Si m’shikon ashtu?! Po, ja… Kështu shikohet deti, n’perëndim dielli; Vala kur grindet me valën për bregun; Era kur të tund fijen e flokut… Kur dita ia dorëzon çelësin natës, shikimi varet n’kujtime; si nuk ia vjedha çastin dritës?! Po kohën?! Kohën akull do ta bëja, për valsin me mijëra spektatorë t’ngrirë… Si m’shikon ashtu?! Po, ja… Zëri dëgjohet me sy; burimet e ujit, sytë i shterin, tek përbijnë retinën n’shkëlqim zjarri… Si m’shikon ashtu?! Po ja… Kështu di të të shikoj. Për të ta matur dridhjen e shpirtit; për të ta ndjerë frymëmarrjen mbi fytyrë; për të pirë aromën e ajrit në gotën e vjeshtës…/ KultPlus.com
S’ka pse me pas afsh, Dashnia qe t’therr n’shpirt, Ku heshtja t’çon n’naltësin ma t’pamendume, N’andje për nyjet e shpirtit, E që veç e prekshme nuk asht.
Dy-tri sekonda mjaftojnë, M’futë n’zemër nji dritë për ditët qi vijnë. S’kam pse me t’pas ngat, As n’dorë me t’mbajt. Nji e pame prej larg, Asht me ndij thellësinë tande.
N’dy-tre sekonda t’vjedhuna prej përditshmënisë, M’ban me besu që dashnia s’asht veç fjalë S’asht dishka fizike, S’asht as epsh, as mishi, as prekje… Asht drita e syve tu, që m’njeh pa t’prekë n’krah. Asht prania që e ndjej afër, Pra, dashnia jem s’asht e kësaj bote./ KultPlus.com
E kam marr ngryk mallin për ty tani, pas mesnate kur lëshohet marrshi i ushtarëve të errësirës “gatitu” në bujtinën e shpirtit.
Sa herë e prita një thirrje tënden në damarët e saksofonit të mjegullt, tempo “allegro” u harrua telefoni vetëm bëzajti sa e vështirë fjala “të dua”.
Rri o mall se tani filloi festa fshihu në skutat e ëndjes pulitu si nje azalea më shkërmoq krejt qenien me delikatesën e salloneve parisiene e çekanët e zanatlinjëve të moçëm.
Mungesa vizatohet si natyrë e vdekur, pa model, si nje mirazh, të plasarit puthjet e harruara këndeve të vdekura tash e motmot.
Eja më merr kështu të vrarë, gentiana violet bën mrekulli nëse në pëshpëritje të jap shpirtin, më sjell pak Kartagjenë, të ringjallem nga hiri i afshit tënd si Feniksi./ KultPlus.com
Kthehu! Se spazmë e ditëve ka gremis trupin tem t’hajthëm tue t’kërkue mes shtrëngatave përnatë, e regtimë e zemrës psalm përnatje asht ba.
Kthehu! Njëjtës udhë ka je shkue përmbi secilën gjurmë ikanake mbolla jasemin, as n’dihatje s’e lash shpirtin gja tanden me harrue!
Kthehu! Kur malli mpiks mes andrrave e plages pjergullën e rëndueme t’rënkimit jargon puthjet zaptuese tue thellue n’asht sëmbimin.
Kthehu! Se kurrë s’pat forcë asgja e jemja me t’harrue! Skalitun t’ka me tan sekrecionin e trupit n’kurmin e hajthëm, n’forma hyjzish t’kam rue farfurinë e syve, pulitjen e çërpikëve mbërthye e kam me bulat e gishtave.
Kthehu! Hyn thellë mbrenda dashnisë tem që t’pret, nën harlisje t’tërbueme me u derdh n’aromën e lëkurës t’bardhë se oshtima e papërmasë e klithmës asht ba jehonë zhuritse e nepsit t’pashujtun.
Kthehu! Se zjarri që djeg mallshëm ka shndërrue mungimin e pamjes tande joshëse bashkë me feksjen e syve tue n’vegimin tem t’dhembshëm.
Kthehu, nën timbrin e këtij malli që po t’thërret!/ KultPlus.com
Mbrëmë në ambientin e KultPlus Caffe Gallery ai që sundoi vendin ishte Konkursi Mbarëkombëtar i Poezisë, i organizuar nga KultPlus, “KultStrofa”. Poezia, kjo hyjneshë ndër vite, na nderoi mbrëmë me prezencën e saj të plotë, teksa emocionet sa vinin e rriteshin për konkurrentët e njashtu edhe për pjesëmarrësit. Mbretëria e fjalëve të thurura nëpërmjet poezive diversive ka mbizotëruar vendin nga cepi në cep, për të krijuar kështu një mbrëmje plot magji e shkëlqim që jo shumë lehtë harrohet dot, shkruan KultPlus.
Ceremonia e konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa” konsiderohet si një ndër konkurset më serioze në nivel mbarëkombëtar, andaj në natën finale të edicionit të shtatë u ndanë edhe çmimet e këtij konkursi poetik i cili çdo vit pret poezi krejtësisht të veçanta e autentike jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Gjermania, Spanja, Italia, Zvicra e gjer nga SHBA.
Qe rënia e borës ajo që na zuri në befasi të gjithëve, e që bëri që të pranishmit të vinin ngadalë por në numër të lartë. Shkrimtarë, artdashës, poetë e gazetarë, mbushën vendin për të përcjellë nga afër gërshetimin e letërsisë, kulturës e artit. Ambienti në KultPlus Caffe Gallery ishte tejet i ngrohtë. Karrige në çdo hapësirë, dritat e stolisura në dritare që e bënin akoma më festive këtë mbrëmje, si dhe shoqëruesi ynë kryesor; bora që binte me një ritëm të shpejtë por tejet të bukur. Shkëndija të veçanta shiheshin në sytë e gjithsecilit, e kjo vlen të theksohet se përjetohet enkas për poezitë e brishta.
Mbrëmë, atmosfera poetike ra mbi të pranishmit si një fener në errësirë dhe mori përsipër ceremoninë e konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa”, organizuar nga KultPlus.
