Nga Flora Nikolla
Pogradec, 29 Maj/AE/.-Kur Lena Marku pikturon, ndien sikur nga shpirti i saj dalin në siperfaqe të gjitha toksinet e grumbulluara ndër vite.Dhe kjo ka një arsye: e gjitha është e dashuria e madhe që Lena ka për artin që e konsideron pasurinë dhe botën e saj te madhe ku ajo ka qasje.
Në punimet e Lena Markut, më shumë se gjithçka tjeter, ka dashuri, të cilën e beson me të gjithë qënien e saj. Ajo thotë se , “dashuria bën mrekulli” dhe se,”piktura vetë është një dashuri”.
Ndaj dhe kur sheh veprat e saj lehtë e kupton se çdo pikturë e Lenës, është një rrëfim jete, një lidhje me ndodhitë e mira e të vështira të encikopedisë jetë që kalojmë e jetojmë cdo ditë .
Ne Kroaci e solli, dashuria ndaj babait të fëmijëve të saj. E adhuron natyrën e që ka ky vënd ballkanik , pranë detit, dhe jo vetem e frymëzon për të pikturuar, por Kroacia, është dhe vend i shenjtë për Lenën pasi në çdo cep, i rifreskon kujtimet e femijërisë së fëmijeve të saj, tashmë të rritur , përkrahja e saj më e madhe.
Vendlindjen e saj Shkupin, e viziton shpesh dhe me shumë dashuri.
Ndërsa sa i përket nacionalitetit të saj shqiptar, Lena Marku, me krenari e shfaq gjithkund ku shkon duke e përfshire faktin që Nënë Tereza është një shqiptare nga Shkupi.
Kur i thanë që do të ishte pjesmarrëse në “Ditët e Albanian Excellence”, në pjesën juglindorë të Shqipërisë dhe në Dibër të Madhe në Maqedoninë e Veriut, perjetoi nderim dhe pa me dyshje e pranoi ftesen.
Sepse Lena Markun, çdo ekspozitë e saj e emocionon në mënyra të veçanta, por kur bëhet fjalë për ekspozitat në Shqipëri, perveç emocioneve të zakonshme, i shtohet emocioni kombëtar që e bën gjithë këtë ndjenjë edhe më të bukur.
F.N: Cila ka qënë historia e lidhjes së Lenës me pikturën ?
L.M: Unë jam fëmija më i vogel i familjes dhe për fatin tim të mirë me ngjyrat dhe vizatimet jam takuar që në moshë të hershme falë motrave të mia të cilat në atë kohë shkonin në shkollë dhe duhej të kryenin detyrat .
Gjithmonë shprehja dëshirën që detyrat e artit t’ua kryeja unë, dhe këtë pa e vënë re që u kthye në rutinë. Ishtë një obligim që e kryeja me shumë qef.
Në fillimet e mia në shkollë ndiqja me pasion orën e artit dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë gëzimin që ndjeja tek sa përgatitesha për detyrat që në jepnin.
Do t’u tregoj nje rast për të qeshur…
Kishim për detyrë të bënim një punim. Aq shumë dhashë shpirtin pas atij punimi sa që ngjyrat që kisha, nuk më mjaftonin dhe në pamundësi të zgjedhjeve tjera, ia ‘vodha’, motrës time Ana Markut ( e cila aktualisht kultivon një formë tjetër arti) setin e grimit të cilin e përdorte për t’u bërë edhe më e bukur se c’ishte .
I përdora pa menduar pasojat dhe përfundimi doli perfekt.
Në atë punim u pa interesimi im për artin nga mësindhënësit dhe me këtë rast, më ftuan të jem pjesë në grupin shkollor të artit ku punova disa piktura të cilat sot e kësaj dite janë ende të varura në muret e shkollës.
F.N: Sot çfarë përjetimesh keni kur pikturoni ?
L.M: Hmm… Eshte një ndjesi e vecantë. Kur pikturoj ndjej sikur nenvetëdija ime, nxjer në siperfaqe të gjitha toksinet e grumbulluara aty ndër vite.
F.N: Kur cdo kush sheh piktururat tuaja , i duket vetja si përballë një rrëfimi vetiak plot ndjesi individuale…
L.M: Patjeter që po. Në seicilën pikture timen ka dicka personale nga unë. E gjitha kjo varion nga disponimi, gjëndja momentale, nga ndodhitë e jetës si dhe nga këndvështrimi im.
Per shembull, dje kam pikturuar gruan prapa grilave kurse sot, të njëjtën e kam pikturuar në hapësirë ku kufiri i vetëm i saj është qielli.
F.N: Cilat janë teknikat që ju preferoni ?
L.M: Jam e prirur pas ideve inovative, punoj me teknika të ndryshme por veçoj akrilikun në shumicën e punimeve të mia. Eshtë e rëndësishme të them se tekniken me të cilën do te punoj e vendos vetë piktura e jo unë.
F.N: Po temat më të preferuara tuajat ?
L.M: Në punimet e mia, më shumë se gjithçka tjeter, ka dashuri. Kjo është një temë, të cilën e besoj me të gjithë qënien time. Dashuria bën mrekulli dhe piktura është vetë një e tillë.
F.N: A mund të themi që piktura, është një katarsis i shpirtit tuaj delikat, aq dhe artist
L.M: Më pëlqen shumë si pyetje !
Piktura përfundimisht është çlirim i thellë shpirteror. Jam përulësisht falenderuese që jam përzgjedhur nga universi të kem këtë dhunti dhe mundësi të çliroj shpirtin në këtë mënyrë, madje një gjë të tillë do ua kisha dëshëruar të gjithëve. Momenti kyç është kur ndjej se shpirti im ndërthuret me artin dhe e plotesojnë njëri-tjetrin.
