Së fundmi, ‘Netflix’ ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshme spanjoll “Money Heist” gjatë sezonit të verës, por kësaj here në versionin korean.
‘Money-Heist Korea’ ka publikuar trailerin e fundit dhe datën e premierës. Sezoni i parë do të publikohet në 24 qershor në Netflix.
“Money Heist” (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh. Në këtë serial janë një grup kriminal me në krye ‘Profesorin’ që përpiqen të grabisin bankën e Spanjës. Seriali mahniti audiencën në të gjithë botën. Versioni i ri korean, i drejtuar nga Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin.
Aktorët nuk duken në trailer. Maskat tipike ua mbulojnë fytyrat dhe kështu kasti mbetet surprizë. Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, seriali i ri përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal. Vitet e fundit filmat dhe serialët koreanë kanë fituar popullaritet. Rikujtojmë famen e “Squid Game” që po bën gati sezonin e dytë. / KultPlus.com
Drama spanjolle ”La Casa de Papel”, është shfaqja më e njohur në Netflix, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.
Episodet e fundit të dramës spanjolle u publikuan më 3 dhjetor, duke përfunduar serialin me tre sezone. “La Casa de Papel”, një nga shfaqjet më të ndjekura në gjuhën jo-angleze në Netflix, është një shembull tjetër i suksesit të platformës me programimin ndërkombëtar.
Më poshtë në listë qëndron “Lost in Space” në zhanrin fantastiko-shkencore e cila pati premierën e sezonit të tretë dhe të fundit më 1 dhjetor.
“CoComelon” qëndron gjithashtu Top 10 pas një rënie të shkurtër në renditje në fillim të këtij muaji. Sa i përket serialeve të tjera miqësore për fëmijët, seriali i animuar “Jurassic World Camp Cretaceous” është gjithashtu në listë.
Në Top 10 janë gjithashtu edhe “The Queen of Flow”, respektivisht e katërta, “Selling Sunset” në vendin e gjashtë, “Cowboy Bebop” e parafundit, ndërsa lista mbyllet nga “Maid”./KultPlus.com
Kompania e filmave “Netlflix” ka bërë të ditur së fundmi se gjatë vitit 2023 do të realizohet një serial për njërin ndër aktorët më favorit të serialit “La Casa de Papel”, pra, pikërisht për Berlinin, shkruan KultPlus.
Drama e re, e quajtur Berlin: A New Series do të fokusohet në personazhin e Berlinit, të luajtur nga Pedro Alonso. Personazhi u vra në sezonin e dytë, por u kthye me rikthim në episodet pasuese me kujtime të ndryshme.
Në një intervistë për NME, Alonso u shpreh shumë i lumtur mbi faktin se ka shumë njerëz nëpër botë që e konsiderojnë atë favorit të këtij seriali.
“Është vërtet e mahnitshme kjo ndjenjë të dish që njerëzit në mbarë botën kanë personazhe të preferuar dhe citate të preferuara. Kjo është punë kërkuese, por ia vlen për shkak të fansave”, tha ai.
Seriali La Casaa de Papel do të përfundojë më 3 dhjetor, atëherë kur edhe do të publikohen pesë episoda të reja në Netflix.
Sezoni i fundit i serialit të njohur “La Casa De Papel” do të publikohet më 3 Dhjetor të këtij viti.
Në trailerin e publikuar në platformën ‘YouTube’ nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia.
Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë.
Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021, teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.
Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari me pesë episode që u publikuan më herët. Ashtu si u bë e ditur, adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi “Netflix” më herët. / KultPlus.com
Edhe nëse nuk e keni parë serialin në Netflix, ka gjasa që keni parë skena që qarkullojnë në internet dhe klipe të çuditshme të njerëzve me maska apo thjesht fytyrën e aktores kryesore e cila ngërthen në vete një shikim tepër serioz, atëherë kjo do të thotë se jeni ndeshur me serialin “Squid Game”.
Aktualisht shfaqja televizive është më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.
Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i Netflix i të gjitha kohërave ishte “Money Heist”, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final. Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se “Squid Game” “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.
Cila është premisa e “Squid Game”?
Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.
Ishte idea e regjisorit dhe skenaristit koreano-jugor, Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.
Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij viscerale dhe të egër.
Seriali korean është bërë një hit masiv që kur filloi në Netflix, e që përqendrohet në një lojë brutale të mbijetesës. Po ashtu, seriali po shkon drejt rrugës për të mposhtur romancën “Bridgerton” duke u bërë kështu seria më e madhe origjinale e platformës transmetuese e të gjitha kohërave. / KultPlus.com
Kënga ‘Bella Ciao’ është një këngë italiane partizane e Luftës së Dytë Botërore. Krijuesi i saj është i panjohur, siç nuk është e ditur saktë data e qarkullimit. Megjithatë, ajo këndohet ende sot si një himn për lirinë dhe rezistencën. Poashtu është përshtatur dhe përkthyer në dhjetëra gjuhë: angleze, ruse, boshnjake, kroate, serbe, spanjolle, finlandeze, kineze, kurde, turke, japoneze dhe greke.
E këndonin gra punëtore. Sipas një teorie, muzika e këngës vinte nga një këngë e vjetër tradicionale italiane. Të tjerë argumentojnë se ritmi i këngës është regjistruar në Amerikë në fillim të shekullit XX dhe më pas u transferua në Iali nga një muzikant. Fjalët e para mendohet se u shkruan dhe kënduan nga gra punëtore që punonin në plantacionet e orizit në Luginën Po, në Italinë Veriore.
