Legjenda e operas Jose Carreras vjen në Tiranë, turi i fundit para mbylljes së karrierës

Legjenda e operës, Jose Carreras, vjen në Tiranë për një koncert të paharrueshëm më 8 shtator. Një prej tenorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e bën skenën e stadiumit “Selman Stermasi” një nga ndalesat e turit të tij të fundit para se të tërhiqet nga jeta artistike.

Artisti që ka prekur skenat e mëdha ndërkombëtare dhe pjesë e trios më të njohur në botë të “Tre tenorëve”, shënon një moment të veçantë dhe unik për adhuruesit e muzikës në Shqipëri. Jose Carreras ka ndriçuar skenën e operës për dekada të tëra ndërsa performancat e tij janë të njohura për emocionet e thella dhe interpretimet e jashtëzakonshme. Me një karrierë që përfshin disa nga teatrot më prestigjioze të operës dhe një repertor të pasur, Carreras ka shënjuar standardet e artit operistik.

Koncerti i tij në stadiumin “Selman Stermasi” që këtë vit është kthyer në skenën e artistëve më në zë të zhanreve të ndryshme, do të jetë një përvojë unike. Ai ofron mundësinë për të dëgjuar ariet më të njohura dhe pjesë të tjera të repertorit të Carreras, të cilat do të interpretohen me pasionin dhe mjeshtërinë që e karakterizojnë artistin.

LEGJENDA CARRERAS

Nga fëmijëria në Barcelonën e viteve 1970 drejt skenave më të mëdha të artiti lirik, José Carreras ka qenë një nga artistët që ka ditur të hapë dyert e mëdha të skenave. Nga Gran Teatre del Liceu të Barcelonës ai ka pushtuar teatro dhe festivale prestigjioze të operës në botë, përfshirë Teatrin alla Scala të Milanos; Metropolitan Opera House të New York-ut; Opera e San Francisko, Staatsoper e Vienës, Royal Opera House e Londrës, Opera e Mynihut, Lyric Opera e Chicago si dhe Festivalet e Salzburgut, Aix-en-Provence, Edinburg dhe Verona.

José Carreras ka bashkëpunuar me drejtuesit më të njohur të orkestrave, përfshirë Herbert von Karajan, Leonard Bernstein dhe Zubin Mehta, ndërsa repertori i tij përfshin mbi gjashtëdhjetë opera, ndër të cilat: La Bohème, Tosca, Werther, Don Carlo, Carmen, La Forza del Destino, I Pagliacci, L’Elisir d’Amore dhe Un Ballo in Maschera. Diskografia e tij përfshin mbi 160 regjistrime, veçanërisht 50 opera të plota, oratore, recitale popullore dhe klasike. Ai ka marrë shumë disqe ari dhe platinumi dhe ka shitur rreth 80 milion regjistrime ndërsa fitues i dhjetëra çmimeve, medaljeve e titujve.

Koncertet e 3 Tenorëve me José Carreras, Plácido Domingo dhe Luciano Pavarotti më mijëra spektatorë, janë kthyer në një mënyrë për të afruar publikun me këtë zhanër.

Ndërron jetë legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon

Legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon ka ndërrua jetë në moshën 88-vjeçare. Producenti dhe aktori francez Alain Delon ndërroi jetë pas problemeve shëndetësore, ndërsa lajmi u konfirmua nga tre fëmijët e tij.

Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratën e fëmijëve të tij.

Alain Delon lindi më 8 nëntor 1935, Sceaux të Francë, cilësohej dhe si mashkulli më i bukur i kinematografisë në vitet ‘60-70’, ndërsa për francezët Delon ishte “bisha e madhe” e kinematografisë.

Gjatë festivalit të filmit në Kanë të vitit 1957 ai tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi talentesh për producentin amerikan David O. Selznick . Delon iu ofrua një kontratë nëse mësonte të fliste anglisht, por regjisor francez Yves Allégret e bindi atë që në vend të kësaj të ndiqte një karrierë në Francë .

Paraqitja e parë në film e Delon ishte si një gangster i ri në 1957 “Send a Woman When the Devil Fails” dhe pati rolin e tij të parë kryesor në romancën Christine (1958), përballë Romy Schneider.  Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë The Leopard dhe Rocco and his Brothers. Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve.

Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

Ai u shfaq edhe në filma të ndryshëm në gjuhën angleze si The Yellow Rolls- Royce (1964), Teksasi përtej lumit (1966) dhe Dielli i Kuq (1971). Ai nuk arriti të kapte audiencën amerikane, pavarësisht nga rëndësia e tij në Evropë dhe Japoni.

Delon u nderua me titullin oficer në Legjionin e Nderit Francez në 2005 për kontributin e tij në kinema./ rtsh/ KultPlus.com

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare legjenda e futbollit korçar Teodor Vaso

Legjenda e futbollit korçar, Teodur Vaso ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare. Ai humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Gjatë karrierës së tij futbollistike ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe tre me skuadrën korçare./topchanel/KultPlus.com

44 vite më parë vdiq legjenda e muzikës, Bob Marley

Kantautori, Bob Marley, nga Xhamajka, i cili themeloi dhe bëri të njohur dhe të dashur muzikën ‘reggae’ në të gjithë planetin, më 8 tetor në vitin 1980, u rrëzua në skenë gjatë koncertit të tij dhe u dërgua me urgjencë në spital. Atje ai u diagnostikua me një tumor në tru.

Në korrik 1977, Marley kishte ndjerë siklet në gishtin e këmbës dhe pas testeve ishte diagnostikuar me melanoma malinje. Mjekët e këshilluan që të vazhdonte me një amputim për t’i shpëtuar jetën, por bindjet e tij nuk e lejuan atë. Kanceri mori metastaza të shpejta në të gjitha organet e tij vitale dhe kështu kur vendosi të pranonte mjekimin nga mjeku ishte tepër vonë dhe si pasojë, disa muaj pasi u shtrua në spital në vitin 1980, ai ndërroi jetë, duke kaluar përgjithmonë në përjetësi dhe duke qëndruar gjithmonë “gjallë” përmes trashëgimisë muzikore që la pas.

Teorinë e vrasjes nga CIA e kanë hedhur edhe reperët e njohur T.I dhe Busta Rhymes dhe shkrimet e tyre në rrjetet sociale kanë patur shumë komente. Madje ndjekësit mendojnë se Marley u vra pas kritikave që bënte për CIA-n. / KultPlus.com

Fisi i Gashit dhe legjenda për epitetin e tij

“Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit” është një shprehje e cila mendohet që i përkufizon karakteristikat themelore, për secilin nga fiset e mësipërme, shkruan KultPlus.

Në librin e tij, ‘Fiset Shqiptare’, albanologu dhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Elsie, ka përfshirë prejardhjen, shpërndarjen dhe jetesën e të gjitha fiseve shqiptare. Pesë fiset që u përmendën më lartë, janë ndër fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë për t’u zgjeruar më pas në të gjithë Kosovën. 

Fisi i Gashit- (Menja e Gashit)

Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniqë. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre./KultPlus.com

Legjenda shqiptare e bletës- çfarë nuk bëjnë shqiptarët kur kanë një koshere në shtëpi?

Nga Aurenc Bebja

“Eve” ka botuar, të dielën e 28 marsit 1926, në faqen n°2, një shkrim rreth legjendës së bletës te shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Legjenda e Bletës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqiptarët kanë një kult të vërtetë ndaj bletëve, një kult që shpesh shkon deri në idhujtari : një shqiptar nuk do të blasfemojë (mallkojë) kurrë në një shtëpi ku ka koshere. Ndër legjendat e vjetra të vendit, ka një, shumë kurioze, që ka të bëjë pikërisht me bletët : një grua shumë e moshuar dhe e sëmurë kishte tri vajza.

E para, Merimanga, ishte flirtuese dhe kujdesej vetëm për veten e saj; e dyta, Gjinkalla, edhe më e shkujdesur (mëndjelehtë), i kalonte ditët duke kënduar; e treta më në fund, Bleta ishte punëtore dhe nuk humbiste asnjë çast të ditës.

E gjora plakë, shumë e sëmurë dhe e paaftë për t’u kthyer në shtrat, thirri vajzën e saj të madhe : “Unë jam duke endur rrjetën time dhe nuk mund të shqetësohem,” u përgjigj ajo. Pastaj nëna tha : “Përgatite gjithmonë pa arritur kurrë ta mbarosh”. Dhe merimanga thur një rrjetë pa fund. E dyta u përgjigj : “Unë këndoj dhe nuk mund ta ndaloj këndimin tim”. “Këndo, këndo, derisa të vdesësh,” tha nëna plakë. Dhe gjinkalla ende këndon dhe vdes e tharë, me kurrizin e lidhur në një degëz bari. Vajza e tretë ndihmoi nënën e saj dhe i bëri një ëmbëlsirë që e ngushëlloi.

