Kush do ti bëjë varrin tjetrit

Poezi nga Leonardo da Vinçi

Në breg të detit një mi,
kish dalë për gjueti.
Një midhje dy kapakë–buzë,
goja po i digjej shpuzë.

Vajti pranë i flet i matur,
guaskave si gojë e hapur :
– E bukur, thesar i lashtë,
s’di ç’ke brënda, shoh veç jashtë.

Hundën zgjati e futi në tul,
sakaq kapaku tjetër u ul.
I mbërtheu si çark kokën,
duke i bërë “pa dashje” gropën.

Një mace që dëgjoi ulërimë,
shpejtoi të shuante urinë. /KultPlus.com

Atje ku shpirti nuk funksionon bashkë me duart, nuk ka art

Më poshtë gjeni disa prej thënieve më të bukura të Da Vincit:

E vërteta është vajza e vetme e kohës.

Ai që zotëron shumë është ai që edhe frikësohet shumë, prej humbjes.

Kudo që hyn fati i mirë, zilia e rrethon dhe e sulmon atë vend; dhe kur ajo të largohet, hidhërimi dhe pendimi mbeten prapa.

Është më lehtë të luftosh me të keqen në fillim sesa në fund.

Trupi ynë varet nga Qielli dhe Qielli nga Shpirti ynë.

Ashtu si guximi e rrezikon jetën, frika e mbron atë.

Sepse, me të vërtetë, dashuria e madhe buron nga njohja e madhe e objektit të dashurisë, dhe nëse dini pak, do të jeni në gjendje ta doni atë vetëm pak ose aspak.

Atje ku ka britma, nuk ka njohuri të vërteta.

Ashtu siç çdo mbretëri e ndarë bie, ashtu çdo mendje e ndarë midis shumë studimeve ngatërron dhe shkatërron vetveten.

Në lumenj, uji që prekni është i fundit prej atij që ka kaluar dhe i pari prej atij që vjen; pra me kohën e tanishme.

Hekuri ndryshket nga mospërdorimi; uji humbet pastërtinë e tij nga pezulli … po ashtu edhe mosveprimi e thith fuqinë e mendjes.

Pse syri e sheh një gjë më qartë në ëndërr sesa në imagjinatë kur është zgjuar?

Ndërsa mendoja se po mësoja si të jetoja, në fakt mësova se si të vdisja.

Arti nuk mbarohet, vetëm braktiset.

Urtësia është vajza e përvojës.

Asgjë nuk e forcon autoritetin aq shumë sa heshtja.

Më ka bërë përshtypje urgjenca për të vepruar. Të dish nuk mjafton; ne duhet të aplikojmë. Të jesh i gatshëm nuk mjafton; ne duhet të bëjmë.

Natyra është burimi i gjithë njohurisë së vërtetë. Ajo ka logjikën e saj, ligjet e saj, nuk ka asnjë efekt pa shkak, as shpikje pa nevojë.

Përvoja nuk gabon. Vetëm gjykimet tuaja gabojnë duke pritur prej saj atë që nuk është në fuqinë e saj.

Koha qëndron mjaftueshëm për këdo që dëshiron ta përdorë.

Atje ku shpirti nuk funksionon bashkë me duart, nuk ka art.

Ai që e do praktikën pa teori është si marinari që hip në bordin e anijes pa timon dhe busull dhe kurrë nuk e di se ku mund të shkojë.

Eshtë më lehtë të rezistosh në fillim sesa në fund.

Burrat gabojnë kur ankohen për fluturimin e kohës, duke e akuzuar atë se është shumë e shpejtë dhe nuk e kuptojnë që është e mjaftueshme edhe ndërsa kalon.

Ai që nuk e dënon të keqen, urdhëron që të bëhet.

Ashtu si ngrënia në kundërshtim me këshillat është e dëmshme për shëndetin, ashtu edhe studimi pa dëshirë prish kujtesën dhe nuk mbart asgjë që merr përsipër.

Jeta jonë është e përbërë nga vdekja e të tjerëve.

Nuk është i aftë për virtyt ai njeri që sakrifikon nderin e tij për përfitime. Pasuria është e pafuqishme për të ndihmuar atë që nuk e vlerëson veten.

Ndërsa një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të lumtur, ashtu edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur.

Përvetësimi i çdo njohurie, çfarëdo që të jetë, është gjithmonë e dobishme për intelektin, sepse do të jetë në gjendje të dëbojë gjërat e padobishme dhe të ruajë ato që janë të mira. Sepse asgjë nuk mund të dashurohet ose urrehet nëse nuk njihet së pari.

Mashtrueset më të mëdha që i shkaktojnë vuajtje njeriut janë mendimet e tij.

Një poet e di se ka arritur përsosmërinë jo kur nuk mbetet asgjë për të shtuar, por kur nuk ka asgjë për të marrë.

Nëse dikush dëshiron të shohë se si shpirti banon në trupin e tij, le të vëzhgojë se si ky trup përdor banesën e tij të përditshme. Kjo do të thotë, nëse kjo është pa rregull dhe e konfuze, trupi do të mbahet në çrregullim dhe konfuzion nga shpirti i tij.

I varfër është nxënësi që nuk e tejkalon mësuesin e tij.

Pasi të keni shijuar fluturimin, do të ecni përgjithmonë në tokë me sytë e kthyer drejt qiellit, sepse atje keni qenë dhe atje do të keni gjithmonë dëshirë të ktheheni.

Zoti na i shet të gjitha gjërat me çmimin e punës.

E vërteta e gjërave është ushqimi kryesor i intelekteve superiore.

Është po aq gabim i madh të flasësh mirë për një njeri të pavlefshëm sa të flasësh keq për një njeri të mirë.

Fatkeqësia më e rëndë është kur pikëpamjet tuaja vijnë përpara punës tuaj.

Mësoni si të shihni. Kuptoni sesi gjithçka lidhet me gjithçka tjetër./KultPlus.com

503 vjetori i vdekjes së Leonardo Da Vinçit, gjeniu i Rilindjes

facebook sharing button

Sot është 503 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinçi.

Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme.