Graë duhej të rimbillnin dhe të mbronin fidanët e ndjeshëm nga ndryshimet e temperaturës, por edhe të shkulnin barërat e këqija nga kulturat që pengonin ritjen e shëndetshme të bimëve të reja. Procesi zhvillohej nga fundi i Prillit deri në fillim të Qershorit.
Fermerët që vinin nga klasat më të varfëra sociale punonin në kushte të tmerrshme. Ishin zbathur dhe uji nga fushat e përmbytura u arrinte disa herë deri në gju. Qëndronin të përkulura për të mbledhur barërat e këqija gjatë gjithë ditë. Dhe kjo për pak para.
Vargjet e para të këngës denonconin kushtet e rënda të punës së grave nën diellin e nxehtë. Ato bëjnë fjalë për martirizmin e tyre të përditshëm në fusha dhe mbikqyrjen e pronarit të egër që qëndronte pranë tyre më shkop në dorë, ndërsa ato ishin të përkulura për orë të tëra. Gratë thoshin se për çdo orrë që kalonin nëpër fusha, shkonte dëm jeta dhe rinia e tyre, por shpresonin se do të çliroheshin dhe se do të vinte dita kur të gjitha do të punonin të lira.
Regjistrimi i parë i ‘Bella Ciao’ me këto vargje u bë në vitin 1906, në qytetin Vercelli, në rajonin italian të Piemonte-s.
Keqtrajtimi i tyre i çoi në greva dhe trazira në fillim të shekullit të XX. Betejat e tyre pengoheshin nga punëtorë, të cilët ishin të gatshëm të paguheshin edhe më pak, ngaqë kishin nevojë për punë. U konsideruan grevë-thyes. Kërkesat e protestuesëve u plotësuan pjesërisht gjatë periudhës së viteve 1906-1909, kur të gjitha komunitetet e rajonit italian të Piemonte-s duhej të respektonin të drejtën e tetë-orëshit të punës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, partizanët italian ndryshuan tekstin në mënyrë që të shprehnin luftën e tyre çlirimtare dhe rezistencën kundër fashizmit dhe trupave naziste gjermane.
Vargjet e përshtatura flsinin për një partizan që pa armiqtë të pushtonin vendin e tij. U lutej partizanëve të tjerë ta merrnin lar, për shkak se ndiente se po afrohej vdekja. Në rast se vdiste në betejë, u thoshte që ta varrosnin diku në mal dhe mbi të, të mbillnin një lule të bukur. Në vazhdim u kërkonte t’u thoshin atyre që kalonin andej se është lulja e një partizani, i cili vdiq për liri.
Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore çuan në zhvillimin e lëvizjes së fuqishme guerilase në Itali, e cila luftoi kundër trupave gjermane dhe Italisë fashiste. Regjimi fashist italian filloi të tronditej si rezultat i zhvillimit të lëvizjes popullore dhe për shkak të dështimeve ushtarake në Greqi, Jugosllavi dhe Bashkimin Sovjetik. Fundi i tij ishte zbarkimi i forcave Aleate në Siçili, që filloi me 10 korrik 1943. Partia e Musolinit u destabilizua. Kundër tij u kthyen edhe shokët e tij. Më 24 korrik, në takimin e Këshillit të Lartë Fashist u vendos përmbysja e Musolonit dhe transferimi i pushtetit ekzekutiv të mbreti Viktor Emanueli i III.
Më vonë Musolini u internua dhe kryeministër u bë marshalli Pietro Badoglio. Këto zhvillime çuan në ndërhyrjen e trupave naziste dhe pushtimin e një pjese të Italisë Veriore. Me një operacion mbresëlënës parashutistë gjerman liruan Musolinin dhe dërguan në zonën e kontrolliar nga gjermanët.
Fillimisht, qeveria Badoglio vazhdoi politikat represive të regjimit të Musolinit, fakti që çoi në revolta. Në të njëjtën kohë, u përpoq të afrohej me Aleatët Perëndimorë, ndërsa u kërkonte forcave të Boshtit të hiqnin qafe Aleatët nga Italia. E gjithë kjo çoi në nënshkrimin e marrëveshjes të kapitullimit të Italisë më 3 shtattor, ndërsa më pas qeveria Badoglio i shpalli luftë Gjermanisë.
Në vitin 1945, Musolini u përpoq të arratisej në Zvicër, por u arrestua nga partizanët italianë dhe u ekzekutuaa. Që atëherë, kënga ‘Bella Ciao” u bë e famshme në botë dhe është interpretuar nga artistë nga e gjithë bota, ndër të cilët edhe Manu Chao. Kënga dëgjohet tani në çdo betejë për të drejtat e njeriut./defektteknin/ KultPlus.com
Seriali fitues i disa çmimeve, “La Casa de Papel”, u kthye më 3 shtator për gjysmën e parë të sezonit të tij të pestë dhe të fundit. Që nga sezoni i parë e më tej, grabitësit janë maskuar me maska që i ngjajnë artistit spanjoll Salvador Dali, i cili kishte një mustaqe të ekzagjeruar. Pse pamja e Dalit?
Epo, shumica e punës së Dalit u krijua gjatë lëvizjes “Dada” të Cyrihut, e cila u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të dhe kishte të bënte me refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste.
