Artistët shqiptarë dominojnë në “NRJ Music Awards”, nominohen në disa kategori

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, “NRJ Music Awards” është gati për një edicion të ri.

Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh situatën aktuale që po kalon Franca dhe bota për shkak të pandemisë, por gjithsesi ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.

Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë ndarë në 14 kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.

Ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard me prejardhje nga Kosova, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.

Por pas nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.

Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.

Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’./ KultPlus.com

Rikthehet ikona e muzikës, Tina Turner

Tina Turner po rikthehet pas pensionimit për ta sjellë një version të ri të hitit të saj ikonik të vitit 1984, “What’s Love Got To Do With It”, në bashkëpunim me DJ dhe producentin e njohur muzikor, Kygo.

Këngëtarja 80-vjeçare kishte dalë në pension menjëherë pas përfundimit të turneut, “Tina! 50th Anniversary Tour”, i cili u përmbyll në vitit 2009, dhe nga atëherë është shfaqur në publik vetëm me rastin e ngjarjeve të caktuara.

Sidoqoftë, këtë të premte, ylli i hitit “Proud Mary” do të shfaqet në remixin e ri të këngës së saj të shpërblyer me çmim “Grammy”, e i cili vjen i realizuar nga muzikanti norvegjez, Kygo.

“What’s Love Got To Do With It”, në vitin 1985 ia pati fituar Turnerit 3 shpërblime të rëndësishme “Grammy”, në kategoritë të tilla si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Incizimi më i mirë” dhe “Performanca më e mirë pop”.

Kygo, i cili verën e kaluar e realizoi remixin e këngës “Higher Love” nga ikona e ndjerë e muzikës, Whitney Houston, e bëri të ditur lajmin e bashkëpunimit të tij me Tina Turnerin, përmes një postimi në Twitter.

“Nuk mund të besoj se po e lansoj një bashkëpunim me, Tina Turnerin, këtë të premte. ‘What’s Love Got To Do With It’ është një prej këngëve të mia të preferuara, dhe më duket ëndërr mundësia për të punuar me një artiste legjendare si ajo! Mezi pres ta dëgjoni këngën,” kishte shkruar DJ Kygo në mbishkrimin e postimit të tij. / KultPlus.com

https://twitter.com/KygoMusic/status/1282692523476029440

Rita e Kygo këndojnë në emisionin ‘The Tonight Show’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte e pranishme në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Rita, së bashku me këngëtarin Kygo kanë kënduar këngën e tyre më të re ‘Carry On” në skenën e emisionit The Tonight Show dhe Goodmorning America. “Carry On”, transmeton albinfo.ch.

Në intervistën për këtë emision, Rita Ora tregoi dhe përvojën e saj në mbrëmjen e madhe të “Met Gala”.

Çifti më pas shndërroi skenën e moderatorit Jimmy Fallon në një studio muzikore përmes këngës Carry On, që është kolonë zanore e filmit “Detective Pikachu”, një film i frymëzuar nga Pokemon./KultPlus.com

https://youtu.be/AffqJMqgMw4