Mbi librin
Te “Kultura dhe shoqëria” gjurmohen dhe shtjellohen ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Angli nga revolucioni industrial i fundshekullit XVIII, deri në fazat e fundit të modernizimit në shekullin XX. Fjalët kyçe të këtyre ndryshimeve epokale janë: industri, demokraci, klasë, art dhe kulturë. Williams i shqyrton me hollësi këto ide nëpërmjet veprave dhe fushave të larmishme letrare, duke vënë përballë shkrimtarë dhe mendimtarë të kohës.
Ai merret me rrymën e romantikëve, grupim intelektualësh e artistësh që nisën të flasin për kulturën për të goditur ndryshimet që solli industrializimi dhe revolucioni në histori. Autori e përball këndvështrimin e tyre me konceptime të mëvonshme që erdhën edhe si përgjigje ndaj romantizmit, përkatësisht atë viktorian dhe modernist. Williams e mbyll tekstin duke nxjerrë në pah rolin e marksizmit dhe Kritikës së Re në kulturë dhe letërsi.
Pak nga jeta e autorit
Raymond Henry Williams ishte një shkrimtar socialist uellsian, akademik, romancier dhe kritik me ndikim brenda së Majtës së Re dhe në kulturën më të gjerë.
Shkrimet e tij mbi politikën, kulturën, median dhe letërsinë kontribuan në kritikën marksiste të kulturës dhe arteve. Rreth 750,000 kopje të librave të tij u shitën vetëm në botimet në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka shumë përkthime në dispozicion. Puna e tij hodhi themelet për fushën e studimeve kulturore dhe materializmit kulturor./Liberale.al/ KultPlus.com