Rifat Kukaj lindi më 25 tetor 1939 në Tërstenik të Drenicës, studioi në Normalen e Prishtinës.
Rifat Kukaj ishte prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese “Rilindja”.
Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama.
Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.
Rifat Kukaj, vdiq më 11 shtator 2005./ KultPlus.com
Shënohet 90 vjetori i lindjes së njërit prej shkrimtarëve më të njohur në letërsinë shqipe, i cili do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e madh që e dha në letërsinë për fëmijë, shkruan KultPlus.
Odhise Grillo lind më 21 mars 1932 në Vuno të Himarës. Studioi gjuhë-letërsi dhe gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1962. Mbas mbarimit te studimeve punoi si redaktor ne revisten “Hosteni” (ishte vetem 17 vjec), për të vazhduar më tej në Shtëpine Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat “Bota e fëmijeve” dhe “Kultura Popullore” dhe deri sa doli në pension punoi në shtëpinë botuese Naim Frasheri, fillimisht si redaktor, e me pas si shef i redaksisë së letërsisë për femije. Mbas pensionit punoi si redaktor në shtepinë botuese “Toena”.
Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar “Shtatë ngjyrat”.
Grillo shkroi e botoi me shume se çdo shkrimtar tjetër i kësaj letërsisë dhe ne veprën e tij rroku tema e fusha te mbështetura ne motivet popullore e veçanërisht vend lindjes se tij, Vunoit. Ai përpiqej gjithmonë te sillte diçka te re ne letërsi dhe e pasuroi atë me risi, përvoja elemente dhe format te reja artistike. Ai kishte lindur për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i saj dhe iu përkushtua asaj tere jetën, me talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte.
Shkrimtarit bashkëkohor te letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja “2000 Milenium” e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës. Kjo medalje u jepet njerëzve qe radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 120 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është perfshire ne edicionin e 16, “International Authors and ëriters ëho’s ëho” 199/2000, botim i qendres biografike te Cambridge-it në Angli (IBC). Ai drejtoi per me shume se dhjete vjet Shoqaten Mbarekombetare te Shkrimtareve per Femije e te Rinj, si kryetar e se fundmi si president. Gjithashtu Grillo eshte nderuar me titujt Mjeshter I Madh, Laureat i cmimit te Republikes.
“Historia e Skënderbeut”, sipas veprës së Naim Frashërit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit. Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale mbasi kaloi kater muaj ne koma ne një nga spitalet e Nju Jorkut.
Shkrimtari Odhise Grllo ka dhëne ndihmese te shquar ne te gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë për fëmije, madje edhe për teatrin e me perkthime. Odhise Grillo ka kontribuar dhe me tekste këngësh si për Te rriturit edhe për fëmijët. Nga bashkëpunimi i tij me Agim Prodanin mund Te veçojmë këngët “Kujtimet e studentit”, “Vajza me trëndafil”, dhe “Kur gjethet bien në vjeshte” me kompozitor Leonard Deda.
Ne thelb ky autor mbeti prozator me rikrijimet e përrallat dhe novelat e romanet , poet që shkëlqeu në poemat për të vegjël. Ai ishte shume i njohur për veprat e tij. / KultPlus.com
Më shumë se 250 autorë nga 68 vende janë nominuar për çmimin letrar për fëmijë ”Astrid Lindgren” të këtij viti, një nga çmimet më prestigjioze në botë.
Çmimi vjetor, me vlerë 5 milionë korona (574 000 dollarë), pritet të shpallet sot.
Listat përfshijnë kandidatë që shkojnë sipas rendit alfabetik nga Sayyed Nader Musava, i cili promovon leximin në Afganistan, tek Ken Wilson-Max, një ilustrues nga Zimbabweja.
Qeveria suedeze vendosi çmimin në 2002 për të nderuar shkrimtarët dhe ilustruesit e letërsisë për fëmijë dhe të rinj, si dhe ata që promovojnë leximin në frymën e autorit suedez Astrid Lindgren.
Ajo vdiq në 2002 në moshën 94 vjeçare, pasi kishte krijuar karaktere të shumta të trilluara popullore, përfshirë Pipi Çorapegjata./ atsh / KultPlus.com
Sot, Letërsia për Fëmijë humbi një nga autoret më përfaqësuese të saj.
Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila e konsideronte veprën e Vretos si një vepër që do të mbetet gjithnjë pjesë e Bibliotekës së Librit Shqip.
”QKLL u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!”, thuhet tutje në njoftim.
Vreto ishte autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.
Vreto poashtu me Petrit Rukën ka bashkëpunuar edhe në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.
Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht. / KultPlus.com