Si pasojë, filozofitë e Dalit përputhen me etikën e hajdutëve në “La Casa de Papel”. Përveç dëshirës për t’u pasuruar, hajdutët në fakt planifikojnë t’i kthejnë paratë e tyre te njerëzit.
Për më tepër, publiku dëgjon rregullisht versionin e Manu Pilas të shfaqjes “Bella Ciao” gjatë shfaqjes. “Bella Ciao” është po aq e qëllimshme sa maskat e Dalit. Sipas “Arts and Terror” të Vladimir L. Marchenkov, “Bella Ciao” është një këngë popullore italiane që u miratua si himni i rezistencës antifashiste.
Përveç huazimit nga historia, “La Casa de Papel”, me popullaritetin e madh global, po ndikon gjithashtu në kulturë në kohë reale. Shfaqja nuk është thjesht për grabitësit e bankave, por edhe një histori për rezistencën. Në vitin 2019, për shembull, veshja e ekuipazhit e frymëzuar nga Dali ishte veshur nga protestuesit duke kërkuar që guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rosselló, të japë dorëheqjen.
Maria Hinojosa, producente ekzekutive e Latino USA në NPR, postoi një fotografi në Instagram të katër personave të veshur me kostumin e aktorëve në serial. Njerëzit e Porto Rikos i kuptojnë përdorimet dhe shprehjet e shumta të demokracisë. Le të shikojmë dhe të mësojmë nga bashkëqytetarët tanë amerikanë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe të gjithë duhet të pyesni veten pse nuk është kjo historia kryesore kudo. #Puertorico./ konica.al/ KultPlus.com
Është fundi i një serie të bukur së shpejti. Shfaqja famshme spanjolle në Netflix, “Money Heist” do të lëshojë sezonin e saj të pestë dhe të fundit më 3 shtator në platformën e transmetimit.
“La casa de papel” Pjesa 5 do të nisë në dy këste, vëllimi 1 më 3 shtator dhe vëllimi 2 më 3 dhjetor 2021.
Ndërsa shfaqja ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, përfshirë Indinë, një firmë me qendër në Jaipur e quajtur “Verve Logic” ka shpallur një pushim për punonjësit e saj më 3 shtator, duke e shpallur atë si “Netflix dhe Chill Holiday”.
CEO i kompanisë, Abhishek Jain gjithashtu falënderoi punonjësit e tij për punën e palodhur që ata bënë gjatë pandemisë Covid-19. Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, CEO i Verve Logic tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”.
“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni një lamtumirë fundit profesorit tonë më të dashur dhe gjithë kastës. Me këtë, “Verve Logic” do të donte të falënderonte të gjithë anëtarët e saj që kanë treguar një shpirt të mahnitshëm gjatë punës nga shtëpia dhe na kanë ndihmuar të dalim bukur nga kohët e vështira”.
Ai e përfundoi e-mailin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”./KultPlus.com
Sezoni i pestë i pjesës së parë të “La Casa de Papel” u vu në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon.
Fansat e “La Casa de Papel” kanë pritur gati një vit e gjysmë për të parë se çfarë ndodhi pas ngjarjeve të sezonit të katërt. Sidoqoftë, në cilën orë do të vihet në dispozicion për ta parë në platformën ndërkombëtare të transmetimit, shkruan Express.co.uk.
Pjesa e fundit e sagës gjithnjë dramatike do të ndahet në dy gjysma, me pesë episodet e para që do të vihen në dispozicion të fansave më 3 shtator 2021.
Sezoni i pestë do të përfundojë me pesë pjesët e tij të fundit më 3 dhjetor 2021.
Për fansat amerikanë, drama e krimit është në dispozicion nga mesnata e 3 shtatorit 2021, por kjo ky nuk ishte rasti për ata në Britani.
Siç është e zakonshme në bazën e të dhënave Netflix në Britani, ato zakonisht vihen në dispozicion në orën 8:00 të mëngjesit në ditën e lansimit të tyre.
Prandaj, tetë episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë do të jenë të publikuar nga sot (e premte), 3 shtator.
Ishte 3 prill 2020, kur fansat u entuziazmuan për herë të fundit nga drama me bazë spanjolle, me tetë episode që u hodhën në platformën Netflix./KultPlus.com
Me risitë dhe veçantinë e personazheve të tij, La casa de papel është bërë një fenomen që kur Netflix e shtoi atë në rrjetin e tij në fund të vitit 2017 .
Në fillim të po atij viti, Antena 3 kishte transmetuar sezonin e parë të këtij seriali, por gjithçka kaloi pa zhurmë.
Transmetimi në Netflix bëri që seriali të shënonte një sukses global. Ai tashmë fillon udhëtimin e tij të fundit ,nga 3 shtatori, ditë kur lançohet sezoni i pestë.
Alex Pina, krijuesi i serialit që ka shtangur botën në Netfliz ka vendosur që ta mbyllë historinë me një fund befasues. Të pktën kështu tregon ai vetë. Në një intervistë për LaNacion.com, Pina tregon se në sezonin e pestë do të prezantohen tre prurje të reja, Rafael (Patrick Criado), i biri i Berlinit; René (Miguel Ángel Silvestre), një dashuri e vjetër e Tokios ; dhe Sagasta (José Manuel Seda), komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë Spanjolle.
