Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është lansuar Platforma për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve.
Siç njofton UNICEF-i në Kosovë, platforma është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.
Për këtë qëllim, UNICEF-i thotë se platforma ofron të dhëna për treguesit kryesorë për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe përshkrime të angazhimit institucional për të përmirësuar jetën e fëmijëve.
Këto u thanë gjatë një takimi të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të kryesuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë.
“Është arritur shumë në lidhje me realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mbetet shumë e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të ketë vëmendjen dhe të zotohet për fëmijët më të cenueshëm dhe të përjashtuar, në veçanti fëmijët me aftësi të kufizuara. Në ditën e fëmijëve, UNICEF-i i bën thirrje Qeverisë që ta finalizojë dhe aprovojë Projektligjin për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ky ligj e ka mbështetjen e plotë të UNICEF-it, mbështetjen e të gjitha agjencive të OKB-së dhe mbështetjen e shumicës së organizatave të shoqërisë civile që punojnë me persona me aftësi të kufizuara”, tha UNICEF-i në njoftimin për media.
Pjesëmarrës në takim kanë qenë fëmijët, të cilët patën mundësinë t’i ndajnë kërkesat e tyre kryesore për realizimin e të drejtave të tyre me zëvendësministrat e ministrive të linjës, përfaqësuesit nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Ushtruesin e Detyrës së Udhëheqësit, Benjamin Fisher, Drejtoreshën e KOMF, Donjeta Kelmendi, dhe organizata të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve.
Në njoftim u tha se tridhjetë e katër komunat kanë krijuar Ekipet për të Drejtat e Fëmijëve të udhëhequra nga kryetarët e komunave, një përpjekje për bashkëpunim e iniciuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Përveç kësaj, me mbështetjen e UNICEF-it, u tha se në tetë komunat, kuvendet komunale kanë zhvilluar dhe miratuar Planet e Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve. Këto plane ofrojnë udhëzim strategjik, ndërhyrje dhe burime për shërbime komunale cilësore dhe gjithëpërfshirëse që mbështesin mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
UNICEF-i tha se në ditën ndërkombëtare të fëmijëve është gjithashtu e rëndësishme që të theksohet nevoja për adresimin e krizave globale të shkaktuara nga ndryshimi klimatik, ndotja mjedisore dhe humbja e biodiversitetit pasi që fëmijët janë më të cenueshmit dhe meritojnë të mbështeten me lëvizje globale që janë të fokusuara në parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale dhe zbutjen e efekteve më të rënda të tyre. /Klankosova.tv/ KultPlus.com
Në kinematë amerikane u lansua filmi i ri “Expendables 4”. Në të me rol sërish paraqitet aktori tani 77 vjeçar, Sillvester Stallone. Në lidhje me këtë film për AP ka folur regjisori i tij Scot Waugh.
Regjisori i filmit të katërt “Expendables” ka një histori të gjatë me yllin e filmit Sillvester Stallone.
Regjisori Scott Waugh iu bashkua ekipit realizues të këtij filmi katër javë para xhirtimeve të tij. Ai ka treguar se me Stallonen ka punuar kur ai ishte në fillim të karrierës së tij.
Waugh ka thënë se me Stallonen apo siç e quajnë Sllaj, ka punuar edhe para shumë kohësh. Kur u vendos për projektin filmik Hidden Strike, në të me role u paraqitën Jackie Chan dhe Sllaj.
Waugh ka thënë se gjithmonë ka qenë fans i Sllaj. Kështu, kur agjenti i tij e ka thirrur për tu bërë pjesë e këtij projekti, menjëherë ka pranuar. Më pas Sllaj u rrëzua, por se në vend të tij ka angazhuar Xhon Sinën. Xheki e Gjon përshtateshin mire me njëri-tjetrin, dhe filmi ka dalë shumë i mirë. Një ditë u fol për projektin filmik The Expendables, që regjisori i caktuar i tij kishte vendosur të mos e vazhdonte punën në të, dhe se kishin katër javë deri në xhirime. Vog ka treguar se ka pranuar një thirrje ku i është kërkuar që të bënte regjinë e tij, se Sllaj dhe të tjerët ishin të pajtimit që ai të bënte regjinë e tij, dhe kështu edhe ndodhi.
