Leka Zogu I: Të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes

Nga Aurenc Bebja, Francë – 28 Qershor 2021

The Daily Colonist, 3 qershor 1976, f.3

Ky njeri do të ishte Mbreti Leka i Shqipërisë nëse babai i tij, Mbreti Zog, nuk do të ishte përmbysur nga një regjim që përfundimisht u bë qeveria komuniste e një vendi të Evropës Qendrore. Leka, duke biseduar këtu me gruan e tij Susan në Peterborough, në Ontario., thotë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1976-leka-zogu-i-te-gjithe-shqiptaret-duhet-te-ndihmojne-ne-sjelljen-e-lirise-se-fjales-dhe-fese-ne-vendin-e-tyre-te-lindjes/ / KultPlus.com

Sot 11 vjet nga vdekja e Leka Zogut I

Më 30 nëntor 2011 në Tiranë vdiq Leka Zogu I.

Ai ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi. Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje. Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.

Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

Më 5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”. Kurorëzimi i Princit Leka I Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Evropën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.

Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi. Mbreti Leka, si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndroje dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike.

Prishja e Tiranës zyrtare me Kinën komuniste diktoi intensifikimin e natyrshëm të përpjekjeve të Mbretit Leka dhe mërgatës antikomuniste për ndryshimin e statukuosë në Shqipërinë e asaj kohe. Shtetet fqinje dhe ato të perandorisë komuniste, bashkuan përpjekjet dhe kontributet në platformën e detajuar politiko-agjenturore të sabotimit të luftës për ndryshimin e kësaj gjendjeje dramatike për popullin dhe kombin shqiptar. Marrëveshja e Jaltës, politikat e detantës dhe ruajtjes së ekuilibrave në rajonin e Ballkanit, kontinent dhe planet, prodhuan strategjinë e sabotimit të përpjekjeve të Mbretit dhe mërgatës antikomuniste për përmbysjen e regjimit tiranik në Shqipëri. Në vitin 1976 Mbreti Leka kreu takime të rëndësishme me bashkatdhetarët në SHBA, në qytetet Nju Jork, Uotërberi, Detroit, Çikago, Hjuston, Tampa, Miami, Uashington, etj., si dhe në Piterburg, Toronto e Montreal të Kanadasë. Aktiviteti intensiv i Mbretit në favor të Çështjes kombëtare, shkaktoi kundër-reagimin e ashpër të qarqeve antishqiptare, çka imponoi edhe emigrimin e Familjes Mbretërore nga Spanja në Rodezi në vitin 1979 dhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut në vitin 1982. Asnjë vështirësi dhe distancë gjeografike nuk mundi ta pengojë Mbretin për të organizuar, koordinuar dhe furnizuar me armë kryengritjen e armatosur çlirimtare gjatë pranverës së vitit 1981 në Kosovë, e cila u shtyp me zinxhirët e tankeve dhe u pagua me gjakun e afro 1200 martirëve që dhanë jetën për liri dhe që plazmuan idenë e bashkimit dhe luftës për çlirim kombëtar në mbarë viset shqiptare nën sundimin gjakatar të Beogradit.

Formimi dhe brumosja e Mbretit Leka me kulturën demokratike perëndimore, jo vetëm që nuk binin në kundërshtim me aspiratat e Tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror të shqiptarëve, por përkundrazi, ishin të justifikueshme dhe konform obligimeve madhore atdhetare, të bazuara mbi parimet dhe vlerat më të mëdha të Perëndimit demokratik. Takimet e Familjes Mbretërore me Nënë Terezën, Papën Gjon Pali II-të, si dhe ato private të Mbretit me monarkë, presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve të botës demokratike, kishin në fokus dhe si emërues të përbashkët shqetësimin për fatet e popullit dhe kombit shqiptar. Vendosmëria e Mbretit Leka për të mos u tërhequr nga pozicionimi dhe deklarimi në favor të Çështjes kombëtare dhe Kauzës së Shqipërisë Etnike, nuk njohu kompromis as kur Mbretit iu deklarua se vizita në Belgjikë në vitin 1989 i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike, me ç’rast Mbreti refuzoi dhe e anuloi vizitën e planifikuar.

Kishte ardhur koha e rifaktorizimit dhe riformatimit të forcave dhe përpjekjeve të qarqeve antikomuniste dhe demokratike shqiptare, strumbullari dhe simboli i të cilëve ishte Mbreti Leka. Pengesat për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe e shtynë në kohë procesin e çmontimit dhe çrrënjosjes së komunizmit në Shqipëri nëpërmjet edhe kontributit të çmuar të Mbretit Leka si antikomunist dhe politikan i kultivuar, si strateg dhe prijës i profilit të lartë. Viti 1997- Kthimi i NMT Mbretit Leka I ne Atdhe pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh, u prit me dashamirësi në aeroportin Nënë Tereza, me datë 12 prill 1997 me pjesëmarrjen prej 10.000 vetë ku i pershendeti me fjalet “Paqe-Bashkim-Vellazerim”.

Mbreti u detyrua të largohej nga atdheu, por imazhi dhe kontributi i Tij mbetën të pashlyer tek shqiptarët. Kthimi përfundimtar në atdhe i Familjes Mbretërore, nuk arriti dot të kurorëzohej me kontribute konkrete të Mbretit në raport me zhvillimet politike në Shqipëri, për shkak të fatkeqësive të humbjes së Nënës Mbretëreshë Geraldinë dhe Mbretëreshës Susan, këtyre bashkëluftëtareve të shquara të Mbretit në Kauzën e Tij. Natyrisht që këtu ka ndikuar edhe gjendja shëndetësore jo e favorshme e Mbretit, që e pengon të jetë i kudondodhur pranë bashkatdhetarëve, ashtu siç do të dëshironte dhe siç u është gjendur atyre gjatë gjithë jetës plot privacione e sakrifica të përbashkëta. / KultPlus.com

Arab Time në vitin 1990: Thirrja e Leka Zogut I për lirinë e Kosovës

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Arab Times” ka botuar, të martën e 30 janarit 1990, në faqen n°6, thirrjen e Mbretit Leka Zogu I për lirinë e Kosovës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Thirrje për lirinë e Kosovës

Burimi : Arab Times, e martë, 30 janar 1990, f.6

Bruksel, 29 janar (Reuter) : Pretendenti në mërgim (ekzil) për fronin shqiptar, “Mbreti” Leka, bëri sot thirrje për pavarësi për krahinën jugosllave të Kosovës, ku policia qëlloi për vdekje shqiptarët etnikë gjatë demonstratave të fundjavës.

