Kulla Eiffel mbyllet në 100-vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj

Kulla Eiffel, simboli i Parisit, u mbyll për vizitorët të mërkurën në 100-vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj, Gustave Eiffel.

Kompania përgjegjëse për funksionimin e Kullës Eiffel – SETE, në një deklaratë në faqen e internetit, tha se vendimi u mor për shkak se një pjesë e stafit të kullës hyri në grevë.

Deklarata vuri në dukje se rrethinat dhe kopshtet e kullës mund të vizitohen ende. Sipas raportimeve në mediat kombëtare, punonjësit e kullës hynë në grevë si reagim ndaj politikave financiare të SETE.

Gustave Eiffel, i lindur më 15 dhjetor 1832 në Dizhon të Francës, ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1923 në Paris në moshën 91-vjeçare.

Ai luajti rol të rëndësishëm në ndërtimin e Kullës Eiffel, e cila u ndërtua për Panairin Botëror të vitit 1889.

Arkitekti francez projektoi gjithashtu kornizën e hekurt të Statujës së famshme të Lirisë në SHBA./KultPlus.com

Një vit nga pushtimi rus, kulla Eiffel ndizet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Kulla Eifel është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit ukrainas, për përvjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.

“Qëllimi është të konfirmohet mbështetja e palëkundur e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha një zëdhënës i autoritetit komunal të Parisit.

Monumenti ikonë i Parisit do të qëndrojë i ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës deri të dielën.

Në Britani, qindra londinez u mblodhën në sheshin Trafalgar për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ndër personazhet e famshëm që do të japin mesazhe kundër luftës janë aktorja angleze Helen Mirren dhe këngëtarja ukrainase Jamala, fituese e Eurovision Song Contest 2016./ KultPlus.com

Historia e ndërtimit të kullës Eiffel, së shpejti në një dokumentar

Rrugëtimi i inxhinierit pionier Gustave Eiffel gjatë ndërtimit të monumentit më të famshëm në botë do të zbulohet së shpejti në dokumentarin e ri me titullin “Kulla Eiffel : Ndërtimi i të pamundurës”, i cili u krijua si pjesë e programit Global Doc një bashkimi  transmetuesve kryesorë ndërkombëtarë.

Caroline Behar, drejtuese e bashkëprodhimeve dhe blerjeve ndërkombëtare në Njësinë e Fakteve, tha se dokumentari ka “një stil origjinal vizual” që pasqyron se puna e Eiffel-it është vërtet moderne.

Dokumentari, siç raportohet nga mediat vendase, zhvillohet në vitin 1889 dhe fokusohet në ngritjen e Eifel-it në zemër të revolucionit industrial dhe tregon aventurën e tij teknike dhe arkitekturore për të ndërtuar kullën. Gjithashtu tregon sesi Eiffel ndërtoi më shumë se 300 punime metalike në mbarë botën, nga viaduktet, urat, stacionet hekurudhore, fabrikat, si dhe struktura për Statujën e Lirisë në SHBA.

Programi dokumentar transmetohet ndërkombëtarisht nga France tv.

“Dokumentari i Pascal Cuissot, zbulon historinë e Kullës Eifel, me një udhëtim magjepsës nëpër veprat më të mëdha të Eiffelit në botë,” tha Patrice Gellé, producent dhe menaxher i përgjithshëm i Bleu Kobalt. /abcnews.al/ KultPlus.com

Kulla e famshme Eiffel në gjendje të mjeruar

Kulla e famshme franceze Eiffel është e mbushur me ndryshk dhe ka nevojë për riparime të plota, por në vend të kësaj po i jepet një bojë kozmetike prej 60 milionë eurosh përpara Lojërave Olimpike 2024 në Paris, sipas raporteve konfidenciale të cituara nga revista franceze “Marianne”, njoftoi CNN.

Kulla prej hekuri, e lartë 324 metra, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në fund të shekullit XIX, është ndër vendet turistike më të vizituara në botë, duke mirëpritur rreth gjashtë milionë vizitorë çdo vit.

Megjithatë, raportet konfidenciale nga ekspertët e cituar nga “Marianne” sugjerojnë se monumenti është në një gjendje të keqe dhe i mbushur me ndryshk.

“Është e thjeshtë, nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër”, i tha revistës “Marianne” një menaxher i paidentifikuar.

Kompania që mbikëqyr kullën, “Societe d’Exploitation de la Tour Eiffel” (SETE), nuk mund të kontaktohej menjëherë për komente.