Në 502 vjetorin e vdekjes së njërit nga artistët më me ndikim në historinë e artit botëror, KultPlus ju sjell disa fakte interesante mbi jetën e artistit.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pak ka arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur./KultPlus.com

Thënie brilante nga gjeniu Leonardo da Vinçi

Kodiku Atlanticus i Leonardo da Vinçit tani është i disponueshëm për të gjithë në internet

Codex Atlanticus i Leonardo da Vinçit ka qenë gjithmonë, për studiuesit, një ndërmarrje pothuajse e pamundur për shkak të pafundësisë së informacionit në një sekuencë kaotike në mbi 1100 fletë ose mbi 2200 faqe. Këto fletë zbulojnë gjenialitetin e Leonardos, i cili regjistroi mendime dhe memorandume, shënime shpenzimesh, vizatime makinerish dhe zgjidhje teknike, reflektime mbi fenomenet natyrore. Dhe gjithashtu skica të fytyrave dhe peizazheve, vizatime anatomike apo evokime të fakteve personale.

Së fundi, për të kapërcyer vështirësitë e dukshme që kanë penguar deri më tani konsultimin e Kodeksit të Atlantikut, Laboratori Multimedial i Muzeut Galileo në Firence ka zhvilluar një platformë të re IT që strehon një bibliotekë digjitale të gjeneratës së re: Leonardo//thek@.

Falë bashkëpunimit të krijuar me Royal Collection Trust, përfshirja në Leonardo//thek@ e riprodhimeve digjitale të fletëve të ruajtura në Bibliotekën Mbretërore të Windsor dhe e informacionit të krijuar për secilën prej tyre nga më shumë se dy shekuj kërkimi është në një fazë të avancuar.

Pasi të përfundojë puna, platforma digjitale do të lejojë aksesin, veçmas dhe në mënyrë të integruar, në gjendjen aktuale të njohurive mbi burimet mbresëlënëse vinciane të Bibliotekws Ambrosiane dhe Royal Collection.

Studiuesit do të mund të ndërveprojnë me platformën digjitale duke depozituar vëzhgime, komente, korrigjime të propozuara, përditësime bibliografike etj., duke kontribuar kështu edhe në përditësimin e vazhdueshëm të saj.

Së fundi, integrimi i dy arkivave të reja të rëndësishme është i pashmangshëm. I pari përmban imazhet digjitale të të gjithë Codex Atlanticus, i cili do të vërë në dispozicion informacion të saktë mbi filigranët e pranishëm në fletët e Kodikut dhe mbi strukturën e materialit të letrave individuale; e dyta, do të bëjë të mundur shikimin e mbi 6000 pllakave fotografike të bëra midis fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë në funksion të krijimit të faksimileve të para të shtypura të dorëshkrimeve të Leonardos./ a2cnn / KultPlus.com

Vincenzo Peruggia, ai që vodhi Mona Lizën e Leonardo da Vinçit, duke e ngjitur atë në panteonin e kryeveprëse

Leonardo da Vinci, dhe piktura e tij, Mona Lizëa, nuk do të ishte dhe aq i famshëm dhe aq botërisht e njohur pa vlerën që i dha italiani, Vincenzo Peruggia (1881–1925) duke e vjedhur atë nga Muezu i Luvrit të hënën e 21 gushtit të vitit 1911.

Me atë plaçkitje të guximshme të një të çmenduri, Mona Liza filloi ngjitjen e saj në stratosferën e famës kulturore, ndërsa fatkeqi Vincenzo Peruggia u fundos dhe më thellë në misteret e mjegullta të një famëkeqësi të paqartë. Si dhe pse e bëri Peruggia këtë vjedhje? Më e rëndësishmja, çfarë do të ndodhte nëse ai nuk do të kishte bërë? Këto janë pyetje që kanë mbetur atëditë e sot pa përgjigje. Por ajo që dihet saktësisht është se interesi për ta parë Mona Lizën, për ta ruajtur, për ta blerë ose edhe për ta rivjedhur u kthye në kryefjalë. Ajo eklipsoi gjithë madhështinë e artit për tu bërë piktura më vizituar dhe më e kushtueshme.

Më 21 gusht të viti 1911, Vincenzo Peruggia kreu atë që është përshkruar si vjedhja më e madhe e artit të shekullit të 20-të. Ishte një teori policore, që ish-punonjësi i Luvrit, u fsheh brenda muzeut të dielën e 20 gushtit, duke ditur që muzeu do të jetë i mbyllur të nesërmen.

Por, sipas marrjes në pyetje të Peruggia në Firence, pas arrestimit të tij, mësohet ai hyri në muze të hënën, më 21 gusht rreth orës 7 të mëngjesit, përmes derës ku po hynin punëtorët e tjerë të Luvrit. Ai tha se kishte veshur njërën prej uniformave të bardha që punonjësit e muzeut vishnin zakonshëm dhe nuk ishte i dallueshëm nga punëtorët e tjerë kur hyri. Kur Salon Carré, ku ishte varur Mona Lisa, ishte e zbrazët, ai ngriti pikturën nga katër kunjat e hekurt që e siguruan atë në mur dhe e çoi në një shkallë shërbimi, aty pranë. Atje, ai hoqi rastin dhe kornizën mbrojtëse.

Disa njerëz raportojnë se ai e fshehu pikturën nën veshjen që mbante. Por ky version nuk mund të kishte baza të vërteta pasi Peruggia ishte shtatshkurtër, saktësisht 160 cm, dhe piktura e Mona Lizës kishte përmasat 53 cm × 77 cm, kështu që nuk do të mund të kalonte pa u vënë re nën uniformën e veshur nga një person i asaj gjatësie. Nga deponimet e grabitësit mësohet se ai e ka mbështjellë në trup pikturën duke dalë nga Luvri përmes të njëjtës derë që kishte hyrë.

Gjithë sa mbeti ishte një hapësirë boshe në mur dhe një kornizë boshe aty pranë. Piktura kishte avulluar.

Sot në një qytet të vogël italian në kufirin e Zvicrës, ajo që ndodhi është pjesë e folklorit vendor. Dumenza është vendlindja e hajdutit të famshëm, Vincenzo Peruggia.

