Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nga ora 13:00 Para Teatrit Kombëtar të Kosovës ka mbajtur protestën #RiseUp4Rojava, e cila po mbahet në disa qendra botërore, shkruan KultPlus.com
Edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste që kështu së bashku të shfaqim solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër, e shtune, nga ora 13:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava, protestë kjo e cila po mbahet në disa qendra botërore.
Organizatorët ju ftojnë të bashkoheni edhe ju në këtë protestë, që kështu së bashku të shfaqni solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd dhe të përkrahni revolucionin e Kurdistanit.
“Dëno fashizmin turk” është një fushatë dhe platformë ndërkombëtare që filloi në pranverën e vitit 2019.
“Ne jemi organizata dhe nisma të ndryshme nga shumë vende. Me këtë fushatë ne po ndërtojmë përvojat tona të përbashkëta të solidaritetit ndërkombëtar me revolucionin në Perëndim, Sirinë Veri-Lindore dhe lëvizjen çlirimtare kurde.
Me fushatën dhe platformën, ne dëshirojmë ta zgjasim këtë solidaritet dhe t’i bashkojmë organizatat, fushatat dhe nismat e ndryshme ekzistuese.
Diversiteti ynë është forca jonë. Traditat dhe praktikat tona politike mund të jenë të ndryshme, por ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e revolucionit në Kurdistan dhe arritjet e tij. Përmes veprimeve të ndryshme në shumë vende të botës, ne do të luftojmë për qëllimet tona. Është koha që të ngrihemi kundër fashizmit dhe imperializmit. Botërisht.
Me thirrjen tonë ne kemi sqaruar se për çfarë qëndrojmë dhe luftojmë. Bashkohuni me ne!”, thuhet në njoftim.