Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne për të shënuar 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një komunikatë për media thuhet se seanca do të fillojë nga ora 10:00, dhe si pikë e rendit të ditës në këtë seancë solemne është shënimi i 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /KultPlus.com
Sot janë bërë 80 vite nga mbjedhja e Kuvendit në Prizren, nga e cila u mor vendim që deri më datë 20 shtator të mbahej Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizatë politike që u angazhua në bashkimin e trojeve shqiptare, shkruan KultPlus.
Në Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit i cili u mbajt nga data 16 deri më 20 shtator, të vitit 1943, morën pjesë 45 delegatë,në krye me Musa Shehun, dhe të tjerë si: Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi etj.
Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta.
Krytar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbomëdhenjtë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër. Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëheqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.
Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogën në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre. Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane/KultPlus.com
Me 68 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se si parti do ta mbështesin këtë projektligj, por që ka pasur një kërkesë që të gjithë të jenë të matur sa i përket deklaratave për përfshirjen e FSK-së në operacione të ndryshme ndërkombëtare.
“Duhet të jemi të matur sa i përket deklaratave për përfshije të Forcës në operacione të ndryshme ndërkombëtare bazuar në kapacitetet operacionale që kemi. Mendoj që ky ligj meriton të kalohet për shkakun se e intensifikon rolin e ushtrisë në politikën e jashtme të vendit, një rol që do të bëjë që Kosova të rreshtohet krahë shteteve që e mbështetin paqen në botë, por asnjëherë duke dalë përtej kapaciteteve tona operacionale që kemi për të mbështetur këtë paqe”, tha Berisha.
Edhe shefi i Grupit Parlamentari AAK-së, Besnik Tahiri, referuar një deklarate të kryeministrit të Kosovës rreth dërgimit të FSK-së në rast të shpërthimit të konflikti në Ukrainë, tha se duhet të kenë kujdes me deklarata publike.
“Ai e ka thënë saktë, ka thënë ‘çka do që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që jemi të gatshëm’, mirëpo ajo që ne si Grup Parlamentar dëshirojmë ta ngremë në këtë temë është se para se të shohim se çka parasheh NATO për FSK-në ne duhet ta bëjmë ushtrinë tonë NATO, t’i krijojmë kushtet e ushtrisë tonë për NATO”, tha ai.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe për hyrje të FSK-së në NATO.
Sa i përket anëtarësimit të FSK-së në NATO, Mehaj tha se janë duke i përmbushur të gjitha kapacitetet.
“Sa i përket pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare, kjo ka domethënie të madhe edhe për hyrjen në NATO, se kjo është një pikë që shumë shtete të tjera para neve i kanë kaluar këto faza dhe kanë marrë pjesë në operacione ndërkombëtare. Diplomacia ushtarake ka ndikim shumë të madh jo vetëm në ngritjen e Forcës, ngritjen e kapaciteteve, po edhe ndërlidhjen e partneritetit me shtetet e NATO-s dhe shtetet partnere, se këtu lidhet partneriteti ushtarak përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare. Sa i përket rrugëtimit drejtë NATO-s ne jemi në proces e sipër, të gjitha kapacitetet jemi duke i përmbushur, e kemi një plan të tranzicionit dhe atë jemi duke e përmbushur në bashkëpunim me partnerët tanë, por këtu edhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe në ndikimin e Kosovës ne diplomaci ushtarake po edhe në pjesëmarrjen e paqes jashtë vendit, se më nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë po edhe eksportojmë siguri jashtë vendi”, tha ai./kp / KultPlus.com
Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ka filluar fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi – me ngjyrë portokalli.
Fushata ka filluar sot, më 25 nëntor, dhe është mbështetur nga Presidentja znj.Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit z.Glauk Konjufca.
Kjo ditë është e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.
Ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia, që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave.
Ndërtesa, ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi, do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 18:30 deri të nesërmen./KultPlus.com
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigursë së Kosovës në Iowa në mision paqeruajtës, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot.
Përpara kësaj, ata votuan me 82 vota për që të shmangin rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së dërgimit të kontigjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa.
