Lady Gaga dhe Angelina Jolie konkurrojnë për rolin e Kleopatrës

Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.

Aktorja fituese e Oscarit, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e Sonyt për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.

L

Mirëpo, këngëtarja 32-vjeçare, e cila po ngritet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.

Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin Oscar në muajin e ardhshëm.

“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywoodit”.

“Kushdo që do ta luajë atë këtë herë do të arrijë po të njëjtin vlerësim të lartë në industrinë filmike”, ka thënë një burim nga Sony, transmeton Daily Star.

Ai ka shtuar se gara ndërmjet Angelinas dhe Lady Gagas është e ngushtë dhe pritet që ato t’i nënshtrohen audicioneve, para se producentët të marrin një vendim.

Ka kohë që flitet se Angelina Jolie mund ta luajë Kleopatrën (Foto: Jeff Spicer/Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Filmi nga viti 1963 fitoi katër çmime Oscar, ndërsa asokohe Taylor nisi aferën me Richard Burton, me të cilin është martuar dy herë dhe është ndarë dy herë. /KultPlus.com

Hyjneshat e 2018-ës

Viti 2018 do të lë shumë momente të bukura për t’u kujtuar në botën e Hollywoodit.

Ndër to, janë edhe veshjet e bukura dhe tërheqëse të shumë të famshmeve.

Revista e modës Elle ka përgatitur një listë me veshjet më tërheqëse të vitit 2018, ku në mesin e tyre, sigurisht është edhe Dua Lipa me veshjen kur realizoi fotografi për revistën Vogue.

Gjatë këtij viti kur ndodhën shumë ngjarje, u ndanë shumë çmime, por të famshmet paraqitën mahnitshëm edhe pamjen e tyre. /KultPlus.com

Lady Gaga nominohet për trofeun kinematografik “Golden Globe”

Pasi pushtoi botën e muzikës, Lady Gaga synon të bëhet edhe mbretëresha e ekranit të madh. Këngëtarja në fakt është nominuar në ”Golden Globe” si aktorja më e mirë dhe kënga më e mirë origjinale.

Këngëtarja ka arritur kështu një tjetër objektiv të rëndësishëm në botën e kinemasë, pas Oskarit të fituar për këngën më të mirë origjinale të 2016-ës.

Me njoftimin e nominimeve për çmimet ”Golden Globe”, Hollywood nis kështu një rrugëtim të gjatë, i cili do shkojë deri te nata e shumëpritur e çmimeve Oscar. Filmi me më shumë nominime është “Vice- Njeriu në hije”.

Biopsia mbi jetën e ish presidentit amerikan Dick Cheney, konkurron në gjashtë kategori. Me pak fare distancë, i nominuar në pesë kategori është filmi “Ka lindur një yll” me protagonistë Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, me debutimin e saj të parë përballë kamerave të kinemasë.

Pesë kandidatura edhe për “Favoriten” dhe “Green Book”. Direkt më pas, me katër emërime, gjenden “Black-Klansman” i Spike Lee, dhe prodhimi i Disney “Mary Poppins Returns”.

Ndërsa asnjë emërim nuk është dhënë për kinemanë Italiane. “Dogman” i Matteo Garrones nuk ia doli të hyjë në pesëshen e filmit më të mirë të huaj.

Lady Gaga nderohet me çmim, përlotet në skenë (VIDEO)

Lady Gaga ka marrë pjesë në ceremoninë e ‘American Cinematheque Award Presentation’, mbrëmjen që lamë pas dhe u vlerësua me një çmim për pjesëmarrjen në ‘A star is born’.

Gjatë fjalimit këngëtarja nuk mundi të ndalë lotët. Teksa fliste për punën me kolegun e saj Bradley Cooper, ajo e cilësoi si mrekulli gjithçka kishte përjetuar.Kujtojmë se emri i vërtetë i këngëtares është Stefani Germanotta, jo më kot lidhja e saj me filmin është shumë e fortë.

“I jam larguar Stefanisë për një kohë të gjatë. I vura vetes një ‘veshje superheroi’ të cilën e quajta Lady Gaga dhe u largova prej së vërtetës. Ti më sfidove të futem në skutat më të thella të vetes sime që kisha kohë pa i parë. Unë u bëra sërish ajo, Stefania”,-u shpreh këngëtarja teksa i drejtohej kolegut të saj.

Filmi që bashkoi Lady Gagën me Cooper ka marrë kritika pozitive dhe është vlerësuar me shumë çmime. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=2WRDNs3KSDw

Lady Gaga do të performojë në eventin “Oscar” me një kusht

Ally (Lady Gaga) e Jackson Maine (Bradley Cooper) kanë kompozuar një prej këngëve më të bukura, “Shallow”, për filmin “A Star Is Born”.