“Në vitin 1913 Kosova ishte viktimë e copëtimit të territorit shqiptar. Mbi të gjitha, ajo është bërë një republikë e pavarur, krejtësisht më vete”, tha Leka në një intervistë për gazetën belge “La Dernière Heure”.

“Kosova, një enklavë prej 1.7 milionë shqiptarësh etnikë kryesisht myslimanë në Republikën Jugosllave të Serbisë, duhet të bëhet përfundimisht pjesë e Shqipërisë”, tha Leka.

Tani jeton në Afrikën e Jugut me gruan dhe djalin e tij, por Leka ishte vetëm dy ditësh kur një pushtim gjerman dhe italian (në fakt italian) detyroi të atin, Mbretin Zog, të ikte nga Shqipëria në vitin 1939.

Leka, i cili thotë se synon të përmbysë regjimin stalinist të Shqipërisë për t’i hapur rrugën demokracisë së stilit perëndimor, ishte në Bruksel në një turne në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për të mbledhur (marrë) mbështetjen e të mërguarve shqiptarë për një kryengritje.

https://www.darsiani.com/la-gazette/arab-times-1990-thirrja-e-leka-zogut-i-per-lirine-e-kosoves/?fbclid=IwAR0vsgdDD-7-3uN1e4fzcc_BLz1_pMT_34C0fPankF0G4TLsN2OdmNu2uI0 / KultPlus.com

Leka Zogu I – Mbret i shqiptarëve


The daily colonist në vitin 1977: Arresimi i Leka Zogut 1, Kreu i qeverisë shqiptare në mërgim, në Bangkok

Nga Aurenc Bebja, Francë

“The Daily Colonist” ka botuar, me 3 prill 1977, në faqen n°44, një shkrim në lidhje me arrestimin e Mbreti Leka Zogu I në Bangkok, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Bangkok – “Tij Leka Mbret Shqptarvet”, i cili e quan veten Mbreti Leka i Shqiptarëve, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai pretendon të jetë kreu i qeverisë shqiptare në mërgim dhe udhëheqës i një lëvizje guerile për të përmbysur qeverinë komuniste.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1977-arrestimi-i-leka-zogut-i-kreu-i-qeverise-shqiptare-ne-mergim-ne-bangkok/ / KultPlus.com

Trazirat e Shkodrës dhe të Kukësit, Ramiz Alia, Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe kthimi në atdhe – Intervista ekskluzive e Leka Zogut I

Nga Aurenc Bebja

“DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 25 janar 1990, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I për një media serbo-kroate (Novosti Osam) me gazetarin Momcilo Popovic, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Leka stërvit forcat ushtarake jashtë vendit për të “ndihmuar” shqiptarët 

…Rezidenca e tij në një periferi të Johanesburgut është e mbrojtur vetëm nga një truprojë, megjithëse ai pretendon se ka pasur deri në gjashtë përpjekje për ta vrarë në vitet e fundit.

Megjithatë, truproja i lartpërmendur është padyshim i armatosur dhe i trajnuar profesionalisht. Ai kontrollon me kujdes çdo vizitor në çdo kohë. Gjashtë qen janë gjithashtu në krah gjatë gjithë kohës. Vetë Leka I, i cili është i gjatë 180 centimetra, mban një pistoletë dhe një thikë zbukuruese në rripin e tij.

“Një pistoletë dhe një thikë në brezin e dikujt,” shpjegoi ai, “janë pjesë e traditës sonë. Ky është zakon për të gjithë shqiptarët e rritur.”

“Unë nuk dua një mbrojtje të madhe sepse jam optimist. Mbi të gjitha, ndiej që fundi i pritjes sime për tu kthyer në atdhe po afron. Ky vit do të jetë shumë i zymtë, dhe kështu e dërgova stafin tim me pushime, sepse më vonë ata nuk do të kenë shumë mundësi për këtë.” – deklaroi Leka I.

Ashtu si një hero komik, Leka I beson se gjashtë atentatet u organizuan “nga Jugosllavia”, “në përgjigje të pozicioneve të mia kritike në lidhje me Kosovën”. Edhe pse ai nuk citoi ndonjë provë, ai “e di” këtë. I pyetur, para së gjithash, sa dinte për situatën aktuale në Shqipëri dhe si e shikonte atë, “Madhëria e Tij” u përgjigj me emocion :

Leka I : Për vite me radhë, unë kam qenë jashtëzakonisht i informuar për të gjitha ngjarjet në vendin tim. Në fund të muajit të kaluar, trazirat, ose rebelimi popullor, në Shkodër dhe Kukës u shtypën pa mëshirë. Kjo është vetëm e përkohshme, megjithatë, pasi raportet që unë kam marrë tregojnë se morali në ushtri dhe Sigurimi [shërbimi shqiptar i sigurisë] atje është shumë i ulët, dhe hierarkia qeverisëse është bërë e korruptuar.

NOVOSTI OSAM : A janë përfshirë edhe paratë tuaja në këtë?

Leka I : Jo. Ata po shpenzojnë paratë e njerëzve. Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka jetuar në një vakum dhe njerëzit janë nën presion të madh nga regjimi i urryer ateist, i cili nuk di të sundojë (drejtojë) shtetin. Njerëzit po vuajnë, sepse nuk mund të arrijnë standardin e jetesës që njerëzit meritojnë në ditët e sotme.

NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë kontakt me Ramiz Alinë, presidentin aktual shqiptar?

Leka I : Edhe pse u dënova në mungesë me vdekje si një “armik i popullit”, unë jam përpjekur t’i shpjegoj Alisë pikëpamjet e mia. Ishte e humbje kohe.

NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë problem me agjentët e Sigurimit?

Leka I : Ata vazhdimisht përpiqen të infiltrojnë organizatat tona, ashtu si agjentët e vendeve të tjera, veçanërisht nga shërbimi i inteligjencës Jugosllave. Kjo na krijon probleme të caktuara, sepse shërbimi ynë i inteligjencës duhet të humbasë kohën për t’i zbuluar ato.

NOVOSTI OSAM : Kush ka interes t’ju vrasë?

Leka I : Fati im ka qenë gjithnjë në duart e të Plotfuqishmit. Unë jam përgjegjës vetëm para popullit shqiptar, dhe kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë, derisa i gjithë kombi të zgjedhë lirisht dhe në mënyrë demokratike një qeveri që dëshiron të ndjekë. Unë fitoj armiq midis atyre që kërcënohen nga aspiratat tona legjitime.