Fillimisht, në hapjen zyrtare të natës finale, fjalën e mori moderatorja dhe aktorja Vlora Merovci e cila edhe bëri me dije se ne këtë edicion të “KultStrofës” kanë aplikuar mbi 180 poezi.
“Të nderuar poetë në të gjitha anët që keni aplikuar në konkursin e poezisë në nivel mbarëkombëtar KultStrofa, zonja e zotërinj, faleminderit për prezencën e juaj në KultPlus. Edicioni i shtatë na ka tubuar edhe sonte, pra është një konkurs që vazhdon të mbetet një prej konkurseve më me emocion”, thotë ajo.
Sipas saj, poetët nga e gjithë bota kanë aplikuar dhe janë mbi 180 poezi nga vendet e rajonit, Evropës dhe ShBA.
“Tash e shtatë vite, konkursi organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë, KultPlus dhe këtë vit mbështetet nga MKRS, Hotel Nartel dhe Ujë Rugove”, thotë ajo.
Para se të niste i gjithë ky organizim, aktorja Merovci po ashtu interpretoi poezinë fituese të edicionit të kaluar, “Dhimbja është turpëruese” të Rudina Çupit.
Tutje, fjalën e mori edhe drejtoresha e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila shprehet tejet e lumtur që edhe sivjet në dhjetëshen finaliste ka emra shumë të mirë që janë përzgjedhur sipas shijes së hollë të jurisë. Ajo po ashtu bëri të ditur se në edicionin e dhjetë të konkursit KultStrofa, pritet të publikohet libri me njëqind poezitë e edicioneve paraprake.
“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur në ceremoninë e edicionit të shtatë të KultStrofa. Sikurse e potencoi edhe Vlora, ky konkurs është mbështetë nga MKRS dhe ne jemi shumë të nderuar që po vazhdon tradita e këtij konkursi ku çdo vit jemi duke i nxjerr dhjetë finalistë dhe me këtë vit po e shënojmë shtatëdhjetë poezi që janë nxjerr nga çdo edicion. Ne po synojmë që të vazhdojmë me edicione të pafundme, por kur të organizohet edicioni i dhjetë, njëqind poezitë e edicioneve të konkursit do të dalin në formatin e një libri. Mezi prita ta ndaj këtë lajm me ju”, thotë Pajaziti.
Sipas saj, ajo së bashku me stafin e KultPlus, janë të nderuar që çdo vit kanë pasur një juri prestigjioze dhe shijet e tyre e kanë obliguar Pajazitin që ta publikoj një format të librit siç e përmendi më herët.
“Unë e shfrytëzoj rastin me e falënderu jurinë profesionale që janë të pranishëm me ne sonte dhe që e kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Në këtë edicion kanë ardhur mbi 180 poezi, dhe ato që kanë ardhur jashtë afatit, na vjen keq mirëpo nuk janë përfshirë për arsye se dëshirojmë ta mësojmë audiencën që afati është afat dhe ora është orë. Nga fillimi kemi punuar në këtë drejtim dhe kështu do të vazhdojmë tutje. E përshëndes kryetaren e jurisë, Entela Kasi e cila na ka nderuar shumë me marrjen e kësaj përgjegjësie për përzgjedhjen e dhjetë finalistëve, njëherit është edhe kryetare e PEN-it të Shqipërisë. E falënderoj Lulzim Tafën, një poet mjaft i njohur dhe i përkthyer në disa gjuhë të botës, që na ka nderuar me pjesëmarrjen e tij dhe natyrisht e falënderoj Vlora Konushevcin, e cila natyrisht sa herë që poston poezi, e ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe ka merita të plota për prurjet e këtyre dhjetë poezive në këtë edicion”, përfundon Pajaziti.
Ajo tutje i falënderoi edhe anëtarët e jurive të kaluara që kishin ardhur në këtë mbrëmje si shkrimtarët: Agim Vinca, Sali Bashota e Arbër Selmani, por njëkohësisht e falënderoi për prezencën edhe shkrimtarin e njohur nga Shqipëria, Sadik Bejko.
Qershia mbi tortë e kësaj mbrëmjeje ishte prezenca e këngëtarit Endrit Krasniqi, njëkohësisht fituesi i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, i cili përveç këngës tashmë të njohur “Flas me gjethen”, ka interpretuar këngët e veta personale, e që u shpalosën si një ëndërr brenda ëndrrës. Ndërsa, si një gjethe vjeshte që bie lehtësisht, ishte zëri i këngëtares së re, Anna Krasniqi e cila interpretoi këngën “Stay”. Timbri i saj vinte në veshët e të pranishmëve si një melodi e papërsëritshme, teksa kënga e merrte atë me vete dhe e dërgonte në piedestalin e artit, aty ku ngrihen zërat dhe gjendet e vërteta.
Tutje, kryetarja e jurisë së këtij konkursi, Entela Kasi, kryetarja e PEN-it të Shqipërisë, e konsideroi punën e KultPlus një punë që duhet të duartrokitet e vlerësohet.
“Ju përshëndes të gjithëve. Në fakt, për mua personalisht mbetet privilegj, nder dhe detyrë që të jemi në këtë anë të Prishtinës, kudo ku janë hapësirat tona. E kam pritur me shumë kënaqësi ftesën e Ardianës, për të qenë në KultPlus e në KultStrofa, për këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili tashmë është shndërruar në një traditë të një konkursi i cili do të ketë rrugën e gjatë. Letërsia në fakt është art magjik, sublim dhe poezia është tepër e thellë e tepër shpirtërore. Në historinë e botës, dikur poezia këndohej dhe rrëfehej, por tash ne jemi në këtë kohë moderne dhe pavarësisht ndryshimeve, ajo asnjëherë nuk e humb peshën e saj”, thotë ajo.
Sipas saj, juria pati fatin që të jenë pjesë e edicionit të shtatë të KultStrofa, dhe ajo që është më e bukura për të ka qenë që mendimet e tyre janë përputhur tejet shumë, të menduara në mënyrë të njëjtë, asnjëherë duke mos i ditur emrat e askujt sepse është ruajtur anonimiteti.