Silvio Peruggia thotë se gjyshi i tij vodhi Mona Lizën sepse ai donte të “bënte diçka tronditëse për faktin se Napoleoni vodhi shumë vepra arti nga Italia”.

Në fakt Leonardo da Vinci e kishte sjellë pikturën në Francë, ku thuhet se i ishte shitur mbretit François I.

Peruggia u arrestua në Firence pasi u përpoq ta ofronte atë tek tregtarët e artit. Ai tha se veproi jashtë atdhetarizmit dhe mori shtatë muaj burg. Shtëpia ku ai lindi ende mban një pllakë për nder të tij. Për disa ai është një hero.

“Jam i sigurt që Mona Liza është akoma këtu në Dumenza, e fshehur nën një tryezë dhe populli francez mori vetëm një kopje,” thotë ai. “E di që është pak e çmendur, por do të jem i lumtur nëse është vërtet kështu,” tha Renato Tosi, një turist nga Milano.

Mbetet ende e panjohur për vjedhjen e kryeveprës nga një njeri i përshkruar si “i thjeshtë”, i cili megjithatë mashtroi policinë për dy vjet më radhë.

Bota kishte hyrë tashmë në një etapë të re të ballafaqimit të vlerave me mjeshtrit, me hajdutët profesionist, të cilët mun të mos jenë aq pa fat sa Vincenzo Peruggia, por kurrë nuk do të mund të rrëmbejnë famën që e ngjiti në apogje këtë aventurier.

Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Kush do ti bëjë varrin tjetrit

Poezi nga Leonardo da Vinçi

Në breg të detit një mi,
kish dalë për gjueti.
Një midhje dy kapakë–buzë,
goja po i digjej shpuzë.

Vajti pranë i flet i matur,
guaskave si gojë e hapur :
– E bukur, thesar i lashtë,
s’di ç’ke brënda, shoh veç jashtë.

Hundën zgjati e futi në tul,
sakaq kapaku tjetër u ul.
I mbërtheu si çark kokën,
duke i bërë “pa dashje” gropën.

Një mace që dëgjoi ulërimë,
shpejtoi të shuante urinë. /KultPlus.com

Ekspozohet në Francë piktura e pa përfunduar e Da Vinçit

Piktura e pa përfunduar e Leonardo Da Vinçit “Shën Jeronimi në shkretëtirë” është ekspozuar në Kështjellën Clos Luce në Amboise të Francës, ku artisti kaloi tre vitet e fundit të jetës.

Kjo pikturë, që luhatet midis vizatimit dhe pikturës, tregon Shën Jeronimin, i cili në shekullin e IV përktheu Biblën në latinisht gjatë pendesës së tij në shkretëtirë. Sipas historianëve të artit, piktura daton në vitet 1480.

“Ju mund të shihni qartazi shenjat e gishtërinjve, kjo është ajo që quhet pikturë me gisht që krijon një sfumato të lehtë. Është veçanërisht prekëse sepse këtu kemi gjurmët e gishtave të Leonardos 535 vite më pare”, tha drejtori i muzeut Francois Saint Bris.

Shën Jeronimi ishte një temë shumë e njohur gjatë periudhës së Rilindjes, duke mëshiruar bashkimin e fesë dhe humanizmit intelektual.

“Shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje, e cila e bën këtë vepër kaq enigmatike. Është një punë e porositur apo e ishte një vepër që Leonardo e bëri për vete kushtuar Shën Jeronimit? Është nga periudha fiorentine, pra para 1480, apo nga periudha milaneze pas 1480? Misteri mbetet”, tha Francois.

Në këtë vepër, Shën Jeronimi shfaqet i penduar, ku mjeshtri italian e paraqet të gjunjëzuar, pa mjekër, të veshur me lecka dhe pa librin e shenjtë.

Janë skicuar vetëm kapela e kardinalit të tij dhe kryqi që mund të shihet në një skicë. Ekspozita është prezantuar në Vatikan dhe më pas në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa në Francë është planifikuar të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator./euronews.al/ KultPlus.com

Da Vinçi: Sa më e thellë është ndjenja, aq më e madhe është dhimbja

“Asgjë më shumë se heshtja nuk e forcon autoritetin”.

“Asgjë nuk mund të urrehet ose të dashurohet nëse fillimisht ajo nuk kuptohet.”

“I dua ata që mund të qeshin në vështirësi, ata që mund të fitojnë forcë nga vuajtja dhe të rriten trimërisht nga reflektimi.”

“Sa më e thellë është ndjenja, aq më e madhe është dhimbja.”

“Do të vijë koha kur njerëzit njësoj sikur unë tani, kafshën e vdekur do ta shohin ashtu siç e shohin tani njeriun e vdekur.”

“E gjithë dija jonë origjinën e saj në përceptimet tona.”

“Të padobishme dhe përplot gabime janë të gjitha ato shkenca që nuk janë të lindura nga përvoja – nëna e gjithë dijes.”

“Unë u zgjova vetëm për ta parë se pjesa më e madhe e botës ishte ende në gjumë.”

“Ai që dëshiron të bëhet i pasur brenda një dite, do të jetë i varur brenda një viti.”

“Mençuria është bija e përvojës.”

– Leonardo da Vinçi

/KultPlus.com

502 vjetori i vdekjes së Leonardo Da Vinçit, gjeniu i Rilindjes

Sot është 502 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinçi.

Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme.

Në 502 vjetorin e vdekjes së njërit nga artistët më me ndikim në historinë e artit botëror, KultPlus ju sjell disa fakte interesante mbi jetën e artistit.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pak ka arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur./KultPlus.com

Kush ishte Leonardo da Vinçi

Leonardo da Vinçi ka lindur në Itali, mendja e tij ishte shumë e ndryshme nga ajo e njerëzve të zakonshëm, ai na ka dhënë shumë. Sot do t’ju tregojmë disa gjëra të veçanta për Leonardo da Vinçin, të cilat vështirë se i dini, ndaj le të dime, transmeton KultPlus.

