Befason skiatorja Lara Colturi në garën e Kupës së Botës në Slloveni

Kur pritej të ishte një ditë jo e favorshme për skiatoren kuqezi, duke u nisur nga pozicioni i 55-të dhe kushtet e vështira të pistës, ajo ka bërë një mrekulli në garën e sllallomit në ditës e sotme në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Lara është renditur e 13-ta dhe në lëshimin e dytë ka pasur kohën e 3-të më të mirë. Një super rezultat nga skitorja 17-vjeçare italiane që përfaqëson Shqipërinë, e konsideruar si talenti i skive botërore.

Lara Colturi e përmbyll etapën e rradhës së Kupës së Botës ne Kranjska Gora me një tjetër arritje fantastike. Në gjigandin e djeshem ajo u rendit e 25-ta, ndersa sot ajo bën mrekullinë në slalom, duke u nisur nga vendi i 55-të dhe duke përfunduar e 13-ta.

Një etapë e Kupës së Botës mjaft e sukseshme kjo për skiatoren shqiptare me një vend në “Top 30” dhe me një vend në “Top 15”.

Natyrisht këto arritje nuk kishin sesi të mos viheshin re. Mediat italiane e përmendnin faktin që e vetmja italiane në pistë ishte Lara Colturi që garon për Shqipërinë./topchanel/KultPlus.com

Përkujtohet Kozma Lara, kompozitor i shquar shqiptar

Më 4 janar të vitit 1930 lindi, në qytetin e Durrësit, kompozitori i mirënjohur shqiptar, Kozma Lara. Pas mësimeve të para në piano, në qytetin e lindjes, Kozma Lara ndoqi liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku dhe diplomohet në degën e pianos me prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.

Në vitin 1958 studion në konservatorin “Çajkovski”, në Moskë, në degën e kompozicionit. Pas diplomimit, kontribuoi në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, si koncert-maestër, dhe në shkollën e mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Gjatë viteve 1964-1972 kontribuon si pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Gjatë viteve 1972-1978 ka qenë inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Tiranë. Në vitin 1979 ka qenë mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë shkollës së mesme të muzikës “Jan Kukuzeli”, Durrës e më pas ka qenë shef i Katedrës së Teori-Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.

Edhe në periudhën e pensionit kontribuoi si pedagog i jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në Universitetin e Arteve, Tiranë.

U nda nga jeta në 18 janar të vitit 2019./atsh/KultPlus.com