Ajo tutje bëri të ditur se është ndarë një certifikatë për drejtoreshën e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti, me mirënjohjen më të thellë, për promovimin e kulturës, letërsisë dhe identitetit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.
“Në promovimin e vlerave të kulturës kombëtare për trashëgiminë e identitetit, për çështjet e rëndësishme të komunikimit dhe mediave, KultPlus mbetet një nga mediat apo mediumet më të rëndësishme jo vetëm në Prishtinë por edhe në Shqipëri, e po ashtu edhe në Kongresin Amerikan. PEN Qendra e Shqipërisë ka menduar t’i akordoj një certifikatë mirënjohjeje zonjës Pajaziti me mirënjohjen më të thellë, për promovimin e kulturës, letërsisë dhe identitetit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, shpalos Kasi.
Mirënjohja iu dha drejtoreshës Pajaziti nga profesori dhe bashkë-themeluesi i PEN-it të Shqipërisë, Sadik Bejko.
Pas këtyre fjalimeve, më në fund, radha që vargjet të fillojnë të jehojnë bujshëm para të pranishmëve, erdhi. Edicioni i shtatë i konkursit të poezisë “KultStrofa”, edhe kësaj here erdhi me një frymë tejet unike. Vendi gumëzhinte nga heshtja për secilën poezi të interpretuar, teksa poetët u mblodhën për të shkëlqyer në skenë. Në fytyrat e tyre rrinte një çudi që ishin zgjedhë pjesë e dhjetëshes finaliste. Ata me secilën poezi kanë hapur zemrat e tyre para botës, teksa secili varg që buronte nga ta, vinte me një brishtësi të rrallë. Me duar që dridhen, ton të qëndrueshëm, fryma e tyre erdhi krejt këndshëm. Poezi pas poezisë, ato u shpalosën si petalet e lules e sikurse dielli në perëndim. Kështu, mbrëmja u vulos me strofa që shpërthyen valë-valë e që dëshmuan se poezia ka kurorën mbi të gjitha zhanret e tjera.
Para të pranishmëve, më në fund u shpalosën poezitë e dhjetë finalistëve të përzgjedhur nga juria e përbërë nga: Kryetare në PEN të Shqipërisë, Entela Kasi (kryetare e jurisë), poetja Vlora Konushevci dhe poeti Lulzim Tafa.
Leonora Lokaj, Nagjije Kastrati, Vlora Kozhani-Tolaj, Valmira Rashiti, Flutur Mustafa, Sadete Tërnava, Hyrë Fazlija, Ardiana Thaci-Mehmeti, Alketë Spahiu, Kaltrinë Uka, ishin poetet finaliste të edicionit të shtatë të “KultStrofa”. Është hera e parë që dhjetësha finaliste përmban vetëm gra, dhe kjo është diçka shumë e veçantë dhe rastësore. Njëra pas tjetrës, ato interpretuan poezitë e tyre, ndonëse emocionet ishin të pranishme. Teksa nata po merrte formën më të mirë, fjalët e poeteve e ndriçuan hapësirën ëmbëlsisht.
Në një mënyrë krejt rastësore, nga vetë autorët e pranishëm, u interpretuan poezitë: “Nën timbrin e këtij malli”, “Qysh me e kornizu kohën”, “Guri i koshares”, “Të ringjallem nga hiri”, “Kripë e mjaltë”, “Diplomaci”, “Dashnia jem s’asht e kësaj bote”, “Harrimi është amorf”, “A m’vjen vera kah dera” dhe “Si m’shikon ashtu?!”.
Më pastaj, u ndanë mirënjohjet ndaj poeteve: Vlora Kozhani-Tolaj, Leonora Lokaj, Ardiana Thaci-Mehmeti, Flutur Mustafa, Sadete Tërnava, Hyrë Fazlija, Alketë Spahiu.
Nagjije Kastrati u radhit në vendin e tretë në këtë edicion me poezinë “Guri i koshares”, ndërsa Valmira Rashiti u radhit e dyta me poezinë “Qysh me e kornizu kohën”.
Autorja Kaltrinë Uka, fitoi vendin e parë në edicionin e shtatë të këtij konkursi me poezinë “Nën timbrin e këtij malli”, e cila pas marrjes së trofeut, u ndje shumë e emocionuar dhe nuk i dilte pothuajse asnjë fjalë, por gjë e mirë është që poezia e saj ka thënë shumë. Ajo potencoi se të gjitha poezitë e tjera e inspiruan dhe i dhanë një motiv shtesë për të shkruar.
Ndërkaq, ishin shkrepjet e fotografive që dëgjoheshin në çdo çast, gotat e verës duke kërcitur si muzikë, meloditë e ëmbla shqipe që u derdhën mbi atmosferë pas gjithë kësaj mbrëmjeje plot emocione. Buzëqeshjet e plasaritura në fytyrat e secilit kanë shënuar fundin e kësaj nate të paharrueshme.
‘KultStrofa’ organizohet nga gazeta e parë shqiptare për art dhe kulturë ‘KultPlus’, dhe është konkurs mbarëkombëtar i tëri si ide origjinale e prodhuar nga KultPlus.
Kjo ngjarje është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hotel Nartel, Ujë Rugove. / KultPlus.com
Në konkursin mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa” kanë aplikuar mbi 180 poezi nga shtete të ndryshme të rajonit, Evropës dhe nga ShBA-të, shkruan KultPlus.
Ky konkurs vazhdon të mbetet një prej konkurseve më të kërkuar të poetëve në nivel mbarëkombëtar, ku për këtë edicion kanë ardhë poezi nga poetë të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, shteteve të ndryshme të Evropës dhe të ShBA-ve.
Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus dhe njëherit themeluese e këtij konkursi që sivjet po shënon edicionin e shtatë është shprehë të jetë e lumtur me arritjet e shumta të poezive, e cila ka paralajmëruar edhe për ceremoninë kryesore të kësaj ngjarje të madhe kulturore
“Ceremonia e edicionit të shtatë të KultStrofa” do të mbahet më 22 nëntor në KultPlus Caffe Gallery, ku pritet të jetë një mbrëmje e ngrohtë poetike”, ka thënë Pajaziti, e cila ka njoftuar se kjo mbrëmje do të shoqërohet edhe me performancën e “Dhjetorit” dhe Bekës, njëherit edhe fituesit e Festivalit të RTK-së.