Leonardo da Vinci ishte një njeri që shpjegoi arsyen e saktë pse qielli ishte blu. Kjo ndodh sepse era shpërndan dritën që vjen nga dielli. Dhe ngjyra blu ka një aftësi më të lartë për t’u përhapur se ngjyrat e tjera. Për shkak të kësaj, ne shohim qiellin blu gjatë ditës. Leonardo da Vinçi mund të shkruante me njërën dorë në të njëjtën kohë dhe të vizatonte me dorën tjetër. Lentet e kontaktit u sugjeruan për herë të parë nga Leonardo da Vinci në 1508. Ishte Leonardo da Vinci ai që shpiku atë tërheqëse. Ai blinte kafshë të mbyllura në kafaz nga tregu që të liroheshin. Leonardo da Vinci ishte një vegjetarian shumë i prerë. Sepse ata kishin shumë dashuri dhe dashuri për kafshët. Leonardo da Vinci ishte fëmija i paligjshëm i një avokati të pasur. Bill Gates bleu librin e Leonardo da Vinçit The Codex Leicester në 1994 për 30 milionë dollarë. Disa nga faqet e të cilave u përdorën gjithashtu si mbrojtëse ekrani në Windows 95.

Leonardo da Vinci u arsimua në shtëpi. Sepse mungonte arsimi formal në greqisht dhe latinisht. Leonardo da Vinçi mund të shkruante shumë lehtë çdo fjalë në rend të kundërt. Siç e shohim të shkruar në pasqyrë. Ai e shkruante këtë kur ka një gjë të fshehtë për t’u shkruar. Sipas Librit Botëror të Rekordeve Guinness, piktura e Monalisa, e krijuar nga Leonardo da Vinci, është piktura me vlerën më të lartë të sigurimit në histori.

Ajo u bë fotografia më e famshme pasi u vodh nga Muzeu Lobre në Paris në vitin 1911. Vlera ishte 780 milionë dollarë në vitin 2015. Sipas komunikimit me fytyrë, Mona Lisa e pikturës së Leonardo da Vinçit është 83% e lumtur, 9% e maskuar, 6 për qind të frikësuar dhe 2 për qind të zemëruar. Leonardo da Vinci gjithashtu nënshkroi irisin e djathtë të Mona Lizës. E cila është e vështirë të besohet, por disa gjëra u shpikën nga Leonardo da Vinci në fund të viteve 1400 ose në fillim të viteve 1500./ KultPlus.com

Clos Lucé, pallati ku Leonardo da Vinçi kaloi ditët e fundit të jetës

Nga Albert Vataj

I ftuar nga Mbreti i Francës, Francis I, Leonardo da Vinçi u largua nga Italia dhe u vendos këtu në Château du Clos Lucé në vjeshtën e vitit 1516. I emëruar ‘piktori i parë, inxhinier dhe arkitekt në Mbretin’, da Vinçi i shërbeu mbretit me talentet e tij, duke punuar pa u lodhur në projekte të shumta dhe duke imagjinuar plane për shëtitoren ‘ideale’. Më 23 prill 1519, Leonardo da Vinçi i kërkoi Guillaume Boureau-një noter lokal në Amboise-për të hartuar vullnetin e tij. Ai vdiq në Clos Lucé më 2 maj 1519.

Falë pronarëve të saj të shquar, kjo shtëpi sot renditet si një monument historik është i mbrojtur nga prishja apo rindërtimi. Pas vitit 1855 u bë Muzeu i mirënjohur për jetën, punën dhe kujtesën e Leonardo Da Vinçit, e cila u vendos dhe u drejtua nga familja Saint-Bris, të cilët ishin pronarët përfundimtare të pronës.

Edhe sot pas 500 vitesh dhoma e Leonardos, kuzhina, dhoma e madhe kanë mundur të mbijetojnë nëpërmjet punës restauruese të disa elementeve, dhe komponimeve të strukturës dhe arredimit, duke i qëndruar besnik origjinalit kur gjithë kjo bujari e Mbretit te Francës, Frencis I, ju ofrua mjeshtrit për veprën dhe devocionin krijues të ditëve të fundit.

Në ambientet e kësaj shtëpie muze gjenden gjithashtu edhe disa prej shpikjeve të fundit të Leonardos, si pjesë e koleksionit njohës së punës së mjeshtrit për vizitorët e shumtë që vijnë të shohin shtëpinë ku dha frymën e fundit ai që jetësoi hapat e parë të dritës mbi terrin e mesjetës. /KultPlus.com

Mona Liza në detaje

Piktura më e famshme në botë. Buzëqeshja më misterioze…

Tani, në Marsejë, një ekspozitë gjithëpërfshirëse plotësisht dixhitale u ofron artdashësve mundësinë të shikojnë me detaje këtë pikturë të jashtëzakonshme, për të parë botën e Mona Lizës dhe për të zbuluar misteret e saj.

Në sallën 600 m2 të “Palais de la Bourse”, e njohur, si vendndodhja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, një udhëtim nëpër gjashtë faza ju jep mundësinë, që të eksploroni aspekte të ndryshme të kryeveprës, së Leonardo da Vinçit.

Ekspozita është “një mundësi për t’iu afruar pikturës, për të zbuluar të gjitha detajet e saj”, – thotë Vincent Delieuvin, kuratori kryesor i pikturës, italiane të shekullit XVI në Muzeun e Luvrit.

Pse është kaq e famshme Mona Liza?

Mona Liza u pikturua diku midis viteve 1503 dhe 1519, kur Leonardo jetonte në Firence. Sot, kjo pikturë gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris.

Tema e buzëqeshjes misterioze të këtij portreti dhe identiteti i pavërtetuar i Mona Lizës, e kanë bërë këtë pikturë një burim investigimesh dhe magjepsjeje të vazhdueshme.

Kjo ekspozitë interaktive synon të eksplorojë historinë dhe trashëgiminë e kësaj kryevepre, si dhe na ndihmon të kuptojmë arsyen pse ajo u bë kaq e famshme.

Nga origjina e mitit të Mona Lizës e deri te pasardhësit e saj, duke përfshirë edhe vjedhjen e pikturës në vitin 1911, që e bëri atë të famshme, çdo fazë e rrugëtimit të kësaj vepre është subjekt i një filmi të projektuar në një format të madh dixhital.