Regjisori Waugh për Sllaj ka thënë se atij nuk i kujtohet që me të ka bashkëpunuar në filmin ‘The Specialist’, në Majami. Ai ka luajtur rol në të. Waugh ka thënë se skena e tij ishte kur Sllaj e hedh atë nga dritarja, por se Sllaj-it nuk i kujtohet kjo. Waugh ka thënë se kur të rrijë me Sllaj më gjatë, do t’i tregojë për këtë skenë.
Në filmin Expendables 4, veç Stallones me role paraqiten edhe: Jason Statham, “50 Cent”, Megan Fox e disa aktorë të tjerë.
Regjisori Waugh ka thënë se me Sllaj ka bërë biseda interesante, se me të ka folur edhe rreth këtij filmi, të cilin secili mund ta vlerësojë si shumë serioz. Edhe Sllaj sipas fansave të tij është serioz, por në fakt ai është njeri i sofistikuar.
Waugh ka thënë se filmi The Expendables 4 ka skena aksion, të dhunshme, por që janë të realizuara në atë mënyrë që të duken interesante.
Filmi “Expend4bles” në kinematë amerikane u caktua për shfaqje nga data 22 shtator 2023./21Media/KultPlus.com
Lansimi i dokumentarit dhjetë minutësh “Dita Botërore e Popullsisë” dhe diskutimi publik mes katër panelistësh, u mbajt sot në ‘KinoArmata’ në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Dokumentari i shfaqur sot me rastin e 11 Korrikut, Ditës Botërore të Popullsisë, pati një qëllim, të trajtojë me përpikshmëri të lartë temën e barazisë gjinore dhe ndërtimin e paqes, tema këto, të cilat jo shumë shpesh diskutohen mes nesh.
Në panelin e diskutimit morën pjesë, Edi Gusia, Visare Mujko-Nimani, Majlindë Sinani-Lulaj dhe Erlinë Koca.
Fjalën hyrëse të këtij diskutimi, e mori Edi Gusia, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, e cila tha se stereotipet gjinore po afektojnë kualitetin e jetes së grave shqipëtare dhe se ato po gjykohen më shumë se burrat në sfera të ndryshme jetësore.
“Stereotipet gjinore fatkeqësisht janë bërë shumë prezente në jetën tonë të përditshme dhe përshkak të këtyre stereotipeve, kur një grua deklarohet, ckado qoftë ajo, politikane, sportiste apo edhe gazetare, ka tendenca të gjykohet shumë më ashpër se sa një burrë që merret me profesionin e njëjtë.”, u shpreh Gusia.
Gusia shpalosi edhe një problem tjetër, kurën e të cilit e tha përpara njerëzve të pranishëm aty.
“Pjesa e edukimit për barazi gjinore duhet të jetë prezente që nga mosha e hershme, duke u ofruar vajzave mundësi për të marrë pjesë në jetën publike apo politike, dhe për ti shprehur apo prezentuar ëndërrat e tyre.”, u shpreh Gusia.
Ndërkaq, për çështjen e ëmësisë, Kryeshefja Ekzekutive, Edi Gusia, tha që duhet të bëhet hapja e kopshteve publike apo atyre me partneritet publiko-privat, për shkak që nëse ato hapen, e mira e tyre do të jetë e dyfishtë.
“Është e domosdoshme që të investojmë më tepër në hapjen e kopshteve publike ose atyre me partneritet publiko-privat. Kjo përpos që i shërben kualitetit të edukimit të fëmijëve, u mundëson edhe grave qasje në tregun e punës dhe balancimit të jetës profesionale me atë familjare”, përfundoi Gusia.
Sipas Gusisë, vetëm 19% të grave janë aktive ose që kërkojnë punë, e kjo për shkak të obligimeve familjare të cilat janë shkaktare të mbajtjes së tyre larg tregut të punës.
Ndërkaq, Majlindë Sinani-Lulaj, nga Zyra e Avokatit të Popullit, fillimisht foli për rolin e Avokatit të Popullit e dikur për të dalë edhe tek mospërfillja e rekomandimeve dhe mosvënia në dukje e “mundit” të tij.
“Avokati i Popullit ka një mandat të gjerë, përvec si mekanizem për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut është edhe adresë që shërben si mekanizëm për parandalimin e torturës.”, u shpreh Sinani-Lulaj.
“Përgjatë këtij tranzicioni, për shkak të shumë problemeve minore dhe madhore që na rrethojnë, nuk po kemi vëmendje të mjaftueshme për të parë se çfarë përgjegjësish ka dikush, dhe çfarë bënë për to.”