Fjalë rasti para votimit morën edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni. Këta të fundit e vlerësuan lart kërkesën e SHBA’së për bashkëpunim me FSK’në në misione paqëruajtëse.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore për dërgimin e FSK’së në Iowa. Qeveria e Republikës Kosovës, sipas kërkesave ligjore, vendimin e saj e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës. Sot, së bashku, iu ftoj ta pohojmë para miqve të botës se jemi në gjendje t’i bëjmë ballë përgjegjësisë që na takon. Duke e votuar këtë propozim, ju do ta shkruani një faqe të re dhe jashtzëakonisht të rëndësishme në udhën e sigurisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Populli i Kosovës si pak popuj në botë e kupton rëndësinë e misioneve paqëruejtëse”, deklaroi kryeministri Hoti.
Kryesuesi i dikasterit të Mbrojtjes, ka thënë se puna e FSK’së po vlerësohet edhe përtej kufinjve.
“Ministria e Mbrojtjes si dikaster përgjegjës qeveritar për mbrojtje dhe siguri, sipas kërkesës së SHBA’ve, lidhur me bashkëzbarkimin e misioneve për ofrimin e misioneve për stabilitet rajonal, ka konsideruar kërkesën dhe i është përgjigjur pozitivisht. Ministria e Mbrojtjes i ka bashkërenduar veprimet përmes rrugëve diplomatike dhe ligjore. Kosova tashmë ka një traditë bashkëpunimi me Iowa-n. Përkushtimi, integriteti dhe profesionalizmi i FSK’së, jo vetëm që po vlerësohet në normat më të larta nga qytetarët e Kosovës, por ajo po vlerësohet edhe ndërkombëtarisht”, deklaroi ai.
Ndërkaq, kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku, ka pasur kritika për qeverinë aktuale për shkurtimet buxhetore ndaj FSK’së, të cilës iu bënë përgjatë vitit të kaluar.
“Shkurtimi i buxhetit për FSK që ka pasur pikëpyetje, si ka mundur të ndodh kjo. Vendimet që ka marrë kjo qeveri janë në shpërputhje të plotë me planin e tranzicionit të FSK’së në ushtri. Me këtë buxhet që ka paraparë kjo qeveri, nuk mund të avancohen kapacitete të reja”, ka deklaruar ajo.
Komisioni për Çështje të Sigurisë për Mbrojtje i ka rekomanduar Kuvendit që të miratohet propozimi i këtillë nga deputetët e Kuvendit.
Opozita e legjislaturës së shtatë ka akuzuar qeverinë për vonesën e parashtrimit të kërkesës së dërgimit të trupave të FSK’së jashtë vendit. Ata përkujtuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, po të vinte, do ta rrëzonte qeverinë dhe do ta pamundësonte një votim të tillë.
FSK, për të satin vit radhazi, është votuar si institucioni më i besueshëm në Kosovë. /Gazeta Express/KultPlus.com
Sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet sot seanca për rrëzimin e Qeverisë
Kurti.
Me të filluar seanca, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ftoi deputetët tw mbajnë një minutë heshtje në nder të aktores Leze Qena qw iku në amshim mëngjesin e sotëm. /KultPlus.com
Nëntëmbëdhjetë rekomandime i kanë listuar partitë politike për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.
Njëra pre tyre parasheh që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të kurrikulës ekzistuese për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, të përfshijë një lëndë zgjedhore për edukimin seksual, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu, i kërkohet Qeverisë që me rishikimin e buxhetit për vitin 2019, të sigurojë një numër fillestar të psikologëve dhe pedagogëve nëpër shkolla.
Hartimi i rekomandimeve ka pasuar pas debatit rreth keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas, i cili u zhvillua muaj më parë, gjatë një seance plenare të jashtëzakonshme. Tani rekomandimet pritet të hidhen në votim dhe të miratohen në seancën e radhës, në momentin që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.
Kuvendi i Republikës sё Shqipёrisё, nisi sot me 1 minutё heshtje nё nderim tё albanologut me origjinё kanadeze Rober Elsie, shkruan KultPlus.
Elsie, ishte studiues i gjuhës dhe kulturës shqiptare, përhapësi i pashoq i veprave të saj, prezantuesi i historisë së dokumentuar të popullit shqiptar, përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhët angleze dhe gjermane si dhe miku i madh të botës shqiptare. Ai u nda nga jeta pak ditё mё herët nё Berlin, Gjermani pas njё sёmundje tё rёndё, ndërsa ende po vazhdojnë mbledhjet përkujtimore e ekspozita tё ndryshme nё kujtim tё tij./ KultPlus.com