Ceremonia e kësaj mbrëmje do të mbahet prej orës 19:00 ku edhe do të shpallen dhjetë finalistët e edicionit të shtatë, sikurse që do të shpërblehen edhe tri poezitë kryesore të këtij edicioni, vendi i parë, i dytë dhe i tretë.
Poezitë e këtij edicioni do të vlerësohen nga juria profesionale në përbërje të: Entela Kasi, kryetare e jurisë, Lulzim Tafa dhe Vlora Konushevci.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi, Zhaneta Barxhaj dhe Rudina Çupi. Edicioni i shtatë i KultStrofa mbështetet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte./ KultPlus.com

Mbrëmë është mbyllë thirrja për konkursin mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa” thirrje që ka pranuar mbi 180 poezi nga shtete të ndryshme të rajonit, Evropës dhe nga ShBA-të, shkruan KultPlus.
Ky konkurs vazhdon të mbetet një prej konkurseve më të kërkuar të poetëve në nivel mbarëkombëtar, ku për këtë edicion kanë ardhë poezi nga poetë të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, shteteve të ndryshme të Evropës dhe të ShBA-ve.
Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus dhe njëherit themeluese e këtij konkursi që sivjet po shënon edicionin e shtatë është shprehë të jetë e lumtur me arritjet e shumta të poezive, e cila ka paralajmëruar edhe për ceremoninë kryesore të kësaj ngjarje të madhe kulturore
“Ceremonia e edicionit të shtatë të KultStrofa” do të mbahet më 22 nëntor në KultPlus Caffe Gallery, ku pritet të jetë një mbrëmje e ngrohtë poetike”, ka thënë Pajaziti, e cila ka njoftuar se kjo mbrëmje do të shoqërohet edhe me performancën e “Dhjetorit” dhe Bekës, njëherit edhe fituesit e Festivalit të RTK-së.
Ceremonia e kësaj mbrëmje do të mbahet prej orës 19:00 ku edhe do të shpallen dhjetë finalistët e edicionit të shtatë, sikurse që do të shpërblehen edhe tri poezitë kryesore të këtij edicioni, vendi i parë, i dytë dhe i tretë.
Poezitë e këtij edicioni do të vlerësohen nga juria profesionale në përbërje të: Entela Kasi, kryetare e jurisë, Lulzim Tafa dhe Vlora Konushevci.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi, Zhaneta Barxhaj dhe Rudina Çupi. Edicioni i shtatë i KultStrofa mbështetet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte./ KultPlus.com
Juria profesionale është në këtë përbërje: Entela Kasi, kryetare e jurisë, Lulzim Tafa dhe Vlora Konushevci.
KultPlus ka hapur thirrjen për edicionin e shtatë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, dhe ky konkurs është i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme. Ardianë Pajaziti, organizatorja e këtij konkursi dhe themeluesja e KultPlus, ka thënë se “KultStrofa” mbetet një nga konkurset më të rëndësishme dhe më të nderuara në fushën e poezisë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
Njoftohet se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rinj. Pajaziti gjithashtu ka bërë të ditur se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa”.
*Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi- finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftuar në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi, Zhaneta Barxhaj dhe Rudina Çupi. Thirrja mbetet e hapur deri më 14 nëntor 2024 në ora 23:59. Kujtojmë se KultStrofa sivjet po shënon edicionin e shtatë./ KultPlus.com
KultPlus ka hapur thirrjen për edicionin e shtatë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, dhe ky konkurs është i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme. Ardianë Pajaziti, organizatorja e këtij konkursi dhe themeluesja e KultPlus, ka thënë se “KultStrofa” mbetet një nga konkurset më të rëndësishme dhe më të nderuara në fushën e poezisë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
“Për ne, ‘KultStrofa’ vazhdon të jetë një konkurs i rrallë dhe serioz në botën e poezisë. Kjo është e njohur nga poetë të shumtë të shquar, të cilët kanë kontribuar me poezi të jashtëzakonshme në edicionet e mëparshme. Një nga veçoritë që e dallon është përzgjedhja e një jurie profesionale, e cila çdo vit sjell personalitete të shquara në skenës letrare. Këtë vit, kemi emra të fuqishëm, të cilët do të prezantohen në ditët në vijim”, thotë Pajaziti.
Njoftohet se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rinj. Pajaziti gjithashtu ka bërë të ditur se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa”.
*Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi- finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftura në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.

KultPlus këto ditë ka hapur thirrjen për edicionin e shtatë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, dhe ky konkurs është i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me një atmosferë poetike që do të ndriçojë mbi të pranishmit.
Sot është bërë publike edhe juria profesionale e këtij edicioni dhe përbëhet nga: Kryetare në PEN të Shqipërisë, Entela Kasi (kryetare e jurisë), poetja Vlora Konushevci dhe poeti Lulzim Tafa.
Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka bërë të ditur se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rijnë. Pajaziti gjithashtu ka treguar se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa’. Afati i fundit për aplikim është data 14 nëntor 2024, ora 23:59.
Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi-finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftuar në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami-Atashi, Zhaneta Barxhaj dhe Rudina Çupi. / KultPlus.com
KultPlus ka hapur thirrjen për edicionin e shtatë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, dhe ky konkurs është i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme. Ardianë Pajaziti, organizatorja e këtij konkursi dhe themeluesja e KultPlus, ka thënë se “KultStrofa” mbetet një nga konkurset më të rëndësishme dhe më të nderuara në fushën e poezisë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
“Për ne, ‘KultStrofa’ vazhdon të jetë një konkurs i rrallë dhe serioz në botën e poezisë. Kjo është e njohur nga poetë të shumtë të shquar, të cilët kanë kontribuar me poezi të jashtëzakonshme në edicionet e mëparshme. Një nga veçoritë që e dallon është përzgjedhja e një jurie profesionale, e cila çdo vit sjell personalitete të shquara në skenës letrare. Këtë vit, kemi emra të fuqishëm, të cilët do të prezantohen në ditët në vijim”, thotë Pajaziti.