Rrëfimi vizual shoqërohet me ekrane më të vogla ndërvepruese, që shërbejnë për të eksploruar më gjerësisht temën e trajtuar: ato “i japin mundësi publikut të jetë vërtet një aktor në vizitën e tij, të mësojë, të luajë, të zbulojë”.

“Për bashkëkohësit e Leonardo da Vinçit, kjo ishte piktura e parë ku përfaqësohej jeta fizike dhe psikologjike”, shpjegon Delieuvin.

Kjo jetë ka marrë një kuptim të ri falë këtij mediumi dixhital, të zhvilluar nga kompania Artisans d’idées me qendër në Marsejë.

Ekspozita, e çelur prej 10 marst, vijon deri më 21 gusht 2022. / KultPlus.com

‘Darka e Fundit’ me shumë mistere në detaje, gjenialiteti i Da Vinçit

Ashtu si shumë prej veprave të gjeniut Leonardo da Vinçi, ”Darka e Fundit”, gjithashtu fsheh mistere ende të pazgjidhura.

Në atë që konsiderohet si piktura simbolike e Rilindjes italiane, personazhet nuk janë të identifikueshëm, por ka edhe detaje të pashpjegueshme dhe shqetësuese.

Përpara atij që zakonisht identifikohet si Pjetri, ka një krah sesa një thikë.

Problemi është se krahu është shumë i gjatë, për të qenë i apostullit me mjekër dhe përveç kësaj, është në një pozicion të çuditshëm.

Si ka mundësi që Leonardo, kaq i vëmendshëm në çdo detaji, të ketë bërë një gabim kaq të rëndë: një krah dyfish më i gjatë?

Ndoshta, krahu i përket një personazhi tjetër, i fshehur, por përveç Jezusit nuk do të kishte më 12, por 13… Historianët mendojnë se krahu i pranishëm në ”Darkën e Fundit” u projektua vetëm më vonë nga një restaurues dhe se fillimisht, dora ishte e lidhur me trupin e Judës.

Një hipotezë tjetër është se krahu nuk është askush tjetër veçse djalli që lejoi korrupsionin e njërit prej apostujve dhe për këtë arsye, shfaqet i përfaqësuar nga një thikë. /KultPlus.com

Ku gjendet piktura më e shtrenjtë në botë?

Dy dokumentarë të rinj futen në sagën e vazhdueshme të ‘Salvator Mundi’ të Leonardo da Vinçit në një moment kur historitë e vërteta të krimit të artit janë në kulmin e tyre, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Diku në Arabinë Saudite, e fshehur me urdhër të Princit të Kurorës Mohammad bin Salman, gjendet piktura më e shtrenjtë në botë, ‘Salvator Mundi’ e Leonardo da Vinçit. Apo nuk është? Askush në botën e artit nuk e di me siguri se ku është piktura. Shumica e vëzhguesve pajtohen se ka gjasë të jetë e fshehur në Lindjen e Mesme, por ka prej tyre që besojn se ajo ruhet në një zonë pa taksa në Gjenevë apo edhe në jahtin gjysmë miliard dollarësh të Princit.

Në pikturë shihet imazhi i Krishtit, si Shpëtimtari i Botës, e cila pikturë në ankandin e ‘Christie’s 2017’, u shit për një rekord prej 450 milion dollarësh prej një përfaqësuesi të bin Salmanit. Por edhe atëherë, shumë ekspertë të Da Vinçit ishin të dyshimtë se piktura kishte diçka më shumë se disa goditje me furçë prej tij, të cilat dyshime janë rritur që nga ajo kohë.

Piktura e mbuluar me shtresa misteri dhe intrigash ndërkombëtare, që paraqet historinë e ‘Salvator Mundi’ është një sagë e vazhdueshme, magjepsëse, e treguar në dy dokumentarë të rinj, ‘Leonardo i humbur’ dhe ‘Shpëtimtari për Shitje: Kryevepra e Humbur e Da Vinçit’?

Piktura, e cila daton qysh prej vitit 1500, humbi në histori për më shumë se 200 vjet, u dëmtua dhe u restaurua keq, dhe u shit dhe u rishit si një vepër e vogël. Por tani piktura e njohur si  ‘Salvator Mundi’ është bërë posteri i përzierjes së paqëndrueshme të parave, fuqisë dhe gjeopolitikës që përcakton botën e artit sot. / KultPlus.com

Një vizatim i një ariu nga Leonardo da Vinçi pritet të arrijë deri në 12 milionë dollarë në ankand

Vizatimi, i titulluar “Head of a Bear” (Koka e një ariu) do të shitet në Londër nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Vizatimi do të shfaqet në New York dhe Hong Kong përpara se të dalë në ankad dhe pritet të arrijë shifrën 12 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

“Koka e një ariu” ka përmasa 7 cm me 7 cm dhe është vizatuar në një letër të zbehtë rozë në bezhë. Më parë është shfaqur në muze duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u shfaq në vitin 2011 dhe vitin 2012 si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

Sot, shitja mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur për një vizatim nga artisti.

Vizatimi daton nga vitet 1480 dhe kjo vepër e artit është pjesë e një koleksioni të vizatimeve të kafshëve në shkallë të vogël të artistit.

Ben Hall, kryetari i vjetër i pikturave në Christie’s New York, e përshkroi vizatimin si “një nga veprat më të rëndësishme nga Rilindja”. Ai tha: “Vepra është zotëruar nga disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e mjeshtrave të vjetër përgjatë shumë shekujve, jo vetëm nga pronari aktual i cili e ka në pronësi që nga viti 2008.”

Kurse, Laetitia Masson, një eksperte në vizatimet e vjetra master në Christie’s, tha se argjendi është një “teknikë shumë e vështirë, sepse nuk pranon asnjë gabim”.

Ka shumë aftësi në metodë pasi vizatimi arrihet me një shkop argjendi që aplikohet në një letër të përgatitur posaçërisht për të lënë shenja dhe vija.

Ajo shtoi që da Vinci ishte “magjepsur nga natyra dhe kafshët në përgjithësi”.