NOVOSTI OSAM : A nuk ju duket se po e ekzagjeroni kur përhapni vlerësime të papërpunuara (pabazuara) të situatës në Kosovë?

Leka I : Populli shqiptar padyshim që dëshiron të ribashkohet dhe të jetë zot i fatit të vet. Si udhëheqës i tyre legjitim, për të cilin kam vetëm interesat e tyre në mendje, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ribashkimin e zonave etnike shqiptare me atdheun e tyre. Natyrisht, rrethanat dhe metodat që do të çojnë në ribashkim do të varen plotësisht nga aftësia e fqinjëve tanë për të kuptuar perënditë tona. Veçanërisht dua të theksoj se unë besoj në një politikë të fqinjësisë së mirë si mënyra më e shëndetshme për të ruajtur stabilitetin në një zonë që ka njohur vuajtje për një kohë të gjatë dhe ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i dy luftërave botërore. Do të ishte më së miri të arrijmë qëllimet tona pa gjakderdhje. A nuk do të ishte më racionale të flisni me fqinjët tuaj për të ardhmen e zonave etnike shqiptare në Jugosllavi, në vend që të përkeqësonin ndarjet, siç po bëhet tani në Kosovë me ndihmën e njësive speciale nga qeveria federale në Beograd?

NOVOSTI OSAM : Ju po flisni për “ribashkim”, megjithëse Kosova nuk i ka përkitur kurrë Shqipërisë dhe megjithëse serbët, malazezët dhe disa popuj të tjerë sllavë kanë jetuar në atë rajon për shekuj.

Leka I : Shikuar historikisht, sllavët janë ardhje të kohëve të fundit në zonat që tani pushtojnë. Është e vërtetë që ka pjesë të Kosovës që kanë rëndësi të veçantë për serbët. Do të shkoja shumë larg nëse do të mohoja këto fakte. Megjithatë, dua të shkoj një hap më tej dhe të them se nëse ulemi me qeverinë serbe dhe jugosllave dhe të diskutonim për këtë, me siguri do të arrinim në një lloj interesi të përbashkët. Për shembull, manastiret e shenjta, aq të lavdëruara dhe të kremtuara, dhe monumenti i Betejës së famshme të Kosovës, mund të caktohen dhe të njihen si jashtë territorit nga të dy palët. Ky është statusi që kanë ambasadat në vendet e tjera.

NOVOSTI OSAM : Ju me sa duket nuk e imagjinoni që Jugosllavia nuk mund të pranonte një mundësi të tillë.

Leka I : Problemet në lidhje me Kosovën mund të zgjidhen vetëm me vullnet të mirë nga të dy palët. Duhet kuptuar që ribashkimi i popullit shqiptar është i domosdoshëm dhe se vetëm në atë kusht mund të ndërtohen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

NOVOSTI OSAM : A do të përmirësonin ndryshimet e mundshme demokratike në Shqipëri shanset për normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë?

Leka I : Unë sinqerisht besoj se zgjedhja e një qeverie demokratike në Shqipëri do të ishte gjithashtu mënyra më e mirë për të arritur bashkëpunimin, derisa të kuptohet se populli shqiptar nuk mund të mbetet i përçarë.

NOVOSTI OSAM : Në disa raste të mëparshme, ju keni përmendur një lloj konfederate ballkanike. Çfarë kuptoni me këtë, dhe cilat vende do të ishin pjesë e saj?

Leka I : Në kohën e tanishme, është e nevojshme të kuptohet se vendet e vogla si ato Ballkanike, të cilat janë të banuara nga grupe të ndryshme etnike, të cilat kanë fe dhe zakone të ndryshme, dhe të cilat kanë trashëgimi të ndryshme kulturore, kanë një vështirësi të madhe duke jetuar në paqe dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, përveç nëse i respektojnë ato dallime. Nëse fillojmë të respektojmë njëri-tjetrin, vullneti i mirë do t’i përgjigjet vullnetit të mirë dhe aleancat e mira ekonomike dhe tregtare do të vijnë gjithashtu. Në kushte të tilla, edhe kombet plotësisht të pavarura mund të mendojnë për t’u bashkuar në një konfederatë, kryesisht për arsye ekonomike dhe mbrojtëse. Secili komb në një konfederatë të tillë do të ishte i pavarur. Marrëdhëniet e ndërsjella do të rregullohen me traktate dhe marrëveshje, dhe jo me dominimin e disave mbi të tjerët.

NOVOSTI OSAM : Përveç oborrit mbretëror, ekziston edhe një “qeveri shqiptare në mërgim”. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me anëtarët e saj?

Leka I : Si udhëheqës i opozitës parësore ndaj diktaturës shqiptare, unë kam kontakte me shumë parti me ide të ndryshme politike. Si i tillë, unë përfaqësoj mendimin e shumicës së popullit shqiptar. Për më tepër, meqenëse monarkia shqiptare nuk u rrëzua kurrë nga vullneti i popullit, por më tepër nga një akt agresioni nga ana e Italisë fashiste në 1939, qeveria shqiptare në mërgim nuk pushoi së ekzistuari. Detyrat e saj janë të shumta dhe ajo do të vazhdojë të mbajë gjallë pishtarin e lirisë derisa të vijë koha kur kombi do të zgjedhë qeverinë e tij në një referendum të lirë, demokratik dhe mbarëkombëtar.

NOVOST OSAM : Nëse populli shqiptar do të pranonte kthimin tuaj, si do të ishte monarkia juaj?

Leka I : Do të ishte natyrshëm një monarki kushtetuese, siç u krijua për herë të parë nga Kushtetuta e vitit 1928.

NOVOSTI OSAM : Cili do të ishte statusi i fesë në një shtet të tillë?

Leka I : Kushtetuta e vitit 1928 e përcakton mbretin si mbrojtësin e të gjitha feve. Mbreti ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, si çdo qytetar. Siç e dini, unë jam një mysliman, por të gjitha fetë do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë dhe të mbrojtura.

NOVOSTI OSAM : Cilat janë marrëdhëniet tuaja me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Perëndim?

Leka I : Marrëdhëniet e mia me bashkatdhetarët e mi në të gjithë botën kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj problemet e tyre dhe të kuptoj nevojat e tyre natyrore, madje edhe t’i ndihmoj ata nëse jam në gjendje ta bëj këtë. Kjo është e vërtetë për marrëdhëniet e mia me të gjitha partitë dhe grupet politike të emigrantëve shqiptarë, dhe me dëshirën e Zotit, kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë.

