Ndeshja e parë e xhudistes Laura Fazliut në kategorinë prej -63 kilogramësh ishte ndaj përfaqësueses së Serbisë, Anja Obradoviq, në kuadër të turneut “Grand Slam” për xhudo që po mbahet në Budapest.
Fazliu e hapi llogarinë e fitoreve ndaj Obradoviq ku e mundi serben në raundin e parë kështu duke i shtuar gjasat vetës që të arrijë sa më shumë pikë Olimpike.
Ndeshja e radhës për Fazliun është kundër përfaqësueses së Hungarisë, xhudistes Szofi Ozbas. / KultPlus.com
Pas kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, një tjetër shqiptare nga Kosova po shkëlqen në Xhudo. Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Dubrovnik Kroaci.
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka shkëlqyer në Kupën Evropiane. Nga katër ndeshje ajo arriti të fitojë tre prej tyre, duke mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.
Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan. E në takimin e tretë, Fazliu triumfoi përballë xhudistës sllovene Lia Ludvik, para se ta humbas meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor.
Ndërsa Flaka Loxha dhe Erza Muminoviqi u vlerësuan me medalje të bronztë.
Femrat shqiptare po shkëlqejnë jo vetëm në muzikën pop, por edhe në xhudo./ KultPlus.com
Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos për Juniorë që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve për fitueset në kategorinë 63 kilogramë, është intonuar edhe himni i Kosovës.
Ndryshe nga herët e tjera, himni është intonuar me tekst.
Më poshtë gjeni videon e ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe intonimin e himnit të Kosovës me tekst, të publikuar nga trajneri i xhudos, Driton Kuka
Himni i Kosovës, propozimi me titullin “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.
Përveç melodisë Himni i Kosovës, kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua.