Ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren.
Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka miratuar këtë të martë Kodin e Sjelljes.
Ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren e kuvendit, duke ofenduar, sharë apo nxitur dhunë mes parlamentarëve. Masat ndëshkuese parashikojnë përjashtime nga seancat dhe masë administrative me mbajtjen e 50% të pagës së tyre.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat në Kosovë se do të formohet edhe këshilli etikës, i cili do ta ketë përgjegjësi për të trajtuar rastet dhe për të përcaktuar masat ndëshkuese. Futja e Kodit të Ri vjen pas ofendimeve dhe përplasjeve fizike të ndodhura së fundmi gjatë kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës.
Gjetjet e para të studimit të fizibilitetit drejt Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës, janë duke u diskutuar nga përfaqësues të MKRS-së dhe MMPHI, Kuvendit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe OJQ-ve.
Anëtarët e grupit punues po shqyrtojnë analizën mbi gjendjen aktuale të Qendrës nga perspektiva e strukturës urbane, kornizës ligjore dhe kufijve të qendrës historike.
Projekti “Studimi i fizibilitetit dhe plani i menaxhimit për qendrën historike të Prishtinës” synon të integrojë trashëgiminë kulturore në një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e kryeqytetit.
Ai financohet nga MKRS dhe mbështetet nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë. / KultPlus.com
Deputetët do të mblidhen nesër në Kuvend për një seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit, seanca e jashtëzakonshme e së martës do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite. Do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.
Pas kësaj, është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.
Në rend dite do të jenë tri pika:
1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë./ KultPlus.com
Deputetja Tinka Kurti sot ka bërë të ditur se kërkesa e saj si kryetare e GGD-së, lidhur me dhomën e gjidhënies në Kuvend, është aprovuar nga kryetari dhe sekretari i Kuvendit, përcjellë KultPlus.
“Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së”, ka shkruar ajo.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të saj:
Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë. Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së. Tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse, zbatimi i tyre por edhe promovimi nga politikanet e politikanët.
Një kërkesë e tillë do t’u dërgohet institucioneve të tjera publike. Madje inkurajohen edhe ato private. Shpresojmë se dhoma brenda Kuvendit do të jetë modeli që përhapet shpejt.
Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Èshtë e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën.
Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike. / KultPlus.com
Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar këtë ditë si historike për Kosovën dhe SHBA-në nënshkrimin e marrëveshjes me vlerë 236.7 milionë dollarë të Kosovës me MCC-në. Ai, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, tha se kjo e bën Kosovën që të ecë drejt prodhimit të energjisë së pastër.
”Është ditë e madhe që Kosova të krijojë mundësi për prodhim energjie të pastër. Ky bashkëpunim i ngushtë e bën Kosovën të jetë një vend që ecë drejt prodhimit të energjisë së pastër. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen në moment të rëndësishëm për Kosovën. Në fund të këtij viti do të fillojmë me promovimin e energjisë solare. Jemi këtu në këtë ceremoni speciale duke falënderuar lidershipin e znj Albright dhe ministres Rizvanolli. Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje. Nuk jemi të bashkuar vetëm në interes por edhe në vlera e kjo e bën lidhjen tonë edhe më të fortë“, ka theksuar Kurti.
“Është një ditë historike për Kosovën dhe ShBA-në, sinjalizon partneritetin për qëllime të përbashkëta. Strategjia jonë e energjisë shkruan rrugën tonë drejtë një të ardhme të dekarbonizuar. Ky program kompakti është esencial, jemi duke punuar intensivisht për të garantuar një furnizim me energji që është i përballuar për të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.
Tutje kryeministri tregoi se marrëveshja do t’i prezantohet Parlamentit për ratifikim që nesër.
“Nuk do jemi për të ballafaquar për opozitën por edhe ata nuk do të jenë shumë të kënaqur që nuk do jemi atje”, shtoi Kurti./ KultPlus.com
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe deputetët opozitarë.
Pas rikthimit nga pauza, Kuvendi po vazhdon punimet, në rend të ditës është edhe debati parlamentar për mos liberalizimin e vizave. /KP/ KultPlus.com
Sot, në nderim të jetës dhe veprës së poetit Xhevdet Bajraj dhe regjisores Vjosa Berisha, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje.
Kjo kërkesë erdhi nga Eliza Hoxha, deputete nga radhët e PDK-së, e cila tha se me vdekjen e Vjosa Berishës, Kosova humbi një ambasadore të kulturës.