NOVOSTI OSAM : Shtypi i Evropës Perëndimore ka shkruar disa herë për një farë “Princ të Kosovës” Kryeziun. Kush është ai, dhe ku e fitoi një titull të tillë?

Leka I : Unë nuk e dija që i afërmi im Esad Kryeziu po e përdorte atë titull. Në çdo rast, ai është djali i hallës sime. Princesha Nafije ishte e martuar me Cenabeg Kryeziun.

NOVOSTI OSAM : Çfarë planifikoni të ndërmerrni më tej për njerëzit tuaj në Shqipëri?

Leka I : Kjo është një pyetje shumë e ndjeshme, sepse nuk dua t’i bëj publike qëllimet e mia paraprakisht.

NOVOSTI OSAM : Kohët e fundit, megjithatë, ju lëshuat një “shpallje mbretërore” dhe ia dërguat njerëzve tuaj në Shqipëri.

Leka I : Po. Në të, unë i bëra thirrje popullit shqiptar dhe forcave të armatosura shqiptare që të punojnë së bashku për të përmbysur regjimin e paligjshëm, i cili po vazhdon tiraninë dhe nënshtrimin e vëllezërve dhe motrave tona të dashura. Kjo shpallje tashmë është kontrabanduar (ka hyrë) në Shqipëri dhe fletëpalosjet (traktet) që e përmbajnë atë do të hidhen së shpejti në disa qytete nga balonat.

NOVOSTI OSAM : Ju bëni një jetë mjaft luksoze. Disa vjet më parë, ju u akuzuat si tregtar armësh. Si e fitoni (siguroni) jetesën tuaj?

Leka I : Unë e mbajta veten duke punuar si përfaqësues i ndërmarrjeve të ndryshme të mëdha, dhe së fundmi fillova biznesin tim, duke shitur mallra të konsumit. Ato akuza për tregtinë e armëve janë thashetheme që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Pretendohej se merresha me drogë dhe gra. Këto ishin sulme të vrazhda ndaj personit tim. Unë kurrë nuk kam qenë tregtar armësh. Sigurisht, është e vërtetë që unë kam blerë herë pas here armë për njësitë tona, për rezistencën… Kur kjo është e nevojshme për ne, për njerëzit tanë, unë e bëj atë, dhe kurrë për përfitim.

NOVOSTI OSAM : A do të thotë kjo se keni një lloj ushtrie tuajën?

Leka I : Ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë forca ushtarake që do të ndihmonin njerëzit në Shqipëri. Ato janë duke u trajnuar për vite në shumë vende.

https://www.darsiani.com/la-gazette/trazirat-e-shkodres-dhe-te-kukesit-ramiz-alia-ribashkimi-i-kosoves-me-shqiperine-dhe-kthimi-ne-atdhe-intervista-ekskluzive-e-leka-zogut-i-johanesburg-1990/ / KultPlus.com

Leka Zogu I: Të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes

Nga Aurenc Bebja, Francë – 28 Qershor 2021

The Daily Colonist, 3 qershor 1976, f.3

Ky njeri do të ishte Mbreti Leka i Shqipërisë nëse babai i tij, Mbreti Zog, nuk do të ishte përmbysur nga një regjim që përfundimisht u bë qeveria komuniste e një vendi të Evropës Qendrore. Leka, duke biseduar këtu me gruan e tij Susan në Peterborough, në Ontario., thotë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1976-leka-zogu-i-te-gjithe-shqiptaret-duhet-te-ndihmojne-ne-sjelljen-e-lirise-se-fjales-dhe-fese-ne-vendin-e-tyre-te-lindjes/ / KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Leka Zogut foshnje në Versajë, botuar nga prestigjiozja franceze

Nga Aurenc Bebja

“Le Figaro” ka botuar, të premten e 11 gushtit 1939, në ballinë, një fotografi të rrallë të Leka Zogut foshnje, realizuar gjatë kohës së strehimit të familjes mbretërore shqiptare në Francë.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, fotografinë në fjalë, si dhe përshkrimin e saj nga prestigjiozja franceze :

Djali i mbretit Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Këtu, paraqitur nga dadoja e tij, dje, në Versajë, princi i vogël Aleksandër (Leka), djali i mbretit Zog të Shqipërisë dhe mbretëreshës Geraldinë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1939-prezantimi-i-leka-zogut-foshnje-ne-versaje-foto-ekskluzive/ / KultPlus.com

Sot 10 vjet nga vdekja e Leka Zogut I

Më 30 nëntor 2011 në Tiranë vdiq Leka Zogu I.

Ai ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi. Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje. Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.

Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

Më 5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”. Kurorëzimi i Princit Leka I Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Evropën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.

Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi. Mbreti Leka, si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndroje dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike.

Prishja e Tiranës zyrtare me Kinën komuniste diktoi intensifikimin e natyrshëm të përpjekjeve të Mbretit Leka dhe mërgatës antikomuniste për ndryshimin e statukuosë në Shqipërinë e asaj kohe. Shtetet fqinje dhe ato të perandorisë komuniste, bashkuan përpjekjet dhe kontributet në platformën e detajuar politiko-agjenturore të sabotimit të luftës për ndryshimin e kësaj gjendjeje dramatike për popullin dhe kombin shqiptar. Marrëveshja e Jaltës, politikat e detantës dhe ruajtjes së ekuilibrave në rajonin e Ballkanit, kontinent dhe planet, prodhuan strategjinë e sabotimit të përpjekjeve të Mbretit dhe mërgatës antikomuniste për përmbysjen e regjimit tiranik në Shqipëri. Në vitin 1976 Mbreti Leka kreu takime të rëndësishme me bashkatdhetarët në SHBA, në qytetet Nju Jork, Uotërberi, Detroit, Çikago, Hjuston, Tampa, Miami, Uashington, etj., si dhe në Piterburg, Toronto e Montreal të Kanadasë. Aktiviteti intensiv i Mbretit në favor të Çështjes kombëtare, shkaktoi kundër-reagimin e ashpër të qarqeve antishqiptare, çka imponoi edhe emigrimin e Familjes Mbretërore nga Spanja në Rodezi në vitin 1979 dhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut në vitin 1982. Asnjë vështirësi dhe distancë gjeografike nuk mundi ta pengojë Mbretin për të organizuar, koordinuar dhe furnizuar me armë kryengritjen e armatosur çlirimtare gjatë pranverës së vitit 1981 në Kosovë, e cila u shtyp me zinxhirët e tankeve dhe u pagua me gjakun e afro 1200 martirëve që dhanë jetën për liri dhe që plazmuan idenë e bashkimit dhe luftës për çlirim kombëtar në mbarë viset shqiptare nën sundimin gjakatar të Beogradit.