Atëherë nëna tha : “Qofsh e bekuar ! Ti do të jesh drita e paraardhësve dhe ushqimi i të gjallëve !”

Dhe bleta prodhoi dyllin për qirinjtë e të vdekurve dhe mjaltin e ëmbël për të gjallët…

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2023/KultPlus.com

‘El Dorado’, historia e vërtetë pas legjendës

El Dorado, ishte një qytet mitik që thuhet se ishte shumë i pasur me ar, dhe i raportuar për herë të parë në Evropë në shekujt XVI-XVII. Vendndodhja e përfolur e El Dorados është diskutuar në burime të ndryshme, por më së shpeshti thuhet se ndodhej në Amerikën e Jugut.

Shumë eksplorues dhe ata që kërkojnë ar ose pasuri, janë vënë në kërkim të El Dorados.

Po sipas disa ekspertëve, El Dorado, ishte në fakt një kombinim i disa miteve, dhe jo një vendndodhje fikse. Në disa rrëfime El Dorado rezulton të jetë një njeri, në të tjera një liqen ose një luginë.

Në vitin 1835, ishin mbushur mbi 3 shekuj nga lindja e mitit të El Dorados. Por origjina e tij, dhe nëse ka ekzistuar vërtet një qytet prej ari, është ende e diskutueshme. Një nga historitë më të famshme të origjinës së El Dorados, u përmend për herë të parë kur Juan de Kastelanos, një konskuistador i kthyer në prift, e përfshiu atë si pjesë të historisë së tij mbi heroizmin e spanjollëve në Amerikë, të shkruar në vitet 1570.

Historia lidhet me kreun e një fisi Muiska që banonte në një pllajë të madhe – pushtuesit e njihnin si Kundinamarka – në vargmalin lindor të Andeve, në Kolumbinë e sotme. Atje Kastelanos tregon se një herë në vit, shefi mbulohej nga koka te këmbët me vaj terpentine dhe pluhur ari.

Nga këtu rrjedh edhe emri “El Dorado”, që përkthehet “i artë”. Sipas Kastelanos, shefi i fisit hipte mbi një varkë dhe shkonte në mesin e liqenit Guatavita. Njerëzit e fisit këndonin këngë, ndërsa ai i bënte liqenit dhurata në ar dhe smerald. Pastaj zhytej brenda tij, dhe ky ishte sinjali për fillimin e një festivali. Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë që dikush ta kishte parë këtë ritual. Thuhej se ai ishte ndërprerë rreth 40- 50 vjet përpara se të mbërrinin spanjollët.

Versioni i dytë i historisë së origjinës së El Dorados daton në vitin 1541, rreth 20 vjet pasi Kortez pushtoi Aztekët dhe 8 vjet pasi perandori inkas Atahualpa ishte vrarë nga Francisko Pizarro. Deri në atë moment, spanjollët nuk kishin depërtuar ende në pjesën më të madhe të kontinentit, pra pjesa më e madhe e territorit ishte ende e pa eksploruar nga evropianët.

Versioni i vitit 1541 gjendet në shkrimet e një konkuistadorit Gonzalo de Oviedo, dhe ngjarjet zhvillohet në Kuito në Ekuadorin Verior. Në atë kohë, ky territor u pushtua rishtazi si pjesë e shkatërrimit të perandorisë inkase nga spanjollët. Sipas Oviedos, El Dorado ishte një “Zot ose monark i madh, që ishte vazhdimisht i mbuluar me ar në formën e pluhurit të imët si kripa e bluar”.

Në shkurtin e apo atij viti, një tjetër konkuistador spanjoll i quajtur Gonzales Pizarro grumbulloi disa njerëzh dhe u nis nga Kuito, Ekuador, në kërkim të tokës së mbretit mitik El Dorado. Në rrëfimet e tij për aventurën e tij, Pizarro e përshkruan El Doradon si një liqen, dhe jo një njeri.

Një burim i tretë i kohës, kronisti Pedro de Leon, duke përshkruar të njëjtën ekspeditë, e cilëson El Dorado një luginë. Pizarro udhëtoi drejt lindjes me disa qindra njerëz (burimet flasin për 220-340 burra) dhe 4000 shërbëtorë vendas.

Ata mbaheshin të lidhur në zinxhirë dhe me pranga, së bashku me kuaj, lama, rreth 2000 derra, dhe po aq qen gjuetie. Pizarro priste të gjente shumë shpejt një qytetërim të ri, së bashku me fusha të punuara, fshatra dhe qytete. Por edhe pse marshoi për javë e muaj nëpër errësirën e pyllit tropikal dh në kulmin e sezonin të shirave, nëpër male, këneta dhe lumenj, ai nuk u përball me asgjë tjetër përveçse vështirësi, zi buke dhe mjerim.

Sipas LiveScience, gjatë atij udhëtimi, spanjollët i kapën banorët vendas dhe i morën në pyetje. Kur ata nuk jepnin përgjigjet që donte Pizarro, u torturuan. Me afrimin e fundit të vitit, gjërat mbërritën në një pikë dëshpëruese. Të gjithë derrat kishin ngordhur.

Ata kishin mbërritur në një lumë të madh, me shumë mundësi Koka, në jug të ekuatorit në atë që është sot Ekuadori Verior. Atje, një kryetar fisi lokal i quajtur Delikola, pasi kishte dëgjuar për mizoritë e spanjollëve ndaj atyre që kishin marrë në pyetje, u tha atyre atë që donin të dëgjonin.

Ai foli për “popullsi shumë të mëdha më tej poshtë lumit”, dhe për “rajone shumë të pasura plot me padronë të fuqishëm”. Pizarro urdhëroi të ndërtohej një varkë; që do të transportonte njerëz dhe materiale në drejtim të rrymës, ndërsa njerëzit dhe kuajt rrugëtuan përgjatë bregut.

Ata vazhduan të ecnin në këtë mënyrë për 43 ditë, por gjetën pak ushqim dhe nuk ndeshën asnjë njeri. Në dhjetor 1541, një nga njerëzit e Pizarros, Francisko de Orelana, doli vullnetar të merrte varkën dhe rreth 50 burra për të gjetur ushqim dhe për t’u kthyer.

Orelana gjeti ushqim, por nuk u kthye. Ai bashkë më njerëzit që e shoqëronin zbuluan Amazonën,  të cilën e njohën si Maranon. Ata përshkruan për muaj të tërë gjithë gjatësinë e tij duke arritur në bregun e oqeanit Atlantik më 26 gusht 1542. Orelana pretendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte përpara.

Pizarro e quajti tradhti aktin e tij. Ai u rikthye me njerëzit e tij të mbetur në Kuito. Rrugës ata hëngrën qentë dhe kuajt e mbetur, madje zienë dhe hëngrën dhe lëkurës e shalës së kuajve. Mbërritën të raskapitur në Kuito në muajin qershor. Ajo e Pizarros ishte përpjekja e parë e qartë për të gjetur El Doradon.

Por sapo u përhap kjo histori, më shumë konkuistadorë u nisën në kërkim të saj. Veç spanjollëve pati edhe holandezë, flamandë, gjermanë, italianë, shqiptarë, anglezë, skocezë etj. Nga gjithë ata gjatë viteve 1530 më të spikaturit ishin gjermanët.

Kjo sepse në vitin 1528, mbreti spanjoll Karli V i detyrohej familjes bankare Velser të Augsburgut një shumë prej 143.000 florinash. Në pamundësi për të paguar, Karli u dha leje të kryenin kërkime në provincën e Venezuelës, duke vendosur një taksë prej 20 për qind mbi thesarin e gjetur, dhe po ashtu mbi skllevërit,një marrëveshje që vazhdoi deri në vitin 1546.

Ajo e Federman ishte vetëm njëra nga disa ekspedita të udhëhequra nga gjermanët në atë periudhë. Eksplorues të tjerë gjermanë ishin Georg Hohermut dhe Filip von Huten. Një nga ekspeditat e para nën drejtimin e Ambrozius Ehinger, mblodhi rreth 184 kilogramë ar, kryesisht përmes zhvatjes dhe dhunës ndaj vendasve.

Kjo i kushtoi jetën pothuajse të gjithë njerëzve të përfshirëve në atë ekspeditë, përfshirë vetë Ehinger. Kur të mbijetuarit u kthyen në Koro, kryeqytetin e Venezuelës, pas 2 vitesh, ata zbuluan se e kishin varrosur thesarin nën një pemë. Por ai nuk e gjet më kurrë. /bota.al/ KultPlus.com