Kuka, xhudistëve: Heronj, ju faleminderit nga zemra

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i ka shprehur mirënjohje ekipit të tij, për sukseset e arritura në tri olimpiadat, në të cilat Kosova ishte pjesëmarrëse.

Kuka xhudistët i quajti heronj.

“Ju faleminderit nga Zemra. Mbushët rrathët Olimpik me medalje”, u shpreh Kuka.

Kosova në tri Lojërat Olimpike nuk shpëtoi pa marrë medalje.

Në “Rio 2016”, ishte “mbretëresha e xhudos” Majlinda Kelmendi, ose që ishte stolisur për herën të parë në historinë e xhudos kosovare, me medaljen e artë.

Katër vjet më vonë, dy xhudiste tjera, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, morën të artën në “Tokyo 2020”.

Ndërkaq në “Paris 2024”, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu i sollën vendit dy medalje, të argjendten dhe të bronztën.

Kështu duke arritur numri i përgjithshëm i medaljeve në pesë.

“Mirënjohje Majlindes e Fatosit për punën afër meje! Agronit Presidentit tonë falenderim të veçantë! Klubit më të mirë në Botë një falenderim i veçantë Judo Team Ippon -Peja,We make Champions of the World. Gjithë komunitetit të xhudos që jemi pak por me vlera shumë. Komiteti Olimpik e Ministria e Sportit ishin afër nesh me përkahje sa herë kishim nevojë!”, u shpreh Toni Kuka.

Kuka: Luftove si luan sot Akil, meritove medaljen por fati s’ishte me ne

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se Akil Gjakova sot ka luftuar si një luan, por se me të nuk ishte fati.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Gjakova e ka merituar një medalje sot për paraqitjen që pati në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Tri fitore të mëdha, Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftës! Pesë lufta të çmendura dhe të forta. Ishe në çdo element më i mirë në gjysmëfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!”, ka thënë Kuka.

Më tej, ai ka shtuar se Akili i dha Kosovës vendin e pestë në lojëra olimpike, rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë.

Më tej, ai shkroi edhe për motrën e Akilit, xhudisten tjetër, Nora Gjakova, për të cilën tha do të mbetet një shembull për të tërë jetën.

“Nora sot garoi e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike, jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën! Shkojmë më tutje …”, ka thënë Kuka.

Konfirmohet ekipi olimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike

Tashmë është kompletuar ekipi olimpik i xhudos që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpik ‘Paris 2024’.

Trajneri i Kosovës, Driton Kukat të martën përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar ekipin olimpik të xhudos.

Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris. Trajneri Driton Kuka ka thënë se caku do të jetë medalja olimpike.

“Për një ditë të mirë miq … Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë. Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje. Caku medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”, ka shkruar Kuka.

Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Azerbajxhan

Xhudistja kosovare Loriana Kuka sot ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Ajo në xhiron e parë zuri në mbajtje 20 sekonda për Ippon, rusen Anastasiia Nuzhnenkova, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale Kuka takohet me garuesen gjermane Anna Monta Olek.

Trajneri Kuka pas fitores së Fazliut në Masters: Ditë e lumtur, sporti po i shfaq vlerat gjithmonë

Sot, me fitoren e xhudistes kosovare, Laura Fazliu, trajneri Driton Kuka është shprehur se ndihet i lumtur, duke thënë se sporti po arrin shfaq t’i vlerat gjithmonë, shkruan KultPlus.

Sportistja Fazliu, sot në podium ka ka arritur të mposhtë dy Japoneze ish-Kampione Botërore dhe Clarise francezen 6 herë Kampione.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të trajnerit Kuka:

Çfarë Laure 🏅
World Judo Masters 2023
Laura Fazliu e artë!
Çfarë podiumi dy Japoneze Ish Kampione Botërore dhe Clarise Francezja 6 x Kampione Botërore e Kampione Olimpike e Laura Fazliu e artë 🏅
Një performancë e shkelqyeshme e saj.
Dominoj ajkën Botërore.
1800 Pikë Olimpike dhe ajo tashmë po paralajmërohet si një ndër favoritet për medalje Olimpike në #paris2024
Një ditë e bukur dhe e lumtur për mua.,ekipin dhe shtetin tonë që përmes sportit po shfaq vlerat gjithmonë!
Laura sot drejt të artës mposhti të dy japonezet,Izraeliten Gefen dhe Rumunen Ivanescu !
Performancë të mirë dhe tashmë me 488 pikë do hyj nē Normë Olimpike kishte edhe Akil Gjakova fitoj dy lufta dhe pësoj dy herë vendi i 7 dhe tash lirisht po them që u rikthye në krye të detyres.
Kosova mbi të gjitha …
Foto pas garës na u bashkangjit Clarise Agbegnenou legjenda e xhudos që sot ishte e bronztë në kategorinë e Laures deri 63 k./KultPlus.com