Formimi dhe brumosja e Mbretit Leka me kulturën demokratike perëndimore, jo vetëm që nuk binin në kundërshtim me aspiratat e Tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror të shqiptarëve, por përkundrazi, ishin të justifikueshme dhe konform obligimeve madhore atdhetare, të bazuara mbi parimet dhe vlerat më të mëdha të Perëndimit demokratik. Takimet e Familjes Mbretërore me Nënë Terezën, Papën Gjon Pali II-të, si dhe ato private të Mbretit me monarkë, presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve të botës demokratike, kishin në fokus dhe si emërues të përbashkët shqetësimin për fatet e popullit dhe kombit shqiptar. Vendosmëria e Mbretit Leka për të mos u tërhequr nga pozicionimi dhe deklarimi në favor të Çështjes kombëtare dhe Kauzës së Shqipërisë Etnike, nuk njohu kompromis as kur Mbretit iu deklarua se vizita në Belgjikë në vitin 1989 i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike, me ç’rast Mbreti refuzoi dhe e anuloi vizitën e planifikuar.

Kishte ardhur koha e rifaktorizimit dhe riformatimit të forcave dhe përpjekjeve të qarqeve antikomuniste dhe demokratike shqiptare, strumbullari dhe simboli i të cilëve ishte Mbreti Leka. Pengesat për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe e shtynë në kohë procesin e çmontimit dhe çrrënjosjes së komunizmit në Shqipëri nëpërmjet edhe kontributit të çmuar të Mbretit Leka si antikomunist dhe politikan i kultivuar, si strateg dhe prijës i profilit të lartë. Viti 1997- Kthimi i NMT Mbretit Leka I ne Atdhe pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh, u prit me dashamirësi në aeroportin Nënë Tereza, me datë 12 prill 1997 me pjesëmarrjen prej 10.000 vetë ku i pershendeti me fjalet “Paqe-Bashkim-Vellazerim”.

Mbreti u detyrua të largohej nga atdheu, por imazhi dhe kontributi i Tij mbetën të pashlyer tek shqiptarët. Kthimi përfundimtar në atdhe i Familjes Mbretërore, nuk arriti dot të kurorëzohej me kontribute konkrete të Mbretit në raport me zhvillimet politike në Shqipëri, për shkak të fatkeqësive të humbjes së Nënës Mbretëreshë Geraldinë dhe Mbretëreshës Susan, këtyre bashkëluftëtareve të shquara të Mbretit në Kauzën e Tij. Natyrisht që këtu ka ndikuar edhe gjendja shëndetësore jo e favorshme e Mbretit, që e pengon të jetë i kudondodhur pranë bashkatdhetarëve, ashtu siç do të dëshironte dhe siç u është gjendur atyre gjatë gjithë jetës plot privacione e sakrifica të përbashkëta. / KultPlus.com

‘Akti i Unitetit’ të shqiptarëve në mërgim

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Shtator 2021

“Congressional Record” ka botuar, me 11 gusht 1972, “Aktin e Unitetit” të shqiptarëve në mërgim (ekzil) të realizuar gjatë konventës tre ditore të organizuar asokohe nga Mbreti Leka Zogu I në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Takimi i partive dhe grupeve të emigracionit shqiptar

I nderuari Strom Thurmond

nga Karolina e Jugut

në Senatin e Shteteve të Bashkuara

Burimi : Congressional Record, 11 gusht 1972, Vol 118

E premte, 11 Gusht 1972

Z. Thurmond. Zoti President, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në një lëvizje të një rëndësie të caktuar, së fundmi thirri përfaqësuesit e të gjitha grupeve shqiptare në megrim (ekzil) në një takim në Madrid, Spanjë. Ky takim është i rëndësishëm, sepse ishte hera e parë në 20 vitet e fundit që shqiptarët që përfaqësonin ideologji të ndryshme mblidheshin për të diskutuar problemet dhe dallimet e tyre.

Në takim, delegatët diskutuan mënyrat në të cilat ata mund të punonin së bashku për të sjellë rënien e regjimit aktual jopopullor në Shqipëri, i cili ruan sundimin e tij duke burgosur ata që flasin kundër tij. Delegatët krijuan një kuadër organizativ për të lejuar që grupe të ndryshme të bashkëpunojnë pa kompromentuar ideologjitë e ndryshme.

Shqiptarët në ekzil kanë rënë dakord për herë të parë të punojnë së bashku për të sjellë lirinë në një tokë që ka kaluar shumë kohë pa të. Mendoj se është e rëndësishme që Kongresi dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të ndërgjegjësohen për përpjekjet e tyre.

Zoti President, kërkoj pëlqimin unanim që kjo marrëveshje, e inicuar nga Madhëria e Tij Mbreti Leka I, të printohet në “Zgjerimet e Vërejtjeve – The Extensions of Remarks”.

Duke mos pasur asnjë kundërshtim, marrëveshja u urdhërua të printohej në Recorp, si më poshtë :

Akti i Unitetit (Act of Unity)

Me ftesë të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I, palët dhe grupet e shqiptarëve në emigrim u takuan në Hotel Cuzco në Madrid, më 2 dhe 3 korrik 1972, dhe pasi diskutuan situatën shqiptare dhe ndërkombëtare,

Vendosën :

1. Që forcat kombëtare të jenë të bashkuara për sigurimin e një Shqipërie etnike, dhe rënien e Regjimit antipopullor që peshon rëndë mbi Shqipërinë, dhe për mbrojtjen e integritetit të Kombit nga çdo plan i huaj.

2. Që të zhvillohen aktivitete në të gjitha fushat, politike, kulturore dhe shoqërore.

3. Që të krijohet një shtyp i bashkuar.

4. Për të vënë nën veprim, pikat e mëposhtme janë të nevojshme :

(a) Një organizatë ekzekutive e përbërë nga 9 anëtarë të cilët nga ana e tyre zgjedhin Presidentin, Zëvendës Presidentin, Sekretarin dhe Thesarin.

(b) Një Organizatë Këshilluese e përbërë nga anëtarët e partive dhe grupeve politike.

5. Grupet dhe palët që nuk kanë marrë pjesë në këtë Konventë do të njoftohen dhe do të ftohen të bashkohen në këtë sipërmarrje.

