Letër dashurie e Oscar Wilde për Lord Alfred Douglas

Një nga dashuritë e zjarrta të Oscar Wide ishte Lord Alfred Bruce Douglas, një poet dhe gazetar britanik, pak i njohur, përveçse për zhurmën rreth marrëdhënies së tyre. Kjo dashuri e pamundur për kohën jetoi pak, por zjarrmërisht, sepse gjithçka u zbulua dhe u publikua në një odise gjyqësore, që përfundoi me burgosjen e Wilde.

Janar 1893, Babbacombe Cliff

Kjo është letra që Oscar i shkroi, pasi lexoi një nga sonetet e Lord Alfred.

Djaloshi im!
Soneti yt është aq i këndshëm. Është mrekulli që ato buzët e tua të kuqe petal-trëndafilta janë krijuar, sa për çmendurinë e muzikës dhe këngës, aq edhe për marrëzinë e puthjes. Shpirti yt i praruar shëtit mes pasionit dhe poezisë. Jam i sigurt se Hiacinthi, që Apolloni deshi çmendurisht, ishe ti edhe atëherë në Greqinë e vjetër.
Përse rri vetëm në Londër; pse nuk shkon në Salisburi? Shko, të lutem, të qetësosh duart në muzgun gri me gotikën përreth dhe eja pranë meje kur të duash. Këtij vendi të bukur i mungon veç ti, por si fillim shko në Salisburi.
Me dashuri të përjetshme, si gjithnjë,
I yti, Oscar

Shqipëroi: Dritan Kiçi / KultPlus.com

‘Ty të dua si kurrë nuk kam dashur e si nuk do të dua më, ti je dhe do të mbetesh e vetmja’

Letër dashurie nga Gustave Flaubert

“Ty të dua si kurrë nuk kam dashur e si nuk do të dua më. Ti je dhe do të mbetesh e vetmja, e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Eshtë diçka e pleksur dhe e thellë, diçka që më mban nga të gjitha anët, që kënaq të gjitha orekset e mia dhe përkëdhel sedrën time.

Realiteti yt gati zhduket. Përse sa herë mendoj për ty, të shoh me kostume të tjera, të ndryshme nga të tuat? Mendimi se ti je dashnorja ime më vjen rrallë, apo ti nuk formulohesh tek unë nga kjo. Kundroj fytyrën tënde të ndriçuar nga gëzimi, teksa lexoj vargjet e tua duke të admiruar.

Atëherë ajo ka një shprehje të shkëlqyer ideali, krenarie dhe mallëngjimi. Nëse mendoj për ty kur jam në shtrat, një krah i mbledhur, lakuriq, një kaçurrel i ngritur pak më lart se tjetri, duke parë tavanin. – Më duket se ti mund të plakesh duke u shëmtuar, por asgjë nuk do të dyve dhe të pavarur nga ne.

A nuk kam bërë gjithçka për të të lënë? A nuk ke bërë gjithçka që të duash të tjerë? Jemi kthyer prapë te njëri-tjetri, pasi jemi bërë për njëri-tjetrin. Të dua me gjithë zemër. Do doja të të dashuroja më shumë derisa të të bëja të lumtur, sesa të bëj edhe të vuash!

Unë dua të të shoh në përmbushjen e të gjitha dëshirave të tua”/ KultPlus.com