Kylie “pushton” ballinën e Vogue

Kylie Jenner është përsëri vajza që ka pushtuar ballinën e Vogue derisa ajo ka pozuar me një fustan të kuq për të treguar “fuqinë dhe vendosmërinë” në numrin e Hong Kong.

Kylie Jenner është dukur jashtëzakonisht bukur derisa ka pozuar për edicionin e “Vogue Hong Kong”.

Biznesmenja e kozmetikës, 22 vjeçarja, ka pasur të veshur një fustan të Yves Saint laurent gjatë fotosesionit.

Edhe kësaj here ajo ka treguar se pse është njëra prej grave më të njohura në botë. /GazetaExpress/ KultPlus.com

Sipas Forbes, Kylie Jenner është miliarderja më e re në botë

Forbes publikoi ​ listën vjetore të miliarderëve në botë dhe Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re “self-made” dhe është në moshën 22 vjeçare.

Në vitin 2019 Kylie mposhti Mark Zuckerberg, krijuesin e Facebook, si miliarderja më e re në botë në moshën 21 vjeçare. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur bëri miliardat e tij të parë 11 vjet më parë në vitin 2008.

Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars 2019. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc, për 600 milionë dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliard dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49% të aksioneve. /KultPlus.com

Image