Kulla aktualisht po i nënshtrohet një rilyerjeje që kushton 60 milionë euro në përgatitje të Olimpiadës 2024, hera e njëzetë që ajo rilyhet.

SETE heziton të mbyllë kullën për një kohë të gjatë për shkak të të ardhurave turistike që do të humbasin. / KultPlus.com

Kulla Eiffel zgjatet për 6 metra

Kulla Eiffel tashmë është 6 metra më e lartë nga sa ishte deri tani. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.

Gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel kaloi Monumentin e Uashingtonit duke u bërë struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu, titull që e mbajti për katër dekada, dhe që ia mori godina “Chrysler” e ndërtuar në Nju-Jork në vitin 1929.

Kulla e gjitha prej hekuri është ndër atraksionet turistike më të vizituara në botë, sipas TripAdvisor. Prej aty janë instaluar antena transmetimi prej më shumë se 100 vitesh, çka ka bërë që lartësia e saj zyrtare të ndryshojë disa herë.

Antena më e fundit u vendos me helikopter, në një operacion që zgjati më pak se 10 minuta./A2CNN/ KultPlus.com

Rita Ora mban koncert recital në majë të Kullës Eiffel, dhuron performancë të shkëlqyer

Pas shumë përgatitjeve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u kthye në skenë më fuqishëm se kurrë, duke u siguruar kështu që Java e Modës në Paris të mos kalonte edhe pa një performancë të sajën, ku këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj në majën e Kullës Eiffel, përcjell KultPlus.

Kjo performancë e Rita Orës, u konsiderua të ketë qenë një nga më të fuqishmet që këngëtarja ka realizuar deri më sot.

Artistja shqiptare dukej e mrekullueshme me veshjet e bëra me porosi nga markat “Fendi”, “Lanvin” dhe “Alexandre Vauthier”, të cilat ishin pjesë promovuese e Javës së Modës në Paris, shkruan DailyMail, përcjell tutje KultPlus.

Performanca e këngëtares ishte një festë e muzikës dhe modës nga ajo që njihet si një prej monumenteve më karakteristike mbarëbotërore.

Koncerti i Ritës u zhvillua në partneritet me “Melrose Media” dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”

Përpara shfaqjes, Rita tha: Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua.Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh rroba të personalizuara nga ‘Prada’, ‘Miu Miu’, ‘Fendi’ dhe ‘Lanvin’, është thjesht një ëndërr.

“Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”, theksoi ndër të tjera Ora,

Me regji të Beki Mari, koncerti i quajtur “Rita Ora Live From The Eiffel Tower” ishte një ngjarje që do të mbesë gjatë në kujtesën e fansave të saj. / KultPlus.com

Nisin shitjet e biletave për koncertin e Rita Orës në Kullën Eiffel

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, më datën 30 të këtij muaji do të realizojë një koncert nga maja më e lartë në Paris.

Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live repertorin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e së cilit kanë dalë tashmë në shitje.

30-vjeçarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka promovuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve këtë koncert, duke i ftuar fansat të prenotojnë biletën e tyre.

Ajo ka realizuar edhe spotin reklamues të koncertit në kryeqytetin fancez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë blu.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj glamuroze.

“Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit! Shkoni story-t e mija për bileta në filmin tim të performancës, Rita në Paris”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj. / KultPlus.com

Rita Ora publikon këngën e re “Seaside” (VIDEO)

Rita Ora ka publikuar të premten këngën e saj më të re, të titulluar “Seaside”, të paralajmëruar ditë më parë nga mediat e huaja.

Kënga është bashkëpunim i këngëtares nga Kosova me artistë të tjerë si: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Videoklipi është xhiruar në një plazh, teksa këngëtarja 30 vjeçare shfaqet në veshje plazhi dhe me një rrjet të zezë me gurë, sipër.

Rita një ditë më parë ka paralajmëruar se nga 27 gushti do të dalin në shitje biletat për shfaqjen e saj muzikore nga Kulla Eiffel në Paris.

Ky projekt do të shfaqet për fansat më 30 shtator. / KultPlus.com

Kulla Eiffel rihapet pas mbylljes rekorde

Kulla Eiffel në Paris rihapet sot për vizitorët, për herë të parë pas nëntë muajsh.

Ka qenë kjo mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kapaciteti ditor i vizitave do të kufizohet në 13,000 vetë – që është rreth gjysma e nivelit normal – për t’u respektuar distanca fizike.

