Liza Laska, artistja që i dha jetë figurës së nënës labe në kinematografi

Më 31 gusht të vitit 2014, vdiq aktorja e mirënjohur shqiptare, Liza Laska.

Liza Laska lindi më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë, Shqipëri, aktore shqiptare që mban titullin “Artiste e merituar”.

Kush nuk e mban mend rolin e plakës tek ‘Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’, rol që e ngriti Liza Laskën në piedestalin e aktorëve më të çmuar shqiptarë.

Shkollimin e parë e mori në qytetin e lindjes. Ajo filloi jetën artistike si aktore e Teatrit të Vlorës dhe më pas luajti për herë të parë në filmin “Malet me blerim mbuluar” në 1971 dhe që hapi rrugën e saj për shumë interpretime të tjera në ekran.

Filmat e luajtur prej saj janë të shumtë “Një ditë e mrekullueshme” (2002), “Vdekja e burrit”, (1991), “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, (1989), “Familja ime”, (1987) “Teta Kalina”, “Dhe vjen një ditë”, (1986) “Nena e Llano Bletes”, “Gurët e shtëpisë sime” (1985) etj..

Aktorja ndërroi jetë më 31 gusht 2014. Gjatë viteve të fundit “Artistja” e Merituar ka hedhur në letër kujtimet e saj, për t’i lënë pas për brezat që vijnë. Në një intervistë për median, aktorja është shprehur se ‘Kënaqësia më e madhe e aktorit është respekti dhe dashuria e publikut, ai nuk barazohet me asgjë. Kur eci rrugës, më thonë: O labja jonë, o nëna e Vlorës”./diapsorashqiptare/ KultPlus.com

Maro Konda, trimja labe që sakrifikoi veten për të mbrojtur popullin

Maro Konda – Trime labe me origjinë fteriote që sakrifikoi veten për të mbrojtur popullin. Lindi në Fterrë. Jetoi në fillim të shekullit XVI. 


U martua në Çorraj. Në vitin 1537, në mbrojtje të luftëtarëve çorrjotë, sakrifikoi veten, duke hedhur në greminë një numër jeniçerësh turq, së bashku me veten e saj.

Ndaj dhe populli i këndoi:

“Bijë Fterre, nuse Çorre,
Djalin më të mirë more,
Po ç’e do, nuk e gëzove,
Nga shkëminjtë u lëshove,
Turqitë prapa ç’i more,
S’more një, po di taborre…”

(Painted by Lazar Taci)./ Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history/ /KultPlus.com