F.N: Cilat janë disa nga ekspozitat që ju keni hapur dhe ku ?
L.M: Ekspozitat e mia i përjetoj ashtu si fëmijët e mi, vështirë se mund t’i ndaj. Me xhelozinë më të madhe ruaj kujtimet emia për secilën . Në vijim po tregoj për të cdo ekspozitë .
Ekspozita ime e parë është hapur ne Rijekë dhe është titulluar “Liria e shpirtit” Më pas kam hapur ekspozitën , “Realiteti” në Crikvenice. ” Le të festohet kuq e zi” , është ekspozita e celur me rastin e hapjes së ambasadës shqiptare ne Zagreb. – “Udhetim” , është ekspozita e hapur po në Rijekë në nder të një eventi të natyrës latine.
Po ashtu kam hapur disa ekpozita në disa vendeve të nacionaliteteve të ndryshme.
F.N: Cilat janë disa nga përjetimet tuaja përballë njē ekspozite?
L.M: Kur i vështroj pikturat e mia, mbushem me aq shumë lumturi sa që më mjafton edhe për ta ndarë me të tjerët. Me fjale tjera ekspozita është piadestali i kenaqesisë per mua si artiste. Seicili sukses i pranuar vendos mbi shpatullat tona nje gradë më tepër duke na shtyrë drejte sukseseve të radhës.
F.N: Jetoni në Kroaci, keni lindur në Shkup në Maqedoninë e Veriut, jeni Shqiptare… Si jeton , Lena, në këtë triangul?
L.M :Kam qënë në moshë fare të vogel kur më pëlqente jeta në Kroaci, dhe kjo dëshirë pastaj edhe u realizua. Jo rastësisht e them se duhet patur kujdes se çfarë dëshirojmë dhe kërkojmë nga jeta, patjetër një dite kjo dëshirë edhe realizohet.
Ne Kroaci më ka sjelle dashuria ndaj babait të fëmijëve të mi dhe këtu unë ndihem mirë. E adhuroj natyrën e sa i perket detit do të kisha përdor shprehjen tuaj të famshme: “afër detit, afër mbretit” .
Përveç faktit që më inspiron për pikturim, Kroacia , për mua është vend i shenjtë pasi çdo cep më rifreskon kujtimet e femijërisë së fëmijeve të mi, të cilet tani të rritur, janë përkrahja ime më e madhe. Ketu gjithashtu kam edhe një shoqëri mjaft të mirë dhe besnike. Vendlindjen time Shkupin, e vizitoj shpesh me shumë dashuri. Sa i përket nacionalitetit, me krenari e shfaq gjithkund ku unë shkoj duke e përfshire faktin që Nënë Tereza ishte një shqiptare nga Shkupi.
Kështu që ky trekendësh edhe më tepër e ka pasuruar llojshmërinë e kulturës së artit tim.
F.N: Ju jeni ftuar ne Pogradec nga Albanian Excellence për të hapur një ekspozitë vetiake…A keni emoción ?
L.M: Ne momentin kur më propozuat të marr pjesë në këtë event madhështor me ka bere te ndjehem shume e nderuar dhe sigurisht se pa medyshje e kam pranuar ftesen. Seicila ekspozitë më emocionon në mënyra të vecanta por kur bëhet fjalë për ekspozitat në Shqipëri, pervec emocioneve të zakonshme, shtohet edhe emocioni kombëtar që e bën gjithë këtë ndjenjë edhe më të bukur.
F.N: Cilat janë punimet që ju do të paraqiteni ?
L.M: Këtë herë kam me vete një numër të madh të pikturave për të cilat do te mundohem shkurtimisht t’ua spjegoj.
Mund te them se ndahen ne piktura abstrakte dhe reale kurse jane të ndara ne 4 cikle:
– Ne ciklin e parë prezantohen piktura për të cilat jam frymëzuar nga periudha më e vështirë e jetës time.
– Protagonistet e ciklit dyte, pas përjetimit të një lidhje dashurie të ndaluar, vendosin ta dënojnë veten me burgim të përjetshëm.
– Cikli i tretë, sjell figurën e nje gruaje të sigurtë në vetvete, një grua e cila është e vetëdijshme që nuk duhet të jetë perfekte për të qënë e pranuar, një grua qe di të dashurojë mangësitë e saj. Në fakt është një grua sic unë e mendoj se duhet të jetë.
– Cikli i katert është tema aktuale e corona virus e cila as mua nuk më la indiferente.
Gjate mbylljes se parë totale u influencova aq shumë sa që vendosa edhe unë mënyrën time: ta mbyllja coronen duke e vendosur brenda kornizave. Pergjatë kohës sa po e punoja atë punim ndieja se po mbroja veten dhe të afërmit e mi.
F.N: A jeni e lumtur me artin tuaj dhe ku doni të arrini ?
L.M: Para seicilit sukses timit kam qënë e bindur se kam arritur kulmin por cdo herë arti arrin të më befasojë duke mos bërë t’i tejkaloj vijat e mia të kuqe.
Kam plane të mëdha para vetes, ndër to jane edhe ekspozita tjera të cilat janë të paracaktuara,.Si ënderr imja, është hapja e nje galerie personale, ëndërr e cila në sytë dhe mendjen time eshte ve se më evizualizuar.
Arti është dashuria ime më e madhe pas fëmijeve të mi, është shoku im, është pasuria ime që vazhdimisht me zbraz dhe mbush. Arti është bota ime në të cilën vetëm unë kam qasje.
Tash, pasi tre femijët e mi janë rritur dhe pavarësuar nga unë, arti është ai i cili me mban “të obliguar” dhe smë le asnjëherë të vetme./albanianexcellence/ KultPlus.com