Nga e mërkura e javës së ardhshme, vizitorët do të duhet të tregojnë edhe dëshmi të vaksinimit ose test negativ të koronavirusit, në përputhje me kërkesat e fundit të vendosura nga Qeveria franceze.

Kulla Eiffel zakonisht tërheq rreth shtatë milionë vizitorë çdo vit – rreth tri e katërta e tyre nga jashtë.

Por, për shkak të kufizimeve nga pandemia, monumenti 130-vjeçar pritet të humbasë 70 milionë euro në vitin 2021, pas një humbjeje prej 52 milionë eurosh vitin e kaluar.

Franca ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër koronavirusit qysh në muajin maj, duke rihapur restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore, pas disa muajsh mbylljeje. / Express / KultPlus.com

Më 31 mars të vitit 1889 është hapur Kulla Eiffel, deri atëherë ndërtesa më e lartë në botë

Kulla Eiffel e cila ndodhet në Champ de Mars në Paris, është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare. Kulla Eiffel, që është ndërtesa më e lartë në Paris është monumenti me pagesë më i vizituar në botë. E emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit Gustav Eiffel, kulla u ndërtua si hark hyrës për Panairin Botëror të 1889-ës, përcjellë KultPlus.

Kulla është rreth 324 metra e lartë. Ishte ndërtesa më e madhe e bërë nga dora e njeriut derisa ndërtesa Chrysler u ndërtua në 1930. Pa përfshirë antenat transmetuese, është ndërtesa e dytë me e lartë në Fracë pas Millau Viaduct.

Kulla ka tri nivele për vizitorë. Biletat mund të blihen për t’u ngjitur me shkallë ose ashensor në nivelin e parë dhe të dytë. Rruga për në nivelin e parë është mbi 300 hapa, si dhe rruga nga niveli i parë në atë të dytë. Niveli i tretë është i arritshëm vetëm me ashensor. Si niveli i parë ashtu edhe ai i dytë, përfshijnë restorante.

Projekti i ndërtimit të një kulle 300 metra, lindi me rastin e parapërgatitjeve të “Exposition universelle”.

Ka afërsisht 2 500 000 ribatina të vendosura në kullë. U deshën pesë muaj për të ndërtuar bazamentin dhe 21 muaj për të ndërtuar konstruksionin metalik të kullës, që përbente një shpejtësi rekord ndërtimi dhe kjo vetëm me 121 punonjës në kullë dhe 100 të tjerë që punonin në parafabrikimin e pjesëve matike në tokë. Këmbët e kullës janë të vendosura në katër pikat e horizontit L-P-V-J me një distancë 125 metra nga njëra tjetra. Gjatësia e kullës në 1889, ishte 321,27 metra; sot me gjithë antenën në maje është 324 metra. Kulla peshon 10 000 ton, dhe në kohë me erë zhvendoset në maje afërsisht 6-7 cm. Nëse do të flisnim për numrin e vizitorëve, Kulla Eiffel është pa dyshim monumenti më i vizituar në botë e cila është hapur pikërisht më 31 mars të vitit 1889. / KultPlus.com

Banesa sekrete brenda kullës Eiffel (VIDEO)

Banesa e Kullës Eiffel për një kohë të gjatë ka qenë e fshehur nga sytë e opinionit e shumë persona as që e ka ditur të ekzistonte.

Tani jepet mundësia që ta shohësh nga afër banesën sekrete me pamjen më të bukur në Qytetin e Dritës dhe të ndjehet fryma e Parisit të shekullit 19-të. Kulla e Eiffelit është hapur në vitin 1889 dhe ishte dizajnuar nergut për Ekspozitën botërore të Parisit të atij viti, transmeton KultPlus.

Sot është simbol i këtij qyteti dhe që nga themelimi, në nivelin e vet më të lartë, fsheh një banesë që i përket konstruktorit francez Gustave Eiffel, i njohur në botë me konstruktimin e kësaj kulle.

Eiffel dikur, në majë të kullës më të njohur në botë, ka pasur apartamentin me orendi shumë të bukura e stilistike si dhe një piano për koncerte. Tashmë banesa e gjallëron atmosfera autentike e kohës kur është bërë dhe ajo ka karakteristikat e shtëpisë modeste të Parisit nga shekulli 19, përfshirë tepihët e njohur, tapetat, ormanët si dhe dhomën e vogël të fjetjes. / KultPlus.com

Historia e Kullës Eiffel, u refuzua nga një shtet dhe u vendos në Paris

Kulla Eiffel ishte e ndërtuar për Barcelonën, mirëpo qytetit iu duk shumë e shëmtuar, prandaj e refuzuan idenë e Gustave Eiffel, dhe ai u detyrua të zhvendoste projektin e tij në tjetër vend.

