Bebe Rexha do të këndojë himnin e Kupës së Botës për klube (VIDEO)

FIFA ia ka besuar artistes shqiptare Bebe Rexha himnin për Kupën e Botës për Klube 2023 që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Organizmi ndërkombëtar i futbollit ka bërë publike edhe këngën e interpretuar nga ylli i pop-it.

“It’s On” titullohet kënga dhe i bën jehonë futbollit. Bebe Rexha ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”, duke kapur thelbin e turneut elitar botëror të futbollit të klubeve, që ofron një sfond perfekt për dramën dhe emocionin në fushë, shkruan FIFA.

Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.

Duke diskutuar mbi “It’s On”, Bebe Rexha u shpreh:

“Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e pabesueshme, njëherë në jetë dhe jam aq e emocionuar që fansat të dëgjojnë këtë këngë himnike ndërsa luhet gjatë FIFA Club World Cup.” / KultPlus.com

Messi vjen me një postim: Pa Kupën e Botës që e arritëm së bashku, do të ishte e pamundur ta fitoja Topin e Artë

Lionel Messi e fitoi mbrëmë Topin e Artë për herë të tetë në karrierë në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris të Francës.

Ylli argjentinas ia pa hairin mbi të gjitha Kupës së Botës, e cila ishte vendimtare që t’i ndahej atij çmimi i futbollistit më të mirë të vitit.

36 vjeçari sot e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar të gjithë atë që e mbështetën dhe që e ndihmuan për të arritur deri këtu ku është sot, shkruan “Gazeta Express”.

“Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për krejt njerëzit anembanë botës, të cilët më kanë mbështetur aq shumë gjatë karrierës sime dhe të cilëve posaçërisht dua t’ua dedikoj këtë çmim, së bashku edhe familjes sime, e cila ka qenë gjithmonë në anën time”, ka shkruar përfaqësuesi argjentinas në Instagram.

“Ky është një Top i Artë që dua ta ndaj me krejt kolegët e Kombëtares së Argjentinës, me stafin e trajnerëve, me punonjësit. Sepse, pa Kupën e Botës që e arritëm së bashku, do të ishte e pamundur ta fitoja këtë çmim. Urime për të gjithë fituesit dhe faleminderit shumë”, përfundoi kampioni i botës. / KultPlus.com

Braziliani merr pjesë në 11 turne të Kupës së Botës, fiton rekordin Guinness

Një brazilian 75-vjeçar ka fituar një rekord botëror Guinness, pasi ka ndjekur më shumë turne të Kupës së Botës FIFA.

Daniel Sbruzzi, nga Taubaté, São Paulo, mori pjesë për herë të parë në Kupën e Botës në Argjentinë në vitin 1978, dhe Kupa e Botës e këtij viti në Katar e çoi totalin e turneve të tij të ndjekur në 11.

Sbruzzi tha për Guinness World Records se ndjekja e Word Cups është një mundësi “lidh pasionet e mëdha” të jetës së tij: futbollin dhe përjetimin e kulturave të ndryshme në mbarë botën.

“Një tipar i Bloco Vai Quem Quer është se burrat vishen si gra gjatë periudhës së karnavalit dhe parakalojnë në rrugë. Unë përpiqem të shpërndajë kulturën nga qyteti im në mbarë botën,” u shpreh ai.

Më tej, 75-vjeçari shtoi se Kupa e Botës në Katar ishte i vetmi turne që mori pjesë pa një kostum të frymëzuar nga femrat, për shkak të kodit të veshjes së turneut.

Sbruzzi tha se ai tashmë po planifikon të kryesojë rekordin e tij duke marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ndjej se sa shumë përfaqësoj pasionin e tifozëve për Kupat e Botës dhe jam krenar që jam brazilian”, përfundoi i moshuari./abcnews.al/ KultPlus.com

FIFA ndalon tifozët të vishen si kryqtarë në ndeshjen Angli-SHBA

Tifozëve iu është ndaluar të vishen si kryqtarë në ndeshjen  Angli-SHBA, e vlefshme për Kupën e Botës.

”Tifozë të veshur me zinxhirë, me shpata plastike dhe mburoja me kryqin e Shën Gjergjit ndalohen të hyjnë në stadiumin ‘Al Bayt’, në Al Khor, në veri të Dohas”, sipas ”The Times”.

Gazeta citoi FIFA-n të thoshte se ideja e kryqtarëve, në kontekstin arab, mund të jetë ofenduese kundër myslimanëve.

Grupi kundër diskriminimit ”Kick It Out” këshilloi gjithashtu fansat që të mos vishnin kostume me veshje të bukura që përfaqësonin kalorës ose kryqtarë, të cilat kujtojnë luftërat fetare që të krishterët zhvilluan kundër myslimanëve gjatë Mesjetës.

Një zëdhënëse e grupit tha se “ne do t’i këshillonim tifozët që po ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës që veshje të caktuara, të tilla si kostumet me veshje të bukura që përfaqësojnë kalorës apo kryqtarë, nuk mund të mirëpriten në Katar dhe vende të tjera islame”.

Një video e shpërndarë në Twitter tregonte dy tifozë të veshur me kostume kryqtarësh që dukej se po largoheshin nga hyrja në një stadium të Katarit nga stafi i sigurisë.

Federata e Futbollit e Uellsit (FAW) i kërkoi FIFA-s t’i përmbahej mesazhit të tyre se “të gjithë do të jenë të mirëpritur” në Katar gjatë turneut, pasi java e parë u dëmtua nga trajtimi i simboleve LGBTQ+.