“Sot humbëm një person shumë të rëndësishëm të skenës kulturore dhe kisha pasë dëshirë që në këtë hapësirë të njohim kontributin e saj mbi 20 vjeçar në skenën kinematografike, si ambasadore kulturore e Kosovës brenda dhe jashtë saj. Dua t’i ftoj deputetët për një minutë heshtje për Vjosa Berishën”, tha Hoxha.
Në anën tjetër, Saranda Bogujevci, shtoi se duhet të nderohet edhe poeti Bajraj që vdiq dje.
“Nëse mundem ta shtoj që kemi humbur edhe poetin tonë Xhevdet Bajraj në të njëjtën kohë kështu që respekt të dy”, shtoi ajo./ KultPlus.com
Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi dështoi votimi i Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.
Szunyog lavdëroi deputetët për kalimin e dy projektligjeve në lexim të parë, siç janë ai i financimit të partive politike dhe deklarimit të pasurisë, por pati kritika për dështimin e votimit të Kodit Civil.
“Pas nisjes premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.
Following the promising begging of the 🇽🇰 Assembly session today, with the adoption in the first reading of the draft laws on Political Party Financing and Disclosure of Assets, failure to do the same with the Civil Code is disappointing. Important legislation should not wait.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me vota 94 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ku dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në njërën nga pikat Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.
Poashtu shprehet kërkesa e Kuvendit ndaj qeverisë për gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Në tekstin e rezolutës poashtu thuhet se Serbia s’është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë dhe në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht, duke aluduar në eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshem, te paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federates Ruse ndaj Ukrainës si dhe perfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”, thuhet në pikën e parë të Rezolutës së Kuvendit.
Teksti i plotë i Rezolutës:
Nisur nga gjendja e krijuar ne Ukraine, ku kontinenti evropian po perballet me situate to paprecedent qe nga Lufta e Dyte Boterore;
Duke e pasur parasysh se sulmi i Federates Ruse ndaj Ukraines eshte kercenim per sigurine e illumines dhe popullit te saj, por dhe kercenim ndaj vlerave demokratike, sigurise ne Evrope dhe pages ne bote;
Duke njohur vuajtjet e sakrificat e luftes, i japim mbeshtetje te plote popullit te Ulcraines, institucioneve demokratike te cilet po mbrojne atdheun, paqen e lirine si Nil era universale, duke luftuar e duke u mbrojtur nga sulmi pushtues i Federates Ruse, i nisur me 24 shkurt 2022 dhe i paraprire me aneksimin e dhunshem dhe arbitrar te Krimese dhe rajoneve te Donbaskut prej vitit 2014;
Duke ritheksuar shqetesimin e larte per ndikimin dhe nderhyrjen e Federates Ruse ne vendet e Ballkanit perendimor permes Serbise, Republikes Serbe ne Bosnje e Hercegovine dhe manifestimet e saj obstruksioniste si perpjekja e deshtuar per grushtin e shtetit ne Mal te Zi, perpjekjet e ngjashme ne Maqedonine e Veriut, deri tek perfshirja e ambasadorit te Federates Ruse si kercenim i bashkrenduar me Presidentin e Serbise ne inspektimin ushtarak te Forcave Serbe ne kufirin me Kosoven gjate shtatorit 2021;
Duke theksuar se ceshtja e Kosoves ne Jugosllavi dhe nderhyrja humanitare e NATO-s ne Kosove per to ndalur aparatin shteteror te ish-Jugosllavise dhe Serbise nuk ka asnje ngjashmeri me Ukrainen e sotme dhe institucionet e saj legjitime. Nderhyrja humanitare e NATO-s kishte per qellim ndalimin e spastrimit etnik te Kosoves dhe shpetimin nga gjenocidi i shkaktuar nga agresioni i Serbise, qe deboi 1 milion shqiptare, vrau mbi 12.000 civile, ne mesin e tyre mbi 1300 femije, kreu me shume se 400 masakra, dhimoi rreth 20.000 gra dhe vajza, dogji qindra mijera shtepi, shkaterroi pasurine, monurnentet kulturore, fetare e historike, si dhe plackiti artefaktet. Kur Aleanca me e madhe e shteteve e prire nga NATO nderhyri ne Kosove ne vitin 1999, ajo e b&i ket6 pas dekadave to diskriminimit e shtypjes te drejtuara nga Serbia, dhunes sistematike dhe spastrimit etnik te vazhdueshem.