Gaga tha për “Variety” se kënga do të nominohet për “Oscar” dhe se do ta këndojë me kënaqësi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kjo mund të realizohet vërtet, pasi në përgjithësi pesë këngët e nominuara performohen gjatë eventit.

“Pa diskutim që po. Edhe Bradley do të ngjitet në skenë më mua”, -tha këngëtarja.

“Kemi biseduar vërtet, sepse në këtë drejtim jam një maniake. I kam dërguar shumë mesazhe për mënyrën se si do të performojmë. Mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme për ta sjellë në skenë”.

Sipas “Variety”, nuk dihet se cila do të jetë mënyra “joortodokse”, por duke njohur “Mother Monster” do të jetë diçka që do të lërë pa frymë./KultPlus.com

“Nuk ke për të qenë kurrsesi i lumtur plotësisht, nëse nuk nis të duash fillimisht veten tënde”

Disa thënie nga këngëtarja e veçantë, Lady Gaga.

“Lufto dhe përpiqu fort për të arritur diçka që e dëshiron. Do të surprizohesh kur të kuptosh se je më i fortë nga sa mendon se je”.

“Injoroji gjithë zilitë dhe kritikat ndaj teje. Jeto për gjërat që krijon vetë dhe vdis duke i mbrojtur ato”.

“Nuk ke për të qenë kurrsesi i lumtur plotësisht, nëse nuk nis ta duash fillimisht veten tënde”.

“Është përherë e gabuar të urresh, por nuk është asnjëherë e gabuar të dashurosh”.

“Kam kërkuar për një sërë mënyrash për të shëruar veten time dhe kam zbuluar se mirësia është mënyra më e mirë”.

“Ndonjëherë do të të duhet edhe të biesh në kompromis e të punosh me sinqeritet, por duhet ta dish se në fund kanë për të të besuar shumë më tepër”.

“Ndonjëherë në jetë nuk ndihesh si një fitimtar, por kjo nuk do të thotë se nuk je i tillë”.

“Ti duhet të jesh unik dhe ndryshe, si dhe të shndrish në mënyrën tënde”.

“Unë nuk mendoj se jam perfekte, por jam e mendimit se imperfeksionet janë ato që na bëjnë akoma më të bukur”.

“Edhe sikur gjithë bota të të braktisë, mos harro asnjëherë se ke akoma veten tënde”./bota.al/ KultPlus.com

Lady Gaga dhe Bradley Cooper lansojnë klipin e këngës “I’ll Never Love Again” (VIDEO)

Lady Gaga dhe Bradley Cooper e kanë publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën “I’ll Never Love Again” që është pjesë e filmit “A Star Is Born”, në të cilin dy protagonistët i luajnë rolet kryesore.

Njësoj sikurse edhe dueti i mëparshëm “Shallow”, që ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100, edhe kënga e re është shndërruar në hit.

Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Warner Bros tash e ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit.

“I’ll Never Love Again” është një këngë emotive, të cilën Gaga dhe Cooper nuk kanë dashur ta lansojnë para se publiku ta përjetojë filmin.

Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike.

Vlen të theksohet se dy protagonistët i kanë kënduar drejtpërdrejt pjesët e tyre të këngës gjatë xhirimit të filmit, gjë të cilën e kishte kërkuar Cooper (i cili është edhe producent, regjisor dhe skenarist i filmit).

Filmi “A Star Is Born”, i cili ka fituar simpatinë e shikuesve anekënd botës, përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet këngëtares dhe aktorit, si edhe pesë këngë që Cooper i këndon solo dhe tetë të tjera i këndon Lady Gaga. /KultPlus.com

Lady Gaga, me veshjen më të mirë të javës

Ndonëse u kritikua nga shumë koleksionistë të veshjeve e madje edhe fansa të saj, Lady Gaga u përzgjodh për veshjen më të mirë të javës.

Revista e modës Elle, ashtu siç bën çdo fundjavë, edhe këtë herë ka publikuar artikullin me “Veshja më e mirë e javës”, transmeton Koha.net.

Është Lady Gaga ajo për të cilën shkruan revista se ka të veshur kostumin më të mirë.

Gaga, në mbrëmjen e 15 tetorit, e veshur nga Marc Jacobs, ishte pjesë e “Gratë në Hollywood”, që u mbajt në Los Angeles, California./ KultPlus.com

Lady Gaga yll në Las Vegas

Në dhjetor të 2017, kishte njoftuar se kishte nënshkruar një marrëveshje për qëndrimin në Las Vegas. Tani Lady Gaga ka bërë të ditur detajet e aventurës së saj të re në Park MGM “qyteti që nuk fle”, që do të nisë më 28 dhjetor.

Ikona e pop-it do të mbajë dy shfaqje të ndryshme, “Enigma” (23 data) dhe “Jazz dhe Piano Engagements” (4 data).