6. Organizata e Bashkuar do të financohet dhe ndihmohet nga kontributet nga palët dhe grupet e nën-nënshkruara.

7. Kompetenca e Organizatës do të vendoset në diskutimet e mëvonshme.

8. Me miratimin e Kushtetutës aktivitetet e grupit dhe partive do të punojnë me kuadrin e kësaj Marrëveshjeje.

9. Sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Këshilli i të gjitha palëve dhe grupeve, Statutet do të krijohen dhe kështu do të marrin formën e saj përfundimtare dhe të përcaktuar ligjore.

10. Deri në nënshkrimin përfundimtar të Statuteve (i cili duhet të jetë jo më vonë se gjashtë muaj nga ky moment), do të krijohet një Këshill i përkohshëm Direktivash i cili më vonë do të punojë për Organizatën përfundimtare.

11. Një shumë prej 1,600 dollarësh është vendosur si fond për shpenzimet e Këshillit të përkohshëm të Direktivave.

12. Konventa njeh aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.

13. Ajo ndihmë morale dhe materiale duhet t’i jepet organizatës Pan Shqiptare të Vatrës, në mënyrë që ajo të vazhdojë detyrat e saj tradicionale.

14. Që të punojë ngushtë me Lidhjen e Prizrenit në mënyrë që ata të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.

15. Që “Komiteti Shqiptar i Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra” për shkak të karakterit të tyre të veçantë të mos hyjnë në këtë marrëveshje.

16. Me miratimin e Kushtetutës emri përfundimtar i Organizatës do të vendoset. Kjo Organizatë do të përbëhet nga dy Këshilla, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli Konsultativ.

17. Ky studim do të jetë në fuqi derisa të arrihet çlirimi i Shqipërisë, dhe

18. Këshilli i Direktivave do të përbëhet me nënshkruesit:

Zotnive :

Dr. Halim Begeja (Organizata Balli Kombtar).

Theodhor Papalilo (Partija Agrare Balli Kombtar).

Dr. Fuad Myftija dhe Hysen Mulosmanaj (O. K. L. Legalitetit).

Isa E. Ndreu (Partija Katundare).

Ndue P. Gjomarkaj (Heroizma Shqiptare) dhe Ymer Bardhi (Bashkimi Shqiptar).

Palët nënshkruese :

Organizata “Balli Kombtar”

Partija Agrare “Balli Kombtar”

Organizata K. L. Legalitetit

Heroizma Shqiptare

Bashkimi Shqiptar

Lidhja e Prizrenit

Komiteti “Shqipnija e Lirë”

Vëzhgues :

Shoqata Pan Shqiptare Vatra

Bloku Kombtar Indipendent

Zotërinj, Përfaqësues të Grupeve dhe Organizatave Politike Shqiptare në Mërgim, Delegatë të Lidhjes së Prizrenit dhe Delegatë të Komitetit Vatra dhe Shqipëria e Lirë :

Ne dëshirojmë me gjithë zemër t’ju urojmë mirëseardhjen në Madrid dhe gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të lartë për Organizatat e ndryshme politike në Mërgim, që mirëpritën iniciativën tonë dhe emëruan delegatët e tyre në këtë Konventë, dhe për më tepër, iu shprehim vlerësimin tonë delegatëve të pranishëm në këtë Konventë.

Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit të pashembullta në nivel ndërkombëtar, të cilat herët a vonë mund të kenë një efekt mbi situatën në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrë parasysh kushtet më të pasigurta të kombit tonë, na çojnë në përfundimin se që emigracioni shqiptar të jetë gati për të përmbushur misionin e tij historik të mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare, ai duhet të jetë i bashkuar dhe jo i ndarë si sot. Bashkimi i forcave kombëtare në mërgim do të sigurojë sigurinë e Shqipërisë etnike dhe realizimin e Kauzës (Çështjes) sonë të shenjtë.

Nevoja për të parë shqiptarët në mërgim të bashkuar është theksuar shpesh nga udhëheqësit e shteteve mike si një parakusht, besojmë, për të siguruar përfundimisht mbështetjen e tyre morale dhe materiale.

E gjithë kjo bëri që ne të merrnim iniciativën për të thirrur së bashku këtë kongres të nevojshëm. Ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve që do të zhvillohen në këtë konventë, ju zotërinj, pasi keni përqafuar Çështjen Shqiptare, do të vendosni mbi të gjitha interesat e Atdheut, duke lënë mënjanë çdo dallim ideologjik që mund të kishit në të kaluarën, në mënyrë që të arrihet bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Ky bashkim nuk duhet të prekë ideologjitë e veçanta të Palëve dhe Grupeve në këtë Konventë historike.

Me këtë dëshirë dhe shpresë, ju urojmë punë dhe suksese të frytshme. Me ndihmën e Zotit (Zoti na ndihmoftë!). / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/congressional-record-1972-senatori-amerikan-ja-perse-duhet-te-vihet-ne-dijeni-te-kongresit-dhe-qytetareve-te-shteteve-te-bashkuara-akti-i-unitetit-te-shqiptareve-ne-mergim-ekzil-i-realizuar-gjate-konventes-tre-ditore-te-organizuar-nga-mbreti-leka-zogu-i-ne-madrid/ / KultPlus.com

Strom Thurmond (1902 – 2003)


Leka Zogu I: Të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes

Nga Aurenc Bebja, Francë – 28 Qershor 2021

The Daily Colonist, 3 qershor 1976, f.3

Ky njeri do të ishte Mbreti Leka i Shqipërisë nëse babai i tij, Mbreti Zog, nuk do të ishte përmbysur nga një regjim që përfundimisht u bë qeveria komuniste e një vendi të Evropës Qendrore. Leka, duke biseduar këtu me gruan e tij Susan në Peterborough, në Ontario., thotë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1976-leka-zogu-i-te-gjithe-shqiptaret-duhet-te-ndihmojne-ne-sjelljen-e-lirise-se-fjales-dhe-fese-ne-vendin-e-tyre-te-lindjes/

Trazirat e Shkodrës dhe të Kukësit, Ramiz Alia, Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe kthimi në atdhe – Intervista ekskluzive e Leka Zogut I

Nga Aurenc Bebja

“DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 25 janar 1990, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I për një media serbo-kroate (Novosti Osam) me gazetarin Momcilo Popovic, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Leka stërvit forcat ushtarake jashtë vendit për të “ndihmuar” shqiptarët 

…Rezidenca e tij në një periferi të Johanesburgut është e mbrojtur vetëm nga një truprojë, megjithëse ai pretendon se ka pasur deri në gjashtë përpjekje për ta vrarë në vitet e fundit.

