Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, datat 2 dhe 3 korrik shpallen Ditë Zie Kombëtare! Homazhet mbahen në TKOB

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare.

“Këshilli i Ministrave vendosi  1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, ne datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike te ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.

4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, në nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.

5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funerale.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje do të ketë:

Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes;

Ministrin e Brendshëm;

Kryetarin e Bashkisë Tiranë;

Drejtorin e Protokollit të Shtetit;

Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i

Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.

Ndryshimet klimatike vënë në rrezik Lojërat Olimpike Dimërore

Pa reduktime drastike në emetimet e gazrave serrë, ndryshimi i klimës kërcënon Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme, sepse vendet e tyre do të ishin shumë të ngrohta për të pritur ngjarjet, ka zbuluar një studim i ri.

Për herë të parë, në Lojrat Olimpike Dimërore të Pekinit do të përdoret pothuajse 100 për qind borë artificiale. Por sipas një raporti të ri, përdorimi i saj rrezikon sigurinë e sportistëve.

Nëse emetimet e larta në botë vazhdojnë në trajektoren e tyre, deri në vitet 2080 të gjithë, përveç njërit prej 21 qyteteve që më parë pritën Lojërat Dimërore – Sapporo, Japoni – nuk do të mund ta bënin më këtë.

Gjashtë qytete do të konsideroheshin “margjinale”, ndërsa 14 do të konsideroheshin “të pabesueshme” – që do të thotë se nuk mund të përmbushen kushtet e duhura për borën dhe sigurinë e atletëve.

Por kjo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht nëse bota ndërmerr veprime drastike dhe ndjek Marrëveshjen e Parisit për Klimën e vitit 2015, sipas Daniel Scott, studiuesi kryesor për raportin e Universitetit të Waterloo. Sipas kësaj marrëveshjeje, gati 200 vende ranë dakord të shkurtojnë në mënyrë drastike të ardhurat e tyre. /KultPlus.com

Paul Julius Reuter, themeluesi i “Reuters”, ai që nisi dërgimin e lajmit me pëllumba

Sot mjafton një klik për të dërguar një lajm, por 170 vite më parë do të ishte Paul Julius Reuter ai që revolucionarizoi dhënien dhe shpërndarjen e lajmit duke përdori pëllumbat. Kjo kureshti nuk bën ndonjë ndryshim në njohjen tonë se si lindi dhe progresio fjala, lajmi, se si u informua opinioni, por rëndësinë që mori koha në vlefshmërinë e informimit.

Paul Julius Baron von Reuter (21 korrik 1816 – 25 shkurt 1899) ishte një sipërmarrës dhe pronar i mediave britanike me origjinë gjermane, themeluesi i agjencisë së lajmeve Reuters. Lindur në një familje hebreje si, Izraeli Beer Josaphat. Ai e ndryshoi emrin kur u transferua në Angli duke u konvertuar në katolik dhe pagëzuar me emrin, Paul Julius Reuter. Për arritjet e tij ai mori gradën e baronit, pas së cilës u bë i njohur si Paul Julius von Reuter ose Paul Julius de Reuter.

Inovative dhe depërtuese në lidhje me fushën e zhvillimit të komunikimit dhe mediave masive , Reuter ka punuar shumë për të zhvilluar kompaninë e tij. Në fillim ai e kuptoi nevojën për të sjellë lajmet sa më shpejt të jetë e mundur për publikun, duke përdorur pëllumba zgarë për të kapërcyer një hendek në linjat telegrafike dhe duke përdorur linja telegrafike nënujore sa më shpejt që ato u instaluan.

Albert Vataj /KultPlus.com