Kupa e Botës në Katar është afër dhe për pak ditë bota do të ndalet dhe do të shikojë ceremoninë e hapjes së ngjarjes më të madhe sportive në botë, konkretisht më 20 nëntor, transmeton KultPlus.
Në event zakonisht shfaqen artistët më të mirë në botë, këngët e të cilëve bëhen klasike kur bëhet fjalë për Kupën e Botës. Për shembull, hiti mitik “Waka Waka” nga Shakira në 2010.
Megjithatë, kritikat që janë drejtuar në Kupën e Botës në Katar kanë bërë që disa artistë të refuzojnë mundësinë për të qenë në ceremoninë e hapjes.
Ky është rasti me Dua Lipën dhe Rod Stewart, të cilët e kanë refuzuar këtë mundësi.
Sa i përket Shakirës, kolumbianja ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kupën e Botës në Katar u kritikua në rrjetet sociale.
Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.
“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes, por nuk do të thonë nëse do të ketë një rol tjetër gjatë Kupës së Botës”, tha Adriana Dorronsoro nga MARCA në program.
Mirëpo, edhe pse është konfirmuar nga burime jo-zyrtare që ajo nuk do të performojë në hapje të Kupës së Botës, Shakira veçse ka qenë e ftuar si performuese, prandaj duhet të dërgojë një deklaratë për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur. /KultPlus.com