Me bandën e izoluar në Bankën e Spanjës dhe Profesorin e kapur, në sezonin e pestë dhe të fundit të La casa de papel, armiku më i fuqishëm me të cilin grupi është përballur ndonjëherë shfaqet dhe është: Ushtria. Alex Pina është shumë i qartë për çmimin që mund të paguajë nëse devijon vetëm disa centimetra nga rruga e ndjekur në imagjinatën e atyre që mezi e presin vazhdimin e këtij dhe nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Ai premton: Shpërthim!
Intervista e plotë:
Pyetje: A jeni i shqetësuar nëse fansat mund të zhgënjehen, siç ndodh shpesh me fundet e serialeve shumë të njohura?
-E kam menduar shumë, sepse besoj se fundi i një seriali është një akt që është gjithmonë i dënuar me zhgënjim.
Pyetje: Pra kjo pritet?
-Po, sepse njerëzit janë shumë të lidhur emocionalisht me personazhet dhe gjithmonë do të kenë një pamje tepër kërkuese. Kjo është ndjenja që ata na kanë transmetuar. Ne me të vërtetë patëm një krizë të madhe kur arritëm në kapitullin e fundit.
Pyetje: Çfarë ndodhi?
-Ne kishim një fund të paracaktuar, dhe papritmas kuptuam se nuk funksiononte. Ishte momenti më kritik. Ne po xhironim me tre sezone dhe pikërisht në atë moment e kuptuam dhe thamë: “Kjo që kemi shkruar është marrëzi”….
Pyetje: Me kaq pak kohë, mundët ta modifikonit?
-Praktikisht gjithçka. Ne bëmë shumë, shumë versione dhe dy ose tre ditë pasi koha jonë kishte mbaruar, gjetëm një kthesë përfundimtare që i dha kuptim. Sepse do të gjeni shumë gjëra që i japin kuptim asaj që keni parë që nga fillimi i La casa de papel.
Pyetje: Duke thënë këtë, ju krijoni edhe më shumë ankth tek pritësit…
-Mund të jetë, por ne kemi qenë shumë të shqetësuar për cilësinë vizuale, ne donim të ofronim një shfaqje të jashtëzakonshme. Për më tepër, ajo që kishim ishte një marrëzi që do të gjeneronte një zhgënjim të madh. Në kokën tonë ne thamë “Publiku ynë do të na kryqëzojë, sepse kjo nuk është në përputhje me pritjet”. Dhe ai panik, na bëri të mendojmë se përfundimi ishte i keq.
Pyetje: Tingëllon shumë stresuese …
-Kisha drejtorin e prodhimit që më telefononte çdo ditë dhe më thoshte: “Ne nuk mund të presim më, më jep atë që ke”. Dhe unë iu përgjigja: “Nuk mund t’jua jap këtë sepse ata na dëbojnë nga planeti.”Është shumë e vështirë të përballesh me fundin e një serie, me një fenomen të madh, sepse pritshmëria është e madhe.
Pyetje: Por në të njëjtën kohë, dhe duke marrë parasysh nivelin e stresit, nuk është gjithashtu një lehtësim?
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al -Natyrisht që ka një lehtësim, sepse edhe shkrimi është një vuajtje më vete. Pastaj, kur të përfundojë procesi i të shkruarit të diçkaje, qoftë një seri, një dokumentar apo një libër, ka një lehtësim, i cili është pasojë e një procesi të madh pune dhe vuajtjesh të vazhdueshme. Dhe mos harroni atë emocionale. Kur po xhironim sekuencat e fundit të La casa de papel , me të vërtetë ndjeva zinë e lamtumirë sme ata personazhe. Shumë gjëra janë të përziera…
Pyetje: Dhe nëse flasim për emocionet, unë gjithashtu imagjinoj ndjenjën e trishtimit kur seriali u transmetua fillimisht në Antena 3 dhe ishte një dështim.
-Ajo që ndodhi me La casa de papel ishte një mrekulli; dhe në atë kohë, për ne një utopi. Në Netflix u lançua pa një fushatë reklamuese, me të cilën u bë pjesë e një katalogu prej 250 mijë seri që ata kanë në Shtetet e Bashkuara dhe 200 mijë në Evropë. Në asnjë moment nuk menduam se ajo që ndodhi, do të ndodhte. Kur në karnavalin e Rio de Janeiro filluan të visheshin me të kuqe me maskën e Dalit, ose në Arabinë Saudite një burrë tregoi tatuazhin e Tokios, ne thamë “kjo është çmenduri”.
Pyetje: Sa kishin të bënin mediat sociale me suksesin e La casa de papel ?
-Shiko, unë jam analog dhe jam i nderuar. Unë me të vërtetë jam shumë pak dixhital. Rrjetet krijojnë një vëllim të madh bisedash të të gjitha llojeve, dhe unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Kur bën një projekt krijues, të flasësh për të dhe të krijosh një debat të nxehtë më duket mirë. Sepse më parë ne ishim mësuar me gjërat që ndodhnin në një realitet të caktuar. Unë mendoj se zhurma është e mrekullueshme kur krijon një produkt imagjinar, qoftë film apo seri. Unë gjithmonë besoj se polemikat janë të nevojshme dhe të mirëpritura.
Pyetje: A është gjithashtu e dobishme kur debati tejkalon trillimin dhe lindin pyetje në lidhje me zgjedhjen e aktorëve, siç ishte rasti me Belén Cuesta, e cila luajti një grua transseksuale në sezonin e katërt?