Biletat do të dalin në shitje nga data 13 gusht dhe 27 datat e përgjithshme do të përhapen nga dhjetori deri në fillim të nëntorit 2019: do të jetë e qëndrueshme në Park Theatre, nga dhjetori 2018 deri në shkurt 2019, pastaj pas një pushimi do të kthehet së pari në qershor dhe më pas në tetor .

Sipas një njoftimi për shtyp, Lady Gaga Enigma “do t’i çojë fansat në një aventurë me hitet më të mëdha të saj pop”, ndërsa Lady Gaga Jazz & Piano do të fokusohet në “në versionet e këngëve të saj, ashtu si edhe muzikën e The Great American Songbook”.

Në një intervistë për People, ylli kishte thënë: “mezi po pres të ndaj “Enigmën”, me të gjithë fansat e mi dhe me Las Vegasin. Po krijojmë një spektakël që është ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë. Sfidat mund të tejkalohen me kreativitetin dhe guximin që vjen nga fatkeqësia, dashuria dhe muzika “./k.s/ KultPlus.com

Lady Gaga, ndërpret koncertin derisa sheh një fans të gjakosur (VIDEO)

Gaga ishte duke performuar në Die Mohegan në Uncasville, Conn, të shtunën e kaluar derisa vërejti që një personi në audiencë po i rridhte gjak në fytyrë, përcjellë KultPlus.

Ajo më pas iu drejtua fansit të saj që quhej Meredith, deri në momentin kur arriti ekipi mjekësor.

“Unë isha duke shikuar rrotull dhe të pash. A jeni më mirë? … A keni nevojë për më shumë ndihmë?” ishin disa nga fjalët e këngëtare sapo ndërpreu këndimin.

Pasi Gaga vazhdoi të këndoj këngën e radhës “Paparazzi”, ajo ia dedikoi fansit të lënduar derisa kërkoi nga ekipi i saj që performanca e saj të shfaqej edhe në prapaskenë.

Ajo gjithashtu ndau një moment për ti treguar audiencës se ka disa gjëra që janë “më të rëndësishme sesa showbizi”./ KultPlus.com

Lady Gaga shtyn turin evropian për vitin 2018

Lady Gaga pasi anuloi koncertin në Rio, Brazil, për shkak të një sëmundje fizike, ylli i popit ka vendosur të shtyjë për në 2018 edhe turin evropian.

Gaga pritej në Milano , për një datë të vetme italiane, në 28 shtator. Lajmërimi që këngëtarja duhet të jetë në kurim për javët e ardhshme erdhi përmes rrjetit social dhe u shoqërua me një foto ku lutej dhe mbante një kryq në dorë.

Ditët e fundit këngëtarja është shtruar në spital pas disa problemeve me shëndetin. Ajo anuloi koncertin e 15 shtatorit në Brazil, “Rock in Rio” për shkak të dhimbjeve të forta që nuk e lejonin të performonte dhe për të cilat u shtrua në spital./ KultPlus.com

Lady Gaga planifikon tërheqjen nga muzika

Këngëtarja amerikane Lady Gaga deklaroi se planifikon “të pushojë” nga muzika dhe të përkujdeset më shumë për shëndetin e saj.

Ylli i muzikës pop ndodhet në Toronto për shkak të premierës së dokumentarit të Netflix “Gaga: Five Foot Two” në festivalin e filmit Toronto, transmeton KosovaPress.

Filmi paraqet jetën e saj dhe luftën me sëmundjen kronike.

Lady Gaga ka qarë derisa po fliste para gazetarëve për problemet e saja shëndetësore.

Ajo tha se gjatë pushimit do të merret me muzikë dhe se pushimi i paralajmëruar nuk do të thotë se “ajo nuk i ka disa gjëra në duar”. / KultPlus.com

Njiheni këngëtaren Lady Gaga me anë të numrave

4: Mosha kur ajo nisi të mësonte pianon
5: Numri i albumeve të realizuara
10: Numri i minutave që iu deshën Lady Gaga-s për ta shkruar “Born this Way”
13.5: Numri i minutave që ajo performoi në Superbowl Halftime Show
15: Mosha kur ajo u paraqit në një episod të serialit The Sopranos
19: Numri i tatuazheve

25: Kaq herë Lady Gaga ka dalë në ballinën e V MAGAZINE
29: Numri i videoklipeve
70: Numri i adresës së restaurantit të familjes së saj në West 68th street, Joanne Trattoria
117: Numri i çmimeve që ka marrë Lady Gaga
559: Koncerte të mbajtura në mbarë botën
146 milion: Numri i këngëve të shitura në mbarë botën
275 milion: Pasuria e Lady Gagës, përafërsisht / KultPlus.com