Rruga e Kosoves drejt pavaresise u cel pas viteve te spastrimit etnik, burgosjeve e vrasjeve mbi baza etnike dhe abuzimeve masive te to drejtave te njeriut. Ndersa ligjshmeria dhe legjitimimi
derkombetar i pavaresise se Kosoves shpalluar me 17 shkurt 2008 eshte vertetuar edhe nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise me vendimin e marre ne vitin 2010. Kuvendi i Kosoves perkujton se shteti i Serbise asnjehere nuk eshte distancuar nga krimet dhe gjenocidi ne Kosove, si dhe ende heziton te nxjerre para drejtesise kriminelet e luftes. NC vend se Serbia te ishte e denuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padreitesisht. Duke mane parasysh vullnetin e forte te popullit te Kosoves dhe konsensusin politik e shoqdror per integrim euro-atlantik te Kosoves; NE funksion te ruajtjes se pages dhe sigurise ne Ballkanin Perendimor; Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 te Kushtetutes se Kosoves, dhe nenit 6, paragrafi 1, to Rregullores te Kuvendit, me propozimin e grupeve parlamentare nenshkruese, miraton kete:
REZOLUTE
1. Kuvendi i Republikes se Kosoves e denon ne menyren me te ashper te mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshem, te paprovokuar dhe te pajustifikuar ushtarak te Federates Ruse ndaj Ukraines si dhe perfshirjen e Bjellorusise ne kete agresion.
2. Kuvendi i Republikes se Kosoves renditet krahas aleateve perendimore ne mbeshtetje te Ukraines dhe popullit te saj, si dhe kundershton fuqishem qasjen dhe sjelljen pak vendeve te rreshtuara krah agresionit dhe terrorit Rus ndaj Ukraines, nisur nga fqinji yne verior Serbia.
3. Kuvendi i Republikes se Kosoves mbeshtet popullin dhe institucionet e Ukraines, si dhe dënon vrasjet e civileve dhe femijeve. Gjithashtu pershendet fillimin e hetimeve nga Gjykata Nderkombetare Penale per krime lufle dhe mbeshtet dergimin e rastit nga Ukraina ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.
4. Kuvendi i Kosoves mbeshtet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikes se Kosoves ndaj Federates Ruse, ne linje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashlcuara dhe te gjitha vendet demokratike.
5. Kuvendi i Republikes se Kosoves i kerkon Qeverise se Republikes se Kosoves qe, krahas gatishmerise per strehimin e 20 gazetareve ukrainas, t’i koordinon te gjitha veprimet e metutjeshme me partneret nderkombetar, si dhe te shpreh gatishmerine per strehimin eventual te deri 5000 (pese mije) refugjateve nga Ukraina.
6. Kuvendi i Republikes se Kosoves i kerkon Qeverise se Republikes se Kosoves qe, te ndaj nje fond te vecante per ndihme ndaj popullit ukrainas, sipas koordinimit ndermjet te dy qeverive respektive, Kosove — Ukraine./ KultPlus.com
Me 68 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se si parti do ta mbështesin këtë projektligj, por që ka pasur një kërkesë që të gjithë të jenë të matur sa i përket deklaratave për përfshirjen e FSK-së në operacione të ndryshme ndërkombëtare.
“Duhet të jemi të matur sa i përket deklaratave për përfshije të Forcës në operacione të ndryshme ndërkombëtare bazuar në kapacitetet operacionale që kemi. Mendoj që ky ligj meriton të kalohet për shkakun se e intensifikon rolin e ushtrisë në politikën e jashtme të vendit, një rol që do të bëjë që Kosova të rreshtohet krahë shteteve që e mbështetin paqen në botë, por asnjëherë duke dalë përtej kapaciteteve tona operacionale që kemi për të mbështetur këtë paqe”, tha Berisha.
Edhe shefi i Grupit Parlamentari AAK-së, Besnik Tahiri, referuar një deklarate të kryeministrit të Kosovës rreth dërgimit të FSK-së në rast të shpërthimit të konflikti në Ukrainë, tha se duhet të kenë kujdes me deklarata publike.
“Ai e ka thënë saktë, ka thënë ‘çka do që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që jemi të gatshëm’, mirëpo ajo që ne si Grup Parlamentar dëshirojmë ta ngremë në këtë temë është se para se të shohim se çka parasheh NATO për FSK-në ne duhet ta bëjmë ushtrinë tonë NATO, t’i krijojmë kushtet e ushtrisë tonë për NATO”, tha ai.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe për hyrje të FSK-së në NATO.
Sa i përket anëtarësimit të FSK-së në NATO, Mehaj tha se janë duke i përmbushur të gjitha kapacitetet.
