Kushtrim Kunushevci përpunon fotografitë për revistën ‘Re-Edition’, protagoniste edhe modelja shqiptare Sihana Shalaj

Mjeshtrit të “retouching”, kosovarit Kushtrim Kunushevcit i është besuar fotosesioni për kopertinën e revistët “Re-Edition” me protagoniste modelen e njohur shqiptare Sihana Shalaj dhe modelen Alek Wek dhe Béatrice Dalle, shkruan KultPlus.

Fotosesionin e ka kryer artistja e fotografisë Nadie Lee Cohen, e cila ka krijuar një atmosferë unike dhe të veçantë për këtë projekt. Në të njëjtën kohë ky editorial është drejtuar kreativisht nga Anthony Vaccarello, drejtori artistik i Saint Laurent për Revisten “Re – Edition” i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm duke u kujdesur për stilimin dhe prezantimin e modeleve në mënyrë të përsosur.

Kushtrim Kunushevci, si një ekspert në punën e tij, ka pasuar një qasje të shkëlqyer në përpunimin e fotografive, duke siguruar që secila imazh të shkëlqejë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai ka arritur të përdorë aftësitë e tij për të theksuar bukurinë natyrore të modeleve dhe për të krijuar një ndikim vizual të fuqishëm për publikun.

Kjo kopertinë e revistës “Re-Edition” bënë një ndërthurje të bukur të profesionalizmit dhe kreativitetit, duke bërë një prezantim të mrekullueshëm të bukurisë dhe modës. / KultPlus.com

Kushtrim Kunushevci, mjeshtër i “retouching” për koleksionin ‘Barbi’ të veshjeve ‘Zara’

Si një virtuoz i “retouching”, Kushtrim Kunushevcit i është besuar fotosesioni i koleksionit të brendit të veshjeve “Zara” në bashkëpunim me filmin më të përfolur të momentit “Barbie”, shkruan KultPlus.

Ky artist i fotografisë, është një talent i shquar në përpunimin e fotografive, me një aftësi të rrallë për të sjellë magjinë dhe përsosmërinë në çdo imazh.

Puna e tij e më hershme, vizioni i qartë artistik dhe pasioni i thellë për detajet, ka bërë që të marr besimin e plotë të fotografes së njohur Nadia Lee Cohen e cila për të finalizuar fotografitë e këtij koleksioni ka zgjedhur kosovarin Kushtrim Konushevci.

Në këtë rast, ai ka qenë pjesë e një projekti të jashtëzakonshëm, ku ai është përfshirë në përpunimin e fotove të koleksionit të ri të brendit të njohur “Zara”.

Ky koleksion është një përzierje e stilit dhe elegancës, që sjellë në jetë punën e shquar të dizajnerëve të talentuar të brendit.

Ndërsa bota e modës dhe e kinemasë vazhdon të evoluojë, Kushtrim Kunushevci mund të shihet si frymëzim për të rinjtë, duke ju dhënë shembull që me punë dhe përkushtim arrihet edhe deri te bashkëpunimet e tilla. / KultPlus.com