Më 5 janar 1991, recitohet për herë të parë në publik pas 45 vjetësh “Iliada” shqiptare, “Lahuta e Malcis”.
Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i padyshimtë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, në Shkodër, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte memorizuar varg për varg.
Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe në shek. XX-të. Krahas barabitjes me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin përngjashmëri edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaciteti. / atsh / KultPlus.com
Më 5 janar të vitit 1991, u recitua për herë të parë në publik, pas 45 vjetësh, “Lahuta e Malcis”. Vepra madhore e Atë Gjergj Fishtës, e njohur edhe si “Iliada shqiptare”, përgjatë periudhës së regjimit komunist, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i madh.
Në Shkodër, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte memorizuar varg për varg.
Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe të shek. XX-të. Përveç krahasimeve me “Iliadën” e Homerit, në veprën e Fishtës gjenden afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimin filozofik dhe dramacitetin.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përcolli për publikun një foto të Fishtës mes personaliteteve të kohës dhe fragmente nga kryevepra “Lahuta e Malcis”. /atsh / KultPlus.com
Fishta, i lindur më 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publiçist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.
Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”, shkruan KultPlus.
Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”.
Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”. Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj.
Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe, ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman. /KultPlus.com
Më 8 prill 1937 u botua kryevepra letrare monumentale shqiptare e At Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcisë”.
Fishta filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Epopeja Lahuta e Malcisë përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.
Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar. Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te koncepti i kombit.
E ndikuar dendur nga këngët epike veriore, përmban elemente të besimeve popullore shqiptare dhe ndikime të letërsisë sllave të jugut. Ndikimin letrar e mori nga fretërit françeskanë gjatë studimeve në kuvendet françeskane në Bosnie.[1] Më 1905 u botua në Zara te Kroacise Bleni I i veprës, me pesë këngë me të hollat që i kishte dërguar Faik Konica. Një vit më vonë u botua Bleni II, me katër këngë dhe kështu me radhë, deri në botimin përfundimtar me 30 këngë.
Autori në variantin përfundimtar krijoi një renditje të këngëve për të sugjeruar një kronologji të ngjarjeve që perfshijne ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Vepra mbështetet në tre lloje këngësh: historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrës – ku i referohet këngëve historike; kreshnike, me shpërthimet krijuese imagjinative që i referohen Ciklit të Kreshnikëve dhe te këngëve baladë, autoriale, si Patër Gjoni dhe Tringa, që japin me detaje imagjinatën e poetit edhe kur mbështeten në paratekstet e baladave, duke i transformuar në stilin vetjak. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com
Fishta, i lindur më 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publiçist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste. Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”, shkruan KultPlus.
Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”. Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj. Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe, ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman. / KultPlus.com
Më 8 prill 1937 u botua kryevepra letrare monumentale shqiptare e At Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcisë”.
Fishta filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Epopeja Lahuta e Malcisë përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.
Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar. Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te koncepti i kombit.
E ndikuar dendur nga këngët epike veriore, përmban elemente të besimeve popullore shqiptare dhe ndikime të letërsisë sllave të jugut. Ndikimin letrar e mori nga fretërit françeskanë gjatë studimeve në kuvendet françeskane në Bosnie.[1] Më 1905 u botua në Zara te Kroacise Bleni I i veprës, me pesë këngë me të hollat që i kishte dërguar Faik Konica. Një vit më vonë u botua Bleni II, me katër këngë dhe kështu me radhë, deri në botimin përfundimtar me 30 këngë.
Autori në variantin përfundimtar krijoi një renditje të këngëve për të sugjeruar një kronologji të ngjarjeve që perfshijne ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Vepra mbështetet në tre lloje këngësh: historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrës – ku i referohet këngëve historike; kreshnike, me shpërthimet krijuese imagjinative që i referohen Ciklit të Kreshnikëve dhe te këngëve baladë, autoriale, si Patër Gjoni dhe Tringa, që japin me detaje imagjinatën e poetit edhe kur mbështeten në paratekstet e baladave, duke i transformuar në stilin vetjak. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com
Kur flitet për Gjergj Fishtën dhe veprimtarinë e tij, secilit shqiptar i ndizen ndjenjat kombëtare. I konsideruar si “Homeri shqiptar”, Fishta ka arritur të bëhet i përjetshëm falë kontributit të tij të madh dhënë letërsisë dhe kulturës shqiptare, shkruan KultPlus.