Fatmirësisht, ai gjeti një shtëpi për idenë e vetë, në Paris. Atje, kulla do të përdorej si pikë ekspozimi për harkëtarinë internacionale në 1889.

Por fatkeqësisht, edhe në Paris qytetarët nuk reaguan mirë. Ajo u kritikua shumë dhe u poshtërua, dhe një prej komenteve më të egra ishte që e quajtën “Asparagus metali”.

Kjo kullë nuk kishte plan që të qëndronte për shumë gjatë. Në fakt, ajo u ofrua të shitej për hekur, mirëpo e kursyen sepse doli të jetë e dobishme për ushtrinë franceze.

Ata e përdorën si kullë komunikimi. Kjo strukturë metali, filloj pas viteve 50 të bëhet paksa atraksion turistik, dhe në vitin 2002, ajo arriti numrin e 200 milionë vizitorëve.

Kjo e bëri monumentin më të vizituar në botë, që është krijuar nga një njeri. /express/ KultPlus.com

Një pjesë e ish-shkallës spirale të Kullës Eiffel shitet për 275 000 euro

 Një pjesë e shkallës së vjetër spirale të Kullës Eiffel u shit sot në ankand për gati 275 000 euro (331 300 dollarë), afërsisht katër herë sa çmimi i kërkuar, sipas shtëpisë së ankandit “Artcurial”.

Pjesa origjinale e monumentit historik 130-vjeçar të Parisit tani do të ketë një shtëpi të re në një koleksion europian.

Shkalla spirale, e cila më parë lidhte nivelet e dyta dhe të treta të “Dame de Fer” u çmontua dhe u nda në rreth dy duzina pjesë në fillim të viteve 1980, për shkak të ndërtimit të një ashensori.

Shumica e atyre pjesëve kaluan nën çekan në vitin 1983.

Pjesa në ankand këtë javë, i njohur si numri 17, është e gjatë tre metra dhe vjen nga një koleksion privat në Kanada.

Përfshirë koston e ankandit, çmimi total ishin saktësisht 274 475 euro.

Kulla Eiffel, pranë lumit Seine, në kohë normale vizitohet nga deri në shtatë milionë persona në vit.

Monumenti me famë botërore u ndërtua për Ekspozitën Botërore të Parisit dhe përfundoi tërësisht në vitin 1889./atsh/ KultPlus.com

Alarmohet Parisi, dyshohet për vënie eksplozivi në kullën “Eiffel”


Kulla “Eiffel” është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia rrethoi pikën e shënuar në Paris rreth mesditës të mërkurën pasi u bë një telefonatë anonime duke pretenduar se eksplozivët ishin lënë atje, shkruan “DailyMail”.

Oficerët e armatosur mund të shiheshin në një kordon të vendosur në rrugët afër, ndërsa media franceze raportoi se ekipet e eksplozivëve po kontrollonin vendin, trasnmeton Indeksonline.

Rrugët që të çojnë në pikën e referimit, në “Lagjen 7” të Parisit, janë mbyllur, ndërsa njerëzve u thuhej të shmangnin zonën. / KultPlus.com

Kulla Eiffel rihapet së shpejti me masa të rrepta sigurie

Kulla Eiffel, një nga vendet më të vizituara në Paris, do të rihapet për vizitorët në 25 qershor më shumë se tre muaj pas mbylljes për shkak të bllokimit ndaj koronavirusit.

Pika simbol e Parisit do të dalë nga mbyllja e saj më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, me numër të kufizuar vizitorësh në fillim, dhe maska ​​për fytyrën të detyrueshme për të gjithë mbi moshën 11 vjeç, thuhet në faqen e internetit të Kullës Eiffel. /KultPlus.com

Më 31 mars të vitit 1889 hapet Kulla Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë.

Kjo kullë është projektuar si pjesa më e mirë e koleksionit të panairit botëror në Paris më 1889 dhe kishte për qëllim të përkujtonte 100 vjetorin e Revolucionit Francez.

Më 1 prill 1889 Kulla Eifel përurohet.

Tashmë është monumenti më i njohur dhe më i fotografuar në botë.

Dhe të mendosh pastaj se shkrimtarët Guy de Maupassant dhe Alexandre Dumas e kritikuan atë duke e cilësuar një “makth të tmerrshëm” në zemër të Parisit.