-Mendoj se kur del një serial, gjithçka ndihmon. Casa de Papel ka krijuar polemika sepse ka mbrojtës që janë pothuajse fanatikë: ata janë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh me personazhet dhe zhvillojnë teori të të gjitha llojeve në lidhje me rrëfimin e ardhshëm. Por më ka ndodhur edhe mua me Sky Rojo , i cili ka një linjë editoriale të qartë për temën që trajton. Mund të ketë një formë që shumë njerëzve nuk u pëlqen, por është një vendim krejtësisht i qëllimshëm.
-Meqë përmendët Sky Rojo , një seri tjetër që mban emrin tuaj, po mendoni të bëni një vazhdim tjetër?
-Në parim ne e kemi lënë me një përfundim të hapur dhe kemi mundësi narrative për të vazhduar. Sky Rojo ka ende shumë për të dhënë, dhe mua më duket shumë stimulues sepse më ka lejuar të bëj diçka me shumë shpirt, por absolutisht të ekzagjeruar. Pjesa 2 ka një gjë tejet lozonjare që ne e kemi shijuar shumë, është shpërthyese dhe energjike. Praktikisht pjesa e dytë e Sky Rojo u shkrua në të njëjtën kohë me të pestën e La casa de papel dhe kjo ishte shumë mirë për mua. Hidhesha nga njëri në tjetrin.
Pyetje: Me atë që thoni, e kuptoj që për ju zhanret e thjeshta janë jashtë mode…
-Gjëja më interesante në këtë profesion është bërja e zhanreve të reja, përzierje shpërthyese. E ardhmja e serialeve është që të rizbulojmë veten si shkrimtarë. Po vjen një kohë pozitive dhe ne duhet të jemi atje dhe të shohim sesi e rizbulojmë veten.
Pyetje: A mund të vijë një sezon i ri i La casa de papel në të ardhmen?
-Thoni nëse do të ketë edhe një sezon tjetër? Shikoni, kjo është sikur të ndahesh nga gruaja. Të duket sikur je në zi, një periudhë që duhet të kalosh, një proces përshtatjeje emocionale. Tani për tani më duket e paimagjinueshme që ka diçka më shumë për të thënë në lidhje me një personazh, ose të kërkosh elemente për një tjetër sezon. Por unë ende nuk e di se çfarë t’ju them, sepse është gjithashtu e vërtetë që ne nuk e kishim as sezonin e tretë, dhe përfunduam duke bërë 3, 4 dhe 5 me dy grabitje. Unë mendoj se koka jonë nuk është gati të mendojë për një grabitje të tretë. Ndoshta brenda tre apo katër vitesh diçka mund të ndodhë. Por tani për tani nuk ka asgjë të menduar.
Pyetje: Për të thyer mitin për të cilin po flisnim, mendoni se La casa de papel 5 do të mbahet mend si më i miri nga të gjitha sezonet?
-Ajo që mund t’ju them është ky është sezoni më shpërthyes, ndoshta më i komplikuari për shikuesin, dhe gjithashtu për ne sepse kemi hyrë në një zhanër lufte që na ka bërë të regjistrojmë 32 ditë një episode. Është çmenduri kur ke parasysh se shumë nga filmat që po bëhen tani janë bërë në gjashtë javë. Ne kalojmë në nivel ekstrem. Shikuesi do të shkojë në një udhëtim me shumë ulje -ngritje emocionale, dhe shpresoj se ata do të mbeten të kënaqur./KultPlus.com
Platforma “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, përcjellë KultPlus.
Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 shtator. Sipas njoftimit zyrtar të platformës, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.
Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor.
Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë.
Deri në publikimin e serive, fansat kanë shpalosur idetë e tyre për zhvillimin e ngjarjeve dhe ka shumw teorit që qarkullojnë në internet, të cilat janë goxha bindëse për hir të së vërtetës.
Përsa i përket sezonit të pestë, “Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit,” tha (via Deadline) Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.
Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.
“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz. / KultPlus.com
Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 shtator dhe e dyta më 3 dhjetor, tha Netflix.
“Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit, ”tha (via Deadline) Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.
Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix, transmeton KultPlus.
Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë. / KultPlus.com
Netflix ka konfirmuar transmetimin për sezonin e pestë të serialit të njohur Money Heist, ose siç njihet në gjuhën spanjolle: La Casa de Papel. Sezoni 5 do të ketë dy vëllime të ndara. Vëllimi i parë do të transmetohet më 3 shtator, ndërsa i dyti më 3 dhjetor.
Sezoni katër shkaktoi polemika dhe la në pikëpyetje shikuesit nëse ky ishte fundi, por krijuesit vendosën të mbajnë publikun ‘nën ankth’ deri në konfirmimin e lajmit se PO, do të ketë një sezon të pestë.
Pas xhirimit të sezonit të fundit në disa vende si Spanjë, Danimarkë dhe Portugali – dhe nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të pandemisë së koronavirusit, tashmë është konfirmuar që sezoni i pestë do të ketë 10 episode. Kjo do të thotë që secili vëllim të përmbajë pesë episode.
Money Heist ose Casa de Papel ka pasur një popullaritet të jashtëzakonshëm në Netflix dhe u rendit si seriali i dytë më i popullarizuar në Prill të vitit të kaluar. Duket se njerëz të shumtë janë fiksuar me ngjarjet dhe fatin e personazheve të përfshirë. Siç Alvaro Morte, i cili luan Profesorin, e ka thënë më parë: “Sapo të shihni serinë e parë, do të humbni me të”. / KultPlus.com
Seriali spanjoll ‘La Casa De Papel’ arriti të ketë një shikueshmëri tejet të lartë, duke i bërë admiruesit e tyre të mbesin në pritje të sezonit të ri, përcjell KultPlus.
