Letra e vetëvrasjes së Virginia Woolf

Nga Virginia Woolf, letra e shkruar para aktit të vetëvrasjes, dedikuar burrit të saj, Leonard Woolf.

Jam e sigurt se do të çmendem përsëri. E ndiej se nuk mund t’i përballojmë edhe një herë kohët e tmerrshme. Dhe unë nuk mund të bëhem më mirë kësaj radhe.

Kam filluar të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqendrohem. Ndaj do të bëj gjënë më të mirë. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që mund të ekzistojë.

Ti ke qenë gjithçka që një Njeri mund të jetë. Unë besoj se dy njerëz nuk mund të kishin qenë më lumtur derisa kjo sëmundje e tmerrshme u shfaq. Unë nuk mund të luftoj më gjatë.

Unë e di se po e dëmtoj jetën tënde dhe pa mua ti mund të punosh. Dhe e di se do të punosh. E sheh as ta shkruaj siç duhet këtë letër nuk ia dal dot. Dua vetëm të të them se lumturia e jetës sime është falë teje.

Ti ke qenë tejet i duruar me mua dhe jashtëzakonisht i mirë. Dua të ta them këtë – kushdo e di. Nëse dikush do të mund të më shpëtonte ai do të ishe ti.

Gjithçka është larguar nga unë veçse siguria për mirësinë tënde jo. Nuk mendoj se dy njerëz mund të jenë më të lumtur nga sa ishim ne.

/ KultPlus.com

Letra e vetëvrasjes së Bodlerit shitet për 234 mijë euro

Një letër e Charles Baudelaire, në të cilën njoftonte se do vriste veten është shitur në ankand për 234 mijë euro.

Letra e shkruar nga poeti francez i shekullit XIX, daton më 30 qershor 1845. Ajo i drejtuar të dashurës e tij, Zhin Dyval shkruan Bbc. Poeti, i cili ishte 24 vjeç në atë kohë, u përpoq të bënte vetëvrasje atë ditë, por mbijetoi.

“Në kohën që do ta kesh marrë këtë letër, unë do të kem vdekur. Po vras veten sepse nuk mund të jetoj më, as të mbaj barrën e rënies në gjumë dhe as të zgjimit përsëri”, shkruante në letër Bodler.

Shkrimtari, i cili kishte probleme me paratë pas harxhimit të trashëgimisë së tij, qëlloi veten në gjoks, por nuk pësoi lëndime të rënda. Ai jetoi edhe për 22 vite të tjera, duke shkruar në atë kohë një vëllim që krijoi reputacionin e tij, Les Fleurs du Mal (Lulet e së keqes).

Poeti i njohur vdiq nga sifilizi në 1867. Faqja e ankandit tha se letra iu shit një blerësi privat me trefishin e çmimit që ishte parashikuar./ KultPlus.com