Piktori dhe koleksionisti britanik Sir Thomas Lawrence më parë zotëronte pjesën e veçantë. / KultPlus.com

Gjenealogjia: Da Vinçi ka 14-të pasardhës të gjallë

”Gjuetia” e ADN-së së Leonardo da Vinçit bën një hap para falë pemës së re gjenealogjike më të plotë të familjes së tij.

Rezultat i dekadave të studimit dokumentar, që rindërton 21 breza nga babai tek djali, nga 1331 deri më sot, identifikon 14 pasardhës direkt të linjës mashkullore që aktualisht jetojnë, nga të cilët 13 të panjohur deri më tani.

Rezultati, i botuar në revistën ”Human Evolution” nga Alessandro Vezzosi (themeluesi i Muzeut Ideal Leonardo da Vinci) dhe Agnese Sabato (president i Shoqatës së Trashëgimisë Leonardo Da Vinci), do të ndihmojë në rindërtimin e profilit gjenetik të gjeniut të Rilindjes, transmeton KultPlus.

”Në vitin 2016 ne kishim identifikuar 35 pasardhës të gjallë të Leonardos, por ata ishin kryesisht indirekt, rezultat i marrëdhënieve paralele edhe në linjën femërore, si në rastin më të njohur të regjisorit Franco Zeffirelli, por ata nuk ishin njerëz që mund të jepnin informacion të dobishëm për ADN-në e Leonardos dhe në veçanti për kromozomin Y, i cili transmetohet te pasardhësit meshkuj dhe mbetet pothuajse i pandryshuar për 25 breza”, shpjegon Vezzosi, transmeton tutje KultPlus.

Pika e kthesës tani mund të vijë nga pasardhësit e rinj të drejtpërdrejtë meshkuj (që rrjedhin nga babai i tij Ser Piero da Vinçi dhe gjysmëvëllai i tij Domeniko) dhe aktualisht gjallë: “ata janë midis 1 dhe 85 vjeç, ata nuk jetojnë me të vërtetë në Vinçi, por në bashkësitë deri në Versajë dhe ata që bëjnë tregti të zakonshme, të tilla si nëpunës, topograf dhe zejtar”, shpjegon Vezzosi.

ADN-ja e tyre do të analizohet në muajt e ardhshëm për të kontribuar në studimin e task forcës ndërkombëtare ”The Leonardo Da Vinci DNA Project”, kryesuar nga autori Jesse Ausubel i Universitetit Rockefeller në Nju Jork. / KultPlus.com

Një vizatim i rrallë i Leonardo da Vinçit pritet të shitet për $16 milionë

Një vizatim i një ariu nga Leonardo da Vinçit pritet të arrijë më shumë se 16 milionë dollarë në ankand.

Vizatimi, i titulluar “Head of a Bear” (Koka e një ariu) do të shitet në Londër nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Vizatimi do të shfaqet në New York dhe Hong Kong përpara se të dalë në ankad dhe pritet të arrijë shifrën 11 dhe 16 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit.

Ben Hall, kryetari i vjetër i pikturave në Christie’s New York, e përshkroi vizatimin si “një nga veprat më të rëndësishme nga Rilindja”. Ai tha: “Vepra është zotëruar nga disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e mjeshtrave të vjetër përgjatë shumë shekujve, jo vetëm nga pronari aktual i cili e ka në pronësi që nga viti 2008.”

“Koka e një ariu” ka përmasa 7 cm me 7 cm dhe është vizatuar në një letër të zbehtë rozë në bezhë. Më parë është shfaqur në muze duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u shfaq në vitin 2011 dhe vitin 2012 si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

Vizatimi do të shfaqet në Londër nga 1 deri më 6 qershor para se të shitet në 8 korrik./ KultPlus.com

Kush e vodhi Mona Lisën në vitin 1911?

Mona Lisa mund të jetë fytyra më e njohur në faqe të dheut. E spikatur në emisione televizive dhe në filma të panumërt, e parodizuar në format nga më të ndryshme në krejt globin, e përmendur në libra arti në çdo gjuhë, Mona Lisa ka një fytyrë që tërheq çdo vit mbi shtatë milion njerëz në Louvre të Parisit.

Secili nga këto vizitorë do të shohë nga afër, se Mona Lisa është shumë e vogël, saktësisht 76cm x 53cm. Nuk ngjason me veprat e tjera të Rilindjes sepse nuk është masive, apo të bjerë në sy menjëherë, apo të shkaktojë ndonjë emocion të fortë. Në fakt, kur Mona Lisa u vendos në Louvre më 1797, ajo varej në mur me piktura të tjera dhe nuk ishte e vetme në qendër të vëmendjes sikundër sot. Mona Lisa, natyrisht, është një vepër arti e një artisti të nderuar si Leonardo da Vinci, megjithatë nuk ishin aftësitë e tij ato që e bënë pikturën të famshme. Mona Lisa e mori famën e vërtetë prej një vjedhësi veprash arti, një italian i quajtur Vincenzo Peruggia. Mëngjesin e të hënës, të 21 gushtit 1911, Peruggia doli jashtë nga Louvre, pa u pikasur me Mona Lisa-n të fshehur nën përparësen e punës. Peruggia nuk ishte ndonjë fytyrë e panjohur në muze. Ai ishte duarshkathët, i punësuar herë pas here për të punuar me xham mbrojtës për eksponatet. Ai kishte punuar me një numër pikturash të shtrenjta dhe të bukura në Louvre, por edhe në muzetë e tjerë.

Atëherë, përse e vodhi Mona Lisa-n?

Për Vicenzo Peruggia-n kjo ishte një çështje patriotizmi. Gabimisht kishte menduar se Mona Lisa ishte vjedhur në Itali në kohën e Napoleonit dhe besonte se ishte detyra e tij t’ia kthente këtë tablo atdheut. Ai e fshehu tablonë në një WC të muzeut natën e së dielës, duke e ditur se do të ishte i mbyllur të hënën dhe mund ta vidhte qetësisht e të largohej. Sidoqoftë, gjatë marrjes në pyetje pas dy vjetësh, Peruggia tha se thjesht kishte ardhur të hënën në mëngjes me punëtorë të tjerë, kishte pritur deri sa galeria që mbante Mona Lisa-n të zbrazej, e kishte marrë pikturën nga muri, e kishte fshehur nën përparësen e punës dhe kishte dale jashtë. Në fakt, stafi i Louvre nuk e pikasi menjëherë mungesën deri të nesërmen.
Ndonjëherë pikturat hiqeshin nga muri për t’u fotografuar, ndaj s’ishte diçka e pazakontë që njëra prej tyre të mungonte. Megjithatë, kur rojet e sigurisë pyetën fotografët, zbuluan se piktura ishte vjedhur.