Megjithatë, truproja i lartpërmendur është padyshim i armatosur dhe i trajnuar profesionalisht. Ai kontrollon me kujdes çdo vizitor në çdo kohë. Gjashtë qen janë gjithashtu në krah gjatë gjithë kohës. Vetë Leka I, i cili është i gjatë 180 centimetra, mban një pistoletë dhe një thikë zbukuruese në rripin e tij.

“Një pistoletë dhe një thikë në brezin e dikujt,” shpjegoi ai, “janë pjesë e traditës sonë. Ky është zakon për të gjithë shqiptarët e rritur.”

“Unë nuk dua një mbrojtje të madhe sepse jam optimist. Mbi të gjitha, ndiej që fundi i pritjes sime për tu kthyer në atdhe po afron. Ky vit do të jetë shumë i zymtë, dhe kështu e dërgova stafin tim me pushime, sepse më vonë ata nuk do të kenë shumë mundësi për këtë.” – deklaroi Leka I.

Ashtu si një hero komik, Leka I beson se gjashtë atentatet u organizuan “nga Jugosllavia”, “në përgjigje të pozicioneve të mia kritike në lidhje me Kosovën”. Edhe pse ai nuk citoi ndonjë provë, ai “e di” këtë. I pyetur, para së gjithash, sa dinte për situatën aktuale në Shqipëri dhe si e shikonte atë, “Madhëria e Tij” u përgjigj me emocion :

Leka I : Për vite me radhë, unë kam qenë jashtëzakonisht i informuar për të gjitha ngjarjet në vendin tim. Në fund të muajit të kaluar, trazirat, ose rebelimi popullor, në Shkodër dhe Kukës u shtypën pa mëshirë. Kjo është vetëm e përkohshme, megjithatë, pasi raportet që unë kam marrë tregojnë se morali në ushtri dhe Sigurimi [shërbimi shqiptar i sigurisë] atje është shumë i ulët, dhe hierarkia qeverisëse është bërë e korruptuar.

NOVOSTI OSAM : A janë përfshirë edhe paratë tuaja në këtë?

Leka I : Jo. Ata po shpenzojnë paratë e njerëzve. Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka jetuar në një vakum dhe njerëzit janë nën presion të madh nga regjimi i urryer ateist, i cili nuk di të sundojë (drejtojë) shtetin. Njerëzit po vuajnë, sepse nuk mund të arrijnë standardin e jetesës që njerëzit meritojnë në ditët e sotme.

NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë kontakt me Ramiz Alinë, presidentin aktual shqiptar?

Leka I : Edhe pse u dënova në mungesë me vdekje si një “armik i popullit”, unë jam përpjekur t’i shpjegoj Alisë pikëpamjet e mia. Ishte e humbje kohe.

NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë problem me agjentët e Sigurimit?

Leka I : Ata vazhdimisht përpiqen të infiltrojnë organizatat tona, ashtu si agjentët e vendeve të tjera, veçanërisht nga shërbimi i inteligjencës Jugosllave. Kjo na krijon probleme të caktuara, sepse shërbimi ynë i inteligjencës duhet të humbasë kohën për t’i zbuluar ato.

NOVOSTI OSAM : Kush ka interes t’ju vrasë?

Leka I : Fati im ka qenë gjithnjë në duart e të Plotfuqishmit. Unë jam përgjegjës vetëm para popullit shqiptar, dhe kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë, derisa i gjithë kombi të zgjedhë lirisht dhe në mënyrë demokratike një qeveri që dëshiron të ndjekë. Unë fitoj armiq midis atyre që kërcënohen nga aspiratat tona legjitime.

NOVOSTI OSAM : A nuk ju duket se po e ekzagjeroni kur përhapni vlerësime të papërpunuara (pabazuara) të situatës në Kosovë?

Leka I : Populli shqiptar padyshim që dëshiron të ribashkohet dhe të jetë zot i fatit të vet. Si udhëheqës i tyre legjitim, për të cilin kam vetëm interesat e tyre në mendje, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ribashkimin e zonave etnike shqiptare me atdheun e tyre. Natyrisht, rrethanat dhe metodat që do të çojnë në ribashkim do të varen plotësisht nga aftësia e fqinjëve tanë për të kuptuar perënditë tona. Veçanërisht dua të theksoj se unë besoj në një politikë të fqinjësisë së mirë si mënyra më e shëndetshme për të ruajtur stabilitetin në një zonë që ka njohur vuajtje për një kohë të gjatë dhe ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i dy luftërave botërore. Do të ishte më së miri të arrijmë qëllimet tona pa gjakderdhje. A nuk do të ishte më racionale të flisni me fqinjët tuaj për të ardhmen e zonave etnike shqiptare në Jugosllavi, në vend që të përkeqësonin ndarjet, siç po bëhet tani në Kosovë me ndihmën e njësive speciale nga qeveria federale në Beograd?

NOVOSTI OSAM : Ju po flisni për “ribashkim”, megjithëse Kosova nuk i ka përkitur kurrë Shqipërisë dhe megjithëse serbët, malazezët dhe disa popuj të tjerë sllavë kanë jetuar në atë rajon për shekuj.

Leka I : Shikuar historikisht, sllavët janë ardhje të kohëve të fundit në zonat që tani pushtojnë. Është e vërtetë që ka pjesë të Kosovës që kanë rëndësi të veçantë për serbët. Do të shkoja shumë larg nëse do të mohoja këto fakte. Megjithatë, dua të shkoj një hap më tej dhe të them se nëse ulemi me qeverinë serbe dhe jugosllave dhe të diskutonim për këtë, me siguri do të arrinim në një lloj interesi të përbashkët. Për shembull, manastiret e shenjta, aq të lavdëruara dhe të kremtuara, dhe monumenti i Betejës së famshme të Kosovës, mund të caktohen dhe të njihen si jashtë territorit nga të dy palët. Ky është statusi që kanë ambasadat në vendet e tjera.

NOVOSTI OSAM : Ju me sa duket nuk e imagjinoni që Jugosllavia nuk mund të pranonte një mundësi të tillë.

Leka I : Problemet në lidhje me Kosovën mund të zgjidhen vetëm me vullnet të mirë nga të dy palët. Duhet kuptuar që ribashkimi i popullit shqiptar është i domosdoshëm dhe se vetëm në atë kusht mund të ndërtohen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

NOVOSTI OSAM : A do të përmirësonin ndryshimet e mundshme demokratike në Shqipëri shanset për normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë?

