Dy ekipe nga Ferizaji kampionë të Kupës së Kosovës në Hendboll

Sot janë zhvilluar ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në Hendboll. Të dy ndeshjet ishin plot emocione dhe dhuruan atmosferë të veçantë për publikun.

Në konkurrencën e femrave u shpall kampion “Ferizaji”, ndërsa në konkurrencën e meshkujve “Kastrioti”.

“Kupën për klubin e Ferizajit, në konkurrencën e femrave e ndau kryeministri Albin Kurti, ndërsa medaljet për ekipin zëvendëministrja e MKRS, Daulina Osmani. Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, kupën e ndau kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini.

Urime të dy ekipeve për fitoren dhe përgëzime Federatës së Hendbollit të Kosovës për organizimin” thuhet në njoftim./KultPlus.com