Sezoni i pestë mendohet të jetë i fundit për këtë serial, meqë sezona e katërt ofroi pasiguri për aktorët që luajnë aty.
Media spanjolle Marca ekskluzivisht raportoi se sezoni i ardhshëm do të lansohet në Netflix në mes të gushtit 2021.
“Ne do të duhet të presim deri në verë kur episodet të mbërrijnë në platformën e transmetimit”, shkruhet në raport
Në raportin e tyre të hënën, faqja në internet shtoi: “Njoftimi zyrtar me datën e saktë do të bëhet në ditët e ardhshme”.
Nga sa dihet deri më tani, sezoni i pestë dhe i fundit do të përbëhet nga 10 episode. / KultPlus.com
Regjisori i “Money Heist”, thotë se mund të ketë një spin-off të “La Casa de Papel” pas sezonit të pestë.
“Money Heist” do të përfundojë master planin e Profesorit gjatë këtij viti, por një nga regjisorët kryesorë të shfaqjes ka siguruar fansat se një seri vijuese mund të jetë ende e mundur, shkruan Express.co.uk.
Seriali i fashmëm spanjoll do të marrë fund këtë vit me një sezon të pestë dhe të fundit në Netflix.
Sidoqoftë, regjisori prej kohësh i “Money Heist”, Javier Gómez Santander ka sugjeruar që hiti më i madh ndërkombëtar mund të vazhdojë përfundimisht me një spin-off të ri.
Skenaristi televiziv, Javier Gómez Santander ka paralajmëruar se sezoni i pestë dhe i fundit i Money Heist nuk do të jetë i fundit që shohin nga La Casa De Papel.
Transmetuar fillimisht në rrjetin spanjoll Antena 3, seriali u bë një hit i madh kur u mor nga Netflix për audiencat ndërkombëtare.
Për fat të keq, seriali do të marrë fund në një sezon të pestë, që pritet të dalë në ekrane në fund të kësaj vere.
Sidoqoftë, ndërsa episodet e ardhshme do të sjellin planin e vjedhjes së dytë të Profesorit (të luajtur nga varlvaro Morte) në një përfundim kumbues, seriali përmban një listë të gjerë personazhesh që mund të drejtojnë seritë e tyre.
Javier Gómez Santander konfirmoi se nuk kishte plane të përcaktuara, por tregoi se ai mund ta shihte veten përfundimisht të kthehej në botën e Money Heist, transmeton lajmi.net.
Së pari, ai shpjegoi: “Unë mendoj se seriali do të përfundojë shumë mirë, ky sezon i pestë është shumë i mirë. Nuk po konsideroj një spin-off”.
“Por, as nuk mund ta përjashtoni, ky është realiteti. Po sikur të kemi një ide të mirë? Por për këtë duhet të kesh një ide të mirë dhe duhet të kalosh kohë për të”, shtoi Santander.
Reagimet e fansave për pjesën e fundit ishin sigurisht të ndryshme, veçanërisht pas vdekjes së Nairobit të preferuarës së serialit (Alba Flores).
Fatmirësisht, prodhimi në sezonin e ardhshëm po bën përparim të mirë në Madrid dhe dy episode shtesë këtë herë shpresohet të ndihmojnë serialin të arrijë një përfundim të kënaqshëm.
Akoma, krijuesi i serialeve Álex Pina ka krijuar një marrëdhënie të mirë me Netflix pas lëshimit të bashkëprodhimit të tyre White Lines dhe përfundimisht mund të kërkohet që të zgjerohet në serinë e tij të krimit.
Ndërkohë, Santander pranoi se ai nuk është i etur për të filluar punën në një seri vijuese menjëherë, pasi ka punuar shumë në sezonin e pestë të parashikuar të Money Heist.
Ai tha: “Jam lodhur tani, është një serial që të lodhë shumë.”
Mundësia që ai të përfundojë është shumë e mirë për mua mendërisht. Nëse duhet të filloj të mendoj se një spin-off do të vijë më vonë, unë do të thosha ‘ti e bën.’ Por nuk mund t’ju them me siguri”, shtoi ai./lajmi/ KultPlus.com
Një version korean i serialit hit të Netflix, “Money Heist” pritet të vijë së shpejti! Seriali, i cili mban titullin “La Casa de Papel” në gjuhën spanjolle, ka qenë një nga më të kërkuarit në Netflix.
Versioni korean do të drejtohet nga Kim Hong-sun me një skuadër skenaristësh të udhëhequr nga Ryu Yong-jae. Sipas Variety, seriali korean do të ketë 12 episode.
“Krijuesit korean kanë zhvilluar gjuhën dhe kulturën e tyre audiovizuale prej vitesh.
Ata kanë mundur të shkojnë përtej kufijve kulturor dhe të kthehen në një pikë reference për mijëra shikues në mbarë botën, veçanërisht për të rinjtë.
Prandaj është e mrekullueshme që bota e La Casa de Papel është tërheqëse për krijuesit korean dhe që duan ta përshtatin”, ka thënë producenti ekzekutiv i “La Casa de Papel”, Alex Pina.
Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” u publikua në prill 2020 dhe u pa nga më shumë se 65 milionë njerëz në mbarë botën vetëm në 4 javët e para.
“La Casa De Papel” po bëhet gati edhe për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”.