“ Avokati i Popullit, mbetet më i paheshtur dhe me i padukshëm në veprimet e veta sepse s’ka fuqi ekzekutive të dukshme, por ka rekomandime që u shërbejnë autoriteteve të maturohen e të piqen brenda nje sistemi demokratik. Përderisa nuk ekziston një përgjegjshmëri për të respektuar ato rekomandime që vijne nga avokati i popullit, ajo demokraci është shumë e brishtë”, u shpreh Sinani-Lulaj.
Ndërsa, sa i përket Ligjit për Barazinë Gjinore, Sinani-Lulaj tha që ky ligj ka për detyrë të trajtojë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe t’iu japë atyre hapësirën e duhur, por që fatkeqësisht nuk po zbatohet si duhet.
Gjatë diskutimit foli edhe Visare Mujko-Nimani nga Organizata UNFPA, e cila tha që edhe pse bota po shumohet dhe problemet po janë gjithëherë më sfiduese, prapë se prapë barrën më të madhe po e bartin gratë.
“Kemi mbërri ne 8 miliard banorë dhe sfidat që po i con krejt bota në drejtime të ndryshme, si nga varfëria apo zhvillimi, janë më tepër sfiduese gratë. Në aspektin e shendetit seksual dhe riprodhues barrierat fillojnë shumë herët, qysh prej shtatëzanisë së gruas, me pyetjen e parë që i’u bëhet, a e ke vajzë apo djalë?, me dëshirë që fëmija me qenë djalë.”, theksoi Mujko-Nimani.
Mujko-Nimani tha se për fat të keq ende po përdoren mjetet e ndryshme duke u bërë një diskriminim ndaj vajzave, e cila po shkon edhe deri tek aborti i vajzave.
“Duke e nisë me moton e këtij viti për Ditën Botërore të Popullsisë, po i mohohet një e drejtë elementare një fëmije por edhe potencialin që ndoshta kurrë nuk mund ta realizojë ai fëmijë.”
“Unë u nisa nga fillimi, por edhe pas lindjes së vajzës, ajo ka shumë barriera për shkollë e sidomos nëse vjen nga viset rurale, duke u mendu se a mundet me zgjedh atë që don me studiu. Pastaj, vijmë edhe tek faza e martesës, ku gruaja duhet të zgjedh se a don të ketë familje apo të përfundojë punë.”, përfundoi Mujko-Nimani.
Mujko-Nimani tha se sakrifica më e madhe po i bie gruas e cila në të shumtën e rasteve po heq dorë edhe nga punësimi.
E fundit në këtë diskutim, por jo më pak e rëndësishmja ishte edhe gazetarja, Erlinë Koca, e cila foli për median, gazetarët dhe ndikimin e tyre në popullatë, që në fund gjithçka të përmbyllet me ndryshime pozitive.
“Gazetaria cilësohet si pushtet i katërt sepse përnjëmend ka një ndikim në problemet sociale. Ajo se çka mund të bëjnë gazetarët për të dhënë kontributin e tyre në këtë aspekt është krijimi i storieve të ndryshme, historite e suksesit të minoriteteve dhe kontributin e tyre ndaj shoqerisë. Kjo ndihmon bindshëm edhe në ndryshimin e mendësisë së njerëzve dhe popullatës tonë.”, theksoi Koca.
Gazetarja, Erlinë Koca, tha se e tërë kjo mund të niset nga një person, për të vazhduar kështu edhe me të tjerë dhe se të gjithë gazetarët duhet të kontribojnë në këtë aspekt që të bëhet ndryshimi i mundshëm.
Katër panelistët e këtij diskutimi të hapur për nder të “Ditës Botërore të Popullsisë” ishin : Edi Gusia-Kryeshefe Ekzekutive nga Agjencia për Barazi Gjinore, Visare Mujko Nimani nga UNFPA, Majlindë Sinani-Lulaj nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe gazetarja Erlinë Koca.
Kujtojmë që ky dokumentar është zhvilluar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Përfshirje, Barazi dhe Besim” me financim nga UN Peace Building Fund dhe zbatuar nga UNFPA”./KultPlus.com
Capital T, ka publikuar sot këngën e re ‘Gucci’, shkruan KultPlus.
Kjo këngë vjen pak ditë pas publikimit të bashkëpunimit me Lyrical Sonin dhe Vig Poppan. ‘Gucci’ është lansuar në rrjetet sociale dhe në platformën muzikore Soundcloud./ KultPlus.com