Kur

Poezi e shkruar nga Leonard Cohen.

Kur heshtja duket aq e zhurmshme
dhe ti ndjen se vetëm je
ki besim dhe kthehu tek unë
të premtoj aty më ke.

Kur maja të duket e lartë
dhe zbritja është i vetmi kthim
zgjati duart dhe thirrmë
për ty jam deri në amëshim.

Kur dyert janë mbyllur
dhe ti ndjen trishtim
unë do te të kthej buzëqeshjen
do të bëj të ndjesh gëzim.

Kur te kesh humbur çdo fuqi
dhe të jesh duke rënë
unë do te të ngre dhe jap shpresë
të ndihmoj të qëndrosh në këmbë.

Dhe kur më në fund të vije dita
qe i lumtur buzë detit të ecësh
kur unë te ndjehem vetëm
shpresoj qe ti të më presësh.

Por deri sa ajo ditë të vije
dhe deri sa ti dritën te gjesh
dëgjoje zemrën, beso në mua
përjetë këtu do me kesh.

11 mijë metra katrorë, mural me figurën e Leonard Cohen

Një mural me përmasa prej 11 mijë metrave katrorë, është përuruar në qendër të Montrealit, shkruan KultPlus.

Ky mural i është dedikuar artistit të madh Leonard Cohen dhe është punuar nga artistët: El Mac, Gene Pendon dhe Collectibles, të cilët janë bazuar në një fotografi të vitit 2008.
Me rastin e përurimit të këtij murali është thënë se Leonard Cohen përfaqëson Montrealin. /KultPlus.com

“Hallelujah” kënga e famshme që është risjellë nga shumë artistë (VIDEO)

Është një këngë që sjellë shumë emocion dhe një këngë që shumë këngëtarë e kanë risjellë, në përpjekje që të sjellin emocion sikurse Leonard Cohen, artisti që ka sjellë këngën “Hallelujah”, qysh në vitin 1984, shkruan KultPlus.






https://www.youtube.com/watch?v=RvUMDp-snTI


Ka shumë verzione të kësaj kënge, dhe pikërisht kjo këngë synohet edhe nga talentët e rinj të cilët sfidojnë zërin e tyre në gara të ndryshme të muzikës. KultPlus ka bërë një përzgjedhje të disa verzioneve,natyrisht duke sjellë edhe verzionin e Leonrad Cohen./KultPlus.com

Ermal Meta në interpretim të këngës së famshme “Hallelujah” (VIDEO)

Këngëtari shqiptar që po shënon suksese të njëpasnjëshme në Itali dhe jo vetëm, së fundi është prezantuar edhe në Televizionin Italian Rai1, shkruan KultPlus.

Në këtë televizion ai ka performuar në dy këngë të famshme si: “Every Breath You Take” (The Police) dhe “Hallelujah” (Leonard Cohen). Në të dy këngët ka shkëlqyr. KultPlus ju sjellë videon e performnacës së Ermal Metës në këngën Hallelujah./KultPlus.com

Libri i Leonard Cohen publikohet vitin tjetër

Koleksioni i poemave dhe shënimeve ishte gati për tu mbledhur në muajt para vdekjes së këngëtarit dhe tekstshkruesit, Leonard Cohen.

Ky libër i përfunduar në muajt para vdekjes së tij, në moshën 82 vjeçare, do të publikohet vitin e ardhshëm, ka njoftuar menaxheri i tij, shkruan Independet, përcjell KultPlus.

Koleksioni përfundimtar i poezive “The Flame” trajton “flakën dhe mënyrën se si kultura jonë kërcënoi zhdukjen e saj”. Botuesi Canongate tha se është një “kapitull jashtëzakonisht i fuqishëm në karrierën letrare të Cohen-it”.

Sipas Guardian, Cohen zgjodhi dhe caktoi poezitë në muajt para vdekjes së tij në nëntor 2016.

Robert Kory, menaxheri i Cohen dhe kujdestari i pasurisë së tij, tha se vendosja e koleksionit ishte një ambicie kyçe për këngëtarin dhe kompozitorin kanadez.

“Megjithëse me shëndet të përkeqësuar, Leonard vdiq papritur. Ne që patëm privilegjin e rrallë të kalonim kohë me të gjatë kësaj periudhe, e kuptuan se flaka u dogj e ndritshme brenda tij deri në fund. Ky libër, i përfunduar vetëm disa ditë para vdekjes së tij, zbulon për të gjithë intensitetin e zjarrit të tij të brendshëm, ka thënë Kory./ KultPlus.com

“The Flame” mbledh poezitë e pabotuara të Leonard Cohen

Poezitë e fundit të Leonard Cohen, të cilat këngëtari i ka përfunduar disa ditë para vdekjes, do të publikohen vitin e ardhshëm, njoftoi dje në mbrëmje menaxheri i tij.

Titulluar “The Flame” vepra do të përmbledhë poezi të papublikuara të Leonard Cohen, si dhe tekstet në prozë, ilustrime dhe tekste të tre albumeve të fundit.

“The Flame’, që këngëtari kanadez e përfundoi disa ditë para vdekjes më 7 nëntor 2016, zbulon të gjithë intensitetin e zjarrit të tij të brendshëm”‘, theksoi Robert Kory, ish-menaxher.

“Gjatë muajve të fundit të jetës, Leonard kishte një objektiv të vetëm, të përfundonte këtë libër të përbërë gjerësisht nga poezitë e tij të papublikuara dhe copëza nga blloqet e shënimeve”, shtoi Robert Kory në një komunikatë.

Libri, i shtypur në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe, do të publikohet në tetor 2018.

Lenoard Cohen vdiq në moshën 82-vjeçare, disa javë pas daljes së albumit të tij “You Want It Darker”. / KultPlus.com