Temperaturat mund të arrijnë deri në 29 gradë Celsius kur Uellsi të luajë me Iranin, në stadiumin ”Ahmad Bin Ali” me kapacitet 40 000 persona./ atsh / KultPlus.com

Skuadrat nuk do të mbajnë shiritin shumëngjyrësh ”One Love” në Kupën e Botës

Skuadrat që kishin planifikuar më parë të mbanin shiritin shumëngjyrësh të kapitenit me logon ”One Love” (”Një dashuri”) në Kupën e Botës në Katar, janë tërhequr nga frika e sanksioneve nga organi qeverisës i futbollit FIFA, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Shtatë skuadra evropiane që ishin regjistruar në fushatën ”One Love”, përfshirë Anglinë dhe Gjermaninë, kishin thënë më parë se ishin të përgatitur të paguanin gjoba, por tani theksuan se “FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë veshin shiritat në fushën e lojës”.

Vendet pjesëmarrëse kishin informuar FIFA-n në shtator për dëshirën e tyre për të mbajtur shiritin shumëngjyrësh në Katar si një shenjë për diversitetin mes kritikave ndaj vendit pritës për kushtet e tij të të drejtave të njeriut dhe trajtimin e komunitetit LGBTQ.

“Lojtarët dhe trajnerët tanë janë të zhgënjyer – ata janë mbështetës të fortë të përfshirjes dhe do të tregojnë mbështetje në mënyra të tjera”, thuhet në deklaratë./ atsh / KultPlus.com

Shkrimtari argjentinas publikon librin me tregime të çuditshme të Kupës së Botës përpara ‘Qatar 2022’

Një burrë u hodh në një lumë plot krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010, një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

Këto janë disa nga faktet e pazakonta që shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka përmbledhur në versionin e fundit të librit të tij “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, botuar në 20 gjuhë, përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës në Katar të dielën.

Wernicke e shikon mbulimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive në botë nga “perspektiva të ndryshme”, tha ai në një intervistë me Reuters, pasi “edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin”.

Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga Wernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

“Ka shumë gjëra interesante, duke filluar nga të gjitha këto pretendime për bojkot dhe çështjet e të drejtave të njeriut,” tha Wernicke, 52 vjeç. “Jashtë sportit padyshim që do të ketë shumë. Ana sociale do të rëndojë shumë.”

Kapitulli tjetër i Wernicke mund të jetë i frymëzuar nga lajmet e së premtes: Organizata qeverisëse e futbollit botëror FIFA njoftoi se birra alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e kombit konservator mysliman./KultPlus.com

Gratë në Afganistan do të ndalohen të shikojnë Kupën e Botës në publik

Gratë dhe vajzat në Afganistan nuk do të jenë në gjendje të shikojnë Kupën e Botës në publik për shkak të kufizimit të tyre nga talebanët.

Kështu ka deklaruar udhëheqësi i opozitës, i cili ka vizituar Britaninë e Madhe.

Ali Maisam Nazary, kreu i Marrëdhënieve me Jashtë për Frontin e Rezistencës Kombëtare (NRF), mbërriti dje në Londër me një paralajmërim se sundimtarët e vendit po “bëhen më të radikalizuar nga dita në ditë”.

Nazary tha se Katari, i cili është në qendër të vëmendjes së botës përpara ndeshjes së parë në turneun e FIFA -s të dielën, duhet të mbyllë zyrën ndërlidhëse të talebanëve në Doha.

“Ky është një grup shtypës, terrorist që ka frenuar të gjithë popullsinë, dhe veçanërisht gratë,” tha Nazary.

“Ata nuk i gëzojnë më të drejtat e tyre si qenie njerëzore dhe qytetarë të atij vendi. Një ndryshim nga viti i kaluar është se sporti ka humbur mbështetjen e qeverisë me grupin terrorist aktual që kontrollon vendin.”

“Shumë nga stadiumet nuk funksionojnë dhe gratë nuk do të jenë në gjendje të shikojnë Kupën e Botës në hapësira publike siç bënin më parë.”

“Vetëm disa ditë më parë, talebanët njoftuan se gratë nuk lejohen të vizitojnë restorante, kafene, ndonjë vend publik të këtij lloji,” tha Nazary.

“Nuk lejohen më të vizitojnë parqet, të përdorin banjat publike, kanë paralajmëruar masa të ashpra, ka ndodhur që nga viti i kaluar dhe së fundmi është bërë shumë më e rëndë”.

OKB-ja dha vlerësimin e saj të zymtë të diskriminimit gjinor nën sundimin e talebanëve pasi Perëndimi u tërhoq në gusht të 2021.

Një raport zbuloi se “gratë afgane tani janë kryesisht të kufizuara për të punuar jashtë shtëpisë, ato duhet të mbulojnë fytyrat e tyre në publik dhe duhet të shoqërohen nga një shoqërues mashkull kur udhëtojnë”.

Në tetor 2022, një raport i Dhomës së Komunave zbuloi se shumica e shkollave të mesme mbetën të mbyllura për vajzat pasi militantët morën pushtetin.

Ekstremizmi është një tjetër shqetësim që është theksuar nga NRF, e cila pretendon se janë 21 grupe terroriste aktive në vend./Abcnews.al/ KultPlus.com

Rita Ora hap Kupën e Botës Rugby me një performancë të mrekullueshme (VIDEO)

Këngëtarja Rita Ora ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke hapur ndeshjen e madhe në Kupën e Botës në Rugby në Zelandën e Re, transmeton KultPlus.

Duke nisur me stil ngjarjen sportive, loja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënon fillimin e garës 2021 – e cila u vonua për shkak të Covid-19.

Dhe gjithmonë mbështetës ishte bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga anash para se t’ia jepte një puthje ne faqe gruas së tij.

Ora doli në fushë me një veshje elegante dhe plot stil, duke kënduar hitet e saj më të njohura si “Let Me Love You”, me koreografi unike. /KultPlus.com