ksamil u zhvilluar edicioni i 20-të i festivalit “Këngët e Tokës”.
Në këtë festival konkurruan fëmijët në disiplina të ndryshme të artit si në poezi, këngë dhe interpretim në instrumente. Ky festival u zhvillua për tri netë rresht dhe pati shumë fëmijë pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria.
Vetë kompozitori dhe organizatori i këtij festivali, artisti i njohur Limoz Dizdari është shprehur se, “është kënaqësi të shohësh këta fëmijë të talentuar nga e gjithë Shqipëria, sidomos pas asaj vështirësie që kaluam nga pandemia”.
Festivali “Këngët e Tokës” tashmë është kthyer në një identitet dhe traditë për Ksamilin që mirëpret artistët e vegjël dhe se ata që kanë qenë pjesëmarrës në edicionet e para, sot luajnë në skenat prestigjioze ndërkombëtare./asth/KultPlus.com
Imagjinoni Mesdheun! Çfarë ju vjen në mendje? Brigjet gjarpëruese të mbushura me shkëmbinj dhe limane. Qielli fantastik, pa një njollë reje. Dhe sigurisht, një det i jashtëzakonshëm, për të cilin nuk ka epitet që mund ta përshkruajë. Nëse nuk i keni planifikuar ende këto pushime verore, ju jeni ende në kohë për të bërë zgjedhjen e duhur. Plazhet fantastike të jugut të Shqipërisë janë perlat e Mesdheut dhe ju duhet patjetër t’i vizitoni, shkruan Traveler.es.
Shqipëria, objektivi juaj i ardhshëm.
Mundohuni të kujtoni plazhe si Costa Brava, Costa Azur ose bregdetin amalfitan… janë destinacionet e para që vijnë në mendje për disa pushime verore të paharrueshme në vijën e bardhë gurore dhe ujin blu të plazheve. Është koha për të shtuar në këtë listë edhe një vend të ri: Rivierën Shqiptare.
Plazhet më të mira të Rivierës Shqiptare
Shqipëria më në fund ka hapur dyert e saj për turistët dhe pushuesit dhe nuk ka nevojë për shumë argumente, thjesht shikoni fotot. Plazhet i ngjajnë parajsës në tokë (dhe disa janë pothuajse të braktisura). Surpriza arkeologjike dhe të gjitha me ndjenjën e zbulimit të një prej sekreteve të mirëfshehura në anën tjetër të Mesdheut. Një breg i mbushur me surpriza
Riviera nuk ka kufij të përcaktuar, por nëse doni të vendosni një portë, ndoshta do të jetë në Vlorë, 150 kilometra në jug të kryeqytetit shqiptar, Tirana. Këtu është vendi ku Adriatiku takon Jonin, në një takim detar që ju fton të bashkoheni që nga momenti i parë. Vlora vjen me një ngarkesë të madhe historike: Aty u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Që atëherë, ajo është rritur për t’u bërë një qendër për aktivitetin e rëndësishëm të portit, gjithashtu dhe një nga plazhet kryesorë të Rivierës fantastike .
Plazhi më i ri në dispozicion mund të jetë zgjedhja e ardhshme nëse nuk doni ta ndani veten në shumë bare të këtij plazhi. Uji i Ftohtë, vetëm dy kilometra larg, është një shtrirje e plazheve më pak të frekuentuar, por me një nivel të aktivitetit për t’u pasur zili.
Nëse dëshironi një ofertë të mirë për kohën e lirë, Vlora duhet të jetë zgjedhja juaj.
Pas bregdetit në jug, ndalesa tjetër është qyteti i qetë i Himarës, i ndarë midis vendpushimeve moderne dhe tavernave tradicionale greke. Pak me larg nga Himara është Llamani, një plazh i bukur, i rrethuar nga dy kodra, shumë popullor për turizmin vendas.
Po kërkoni një eksperiencë më të relaksuar? Shkoni në Qeparo, një fshat piktoresk i kapur pas dy shkëmbinjve dhe me pamje nga skena e Mesdheut, pikërisht ajo që keni në mendjen tuaj: portin e artë, detin bruz dhe qiellin e përjetshëm.
Mbërritja në Sarandë, qendra strategjike e Rivierës dhe një destinacion që po fiton popullaritet në Ballkan. Saranda, përkundër popullsisë modeste të saj, po përjeton një periudhë rritjeje të lartë, e cila dallon dukshëm nga “bumi” i ndërtesave në të gjitha kodrat përreth qytetit bregdetar. Por, për momentin (dhe fatmirësisht), Saranda mbetet një opsion i këndshëm si një bazë për të eksploruar plazhet aty pranë, kur ju i keni parë tashmë ata që janë në rrugë.
Oazet e Ksamilit
Midis tyre, Ksamili merr trofeun më të mirë, jo vetëm në zonë, por ndoshta në të gjithë Rivierën. Ky arkipelag i vogël, 20 milje në jug të Sarandës, ka tre plazhe të vogla gurore që pothuajse mund të bashkohen me njeri-tjetrin. Ksamili është shumë afër qytetit të lashtë të Butrintit, sot një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri. Me një park kombëtar, Butrinti tregon shenja të vendbanimeve të lashta romake dhe greke që kanë jetuar aty, në një përzierje interesante që do t’ju marrë një gjysmë dite, për t’ju nxjerrë kështu nga peshqiri i plazhit.
Ejani dhe zbuloni parajsën e re mesdhetare. Apo keni nevojë për më shumë arsye?”, përfundon Traveler.es./KultPlus.com
Ksamili, në jug të Shqipërisë është renditur ndër 10 destinacionet më të mira të udhëtimit për t’u vizituar në vitin 2019-të, bashkë me 9 nga vendet më të bukura në botë.
“Zonat e nxehta” të reja për udhëtarët e guximshëm janë identifikuar nga ekipi në faqen e udhëtimit të Booking.com, shkruan gazeta e përditshme britanike “Dailymail”.
Përveç Ksamilit në Shqipëri, në listë janë edhe shkretëtira e Wadi Rum në Jordani, parajsa e paprishur e Bacalar në Meksikë, Samarkand Uzbekistan, Ouarzazate Morok, Palomino Kolombi, Mestia Gjeorgji , Kigali Rëanda ,Leeuwarden Holandë dhe Nusa Penida, Indonesi, përcjellë ata.
“Ksamili është një fshat i vendosur në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët është një gur i bukur i fshehur. I ndodhur përgjatë Rivierës Shqiptare, ai ofron ujëra kristal të qartë, plazhe të izoluara dhe restorante të qetë. Atraksionet në afërsi përfshijnë Syrin e Kaltër – një liqen ku flluskat krijojnë ngjyra që duken si një sy dhe Butrintin, një qytet i lashtë dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, shkruan “Dailymail”./ KultPlus.com
Fotografi e rrallë e Ksamilit, në fund të viteve të 80-ta.
Ksamil, i njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas, është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë.
Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës.
Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafenetë.
Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për mysafir, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës./ KultPlus.com
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë festa kulinarie dhe të traditës për t’u demonstruar turistëve mikpritjen shqiptare.
Nga qendra e Ksamilit, ku me Festën e Midhjes është ngritur sipari i sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit turistik për t’u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania” për t’u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.
Ministri Klosi tha se, ky sezon do të shënojë rritje të numrit të turistëve, çfarë do të thotë më shumë përgjegjësi për institucionet, por edhe bizneset./Ata