Njoftohet se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rinj. Pajaziti gjithashtu ka bërë të ditur se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa”.
*Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi- finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftura në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi, Zhaneta Barxhaj dhe Rudina Çupi. Thirrja mbetet e hapur deri më 14 nëntor 2024 në ora 23:59. Kujtojmë se KultStrofa sivjet po shënon edicionin e shtatë./ KultPlus.com
Një çorientim kohe e hapësire Lëbyrje shikimi mbi Urë t’Gallatës Bie t’i falesh Perëndisë dhe s’e gjen dot anën Kërkon kyblen nga jugu dhe të duket e kthyer nga lindja Në të gdhirë sikur dielli lind nga perëndimi vendtakim kohësh në një Sot kaosi
Një e kaluar pa të ardhme dergjet Kaq shumë lëngatë n’bregmallin e Detit t’Zi, S’ka mjekues as mëkues, s’ka vend planeti që shkakton aq dhimbje askush nuk flet shqip në “Arnautkoj”[1]
Të gjallë zëlëmekur me pak shpirt në grahmën e fundit n’hon historie shkuan gjithë karavanet e natës Të dëbuar nga mbretër të joshur nga dovletër një det varr Sot’n e ndan nga Djeja n’Stamboll “Shoku” i Muharem Qenës është kalbur në varr një pus dhimbjesh mbledh kujtimet kënga
S’ka murnajë pa mistri shqiptari as bedena kalaje, as istikame Çanakalaje, shumë flijesa pa emblemë atdheu
Dhembjet e Stambollit një zverdhanik kujtese Koha Sot –një gur varri mbi Djenë Epitaf mbi të pakthyeshmen
[1] Arnautkoy, paralagje që ka marrë emrin sipas shqiptarëve, por që në ditët e sodit konsiderohet si lagje pa shqiptarë! / KultPlus.com
Anja, kërkojmë veten tonë, nën luhatjet e egos së besimit. Çapitjet e hapave tuaja i preku syri, kurrë nuk i ndkeu shpirti. Lundroj në thellësinë e shpirtit tënd, syri yt ma zgjon zemrën e fjalës. Trupat përqafohen, lëkura që puthitet, shkërmoqet… Asgjë e re, si vetë Cikli i Krebsit. Frymënxjerrja e rënduar, sytë flasin më shumë se duhet dhe fjalët heshtin në një ditë, si vetë frymëmarrja jonë. Përqafimet tona valviten me erën, përdridhen, trembin qerpikun. Fryma jote shpirtit i jep frymë, qiellin e ngushton… Lotët sikur i bien me grusht tokës. Muskujt tendosen, rinia ikën, eshtrat lëshojnë zë krisme. Në kabare, Anja qëndron, me vellon e reve të bardha vallëzon. Shpirti mban aromë limoni, vetminë tënde. Buzët ndizen, të gjitha digjen zjarr! Eh… bota sa herët kishte rënë për t’fjetur! Tinguj fjalësh, krim dhe ndëshkim. Anja, në qiellin blu vetëm lutje përpëliten. Të guximshmit janë fitues të puthjeve hajdute, vetëm frikacakët bëjnë luftë. Të gjithë në qiell t’zhveshur jemi. Në sytë e tu, Anja, çdo gjë është art. Anja, Itaka rënkon përherë, dashuritë bien me natën e errët. Nesër, me të tjera ëndrra ato zgjohen. Në kabare muzika dëgjohet… Shpirtin e zjarrtë vetëm unë ta njoha, Anja, askujt mos i beso, as hijes tënde! Të gjithë në qiell t’zhveshur jemi Ti mbete fëmijë në udhëkryqet e jetës/ KultPlus.com
Si një Hënë e jetës po mpaket Nëna ime, Dritë e verdhë e saj më bën lot në sy, tej, në skaje ardhjesh, fshehur At i ikur, Porsi ditë-nata bashkëjetojnë të dy. /KultPlus.com
Me një fill gjaku, qëndrojnë të lidhur foshnja me nënën. Me një fill dashurie, thuret batanija që e ngroh posa lind. Me një fill lidhim ëndrrat, ngjisim malin që më shumë i druhemi. Me një fill lidhim yjtë më të ndritshëm, krijojmë yjësi të reja. Me një fill që kalon zemrash, endim pëlhura dashurie qiejve ku fluturojmë. Me një fill zë fill jeta, filli i jetës na mban të lidhur të gjithëve./KultPlus.com
Njerëzit RIBËHEN. Bëhen të bukur, të latuar. (Bebet së shpejti do të lindin duke qeshur: shkenca do ta bëjë lumturinë të mundur, i ke parë: ka aq mjekë që merren me lëkurën sa ka gra që merren me lek-kurën?) Dija është rrudhë. Vuajtja është turpëruese. Të varfrit janë strukur. Të dehurit janë rralluar. Po arti, pse hesht?!
2.
Njerëzit i keqpërdorin këshillat: “Rrno vetëm për me tregue” nuk është thjesht një titull, të gjithë mbajnë sytë nga “jeta e treguar” ekranet janë ricikluese, ripërtypëset e mëdha të jetëve. Njerëzit – rripa patatesh që skuqen një vaskë vaji gëluese tërë yNDYRË a SHERRbet si ushqimet e majme të fast-fund-eve, se fundja, fjala, si buka, kalon përmes gojëve dhe nga të dyja – fjala është më pak mbushëse. Letërsie përdorur në zorrë është kjo?
3
Ja, bota – toka e poetëve të përzënë. Avionë, anije, trena ekspresë, makina, jahte dhe shumë agjenci turistike për njerëz që udhëtojnë gjithnjë e më vetëm (siç udhëtonim në ëndërrime e në fantazitë letrare). Paçka se nuk është epokë akullnaje, por e shkrirjes globale jovertebrorët – jomadhështorët: poetët do të zhduken nga bota porsi dinozaurë. / KultPlus.com
Mbrëmë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery kryefjalë qe poezia. Mbretëreshë qe ajo degë që zuri vendin në mesin e të pranishmëve që kishin ardhur për të përcjellur nga afër Konkursin Mbarëkombëtar të Poezisë të organizuar nga KultPlus, “KultStrofa”. Emocionet që fshiheshin nga vargu në varg, kanë qenë shtyllat kryesore që shoqëruan audiencën nga fillimi e gjerë në fund. Përjetimi i poezisë erdhi ndryshe mbrëmë, me ç’rast u dëshmua se poezia është një hyjni më vete që të kaplon nga koka e gjerë tek këmbët, shkruan KultPlus.