Sipas “Netflix”, sezoni i pestë i “La Casa De Papel” pritet të vijë në ekran në verën e vitit 2021.
Por, e gjithë kjo varet nga rrethanat e krijuara nga pandemia./ KultPlus.com
Seriali spanjoll “La Casa de Papel” u bë hit në vitin 2017, ndaj jo më kot u ble nga Netflix duke u kthyer në serialin më të shikuar jo në gjuhën angleze.
Më poshtë mund të lexoni këshillat e suksesit dhe sipërmarrjes që mund të fitoni nga “La Casa de Papel”.
1 – Dëshira e zjarrtë
Profesori kishte një dëshirë të madhe për të grabitur Royal Mint of Spain, si një dedikim për të atin e ndjerë. Disa studime thonë se 90% e sipërmarrjeve dështojnë në vitin e parë. Napoleon Hill e cilësoi dëshirën si hapin kryesor drejt pasurisë te “Mendo dhe bëhu i pasur”. Niçe shprehej se “ai që ka një arsye për të jetuar, do të përballojë pothuajse çdo gjë”. Me pak fjalë, nëse nuk zgjoheni me dëshirë të zjarrtë për të patur sukses, nuk do ta keni.
2 – Besimi ju çon larg
Kurdoherë që komunikimi mes profesorit dhe ekipit kishte probleme, ky i fundit i bindte se ai do të kthehej. Besimi ka rëndësi në një ekip sepse i paraprini suksesit. Nëse doni të shkoni larg, kini besim te vetja dhe të tjerët.
3 – Fuqia e vizualizimit
Stephen Covey në “7 zakonet e njerëzve shumë efektivë” shkruante se gjërat krijohet dy herë. Në fillim është krijimi mendor, ose i parë, dhe më pas është krijimi fizik, ose i dytë. Sa më shumë kohë të shpenzoni duke e menduar nismën tuaj, aq më të lehtë do ta keni ta krijoni fizikisht.
4 – Planifikimi me detaje
Profesori është padyshim një shahist me përvojë. Fuqia e tij qëndron te planifikimi me detaje. Sa më i fortë të jetë plani juaj i punës, aq më pak probleme do të keni.
5 – Të qenurit markë e rëndësishme te zemrat e njerëzve
Një rregull i rëndësishëm në “La Casa de Papel” ishte të mos kishte gjakderdhje. Qëllimi i tyre ishte që të mos dilnin si bandë kriminale, por si Robin Hood. Kjo gjë lidhet me mënyrën si konsumatori ju sheh dhe ju përcakton. E ne të gjithë e dimë se konsumatori është mbret.
6 – Qëndrueshmëria
Kur qëllimet tuaja forcohen dhe në të njëjtën kohë copëtohen në plane të mirëfillta ditore, gjithçka është më e lehtë. Sipërmarrësi amerikan Jim Rohn deklaronte se “Suksesi nuk është magjik dhe misterioz. Suksesi është pasojë e zbatimeve të vazhdueshme të gjërave themelore”.
7 – Këmbëngulja
Pavarësisht gjithë taktikave të policisë spanjolle, Berlini gjithnjë thoshte “ne i përmbahemi planit”. Të tejkalosh vështirësitë është ajo që ndan të suksesshmit nga ata që “duan të jenë të suksesshëm”.
8 – Udhëheqja
Vjen një moment kur duhet të delegoni punët, të motivoni ekipin. Vetëm mos harroni që udhëheqja fillon më së pari nga vetja.
9 – Bashkëveprim
Në sezonin e tretë, Berlini i thotë Palermos se “do të përdorin talentin dhe shkencën”. Asgjë nuk arrihet vetëm dhe suksesi është padyshim bashkëveprim me njerëz që dinë të bëjnë mirë diçka të caktuar.
10 – Barazpesha
Nëse e keni parasysh, Profesorit iu desh shumë kohë që të krijonte një lidhje, pasi ishte shumë i dhënë pas planit të tij. Barazpesha mes punës dhe jetës personale ka rëndësinë e vetë ndaj mos e anashkaloni. /am/ KultPlus.com
“Money Heist” ka mahnitur fansat në të gjithë botën që nga viti 2017 me skenat “shpërthyese”, të mbushura me veprim dhe sigurisht hajdutët kanë lënë shikuesit të kenë interesim për shfaqjen e Netflix.
Sidoqoftë, autori ka zbuluar tani sezoni i pesë do të jetë seria e fundit e “Money Heist”, shkruan Express.co.uk, transmeton KultPlus.
Sezoni i katërt i “Money Heist” apo “La Casa de Papel” u lëshua në fillim të këtij viti, i cili përfundoi në një moment ku hajdutët ishin ende të rrethuar brenda Bankës së Spanjës.
Seriali shihte rikthimin e Raquel (luajtur nga Itziar Ituño) e cila u ribashkua me pjesën tjetër të grupit por gjithashtu inspektoren Alicia (Najwa Nimri) që zbuloi vendndodhjen e profesorit (Álvaro Morte).
Pati një goditje tjetër shkatërruese ndërsa Nairobi (Alba Flores) u qëllua në kokë nga ish-pengmarrësi Gandia (José Manuel Poga).
Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji por tani shërbimi gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.
Netflix njoftoi të premten se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit. Këtë gjë e konfirmoi edhe producenti i serialit, Alex Pina, i cili ka thënë se sezoni i pestë është menduar të jetë i fundit për “Moeny Heist”. / KultPlus.com
“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar, përcjellë KultPlus.
