Promovohet ‘Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro – amerikane’, një vepër që përshfinte 352 akademikë

Biblioteka Kombëtare në Prishtinë dalë nga dalë filloj që të mbushej me njerëz, në karriget që tashmë ishin vendosur për mysafirët, filloi që të vërehej entuziazmi për pjesëmarrjen në përurimin e Leksionit Enciklopedik të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në fjalimin e tij hyrës profesori Haki Bajrami theksoi faktin se ndonëse kanë kaluar më shumë se 100 vite prej kur shqiptarët kanë shtetin e tyre, ata nuk kanë arritur që të kenë një enciklopedi të tyre.

“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar. Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe. Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”, ka thënë Bajrami.

Profesori Haki Bajrami ka kritikuar edhe politikanët shqiptarë duke thënë se ata nuk janë duke punuar aq sa duhet për popullin shqiptar në përgjithësi. Sipas tij qeveria nuk merr as mundimin që të investoj në shkencë. Madje ai ka shtuar se arti nuk mund të krijohet më ‘poqavra’, por vetëm me punë serioze, modesti dhe përkushtim.

“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”, ka shtuar ai.

Ndërkaq veprimtari politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka ka thënë se Leksioni Enciklopedik është një vlerë e veçantë dhe e domosdoshme për kohën, sepse bënë trajtimin e shkencës dhe artit në mënyrën e duhur. Ai ka shtuar se ky libër përpos lexuesve mund t’ju hyjë në punë edhe studiuesve në kërimet e tyre shkencore.

“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”, ka potencuar Lluka.

Autori dhe botuesi Flori Guci, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në Neë York u shënua një kthesë e madhe në themelimin e akademisë së shkencave. Sipas tij, për herë të parë në trojet shqiptare, në fushën e shkencës doli Leksioni Enciklopedik.

“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”, ka pohuar autori dhe botuesi Guci.

Krejt në fund të këtij përurimi u bë edhe ndarja e çmimeve nga ana e të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve, si dhe u bë e ditur se këto çmime do të ndahen çdo pesë vite nga ana e kësaj akademie.

Akademiku dhe profesori, Skënder Kodra fitoi çmimin ‘Skëndërberu’ për kontributin e tij në fushën e shkencës dhe çështjes kombëtare. Akademik Flori Buqi u nderua me çmimin ‘Adem Jashari, kurse çmimi ‘Adem Demaçi’, ju dha akademikut Haki Bajrami për punën  e tij në fushën historisë dhe çështjes kombëtare.

Akademiku Dibran Fylli u nderua me çmimin ‘Hasan Prishitna’, për punën e tij në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës dhe çështjes kombëtare. Kurse Jahja Lluka u nderua me çmimin ‘Maxhun Bruqi’.

Lluka pas marrjes së këtij çmimi tha se ndihet i privilegjuar pikërisht për faktin se ky çmim ndahet pikërisht nga familja e Maxhun Bruqit.

Edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës gjatë këtij përurimi ka bërë ndarjen e një çmimi meritor për akademikun Flori Bruqi.

Gjithashtu në këtë përurim u prezantuan edhe anatarët e rijnë të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve degës në Prishtinë./ KultPlus.com