Në një shkrim të botuar në gazetën Ex Libris, që mban titullin ”Kadare-Onufri 25 vjet bashkëpunim- Bujar Hudhri: Ishte një terren i vështirë dhe vazhdimisht binin rrufe”, fotografia e bashkangjitur në këtë artikull është edituar dhe shkrimtarja Flutura Açka është larguar, përcjell KultPlus.
Në fotografinë origjinale që ka publikuar Açka, vërehet ajo në cep të fotografisë, ndërkaq në atë të publikuar me artikullin, kjo e fundit është larguar.
”Sikur ta kishin në dorë stalinistët e mi të dashur, ma kishin retushuar edhe fjalën!”, ka shkruar Açka në Facebook. / KultPlus.com