Kulla mori emrin e projektuesit dhe arkitektit të saj, Alexandre Gustave Eiffel, i cili e ndërtoi strukturën për ekspozitën ndërkombëtare të Parisit, 1889.

Këtu do të gjeni 10 fakte që nuk i keni ditur më parë për të.

1- Në majë të saj gjendet një apartament sekret. Në majë të kullës gjendet një bar ku mund të pini shampanjë.

2- Kulla Eiffel ka një lartësi 324 metra, pra, sa një pallat 81-katësh. Në kohën e përfundimit, ka qenë struktura më e lartë në botë. Ajo ka qenë struktura më e lartë deri në vitin 1930, kur ia kaloi ndërtesa e Chrysler në Nju Jork. Sot, Kulla Eiffel është struktura e dytë më e lartë në Francë.

3- Vizitorët kanë mundësi të ngjiten me shkallë ose me ashensor. Ka tre ashensorë, megjithëse vetëm dy janë të hapur në të njëjtën kohë. Ashensori i tretë ngjitet nga kati i dytë në të tretin. Duhet të dini se këta ashensorë mund të jenë shumë të ngarkuar, sidomos gjatë sezoneve turistike dhe radha e pritjes për t’u ngjitur në ashensor mund të jetë shumë e gjatë

4- Ju rekomandojmë gjithsesi të keni durimin për t’i vizituar të tria katet. Në katin e parë do të mësoni rreth historisë së Kullës, së kaluarës e së tashmes së saj. Këtu do të mësoni për rolin që luan kulla në teknologjinë moderne, si dhe do të mund të shikoni pajisje që kanë qenë pjesë e kullës origjinale. Këtu përfshihet një pjesë e shkallëve spirale origjinale (që nuk përdoren më), një nga pompat hidraulike të përdorura në sistemin e ashensorit, si dhe “FerOScope”, pajisja që përdoret për të krijuar shfaqje drite nga kulla.

Në katin e dytë mund të shijoni një pamje 360 gradë të qytetit.

Fotot që do bëni këtu, mbeten kujtime të paharrueshme. Gjithashtu do të gjeni një restorant dhe një bar të vogël.

Kati i tretë është i jashtëzakonshëm. Do t’ju duket vetja si në majë të botës. Do t’ju pëlqejë si platforma e brendshme ashtu edhe e jashtme, si dhe do t’ju duket shumë interesante një model i zyrës origjinale të inxhinierit Gustave Eiffel.

5- Në këtë kullë ka një zyrë postare.

6- Mahnitëse dhe e bukur, Kulla Eiffel është kthyer në një klishe filmash kinematografikë. Pjesa më e madhe e filmave të xhiruar në Paris tregojnë pamje të Kullës Eiffel dhe shikuesit mund të besojnë se ajo është e dukshme nga të gjitha këndet e qytetit. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e ndërtesave në Paris nuk janë më të larta se 7 kate, kështu përveç ndërtesave pranë saj, shumë pak të tjera mund ta shohin kullën nga dritaret.

7- Kulla Eiffel është e mbushur me emra shkencëtarësh.

8- Bëhet një punë shumë e madhe që kulla Eiffel të duket bukur.

9- Poshtë kësaj kulle gjendet një bunker ushtarak.

10- Kulla Eiffel është e hapur për vizitorët çdo ditë, nga ora 9:30 deri më 23:30. Nga mesi i qershorit, deri në fund të gushtit, Kulla hapet në orën 9:00. Ka tri kate për t’u vizituar dhe kostoja e biletës varet nëse doni të shkoni në katin e tretë apo të dytë dhe nëse doni të shkoni me ashensor apo në këmbë nga shkallët. Çmimet variojnë nga 3 deri në 13 euro, në varësi të moshës së vizitorëve dhe dëshirës për të eksploruar. /KultPlus.com

Kulla Eiffel mbulohet me tym nga protestuesit

Ajo që është quajtur “akti i shtatë” i protestuesve të jelek-verdhëve përfundoi me dhunë, duke e kthyer kryeqytetin francez në kaos.

Fotot tronditëse u publikuan nga dhuna që përdorën protestuesit, ku tregojnë Kullën Eiffel të mbuluar me tym dhe vetura që digjen, njofton Klan Kosova.

Për të parandaluar këtë dolën edhe zjarrfikësit që luftonin për të shuar flakët.

Qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Francës për herë të shtatë dje që kur lëvizja anti-Macron filloi në mes të nëntorit. /KultPlus.com