Fishta, i
formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, është një nga vazhduesit më të
drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet
e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në
krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes,
ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Si krijues Fishta, në radhë
të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. “Lahutës së
Malcis”, veprës së jetës, ai i kushtoi plot 40 vjet punë. Tonet heroike,
burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e
mjediseve, heronjve e rrethanave kanë bërë që Fishta të quhej “Homeri
shqiptar”. Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, stili, mendimi
i fuqishëm filozofik e dramaciteti i veprës kanë bërë që ai të krahasohet edhe
me Gëten apo Danten.
Abedin
Krasniqi, studiues i sociologjisë dhe përkthyes në gjuhën frënge, ndërmori një
hap shumë të rëndësishëm që ta përkthejë “Lahutën e Malcis” në gjuhën frënge.
Sot në
ambientet e Aleancës Franceze të Fakultetit të Filologjisë u promovua përkthimi
i kësaj vepre me vlera të mëdha poetike.
Mes
profesorëve dhe studentëve, Krasniqi, i ardhur nga Parisi për ta promovuar
librin, bashkëbisedoi duke treguar përvojën e tij, entuziazmin dhe vështirësitë
në këtë përkthim që i mori dy vjet e gjysmë punë intensive. Krasniqi tregon se
vargjet e para i mësoi nga i ati, ndërsa frymëzimi për t’i hyrë përkthimit të
“Lahutës së Malcis” i erdhi nga Robert Elsie i cili e kishte përkthyer
paraprakisht në gjuhën angleze.
“Ideja që ta
përkthej Lahutën ka lindur vonë. Unë kur isha i vogël kam mësuar nga babai
sepse ai i dinte përmendsh, e sidomos këngët e para të Oso Kukës”, tregon ai.
“Gjithmonë
kam qenë i pasionuar me epopetë e botës. I kam lexuar shumicën prej tyre dhe
kam pas dëshirë ta përkthej eposin shqiptar”, vazhdon ai.
Populli
francez, siç dihet, ka një kulturë të pasur. Letërsia franceze padyshim ka
sjellë vepra kolosale që sot janë të përbotshme. Por si pritet një vepër e huaj
nga francezët? Ideja e Krasniqit ishte që t’ia paraqes këtë vepër tonë aq të
madhe publikut francez. Ai tregon se qysh i ri ka shfaqur interesim për eposet
e vendeve të ndryshme, ndërsa përballja e tij e parë me “Lahutën e Malcis” ka
qenë për të mbresëlënëse.
“Kanë qenë
disa fjalë problematike, por kam shfrytëzuar fjalor që ma kanë bërë më të lehtë
punën. Unë nuk kam arritur ta mbaj tetërrokëshin, e kam mbajtur nëntërrokëshin
dhe jam përpjekur ta ruaj ritmin sepse sipas meje është shumë i rëndësishëm në
këtë vepër”, shpjegon Krasniqi.
“Problemet i
kam tejkaluar me fjalor dhe si inspirim më ka ndihmuar Robert Elsie. Kam
përdorur shumë fjalorë dhe kam menduar t’i paraqes edhe për publikun francez
përmes fusnotave informacionet me interes që gjenden në Lahutë”.
“Kam anëtar
të familjes të cilët janë arsimtar dhe kemi biseduar për ato pika ku ndonjëherë
kam pasur vështirësi, kështu në këtë mënyrë i kam tejkaluar dhe në fund arrita
ta përfundoj pa ndonjë vështirësi të madhe”, tregon Krasniqi.
Poezia në përgjithësi sot botohet më pak dhe shtëpitë botuese i japin më pak rëndësi. Edhe në Paris, botimet e poezisë kanë rënë, aq më pak të poezisë së huaj. Megjithatë, Krasniqi është i lumtur për jetësimin e kësaj pune. Interesimi për librin vjen kryesisht nga shqiptarët që jetojnë në Francë dhe jashtë saj. Sidoqoftë, secili shqiptarë duhet të ndihet krenarë sepse tashmë vargjet e fuqishme të poetit tonë kombëtar, tingëllojnë edhe në gjuhën frënge. /KultPlus.com