Promovohet ‘Kujtesa e Kosovës’, botimi me intervista të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot është promovuar botimi 10 vëllimësh “Kujtesa e Kosovës”, si përmbledhje e përvojave të të mbijetuarve dhe familjarëve nga kjo masakër.

Këto histori personale të banorëve, do të frymëzojnë për të kujtuar se Krusha e Madhe ishte një nga vendet më të rëndësishme për ndërgjegjen historike të Kosovës.

Me këtë rast, u hap edhe ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të Mbijetuarve të Masakrës së Krushës së Madhe”, ku u prezantuan videointervista të transkriptuara të dëshmitarëve të masakrës së kryer më 25, 26 dhe 27 Mars të vitit 1999.

Në këtë ngjarje mori pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, si dhe dëshmitarë e familjarë të të vrarëve në këtë masakër./KultPlus.com

“100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” promovohet në BKK

Me datë 28. 06. 2019 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“, do të bojë promovimin e librave në dhjetë vëllime “Kujtesa e Kosovës100 rrëfime nga 100 pleq e plaka

Promovimi i dhjetë vëllimëve do të bëhet në Hollin e Bibliotekës, duke filluar nga ora 11:00, ku është organizuar nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ KultPlus.com