Ceremonia e konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa” konsiderohet si një ndër konkurset më serioze në nivel mbarëkombëtar, andaj në natën finale të edicionit të gjashtë u ndanë edhe çmimet e këtij konkursi poetik i cili çdo vit pret poezi krejtësisht të veçanta e autentike jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Gjermania, Spanja, Italia, Zvicra e gjer nga SHBA.
Ambienti i KultPlus Caffe Gallery tashmë është shndërruar në një hapësirë ku letërsia, kultura e arti janë gërshetuar mes vete e kanë zënë vendin e tyre të veçantë mu në mesin e shumë miqve artdashës, shkrimtarëve të cilët kanë një bagazh të mirëfilltë prapa tyre, shkrimtarëve të rinj, entuziazmi i së cilëve dallohej në linjat e fytyrave të tyre, si dhe ekipit të mrekullueshëm të KultPlus.
Mbrëmë, atmosfera poetike futi rrënjët e saj dhe mori përsipër ceremoninë e konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus.
Fillimisht, në hapjen zyrtare të natës finale, fjalën e mori moderatori Arbër Selmani i cili edhe bëri me dije se ne këtë edicion të KultStrofës kanë aplikuar 198 poezi.
“Jemi mbledhur sonte këtu nga Shqipëria, Kosova e të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe. Në këtë edicion kanë aplikuar 198 poezi, andaj nuk është fare lehtë për t’i analizuar ato më së miri e për të zgjedhë dhjetë më të arriturat. Është një edicion i veçantë për të gjithë neve dhe dua ta falënderoj jurinë për prezencën e tyre”, thotë Selmani.
Sipas tij, emrat që kanë aplikuar janë emra që kanë aplikuar në këtë edicion, janë emra të larmishëm, nga ata më të treguar e deri tek autorët e rinj, andaj kjo është konsideruar si e bukura e këtij konkursi.
“Konkursi organizohet nga KultPlus-i, platforma e parë shqiptare që merret intenzivizht me art dhe kulturë”, thotë ai.
Tutje, fjalën e mori edhe drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila shprehet tejet e lumtur që edhe sivjet në dhjetëshen finaliste ka emra shumë të mirë që janë përzgjedhur sipas shijes së hollë të jurisë.
“Dua t’i uroj mirëseardhje jurisë, profesorit tim Agim Vinca, Beti Njumes që e ka marr mundimin që të vijë nga Tiranë dhe Shpat Dedës që vjen nga një profil tjetër por është një shans që këto poezi në një të ardhme të shndërrohen në hite të mëdha. KultPlus sivjet po shënon edicionin e gjashtë dhe jam shumë e nderuar që çdo vit kemi pasur një kujdes të madh në përzgjedhjen e jurive që çdo vit ka qenë akoma më profesionale dhe që kanë pasë një shije tejet të hollë sa i përket vlerësimit”, thotë Pajaziti.
Sipas saj, 198 poezi nuk janë pak dhe ajo ndjehet tejet e lumtur sikurse edhe ekipi i KultPlus, që kanë dëshmuar këtë prurje.
“Unë kam qenë e sigurt për këtë konkurs, qysh nga edicioni i parë. Edicioni i parë ka qenë plot dhe çdo vit është mbushur akoma më shumë, duke shënuar suksese të mëdha. Unë jam shumë e lumtur që në mesin e dhjetëshes kemi prek caqe të ndryshme të trevës, duke përfshirë dhe diasporën. Ju uroj një mbrëmje shumë të mirë dhe besoj që shija e jurisë do të u pëlqejë edhe juve. Të gjitha këto poezi do të publikohen edhe në KultPlus”, thotë ajo.
Ndërsa, kryetari i jurisë së këtij konkursi, profesori Agim Vinca, e konsideroi punën e KultPlus një punë që duhet të duartrokitet e vlerësohet.
“Për herë të parë jam në këtë mjedis para një publiku kaq impresiv ku ka krijues, poetë, shkrimtarë, studiues, publicistë e tutje. Ne kemi pasë një detyrë aspak të lehtë si juri, por juritë gjithmonë duhet të punojnë me ndershmëri dhe kritere. Ne kemi pasë kënaqësinë që t’i vlerësojmë plot poezi. I kemi lexuar të gjitha me kujdes sepse kjo është pjesë e ndërgjegjes sonë. Është inkurajues fakti që në këtë konkurs letrar të shpallur nga gazeta KultPlus, me në krye drejtoreshën Ardianë Pajaziti dhe me stafin e saj shumë të vyeshëm të cilët meritojnë të përshëndeten e të përgëzohen për përpjekjen që bëjnë për afirmimin e letërsisë shqipe, kulturës shqiptare. KultStrofa është një nga format e mbështetjes së krijimtarisë letrare, poetike, në veçanti për të rinjtë”, thotë Vinca.
Sipas tij, dilemat në përzgjedhje nuk kanë munguar, por ai i konsideron tejet normale, andaj dhe i kanë zgjedhur bashkërisht me dy anëtarët e jurisë, dhjetë finalistët.
“Ne do të kemi kënaqësinë që sonte t’i dëgjojmë këto poezi që janë të larmishme tematikisht nga pikëpamja motivore, stilistike, konceptuale. Ka poezi më të gjata e më të shkurta, ka poezi që u referohen problemeve të botës bashkëkohore, ka poezi me mesazhe universale. Poezia është art shumë tekanjoz dhe ne kemi nisur së pari me strukturimin e poezisë, pastaj nga mesazhi që përçon poezia, pastaj edhe nga vlerat intonative”, përfundon ai.