Kur policia nisi hetimin, Peruggia ndodhej në shtëpi duke e futur Mona Lisa-n në një sënduk në apartamentin e tij, pa i shkuar aspak nëpër mend se kjo vjedhje sapo kishte ndryshuar historinë e artit. Përgjatë dy viteve në vijim, vjedhja e Mona Lisa-s u bë lajm ndërkombëtar. Kjo ngjarje u përhap përmes gazetave në të gjithë Francën dhe në mbarë botën, duke u publikuar edhe nga New York Times. Ndërkohë, policia kërkoi me dëshpërim për hajdutin dhe hetoi plot të dyshuar, përfshi poetin e mirënjohur Guillaume Apollinaire, i cili njëherë kishte bërë thirrje që Louvre të digjej, e që tashmë zotëronte disa statuja të vogla të cilat ishin vjedhur nga Louvre.

Policia mendoi se burri që kishte vjedhur statujat, mund të kishte edhe Mona Lisa-n. Kur policia e mori në pyetje Apollinaire-in për Mona Lisa-n dhe për statujat, për këtë të fundit ai implikoi mikun e tij, një piktor i ri spanjoll që quhej Pablo Picasso. Thuhet se Apollinaire dhe Picasso qanë gjatë marrjes në pyetje dhe në fund policia kuptoi se asnjëri prej tyre nuk ishte burri që kërkonin. Pas vjedhjes muzeu i Louvre-it ishte mbyllur për një javë. Megjithatë kur u rihap, njerëzit po mbanin radhën vetëm që të futeshin e të shikonin vendin ku më parë qëndronte piktura e Mona Lisa-s. Madje deri në Kaliforni e dinin me saktësi se ç’pamje kishte kjo pikturë e vogël nga Franca, sepse e kishin parë vazhdimisht në gazeta, si një lloj krimi sensacional. Nëse Vincenzo Periugga do të kishte vjedhur një pikturë tjetër, kjo vepër arti mund të ishte bërë po aq lehtësisht piktura më e famshme në botë, dhe Mona Lisa nuk do të bëhej aq e njohur sa ç’është sot.

Por për shkak të vjedhjes, Mona Lisa u bë vepra e parë e artit që shihej dhe shpërndahej në të gjithë botën, gjatë një kohe kur komunikimi masiv ishte ende në hapat e parë. Një vepër arti e cila më parë kishte qenë thjesht një drejtkëndësh i vogël në një mur të mbushur me piktura, tashmë ishte bërë epiqendra e një skandali global. Ndërkohë, planet e Periugga-s për t’ia shitur pikturën një galerie arti në Itali, u ndërprenë. Me famën e re të Mona Lisa-s, çdo përpjekje për ta ofruar kundrejt shpërblimit, apo për ta shitur, mund të rezultonte në arrestimin e tij. Ndaj, qëndroi brenda një sënduku, për dy vite. Më në fund, në vitin 1913, Vincenzo Periugga-s po i humbte durimi. Ai kontaktoi Alfredo Geri-n, një tregtar veprash arti në Firence, për t’ia kthyer Mona Lisa-n “vendlindjes” në këmbim të shpërblimit.

Geri i tha Peruggia-s ta takonte te Galeria Uffizi, për ta verifikuar pikturën. Kur Peruggia ia dorëzoi, Geri premtoi se do ta mbante në një vend të sigurt, megjithatë ai telefonoi policinë sapo Peruggia u largua. Hajduti i veprave të artit u arrestua në hotelin ku po qëndronte, Mona Lisa u rimor dhe krimit që shkundi botën, i erdhi fundi. Galeria Uffizi e ekspozoi pikturën për dy javë, përpara se të kthehej zyrtarisht në Louvre, në 4 janar të vitit 1914. Që nga ajo kohë, kanë ndodhur disa incidente ku individë përpiqen ta dëmtojnë Mona Lisa-n, por nuk ka pasur më vjedhje. Sot piktura ka një mur të veçantë në Louvre dhe mbrohet nga një xham antiplumb, me ajër të kondicionuar. Për sa i përket Vincenzo Peruggia-s, ai u burgos për gjashtë muaj dhe Italia e vlerësoi për atdhetarizmin e treguar. Ai shërbeu në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe në fund u shpërngul sërish në Francë, ku hapi një punishte për piktura, të cilën e zotëroi deri kur vdiq në vitin 1925.
Përktheu David Hudhri /topchanel/ KultPlus.com

‘Salvator Mundi’ i Leonardo da Vinçit, misteri i pikturës më të shtrenjtë në botë

Salvator Mundi u shit për një shifër rekord, plot 450 milion dollarë në një ankand më 2017, tek një ofertues anonim. Por prejardhja e pikturës si vepër e Leonardos, e mjeshtrit të Rilindjes së Artë është vënë në pikëpyetje, duke ngritur jo vetëm stuhi dyshimi, por edhe duke e katapultuar këtë vepër pak të njohur në qiellin e famës.

Kujtojmë këtu se edhe Mona Liza, pati pothuajse të njëjtin fat, vjedhja e saj nga Luvri, e beri atë të njohur botërisht, duke e ngjitur aq lart prejnga nuk do të zbriste atëditë e sot.

Historiani i artit dhe shkrimtari Ben Lewis i tregon Rachel Humphreys për kërkimin e tij për të hartuar historinë e shquar të pikturës, që tani besohet të jetë në koleksionin e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, shkruan “TheGuardian”.

Piktura është përshkruar si një homologe e përkushtuar ndaj Mona Lisa, vepra më e famshme e Leonardo, dhe thuhet se ka një “prani të jashtëzakonshme, komunikuese”. Por Lewis, autori i librit të mirënjohur The Last Leonardo , shpjegon pse mbeten pyetje në lidhje me origjinën e tij.

