Khloe Kardashian shkëlqen e veshur nga disenjatorja Lena Berisha (FOTO)

Sukseset dhe arritjet po vazhdojnë të rriten për artistët tanë. Një sukses kësaj radhe vjen nga bota e modës, ku dizenjatorja kosovare Lena Berisha ka arritur të veshë një prej figurave më të njohura nga bota e showbizit, Khloe Kardashian, shkruan KultPlus.

Në një event të rëndësishme për të, Khloe u paraqit me një fustan të veçantë ku shpalosi një kreacion nga duart magjike të Lena Berishës. Lena ka arritur të krijojë një vepër arti të modës që kombinon elegancën dhe komfortin në mënyrë të përkryer.

Me një pamje tërheqëse dhe një stil të përkryer, fustani me ngjyrë hiri, e bëri Khloe Kardashian të shkëlqejë në këtë paraqitje të sajën.

Khloe Kardashian nuk ngurroi të ndante këtë përvojë të mrekullueshme me fansat e saj. Ajo postoi disa fotografi në Instagram, ku para 311 milion fansave të saj ajo prezantoi edhe disenjatoren kosovare Lena Berisha.

Lena tashmë ka dëshmuar se me talent e punë të palodhur mund të arrish të krijosh veshje edhe për emra kaq të njohur nga bota e showbizit. / KultPlus.com

Beyonce shkëlqen e veshur nga kreatorja shqiptare, Lena Berisha (VIDEO)

Krijimet e disenjatorëve shqiptarë jo rrallë tërheqin vëmendje. Madje, shpesh yjet botërore janë paraqitur me krijime të disenjatorëve shqiptarë, paraqitje që janë pasuar më kritika pozitive, shkruan KultPlus.

Beyonce, duket sikur është një prej yjeve botërorë që i admiron disenjatorët shqiptarë.

Në videon e fundit për “Tiffany & Co”, Beyonce ka zgjedhur një krijim nga Lena Berisha, kreatorja e famshme nga Prizreni dhe padyshim që ka shkëlqyer me fustanin e argjendtë me gurë të çmuar.

Lena Berisha e ka shpërndarë videon e Beyonces duke shkruar: The Queen Beyoncé in Lena Berisha for Tiffany & Co.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce vishet nga një disenjatorë shqiptarë, pasi më heret ajo është parë edhe me krijimet e valdrin Sahitit dhe Kujta&Meri. / KultPlus.com

Këngëtarja me famë botërore vesh fustanin e dizajneres kosovare

Cardi B është ndër reperet më të famshme amerikane të momentin. Ajo, ditën e djeshme festoi ditëlindjen duke organizuar një festë madhështore në Las Vegas, përcjellë KultPlus.

Ajo që mori shumë vëmendje në këtë festë, ishte veshja e rep-artistes, e cila u komentua shumë nga fansat e saj e fytyrat e tjera publike ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo që u përkujdes për veshjen e Cardi B-së, ishte një disejnatore nga Kosova.

Bëhet fjalë për Lena Berishën. Fustani i zgjedhur nga Belcalis Marlenis Almanzar (emri i vërtetë i Cardi B) është pjesë e koleksionit të fundit të kreatores së njohur, i cili u prezantua nga modelja Oriola Marashi.

Përveç me Cardi B, Lena ka bashkëpunuar edhe me yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Bebe Rexhën. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CGONAKQg-8H/

Magjia e fustaneve nga koleksioni i ri i disenjatores kosovare, merr vëmendje deri në Hollywood

Jeta Zymberi

Magjia e fustaneve të disenjatores Lena Berisha po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Hollywood, shkruan KultPlus.

Arti i saj ka arritur deri te modelet e njohura nga Libani, e madje edhe te Bebe Rexha e cila me kreacione të disenajtores kosovare u prezantua në mbrëmjen e “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los Angelesit ku e gjithë vëmendja e mediave botërore ra mbi Beben.

Arritjet e këtij niveli dhe interesimi i vazhdueshëm për artin e saj po e nxisin disenjatoren që të sjell koleksione të reja shumë më shpesh.

Por, koleksioni i fundit është një tjetër vulë e suksesit për Berishën.

Të shkrira në trupin e modeles nga Shqipëria, Oriola Marashi, dizajnet e koleksionit më të ri të Lenës kanë marrë vëmendje të madhe.

Deri më tani ajo ka prezantuar disa veshje, por që gjithsej ky koleksion përmban 15 të tilla.

E veçanta e këtij koleksioni janë materialet më të cilat ajo ka punuar.

“Shumica e fustaneve janë punuar me materiale nga metali dhe punë dore. Për këtë koleksion janë inspiruar nga vitet 2000 por që i kam ndërlidhë me trendët e sotme, duke sjell një bashkëdyzim interesant”, ka theksuar disenjatorja për KultPlus.

Ajo ka potencuar që ky është koleksion “ready to wear 2020”.

Pritet që krijimet e saj t’i shohim teksa parakalojnë në tapet të kuq nga artistë të njohur botëror, apo prezantime të tjera shumë të rëndësishme pasi që sipas disenjatores interesimi është i madh nga artistë e modele botërore.

“Ka interesim të madh nga Hollywoodi për këtë koleksion, emra të njohur të artistëve por edhe stilistë të yjeve më kanë kontaktuar. Jam duke punuar për emra të njohur që do t’i zbuloj shumë shpejt”, ka përfunduar Berisha.  / KulPlus.com

Modelja e Victoria Secret pozon me fustanet e stilistes shqiptare (FOTO)

Alessandra Ambrosio duket se është dashuruar me krijimet e stilistes shqiptare.

Jo më kot, në dy daljet e saj të fundit publike, fustanet që super modelja ka veshur mbanin emrin e Lena Berishës. Alessandra e cila u tërhoq zyrtarisht nga Victoria’s Secret 2 vite më parë, është një ndër modelet që ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të modës si Armani, Christian Dior, Ralph Lauren etj. Këto dy vite, duket se Ambrosio është kthyer në klienten e Lena Berishës dhe zgjedh pikërisht fustanet e saj për eventet më në zë ku ajo është e pranishme. / KultPlus.com

Bebe Rexha vishet nga dizajnerja kosovare (FOTO)

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, kanë shkëlqyer krah njëra-tjetrës në tepihun e kuq.

E gjithë vëmendja e mediave të botës ishte për biondet të cilat morën pjesë në një mbrëmje “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los Angelesit.

Veçmas në sy ra fustani i Bebe Rexhës, e cila për të parën herë vishet nga dizajnerja Lena Berisha e cila vjen nga Prizreni.

Vet ajo ka shkruar e lumtur në profilin e saj në Facebook për këtë lajm duke e ndarë me miqtë e saj.
https://www.instagram.com/p/Bo1FDcvhH1D/?taken-by=lena_berisha
Por nuk ka munguar edhe reagimi i Bebes e cila ka ndarë një fotografi ku ka etiketuar stilisten kosovare.
https://www.instagram.com/p/Bo1wELRFy31/?taken-by=beberexha
Lena Berisha deri tani ka veshur me artin e saj shumë personazhe të njohura të skenës vendore dhe disa modele nga Libani, por kjo duket se është njëra prej arritjeve më të mëdha të saj në botën e showbizit. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bo1GTuxh9XV/?taken-by=lena_berisha