Në rrjete sociale kanë vërshruar komentet e fansave, të cilët me padurim prisnin sezonin e ri të serialit.
“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa bëhet e ditur se xhirimet kanë filluar.
Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:
“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij.
Përsa i përket këtij sezoni të ri, ende nuk ka një datë se kur do të lansohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë. / KultPlus.com
“Bella ciao” është një këngë popullore – protestë italiane që buronte nga vështirësitë e grave punëtore të shtresave më të ulëta, punëtorët e fushës “paddy field” në fund të shekullit XIX që e kënduan për të protestuar kundër punës së ashpër në fushat me gjelbërim të Italisë së Veriut, shkruan KultPlus.
Kënga u modifikua dhe u miratua si një himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis 1943 dhe 1945 gjatë Rezistencës Italiane, rezistencës së partizanëve italianë kundër forcave naziste gjermane që pushtuan Italinë, gjatë Luftës Civile Italiane, dhe luftës partizane italiane kundër Republikës Socialiste Fashiste Italiane dhe aleatëve të saj nazistë gjermanë. Vargjet e “Bella ciao” këndohen në të gjithë botën si një himn antifashist i lirisë dhe rezistencës.
Kësaj kënge shumë njerëz i janë rikthyer edhe përmes serialit të famshëm “La Casa de Papel” ku kënga përdoret si himn i rezistencës.
Teksti i plotë i këngës në gjuhën italiane:
Una mattina mi sono svegliato,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
Una mattina mi sono svegliato,
e ho trovato l’invasor.
O partigiano, portami via,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
O partigiano, portami via,
ché mi sento di morir.
E se io muoio da partigiano,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
E se io muoio da partigiano,
tu mi devi seppellir.
E seppellire lassù in montagna,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
E seppellire lassù in montagna,
sotto l’ombra di un bel fior.
Tutte le genti che passeranno,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
Tutte le genti che passeranno,
Mi diranno «Che bel fior!»
«È questo il fiore del partigiano»,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
«È questo il fiore del partigiano, morto per la libertà!» / KultPlus.com
Për të gjithë adhuruesit e serialit të famshëm të Netlix, “La Casa de Papel”, ka një lajm të mirë. Së shpejti do të ketë edhe dy sezone të tjera të këtij seriali.
Sezoni i katërt i “Money Heist” sapo është publikuar në “Netflix”, por seriali do të ketë edhe sezonin e pestë dhe të gjashtë.Kapitujt me aksion, aventura dhe të panjohura, ende nuk kanë marrë fund.
Spanjollja “Marca” shkruan se ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë edhe dy sezone të tjera. Marrëveshja me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.
Javier Gomez Santander, koordinatori i skenarit, tha për “El Mundo” se seriali vazhdon kapitull pas kapitulli e ngjarje pas ngjarjeje. “Nuk e dimë kurrë sa kohë mund të zgjatë seriali”,- tha ai.
Xhirimet e serialit ishin planifikuar të nisnin disa muaj më parë, por për shkak të situatës globale të krijuar nga koronavirus, janë shtyrë për një datë tjetër pas përfundimit të pandemisë. Ndërkohë, Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë edhe dy sezone të tjera të serialit. /KultPlus.com
Është publikuar traileri i hit- serialit “La Casa De Papel” i njohur edhe si “Money Heist” që pritet të kthehet me sezonin e katërt në muajin prill.
Kanë mbetur më pak se një muaj për rikthimin e pritshëm të “La Casa De Papel 4” dhe pas një pritjeje të gjatë Netflix lansoi këtë të enjte trailerin e parë të serisë së suksesshme që mund të shihet nga e premtja, 3 prill.
Në rimorkio mund të shihni përplasjet midis anëtarëve të bandës dhe një propozim të jashtëzakonshëm nga inspektorja Alicia Sierra për Raquel: liri në këmbim të bashkëpunimit për të kapur bandën e hajdutëve.
Përndryshe, “Lisbona” duhet të kalojë 30 vjet në burg, ndërsa profesori supozon se Lisbona është ekzekutuar.
Përfundimi është më intrigues: Berlini shfaqet përsëri, duke vrarë një person që nuk e di kush është.
Banda më e famshme e hajdutëve në televizione kthehet nga dora e Alvaro Morte (Profesori), Úrsula Corberó (Tokio), Pedro Alonso (Berlin), Alba Flores (Nairobi), Itziar Ituño (Lisbona), Miguel Herrán (Río) , Esther Acebo (Stockholm), Jaime Lorente (Denver), Darko Peric (Helsinki), Luka Peros (Marseille), Hovik Keuchkerian (Bogotá) dhe Rodrigo de la Serna (Palermo).
Najwa Nimri (Inspektorja Sierra), Fernando Cayo (Coronel Tamayo), Juan Fernández (Coronel Prieto), Fernando Soto (Angel) dhe Mario de la Rosa (Su (rez) u japin jetë pjesëtarëve të policisë që do të përpiqen të shkatërrojnë “rezistencën” .
Kasti kryesor është kompletuar me Pep Munné (Guvernator), Enrique Arce (Arturo Román), Kiti Manver (Mariví) dhe José Manuel Poga (Gandía).
Xhirimet e sezonit të katërt të këtij seriali kanë përfunduar në korrik të vitit 2019, por dilema vazhdon të jetë akoma nëse ky do të jetë apo jo sezoni i fundit i serialit. /KultPlus.com