Vitin e kaluar, piktura nuk u shfaq në ekspozitën e Louvrit, blockbuster Leonardo, duke nxitur spekulime të përhapura dhe pyetjen: ku është Salvator Mundi? /albertvataj/ KultPlus.com

Da Vinçi nuk e pikturoi kurrë Betejën legjendare të Anghiarit

Një kërkim shekullor i historisë së artit për një pikturë nga Leonardo da Vinçi u deklarua i përfunduar, pasi ekspertët thanë se gjeniu i Rilindjes nuk arriti të pikturojë kurrë Betejën legjendare të Anghiarit.

Prej kohësh dyshohej se vepra, e cila festoi fitoren e shekullit XV të Republikës Fiorentine kundër asaj të Milanos, ishte fshehur pas një muri të bashkisë së Firences.

Beteja e Anghiarit u zhvillua më 29 qershor 1440, midis trupave të Milanos dhe bashkimit të disa shteteve italiane të drejtuara nga Republika e Firences gjatë konfliktit në Lombardi.

“Leonardoja kurrë nuk e pikturoi atë betejë në atë mur, ky është një përfundimi”, tha Francesca Fiorani, një historiane e artit në Universitetin e Virxhinias, në një leksion në ”Galeritë Uffizi” në Firence.

Fiorani theksoi se Leonardo arriti të bënte vetëm vizatime përgatitore për pikturën murale, që i ishte porositur në fillim të shekullit XVI.

”Ka disa materiale të siguruara nga piktori në lidhje me punën dhe ato materiale nuk ishin materiale për të pikturuar betejën, por për përgatitjen e murit për pikturimin”, theksoi ajo.

“Përgatitja e murit nuk shkoi mirë dhe gjithçka u ndal atje”, shtoi Fiorani./atsh/ KultPlus.com

Sot 525 vite më parë Da Vinçi filloi realizimin e kryeveprës së tij, ‘Darka e fundit’

‘Darka e fundit’ është piktura më e famshme në botë, kosniderohet si kryevepra e kryveprave, një pikturë që akoma ngjallë konspiracione të ndryshme, shkruan KultPlus.

Piktura paraqet skenën e darkës së fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte.

Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinçi arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot.

Kësaj ‘darke’ i kanë kushtuar vëmendje jo vetem besimtarët por edhe artistë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme. Kështu Leonardo da Vinçi në vitin 1498 pikturoi në bazë të dhënave që kishte pikturën e tij të njohur me të njëjtin emër e që ruhet në “Santa Maria delle Grazie” në Milano. / KultPlus.com

501 vjetori i vdekjes së Leonardo Da Vinçit, gjeniu i Rilindjes

Sot është 501 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinçi.

Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme.

Në 501 vjetorin e vdekjes së njërit nga artistët më me ndikim në historinë e artit botëror, KultPlus ju sjell disa fakte interesante mbi jetën e artistit.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pak ka arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur./KultPlus.com

Moikom Zeqo sjell për herë të parë në shqip ‘Traktatin’ e Da Vinçit

Vjen për herë të parë në shqip “Traktati i pikturës”, së Leonardo da Vinçit, nga shkrimtari Moikom Zeqo. Studiuesi rrëfen përse vendosi ta botojë në këtë 500-vjetor të vdekjes së tij, Traktatin, por dhe përsiatjet estetike të Paul Valery-së.

Ndonëse i konsideruar një nga burimet më të rëndësishme për letërsinë e artit italian, ideja e gjeniut të madh, e shkruar në vitet 1498, mbi pikturën, vjen e botuar edhe në shqip, nga studiuesi Moikom Zeqo.

Në këtë 500-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, shkrimtari na rrëfen, sesi ka ndikuar “Traktati i pikturës” në krijimtarinë e tij, krahas rëndësisë që ka ky libër, për artistët shqiptarë.

“Ndoshta, Shqipëria është i vetmi vend në botë, që s’e ka të përkthyer Traktatin. Unë e kam botuar në vitin 1992 në një revistë, edhe shumë ide prej tij i kam shtjelluar në formë eseistike edhe tek “Kështu foli Mona Liza”, por, artistët e Shqipërisë duhet ta kishin në mënyrë autonome”.

Traktati ishte konceptuar nga Da Vinçi, në dy pjesë. Në të parën, trajton parimet ideologjike edhe filozofike të pikturës, ndërsa në të dytën, gjeniu i artit sugjeron disa rregulla. Ndërsa, studiuesi shpreh disa nga arsyet se, përse tablotë e Da Vinçit, vazhdojnë të diskutohen edhe sot.

“Rëndësia e imazhit është që nuk ka kohë për ta shijuar. Muzikën, orkestra duhet ta nisë nga fillimi, ndërsa piktura shikohet dhe kuptohet me një të dhjetën e sekondës. Përparësia e pikturës, sipas Da Vinçit, është që nuk ka nevojë për përkthim. Shijohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pjesa e dytë, në këtë libër ka të bëjë me analizën e Paul Valery-së, rreth tij. Ndërsa, dy tablotë e tij më të diskutuara, sipas meje, janë “Darka e fundit” dhe “Gjon Pagëzori”.

Studiuesi rrëfen sesi “Traktati” i Da Vinçit, ka ndikuar në vëzhgimet, por edhe në konceptimin e tij, në mënyrë shkencore mbi sekretet e natyrës dhe perceptimet e tij vizuale.

“Mendoj, se ka ndikuar shumë. Kulturalisht, kam pasur një prirje që ka qenë e stimuluar prej tij, “ç’është shkenca edhe ç’është piktura, etj.”, ndoshta jam i vetmuar, në kuptimin që askush s’ka lexuar kaq shumë libra për subjektin e Da Vinçit, për ta lidhur me studimet shqiptare”.

Pas vdekjes së Leonardo da Vinçit, materiali iu besua Francesco Mlezit, ndërsa, në shqip libri mban si kopertinë një nga tablotë më të diskutuara në botë, portretin “Salvatore Mundi” dhe analizën nga Paul Valery, mbi Traktatin. /konica.al/ KultPlus.com