Po ashtu, anëtarja tjetër e jurisë së këtij konkursi, gazetarja, shkrimtarja dhe përkthyesja Beti Njuma, tregoi se përzgjedhja ka qenë tejet subjektive.
“Mendoja që do të ishte një ambient më intim por u befasova që ka kaq shumë njerëz që i mbledh dhe i bënë bashkë poezia, veçanërisht këtu në Prishtinë ku bashkohemi gjithë shqiptaria, sa herë që ka aktivitete të bukura. Falënderoj Ardianën që më bëri pjesë të këtij konkursi. Në fillim u tremba kur pashë aq shumë poezi por pastaj dora dorës, me leximin e tyre, trembja kaloi shumë shpejtë”, thotë Njuma.
Sipas saj, poezia është arti më i vështirë sepse duhet të koncentrohesh shumë në shumë pak fjalë.
“Jemi të lumtur që poezia fituese është shumë e mirë. Përzgjedhjet tona merrini si një përzgjedhje subjektive dhe askush që mendon që është vërtetë në shpirt, të mos dëshpërohet nëse nuk e gjen veten tek kjo dhjetëshe e përzgjedhur.”
Gjithashtu, anëtari tjetër i jurisë së këtij konkursi, kantautori dhe këngëtari Shpat Deda, tha se nëpërmjet fjalës, tash e 15 vite mundohet që t’i hyj në shpirt, dëgjuesve të tij.
“Fillimisht dua të falënderoj Ardianën që më ka përfshirë në këtë juri si dhe profesorin Vinca dhe zonjën Njuma për bashkëpunimin. Gjithashtu dua të falënderoj KultPlus për mbështetjen që vazhdimisht ia bënë skenës së kulturës, me përcjelljen e ngjarjeve dhe eventeve. Unë si kantautor që 15 vite i kushtoj rëndësi fjalës, tekstit dhe për mua fjala e shkruar është shumë e rëndësishme. Edhe pse nuk kam ndonjë prapavijë akademike në literaturë, mundohem ta gjej një mënyrë për të arritur tek shpirti i dëgjuesve, përmes fjalës”, thotë Deda.
Pas këtyre fjalimeve, më në fund, radha që vargjet të fillojnë të jehojnë bujshëm para të pranishmëve, erdhi. Edicioni i gjashtë i konkursit të poezisë “KultStrofa”, edhe kësaj here dëshmoi bukurinë, ndjeshmërinë, butësinë, ashpërsinë dhe vlerat letrare që ka në thelb. Nga poezia në poezi, nga interpretimi në interpretim, mbrëmja u vulos me një sërë motivesh që gjetën shtëpinë e tyre përbrenda hapësirës.
Para të pranishmëve, më në fund u shpalosën poezitë e dhjetë finalistëve të përzgjedhur nga juria e përbërë nga profesori Agim Vinca (kryetar i jurisë), shkrimtarja Beti Njuma dhe kantautori Shpat Deda.
Rigel Rizaj, Albina Idrizi, Daut Dauti, Rudina Çupi, Laureta Rexha, Adelina Pali, Agim Berisha, Anje Ibërhysaj, Albina Sinaj-Shehetila, Alekseandër Çipa, u vazhduan të lexohen njëra pas tjetrës duke bashkuar kështu poetët nga trevat e ndryshme shqiptare të cilët po interpretonin në mënyrë të jashtëzakonshme, ndonëse emocionet ishin të pranishme. Të gjitha poezitë e interpretuara u shoqëruan këndshëm nëpërmjet muzikës live që buronte nga instrumenti çelo i muzikantit Adorel Haxhijaj.
Në një mënyrë krejt rastësore, nga vetë autorët e pranishëm, u interpretuan poezitë: “Apogje shpirti” nga Albina Idrizi, “Dhimbja është turpëruese” nga Rudina Çupi, “Perspektivë” nga Laureta Rexha, “Epitaf i ëndrrës” nga Agim Berisha, “Anja” nga Anje Ibërhysaj, “Me një fill” nga Albina Sinaj-Shehetila.
Në mungesën fizike të katër autorëve të tjerë finalistë, aktorja e njohur Vlora Merovci interpretoi poezitë si: “Hekup” nga Rigel Rizaj, “Epitaf i të pakthyeshmes” nga Daut Dauti, “Mbi ato buzë” nga Adelina Pali dhe “Hënë e jetës” nga Aleksandër Çipa.
Më pastaj, u ndanë mirënjohjet ndaj poetëve: Laureta Rexha, Agim Berisha, Rigel Rizaj, Adelina Pali, Daut Dauti, Albina Idrizi, Anje Ibërhysaj.
Aleksandër Çipa u radhit në vendin e tretë në këtë edicion me poezinë “Hëna e jetës”, ndërsa Albina Sinaj-Shehetila u radhit e dyta me poezinë “Me një fill”.
Autorja Rudina Çupi, fitoi vendin e parë në edicionin e gjashtë të këtij konkursi me poezinë “Dhimbja është turpëruese”.
“Ndjehem shumëfish e gëzuar, sepse ndjehem e përzgjedhur në mesin e juaj, andaj edhe është një përgjegjësi shumë e madhe. Për hir të së vërtetës, ne poezinë e shkruajmë si fshehtas, thuajse në çastet më intime me veten dhe nuk e shpalosim shumë për shkakun se janë bërë shumë tashmë që shkruajnë. Nuk duam të jemi shumë të dukshëm. Është një kënaqësi e veçantë për faktin që në këtë vend, poezia është zonja e para, zana e fjalës së bukur dhe që ajo vazhdon të jetë kaq e fuqishme, kaq e ndjeshme, si një qershi mbi tortë, më bën akoma më shumë të lumtur”, tha Çupi pasi pranoi çmimin.
Ndërkaq, ishin shkrepjet e fotografive që dëgjoheshin në çdo çast, gotat e verës duke u kërcitur, muzika e ëmbël shqipe, që u derdhën mbi atmosferë pas gjithë kësaj mbrëmjeje plot emocione. Buzëqeshjet e plasaritura në fytyrat e secilit, kanë shënuar fundin e kësaj nate të paharrueshme.
