Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez dhurojnë 100 milionë dollarë për Mauin

Jeff Bezosit dhe Lauren Sanchezit u janë thyer zemrat për atë që ndodhi në Maui dhe po dhurojnë 100 milionë dollarë amerikan për ta rimëkëmbur vendin.

Çifti po dhuron 100 milionë dollarë si pjesë e një Fondi “Maui” për të ndihmuar në luftën kundër pasojave të ferrit nga flakët që po shpërthejnë në ishull, të cilat deri tani kanë marrë jetën e më shumë se 90 personave.

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, 59 vjeç, dhe gruaja e tij 53-vjeçare thanë në një deklaratë të përbashkët në Instagram: “Po mendojmë për të gjitha familjet që kanë humbur kaq shumë dhe për një komunitet që është lënë i shkatërruar”.

Jeff dhe ish-prezantuesja Lauren shtuan se shpresonin që fondi i tyre dhe donacioni prej 100 milionë dollarësh do të ndihmojë që Maui “të ngritej në këmbë tani dhe gjatë viteve të ardhshme”.

Ndër të famshmit që lavdëruan çiftin për këtë veprim ishte Katy Perry, 38 vjeçe.

Edhe aktorja Mindy Kaling, 44 vjeç e përkrahi çiftin për donacionin duke shkruar: “ Wow. Me të vërtetë e pabesueshme”.
Jeff i cili ka rreth 160 miliardë dollarë pasuri u largua nga posti i CEO-s së Amazonit në vitin 2021, dhe firma është goditur me kritika vazhdimisht për trajtimin e punëtorëve të saj dhe vendosjen e taksave.

Ai u fejua me Lauren në maj në mega-jahtin e tij prej 500 milionë dollarësh, me njeriun e tretë më të pasur në botë që i propozoi të dashurës së tij prej pesë vjetësh me një unazë fejese prej 20 karatësh që vlerësohet të kushtojë 2.5 milionë dollarë.

Numri i të vdekurve nga zjarret e Mauit arriti në 93 të dielën (13.08.23), duke e bërë atë shpërthimin më vdekjeprurës të zjarreve në historinë moderne të SHBA. / KultPlus.com