Leka I : Unë sinqerisht besoj se zgjedhja e një qeverie demokratike në Shqipëri do të ishte gjithashtu mënyra më e mirë për të arritur bashkëpunimin, derisa të kuptohet se populli shqiptar nuk mund të mbetet i përçarë.

NOVOSTI OSAM : Në disa raste të mëparshme, ju keni përmendur një lloj konfederate ballkanike. Çfarë kuptoni me këtë, dhe cilat vende do të ishin pjesë e saj?

Leka I : Në kohën e tanishme, është e nevojshme të kuptohet se vendet e vogla si ato Ballkanike, të cilat janë të banuara nga grupe të ndryshme etnike, të cilat kanë fe dhe zakone të ndryshme, dhe të cilat kanë trashëgimi të ndryshme kulturore, kanë një vështirësi të madhe duke jetuar në paqe dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, përveç nëse i respektojnë ato dallime. Nëse fillojmë të respektojmë njëri-tjetrin, vullneti i mirë do t’i përgjigjet vullnetit të mirë dhe aleancat e mira ekonomike dhe tregtare do të vijnë gjithashtu. Në kushte të tilla, edhe kombet plotësisht të pavarura mund të mendojnë për t’u bashkuar në një konfederatë, kryesisht për arsye ekonomike dhe mbrojtëse. Secili komb në një konfederatë të tillë do të ishte i pavarur. Marrëdhëniet e ndërsjella do të rregullohen me traktate dhe marrëveshje, dhe jo me dominimin e disave mbi të tjerët.

NOVOSTI OSAM : Përveç oborrit mbretëror, ekziston edhe një “qeveri shqiptare në mërgim”. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me anëtarët e saj?

Leka I : Si udhëheqës i opozitës parësore ndaj diktaturës shqiptare, unë kam kontakte me shumë parti me ide të ndryshme politike. Si i tillë, unë përfaqësoj mendimin e shumicës së popullit shqiptar. Për më tepër, meqenëse monarkia shqiptare nuk u rrëzua kurrë nga vullneti i popullit, por më tepër nga një akt agresioni nga ana e Italisë fashiste në 1939, qeveria shqiptare në mërgim nuk pushoi së ekzistuari. Detyrat e saj janë të shumta dhe ajo do të vazhdojë të mbajë gjallë pishtarin e lirisë derisa të vijë koha kur kombi do të zgjedhë qeverinë e tij në një referendum të lirë, demokratik dhe mbarëkombëtar.

NOVOST OSAM : Nëse populli shqiptar do të pranonte kthimin tuaj, si do të ishte monarkia juaj?

Leka I : Do të ishte natyrshëm një monarki kushtetuese, siç u krijua për herë të parë nga Kushtetuta e vitit 1928.

NOVOSTI OSAM : Cili do të ishte statusi i fesë në një shtet të tillë?

Leka I : Kushtetuta e vitit 1928 e përcakton mbretin si mbrojtësin e të gjitha feve. Mbreti ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, si çdo qytetar. Siç e dini, unë jam një mysliman, por të gjitha fetë do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë dhe të mbrojtura.

NOVOSTI OSAM : Cilat janë marrëdhëniet tuaja me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Perëndim?

Leka I : Marrëdhëniet e mia me bashkatdhetarët e mi në të gjithë botën kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj problemet e tyre dhe të kuptoj nevojat e tyre natyrore, madje edhe t’i ndihmoj ata nëse jam në gjendje ta bëj këtë. Kjo është e vërtetë për marrëdhëniet e mia me të gjitha partitë dhe grupet politike të emigrantëve shqiptarë, dhe me dëshirën e Zotit, kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë.

NOVOSTI OSAM : Shtypi i Evropës Perëndimore ka shkruar disa herë për një farë “Princ të Kosovës” Kryeziun. Kush është ai, dhe ku e fitoi një titull të tillë?

Leka I : Unë nuk e dija që i afërmi im Esad Kryeziu po e përdorte atë titull. Në çdo rast, ai është djali i hallës sime. Princesha Nafije ishte e martuar me Cenabeg Kryeziun.

NOVOSTI OSAM : Çfarë planifikoni të ndërmerrni më tej për njerëzit tuaj në Shqipëri?

Leka I : Kjo është një pyetje shumë e ndjeshme, sepse nuk dua t’i bëj publike qëllimet e mia paraprakisht.

NOVOSTI OSAM : Kohët e fundit, megjithatë, ju lëshuat një “shpallje mbretërore” dhe ia dërguat njerëzve tuaj në Shqipëri.

Leka I : Po. Në të, unë i bëra thirrje popullit shqiptar dhe forcave të armatosura shqiptare që të punojnë së bashku për të përmbysur regjimin e paligjshëm, i cili po vazhdon tiraninë dhe nënshtrimin e vëllezërve dhe motrave tona të dashura. Kjo shpallje tashmë është kontrabanduar (ka hyrë) në Shqipëri dhe fletëpalosjet (traktet) që e përmbajnë atë do të hidhen së shpejti në disa qytete nga balonat.

NOVOSTI OSAM : Ju bëni një jetë mjaft luksoze. Disa vjet më parë, ju u akuzuat si tregtar armësh. Si e fitoni (siguroni) jetesën tuaj?

Leka I : Unë e mbajta veten duke punuar si përfaqësues i ndërmarrjeve të ndryshme të mëdha, dhe së fundmi fillova biznesin tim, duke shitur mallra të konsumit. Ato akuza për tregtinë e armëve janë thashetheme që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Pretendohej se merresha me drogë dhe gra. Këto ishin sulme të vrazhda ndaj personit tim. Unë kurrë nuk kam qenë tregtar armësh. Sigurisht, është e vërtetë që unë kam blerë herë pas here armë për njësitë tona, për rezistencën… Kur kjo është e nevojshme për ne, për njerëzit tanë, unë e bëj atë, dhe kurrë për përfitim.

NOVOSTI OSAM : A do të thotë kjo se keni një lloj ushtrie tuajën?

Leka I : Ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë forca ushtarake që do të ndihmonin njerëzit në Shqipëri. Ato janë duke u trajnuar për vite në shumë vende.

https://www.darsiani.com/la-gazette/trazirat-e-shkodres-dhe-te-kukesit-ramiz-alia-ribashkimi-i-kosoves-me-shqiperine-dhe-kthimi-ne-atdhe-intervista-ekskluzive-e-leka-zogut-i-johanesburg-1990/.