‘KultStrofa’ organizohet nga gazeta e parë shqiptare për art dhe kulturë ‘KultPlus’, dhe është konkurs mbarëkombëtar i tëri si ide origjinale e prodhuar nga KultPlus.
Kjo ngjarje është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hotel Nartel, Ujë Rugove, Frutomania dhe Labi Wine. / KultPlus.com
Festa për poetët shqiptarë erdhi. Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa” po bën përgatitjet e përfundimtre për të sjell mbrëmjen finale ku edhe do të shpërblehen fituesit e këtij edicioni.
Sonte, hijeshia e fjalës dhe ngrohtësia e poezisë do të bashkohen në një valë emocionesh në KultPlus Caffe Gallery.
Kuruar me kujdes dhe pasion nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”, në këtë mbrëmje finale, drita e fjalës do të ndezët në orën 19:00, kur poetët do të nderohen me çmime të veçanta për poezitë e tyre.
Edhe këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme.
Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka njoftuar se mbrëmja finale e konkursit “KultStrofa” do të mbahet sonte, më datë 10 dhjetor, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Juria profesionale e këtij edicioni e përbërë nga Agim Vinca, kryetar jurie, Beti Njuma dhe Shpat Deda do të jenë prezentë në mbrëmjen finale dhe do t’i ndajnë çmimet për fituesit. Juria tashmë ka përzgjedhur dhjetë poezi- finalistë dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Të gjithë ju konkurrentë dhe dashamirë të artit të fjalës, jeni të ftuar në këtë mbrëmje finale ku do të ndajmë momente të mrekullueshme bashkë dhe do të përqafojmë poezitë e këtij edicioni të konkursit “KultStrofa”.
Historia e këtij konkursi ka ngjyra të veçanta, me emra të njohur si fitues ndër vite: Ragip Sylaj, Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi dhe Zhaneta Barxhaj, të cilët kanë shtuar një kapitull të ri në pasurinë e poezisë shqiptare.
Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Frutomania, Ujë Rugove dhe Veraria Labi . / KultPlus.com
Festa për poetët shqiptarë po afron. Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa” po bën përgatitjet e fundit për të sjell mbrëmjen finale ku edhe do të shpërblehen fituesit e këtij edicioni.
Në mbrëmjen e 10 dhjetorit, hijeshia e fjalës dhe ngrohtësia e poezisë do të bashkohen në një valë emocionesh në KultPlus Caffe Gallery.
Kuruar me kujdes dhe pasion nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”, në këtë mbrëmje finale, drita e fjalës do të ndezët në orën 19:00, kur poetët do të nderohen me çmime të veçanta për poezitë e tyre.
Edhe këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme.
Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka bërë të ditur se mbrëmja finale e konkursit “KultStrofa” do të mbahet më datë 10 dhjetor, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery.

Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në mbyllje të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, konkurs ky i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus” tash e gjashtë vite.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme.
Juria profesionale e këtij edicioni ka një përbërje të veçantë, duke përfshirë shkrimtarë, gazetarë dhe tekstshkrues të këngëve, me qëllim të një laramanie sa i përket shijeve.
Juria përbëhet nga: Agim Vinca, kryetar jurie, Beti Njuma dhe Shpat Deda.
Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka bërë të ditur se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rijnë. Pajaziti gjithashtu ka treguar se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa’. Afati i fundit për aplikim është data 26 nëntor 2023, ora 23:59.
Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi- finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftuar në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi dhe Zhaneta Barxhaj. / KultPlus.com
KultPlus këto ditë ka hapur thirrjen për edicionin e gjashtë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, dhe ky konkurs është i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme.
Organizatorët e këtij konkursi sot kanë bërë publike edhe jurinë profesionale të këtij edicioni e cila këtë vit ka një përbërje të veçantë, duke përfshirë shkrimtarë, gazetarë dhe tekstshkrues të këngëve, me qëllim të një laramanie sa i përket shijeve.
Juria përbëhet nga: Agim Vinca, kryetar jurie, Beti Njuma dhe Shpat Deda.
Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka bërë të ditur se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rijnë. Pajaziti gjithashtu ka treguar se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa’. Afati i fundit për aplikim është data 26 nëntor 2023, ora 23:59.
Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi- finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftura në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi dhe Zhaneta Barxhaj. / KultPlus.com
KultPlus ka hapur sot thirrjen për edicionin e gjashtë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, dhe ky konkurs është i hapur për të gjithë poetët.
Ky konkurs ka një histori të pasur me kontributet e jashtëzakonshme të poetëve, të cilët janë nderuar me një ceremoni të veçantë, organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”.
Por këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme. Ardianë Pajaziti, organizatorja e këtij konkursi dhe themeluesja e KultPlus, ka shprehur se “KultStrofa” mbetet një nga konkurset më të rëndësishme dhe më të nderuara në fushën e poezisë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
“Për ne, ‘KultStrofa’ vazhdon të jetë një konkurs i rrallë dhe serioz në botën e poezisë. Kjo është e njohur nga poetë të shumtë të shquar, të cilët kanë kontribuar me poezi të jashtëzakonshme në edicionet e mëparshme. Një nga veçoritë që e dallon është përzgjedhja e një jurie profesionale, e cila çdo vit sjell personalitete të shquara në skenës letrare. Këtë vit, kemi emra të fuqishëm, të cilët do të prezantohen në ditët në vijim”, thotë Pajaziti.
Njoftohet se konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe talentët e rijnë. Pajaziti gjithashtu ka bërë të ditur se kandidatët mund të aplikojnë me një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected], duke përdorur subjektin “Për konkursin e poezisë ‘KultStrofa'”.
Asnjë aplikim nuk pranohet nëpërmjet formave të tjera. Juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë poezi- finalistë, të cilët edhe do të jenë të ftura në ceremoninë kryesore, dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Kujtojmë që fituesi i konkursit të parë ishte poeti i njohur Ragip Sylaj. Pas tij, vazhduam rrugën me krijimtarinë e poetëve të tjerë si: Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi dhe Zhaneta Barxhaj. Thirrja mbetet e hapur deri më 26 nëntor 2023 në ora 23:59. Kujtojmë se KultStrofa sivjet po shënon edicionin e gjashtë./ KultPlus.com