“Sa i përket pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare, kjo ka domethënie të madhe edhe për hyrjen në NATO, se kjo është një pikë që shumë shtete të tjera para neve i kanë kaluar këto faza dhe kanë marrë pjesë në operacione ndërkombëtare. Diplomacia ushtarake ka ndikim shumë të madh jo vetëm në ngritjen e Forcës, ngritjen e kapaciteteve, po edhe ndërlidhjen e partneritetit me shtetet e NATO-s dhe shtetet partnere, se këtu lidhet partneriteti ushtarak përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare. Sa i përket rrugëtimit drejtë NATO-s ne jemi në proces e sipër, të gjitha kapacitetet jemi duke i përmbushur, e kemi një plan të tranzicionit dhe atë jemi duke e përmbushur në bashkëpunim me partnerët tanë, por këtu edhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe në ndikimin e Kosovës ne diplomaci ushtarake po edhe në pjesëmarrjen e paqes jashtë vendit, se më nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë po edhe eksportojmë siguri jashtë vendi”, tha ai./kp / KultPlus.com
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë provuar që ta themelojnë Operën e Kosovës gjatë tentativës së parë.
Kjo nuk ka kaluar, pasi që vetëm 53 nga 63 deputetët e pranishëm kanë marrë pjesë në votim, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rast seanca është shtyrë për në orën 15:30, ku Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se do të hidhet në votim përsëri çështja e operës./ KultPlus.com
Aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, në ditën e dytë të tij, ka sjell në Kuvend rreth 150 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës.
Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët janë pritur nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
Aktiviteti vazhdon edhe të premten, nga ora 10:00 – 16:30. / Express / KultPlus.com
Tri ditë rend, duke filluar nga sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.
Gjatë tri ditëve, nga ora 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.
Me këtë rast Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.
“Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./ KultPlus.com
Me 66 vota pro Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Zanita Halimi, Arianit Buqinca, Sadik Krasniqi, Premtim Alaj, Valon Gërmizaj dhe nga minoritetet Ifeta Nikoqeviq dhe Sllaxhana Boshkoviq janë anëtarët e emëruar.
Raportin e këtij procesi e ka arsyetuar në seancë, anëtari i Komisionit Ardian Gola, i cili theksoi se për këto pozita ka pasur konkurs dhe janë përdorur formulat e vlerësimit. / rtv21.tv / KultPlus.com
Sot me fillim të seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, u mbajtë një minutë heshtje në nder të artistit Ismet Bogujevci, i cili ndërroi jetë katër ditë më parë, përcjell KultPlus.
Lajmin për vdekjen e Bogujevcit e kishte bërë të ditur djali i tij.
Bogujevci ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”, janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura. / KultPlus.com
Tension i madh është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita ka lëshuar seancën.
Pas LDK-së edhe Partia Demokratike e Kosovës lëshoi sallën.
Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, pati një tentim për përleshje. Deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja janë përplasur me ministrin Faton Peci. Më pas në tollovi është bashkuar edhe deputeti Hajdar Beqa. Në një moment, në video është parë që Beqa e shtyu me dorë me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci.
Paraprakisht, mes deputetëve pati fyerje e ofendime të rënda.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar mbarëvajtjen e seancës duke shtuar se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci është duke degjeneruar seancën.
Tahiri ka thënë se do të kërkojnë që të mblidhet kryesia urgjentisht dhe të caktohet mbarëvajtja e seancës.
Seanca ka shkuar në pauzë deri në ora 12:00.
“Më vjen keq që një pjesë e deputetëve e lëshuan sallën. I ftoj gjithë deputetët të keni kujdes në gjuhën dhe të respektoni rregulloren e Kuvendit. Sot kam vepruar në respektim të plotë të rregullores. Kështu që ftoj këdo që ka ndonjë vërejtje sipas nenit 50 të rregullores së Kuvendit pika 1f, t’i adresohet komisionit për legjislacion. Do të shkojmë me një pauzë deri në ora 12. Lus deputetët që të jenë të gjithë në sallë në ora 12:00 të vazhdojmë me procedim të pikave që i kemi në rend”, ka thënë Bogujevci. / Koha.net / KultPlus.com
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur që flamuri kombëtar ka marrë vendin para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Krahas flamurit të Kosovës dhe atij të Evropës, tanimë në këto dy institucione të vendit përgjatë festës kombëtare do të qëndroj edhe flamuri kuq e zi.
KultPlus ua sjell shkrimin e Osmanit:
Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.
Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës, është hapur ekspozita me fotografi të piktorit Haki Gjakli, që i kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Në hapje të kësaj ekspozite piktori Gjakli ka thënë se në këto piktura ka paraqitur ndjenjën e tij për gratë e dhunuara.
“Kam paraqitur ndjenjën time për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe njëkohësisht gjithherë më kanë brengosur dhe kam ardhur deri te realizimi i tyre. Besoj që do të angazhohemi që të pagjeturit të vijnë në shtëpitë e tyre”.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se këto piktura kanë shumë domethënie sepse përmes tyre dëshmohet kush ëhstë vrarë, masakruar e dhunuar.
“Haki Gjakli është piktor akademik dhe i ka bërë këto dy piktura. Ka qenë kërkesa e tij që këto piktura për të pagjeturit të vendosen në hollin e këtij Kuvendi”
“Unë si deputet kam parashtruar një kërkesë kryesisë, kryesia e ka miratuar dhe tash këto vepra do ti vlerësojnë të cilat janë shumë domethënëse të një historie të cilën e kemi kaluar. Përmes këtyre pikturave dëshmohet se kush është vrarë masakruar dhe dhunuar”, tha ai.
E deputetja Blerat Deliu-Kodra, tha se tema e të pagjeturve preokupojnë shoqërinë kosovare, prandaj Kuvendi duhet të jetë i hapur që ti ofrojë këto piktura brenda objektit.
“Falënderoj deputetin Reçica që ka pasur rast te i ofrojë shoqërisë kosovare që këto tema, të jenë tema që duhet ti trajtojë politika e Kosovës”./ KultPlus.com
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për arsye të ndryshme është zvarritur shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës.
Sipas saj, me këtë ligj është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona që thonë që nuk ka virus.
“Me këtë ligj do të sankionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, theksoi ajo.
“Më në fund për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur përkundër faktit se ka qenë kërkesë e qartë. Përkundër situatës së rënduar nga panddemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave, e vendosin shëndetin para politikave. Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë. Ky ligj ka për qëllim që nëpërjmet kufizimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetueshmërisë”, ka thënë Osmani.
“Ky ligj hynë në fuqi në ditën e miratimit, por shfuqizohet automatikisht nga pushimi i arsyeve për nxjerrjen e tij. Këtë ligj deputetët do të mund ta trajtojnë nëpërmjet dy leximeve”, tha tutje ajo.
“Projektligji e trajton bazën kushtetuese, presim që Komisini i Shëndetësisë ta plotësojë për nevojat e duhura, pasi që koha kur është inicuar ka qenë ndryshe në muajin mars nga tash që kemi 300 të peronave që kanë vdekur”, vlerësoi ajo.
Sipas Osmanit, rrethanat me të cilat po përballet vendi ky ligj mund të plotësohet.
“Ky ligj nuk është i Vjosa Osmanit, por i dëputetëve të Kuvendit të Kosovës”, shtoi në fund ajo. / KultPlus.com
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës kanë zënë vend punime të ndryshme dore, të shoqëruara me “lot” e dhimbje të vet grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999.
“Këndi i kurajos”, kështu është emërtuar këndi ku janë vendosur punimet e grave punëtore, të cilët sot e më shumë se 20 vjet po kërkojnë drejtësi.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka premtuar që do të jenë zë i 20 mijë viktimave të torturës nga agresori serb.
Ndërsa, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se ky vend do të jetë inkurajues për gratë që sot e 20 vjet nuk po gëzojnë tërësisht lirinë.
Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se institucionet publike duhet të jenë vendi ku kujtohet e kaluara. / KultPlus.com
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur sot me “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, kjo u bë në shenjë nderimi për këtë figurë të shquar që na la para pak ditësh.
Në sallë ku
janë të pranishëm rreth 97 deputetë, pritet të bëhet shqyrtimi i
propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Nexhmije Pagarusha do të mbetet një ndër figurat më të respektuara shqiptare. Muzika e saj do të shoqërojë edhe shumë breza e këngët e saj do të mbesin të pavdekshme. / KultPlus.com
Viti 2020, do të mbahet mend si viti kur për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, shtatë gra janë përzgjedhur në poste udhëheqëse, shkruan KultPlus.
Sot, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren dhe emëroi kabinetin e ri qeveritar.
Me 65 vota pro, kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Vjosa Osmani. Ndërsa nënkryetare e këtij institucioni është Arbërie Nagavci.
Qeveria e re, e cila u votua me 66 vota pro do të ketë pesë ministre gra, të cilat janë si vijon:
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami
Ministre i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi
Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi. / KultPlus.com