Republika e Kosovës, më 17 shkurt të këtij viti feston 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, ndërsa sot, sikur çdo vit tjetër, IMAGE of KOSOVO në bashkëpunim me Ibrahim Bekirin kanë prezantuar logon e këtij viti.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit logo i dedikohet prodhimeve vendore.
Përmes kësaj logo, bëhet thirrje që të blihen produktet vendore dhe të bojkotohen ato serbe.
“Blej 390, fuqizo shtetin tënd”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com